REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 167, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 251, datë02.06.2011
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Privat Albanian University
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit Bachelornë “Mësuesi për Arsimin Fillor”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Në planin mësimor për disa lëndë të karakterit të edukimit figuratv, shkencave të natyrës, metodologjive/didaktikave të ndryshme, informatikës, etj duhet të përfshihen edhe aktivitete të tjera formuese (veç leksioneve dhe seminareve) si veprimtari praktike / laboratorike / vrojtuese të specifikuara sipas fushës / tematikës duke shfrytëzuar mundësinë e Institucionit për të ndryshuar kurrikulën deri në 20%.
b. Të ngrihen laboratore të tjerë në funksion të programit të studimit dhe në brendësi të godinës si: laboratori i muzikës, laboratori i biologjisë dhe kimisë, laboratori i punës së dorës, etj.
c. Të pasurohet fondi i bibliotekës vecanërisht në fushën e arsimin fillor.
d. Të ekuilibrohet sasia e krediteve/orëve mësimore të parashikuara për t`u realizuar në auditor dhe jashtë auditorit.
e. Të krijohet qëndra e kërkimit në nivel fakulteti.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
4. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË