Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Lista e plotë e Institucioneve të Arsimit të Lartë publike / private të cilat janë në fazën e riakredimit instucional

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, informon publikun se faza tranzitore ndërmjet dy akreditmeve deri në vendimmarrjen nga Bordi i Akreditimit rregullohet me Vendimin e Bordit të Akreditmit Nr. 2 datë 07.04.2017 “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimarrjes për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit” pika 4, dhe me Vendimin e Bordit të Akreditmit Nr. 22, datë 14.05.2020 "Për vlefshmërinë e afatit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit si dhe shtyrjen e afatit të aplikimit për akreditim" pika 1.

Në pikën 4 citohet se: Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditim periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qënë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.

Në pikën 1 citohet se: Të rishprehet se, të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë aplikuar brenda afateve ligjore për akreditim periodik institucional dhe/ose akreditim periodik të programeve të studimit, të cilat ato ofrojnë, konsiderohen të akredituara deri në marrjen dhe shpalljen e vendimit të Bordit të Akreditimit.

Më poshtë gjeni listën e Institucioneve të Arsimit të Lartë publike /private të cilat janë në fazën e riakredimit instucional.

 

Nr. Institucioni Statusi në të cilin ndodhen Lloji i institucionit
1 Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" Në proces akreditimi Kolegj Universitar
2 Universiteti Privat "Albanian University" Në proces akreditimi Universitet
3 Kolegji Universitar "REALD" Në proces akreditimi Kolegj Universitar
4 Universiteti Europian i Tiranës Në proces vendimmarrje nga BA Universitet

 

Gjithashtu informojmë se në statusin “proces akreditimi” ndodhen edhe një numër i madh programesh studimi të ofruara nga këto Instisucione të Arsimit të Lartë.

*Në proces vendimmarrje: Ka përfunduar i gjithë procesi i vlerësimit të jashtëm, mbeten në pritje të vendimit të Bordi të Akreditimit.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë informon publikun që për çdo pyetje ose informacion të drejtohen pranë zyrave të saj.