Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 07 Janar 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 01, datë 07.01.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.01.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti Politeknik i Tiranës
  2. Organizimi i institucionit: Publik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
    2. Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
    3. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
    4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
    5. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
    6. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
    7. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
    8. Instituti i Gjeoshkencave
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 215, datë 15.07.1991
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 13, datë 07.04.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 06/01/2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 07.01.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e cilësisë së publikimeve, duke inkurajuar stafin akademik të publikojë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe revista me faktor impakti. 
  2. Institucioni, të marrë masat për ngritjen sipas standardeve të kërkuara të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. 
  3. Institucioni, të marrë masat që Zyra e Karrierës dhe Alumni të jetë plotësisht funksionale. 
  4. Institucioni, të zhvillojë një strategji për integrimin ndërkombëtar, me qëllim rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe integrimin e studentëve dhe stafit akademik të huaj. 
  5. Institucioni, të mundësojë në faqen e tij zyrtare të internetit, hapësirën e nevojshme përkatëse për secilin fakultet dhe informacioni, të jetë, i qartë, koherent dhe i saktë. 

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 02, datë 07.01.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.01.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  2. Organizimi i institucionit: Publik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
    2. Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
    3. Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
    4. Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 123, datë 17.02.2010
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 64, datë 21.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 06/01/2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 02.07.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik efektiv, duke rekrutuar staf me tituj dhe grada. 
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e cilësisë së publikimeve, duke inkurajuar stafin akademik të publikojë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe revista me faktor impakti. 
  3. Institucioni, të vazhdojë praktikën e angazhimit të stafit akademik të huaj për leksione të hapura ose për mësimdhënie me afat të shkurtër. 

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 03, datë 07.01.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.01.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar i Biznesit, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar i Biznesit
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike
    2. Fakulteti i Ekonomisë
    3. Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  6. Akti zyrar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 361, datë 23.12.2020
  7. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 27.11.2020

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me magësitë si mëposhtë:
    1. Mungesa e një procesi të mirëstrukturuar për shpërndarjen e buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe mbështetje e ulët e stafit akademik, për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.
    2. Bashkëpunim i ulët ndërkombëtar dhe mungesa e një strategjie konkrete në kuadër të rritjes së ndërkombëtarizimit të institucionit.
    3. Përfshirje e ulët e partnerëve të jashtëm dhe studentëve në rishikimin dhe përmirësimin e kurrikulave.
    4. Mungesa e një shoqate Alumni, e cila do të lehtësonte aktivitetet e institucionit në ndërveprim me studentët.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, “Kolegji Universitar i Biznesit”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, “Kolegji Universitar i Biznesit”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 06/01/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 03, datë 07.01.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar i Biznesit, janë si vijon:

