Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

PROJEKTE

APEL-WEB logo PROJEKTI DUALKO

 Projekti “Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të industrisë përmes Arsimit Dual në Shqipëri dhe Kosovë me fokus në TIK” (DUALKO) synon modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes integrimit të modeleve të arsimit dual, të cilat kombinojnë mësimin akademik me trajnimin praktik në vendin e punës. Projekti do të pilotojë dhe institucionalizojë programe studimi dual në fusha të përzgjedhura, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat/publik.

Objektivat e përgjithshme të projektit DUALKO janë:

  • Të prezantojë dhe institucionalizojë modelet e arsimit dual në arsimin e lartë në Kosovë;
  • Të forcojë bashkëpunimin ndërmjet akademisë dhe sektorit privat/publik;
  • Të zhvillojë korniza rregullatore dhe mjete për programet e studimit dual;
  • Të rrisë kapacitetet e stafit, kompanive dhe institucioneve për zbatim;
  • Të përmirësojë punësueshmërinë e të diplomuarve dhe përputhjen e aftësive me tregun e punës.

Aktivitete në kuadër te projektit DUALKO:

Datë 11-12 Dhjetor 2025


APEL-WEB logoPROJEKTI APEL-WEB

Projekti “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans: APEL-WB (Project 101236402)” synon të promovojë një qasje të bazuar në evidenca për identifikimin dhe zhvillimin e masave mbështetëse për individët me përvoja të të nxënit joformal ose informal, duke mundësuar njohjen e të nxënit të tyre të mëparshëm dhe duke lehtësuar qasjen në arsimin e lartë brenda vendeve të tyre, në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Objektivi kryesor i projektit është zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi të Vlerësimit të të Nxënit të Mëparshëm (Prior Learning Assessment – PLA), i konceptuar për të reduktuar kohëzgjatjen e studimeve në institucionet pjesëmarrëse: Kolegji Universitar LOGOS, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Prishtinës, Kolegji RIT (A.U.K.) Kosovë*, dhe Universiteti i Sarajevës. Konsorciumi i projektit do të hartojë, pilotojë, vlerësojë dhe zbatojë një proces të plotë vlerësimi, duke krijuar një sistem të unifikuar të zbatueshëm në universitetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë pritet të përmirësojë ndjeshëm zhvillimin e burimeve njerëzore dhe të forcojë aftësitë e fuqisë punëtore në tregun rajonal të punës.

Objektivat e përgjithshme të projektit APEL-WB janë:

  • Të shërbejë si katalizator për ndryshime shoqërore, rritje dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor;
  • Të rrisë kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë, organeve drejtuese dhe autoriteteve kompetente për modernizimin e sistemeve të arsimit të lartë përmes reformave ligjore dhe procedurale që mbështesin përcaktimin, zbatimin dhe monitorimin e procesit të Njohjes dhe Akreditimit të të Nxënit të Mëparshëm (RAPL);
  • Të përmirësojë trajnimin dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, duke rritur cilësinë afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e arsimit të lartë; dhe
  • Të forcojë bashkëpunimin institucional, ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira.

Për të arritur këto objektiva, projekti zbatohet në bashkëpunim me tre universitete kryesore evropiane që kanë ekspertizë të konsoliduar në fushën e RAPL dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe një histori të provuar bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Aktivitete në kuadër te projektit APEL-WEB:

Datë 20-22 Nëntor 2025


 


 PROJEKTI DUALBADUALBA_logo.jpg  (www.dualba.ef.uns.ac.rs)

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të një modeli të përgjithshëm të arsimit dual (modeli DUALBA) dhe krijimit të një kuadri ligjor dhe strategjik për futjen e arsimit dual. Ky model synon të mbështesë nevojat dhe interesat e ndryshme të studentëve, kompanive, institucioneve të arsimit të lartë (IAL) dhe të ofrojë rekomandime për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.

 Ky model do të pilotohet në pesë universitete në Shqipëri. Objektivat e përgjithshme të projektit janë:

  • Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve të arsimit të lartë në Shqipëri, në përputhje me nevojat e punëdhënësve;
  • Rritja e motivimit për studim dhe përmirësimi i mundësive të punësimit për studentët e diplomuar;
  • Lehtësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta;
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri për të përshtatur arsimin e lartë dual.

Objektivat e Projektit:

  • Zbatimi i arsimit dual në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.
  • Mundësimi i studentëve për të mësuar njohuri dhe aftësi më të përshtatshme përmes arsimit dual.
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri për të përshtatur arsimin dual.
  • Zhvillimi i një modeli të përgjithshëm të arsimit dual (modeli DUALBA) për të mbështetur nevojat dhe interesat e ndryshme të studentëve, kompanive, institucioneve të arsimit të lartë (IAL) dhe për të ofruar rekomandime për institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.
  • Përmirësimi i bashkëpunimit midis IAL-ve dhe punëdhënësve (kompanive) përmes arsimit dual.

