Quality Assurance Agency in Higher Education

Zhvillohet Kongresi për Arsimin “Sfidat e Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës drejt Integrimit Evropian”

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në datat 12 dhe 13 Shtator 2022, mori pjesë në Kongresin për Arsimin “Sfidat e Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës drejt Integrimit Evropian”, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Qëllimi i këtij Kongresi ishte bashkimi në një hapësirë diskutimi i shumë aktorëve në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjencitë, partnerët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorët e projekteve në fushën e arsimit, etj.

Në panelet ku ASCAL mori pjesë temat e diskutimit u fokusuan në ndërkombëtarizimin e arsimit dhe sfidat e së ardhmes, arsimin e lartë dhe procesin e ndërkombëtarizimit, kërkimin shkencor dhe inovacionin, sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, etj.  

Gjatë këtij kongresi, një panel i veçantë iu dedikua sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, ku folës kryesorë ishin Z. Douglas Blackstock, President i Shoqatës Evropiane të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë – ENQA dhe Z. Colin Tuck, Drejtori i Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë – EQAR, të cilët gjatë fjalës së tyre theksuan progresin që ka bërë ASCAL-i në lidhje me përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, por edhe sfidat që e presin për anëtarësimin në ENQA dhe regjistrimin në EQAR.

Gjithashtu, me mjaft interes u pritën edhe prezantimet e referuesve të tjerë të panelit, Znj. Shqiponja Telhaj, Kryetare e Bordit të Akreditimit; Z. Kita Sallabanda, Anëtar i Bordit të Akreditimit; Z. Naim Gashi, Drejtor i Agjencisë së Akreditimit, Kosovë; Z. Manuel Giner Nogueras, Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti Komplutense i Madridit, Spanjë dhe Z. Francesco Defilippis, nga Universiteti Politeknik i Barit.

IMG 4743

IMG 4740

IMG 4738

IMG 4741

IMG 4742