  1. Institucioni, të krijojë një proces të mirëstrukturuar të shpërndarjes së buxhetit për kërkimin shkencor, me qëllim që, mbështetja për promovimin e zhvillimit shkencor të stafit akademik të përfshihet në planet e kërkimit dhe axhendat e institucionalizuara në nivel departamenti/fakulteti/qendre kërkimore. Qëndra Kërkimore e institucionit, të organizojë, koordinojë dhe harmonizojë këtë proces në të gjitha nivelet institucionale dhe individuale, me qëllim optimizimin, efikasitetin e investimeve kërkimore, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve kërkimore/profesionale të institucionit në përgjithësi.
  2. Institucioni, të bëjë përpjekje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të hartojë një strategji konkrete në kuadër të rritjes së ndërkombëtarizimit, e shtrirë kjo deri në nivel departamenti.
  3. Institucioni, të përfshijë më shumë, partnerët e jashtëm dhe studentët në rishikimin dhe përmirësimin e kurrikulave.
  4. Institucioni, të krijojë një shoqatë Alumni, me qëllim lehtësimin e aktiviteteve të institucionit në kuadër të ndërveprimit me studentët.
  5. Institucioni, të shfrytëzojë marrëveshjet ndërkombëtare në drejtim të pasqyrimit të përvojave të huaja në ofertën e tij akademike dhe veçanërisht në drejtim të shtimit të mobilitetit të stafit, studentëve dhe përdorimit të kontakteve për projekte të përbashkëta në fushën e kërkimit të aplikuar.
  6. Institucioni, të institucionalizojë dhe harmonizojë në nivel departamenti dhe fakulteti promovimin shkencor dhe kërkimin në përgjithësi, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit dhe rritjen e aktiviteteve/performancës së personelit akademik.
  7. Institucioni, të gjejë mekanizma të tjera, për të rritur të ardhurat nga burimet, programet dhe projektet ndërkombëtare, në mënyrë që të rrisë fondet e dedikuara për cilësinë e mësimdhënies dhe infrastrukturën kërkimore, me qëllim garantimin e një qëndrueshmërie afatgjatë dhe pavarësi nga të ardhurat e tarifave të shkollimit.
  8. Institucioni, të analizojë të dhënat e studentëve të punësuar, me qëllim identifikimin e profileve më të kërkuara nga tregu i punës dhe të vazhdojë të përmirësojë programet e studimit duke marrë parasysh interesin e studentëve për specializim të mëtejshëm dhe/ose mundësi punësimi në të ardhmen.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, “Kolegji Universitar i Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 04, datë 07.01.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.01.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim dhe Politika Sociale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim dhe Politika Sociale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 279, datë 04.07.2013
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi nuk është në përputhje me fushën e studimit të njësisë kryesore.
    2. Kategoria e lëndëve ndërdisiplinore/integruese (C) ka një përqindje më të lartë, në kurrikulën e programit të studimit, nga sa është e përcaktuar në aktet ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorAdministrim dhe Politika Sociale”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06/01/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 07.01.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim dhe Politika Sociale”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të riorganizojë strukturat përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në mënyrë që fusha e studimit e njësisë bazë të jetë në përputhje me atë të njëisë kryesore.
  2. Institucioni, të rishikojë pëshën në kurrikul të lëndëve ndërdisiplinore/integruese (C), në përputhje me aktet ligjore në fuqi si dhe të shmangë përsëritjen e lëndëve të kësaj kategorie.
  3. Institucioni, të pasurojë bibliotekën e tij me literaturën e nevojshme fizike, në mbështetje të këtij programi studimi si: tekste bazë në gjuhën shqipe; tekste shkollore dhe materiale ndihmëse në gjuhë të huaja, në përputhje me literaturën e parashikuar në syllabuset e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të klasifikojë lëndën e Metodave të Kërkimit, në kategorinë (A), si lëndë me karakter formimi bazë si dhe të shohë mundësinë e kombinimit të kësaj lënde me atë të “Logjikës”.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 05, datë 07.01.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “EDUKIM PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 07.01.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 537, datë 26.10.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij programi studimi nuk është në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.1.2018, “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, e ndryshuar.
    2. Programi i studimit nuk reflekton në strukturën e lëndëve dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
    3. Literatura e detyrueshme, e përcaktuar në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e pesë viteve të fundit.
    4. Mungesa e treguesve të matshëm për parashikimin e numrit të studentëve që mund të regjistrohen në vitin akademik pasardhës, si dhe mungesa e një raporti periodik analitik mbi cilësinë e studentëve në hyrje dhe në dalje, si dhe shkallën e cilësisë së punësimit të tyre.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 06/01/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 5, datë 07.01.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të organizojë kurrikulën e këtij programi studimi në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.1.2018, “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, e ndryshuar.
  1. Institucioni, të reflektojë në strukturën e lëndëve të programit të studimit dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë 50% me 50% midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
  1. Institucioni të rishikojë literaturën e detyrueshme, të përcaktuar në syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim që ajo të jetë të paktën e pesë viteve të fundit, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
  1. Institucioni, të kryjë një studim mbi tregun e punës, me tregues të matshëm, për të bërë të mundur parashikimin e numrit të studentëve që mund të regjistrohen në vitin akademik pasardhës.
  2. Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi cilësinë e studentëve në hyrje dhe ne dalje, si dhe mbi cilësinë e punësimit të tyre.