Rezultatet dhe Përfitimet e Pritshme:

  • Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve të arsimit të lartë në Shqipëri në përputhje me nevojat e punëdhënësve.
  • Rritja e motivimit dhe e mundësive të punësimit për studentët e diplomuar.
  • Përmirësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta.
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri për përshtatjen e arsimit të lartë dual.

Partnerët e Projektit:

  • Universitet u Novum Sadu (SR) (Koordinator)
  • FH Joanneum Gesellschaft MBH (AT)
  • Business Academy in Novi Sad (RS)
  • Universiteti i New York-ut në Tiranë (AL)
  • Kolegji Universitar “Tirana Business University” (AL)
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (AL)
  • Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë (AL)
  • Universiteti Europian i Tiranës (AL)
  • Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (AL)
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit (AL)
  • Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë (AL)
  • Balkan Finance Investment Group SHPK (AL)
  • Kalo & Associates (AL)
  • Halimi Foundation Institute (AL)
  • Kolegji Profesional i Tiranës (AL)
  • Edion Leka – Omega (AL)
  • Erled shpk (AL)
  • Mondragon Unibertsitatea – Mondragon Unibertsitatea S COOP (ES)

 Aktivitete në kuadër te projektit DUALBA:

Datë 3 - 4 Shkurt 2025

Datë 14 - 16 Prill 2025

Datë 23 -25 Shtator 2025


ENGINE logoPROJEKTI ENGINE

ENGINE – “Modernizimi i kurrikulave inxhinierike në energjinë e rinovueshme në Universitetet Shqiptare”, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian dhe i drejtuar nga Universiteti Politeknik mbledh së bashku 11 partnerë. Synimi i projektit është modernizimi dhe ndërkombëtarizimi i kurrikulave të AFP-së dhe Bachelor në Inxhinieri për Energjitë e Rinovueshme në universitetet e synuara në Shqipëri nëpërmjet inovacionit të kurrikulave në përputhje me zhvillimin e ri në zonë dhe kërkesën e tregut të punës. Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përmirësimi i efiçencës së energjisë siguron një ekonomi të qëndrueshme bazuar në kushtet e zhvillimit shkencor.

Për të përmbushur të gjitha objektivat dhe detyrimet kombëtare të vendosura nga BE për vendet anëtare, por edhe për vendet kandidate (siç është Shqipëria), është e nevojshme ndërgjegjësimi i brezit të ri për përdorimin e BRE-ve, përmirësimi i efiçencës së energjisë, hartimi i kurrikulave. dhe përmirësimin e ekzistuesve, trajnimin e stafit akademik dhe ndërtimin e laboratorëve, zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me Institucionet Ndërkombëtare të Arsimit të Lartë për njohjen dhe zbatimin e teknologjive moderne të energjisë.

Aktivitete në kuadër te projektit ENGINE:

Datë 25 Maj 2022

Datë 30 Maj - 2 Qershor 2022

Datë 14 -15 Mars 2023

Datë 29-30 Maj 2023

Datë 13-15 Qershor 2023


 

 SEQAESG2 logoPROJEKTI SEQA-ESG

Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë agjencitë e sigurimit të cilësisë (QA) dhe autoritetet kombëtare përgjegjëse për arsimin e lartë, në gjashtë vendet si Shqipëri, Republika Çeke, Malta, Moldavia, Mali i Zi dhe Sllovakia, për të krijuar një sistem të sigurimit të cilësisë, në përputhje me ESG, i cili është një nga angazhimet kryesore të Procesit të Bolonjës.

Më konkretisht, projekti synon të arrijë: korniza ligjore në përputhje me ESG (European Standard Guidelines); përafrimi i proceseve të sigurimit të cilësisë me metodën e ESG; lidhja e kritereve kombëtare me ESG; metodat dhe kriteret e duhura për përfshirjen e vlerësuesve të jashtë dhe palëve të interesit (stakeholders), në sigurimin e jashtëm të cilësisë. 

Aktivitete në kuadër te projektit SEQA-ESG:

Datë 4 Nëntor 2020

Datë 28 - 29 Qershor 2022

Datë 1 - 2 Shtator 2022

Datë 23 Nëntor 2022


DUAAFS logoPROJEKTI  DUALAFS

DualAFS është një projekt i financuar nga BE në fushën e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri. Ai synon punësim më të mirë të të diplomuarve, njohuri dhe kapacitet inovativ në shkencat bujqësore dhe zooteknike, si dhe përmirësimin e konkurrencës së biznesit në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit për të fituar të ardhura më të mira në të ardhmen.

Projekti është i strukturuar në 9 paketa pune: WP1 Konstituimi i projektit, WP2 – Hulumtimi i Anketës Bazë, WP3 Ngritja e kapaciteteve dhe materialet mësimore, WP4 – Zhvillimi i kurrikulës, WP5 – Pajisjet, WP6 – Miratimi për pilotim dhe akreditim, WP7 – Elementet e Planit të Cilësisë, WP8 – Shpërndarja e informacionit në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e projektit, WP9 Menaxhimi i projektit.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë është një nga partnerët e asociuar pjesë e këtij projekti.

Aktivitete në kuadër te projektit DualAFS:  Kliko këtu


 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save