Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL, pjesë e takimit të rradhës të mbajtur në kuadër të projektit ENGINE, në Universitetin Kadir Has të Stambollit (KHAS)

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mori pjesë në takimin e rradhës të mbajtur në kuadër të projektit ENGINE, në Universitetin Kadir Has të Stambollit (KHAS), në datat 29-30 Maj 2023.

Në ditën e parë të këtij takimi, u realizuan prezantime nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Administrative dhe Sociale, Qendra për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Natyrës mbi universitetin Kadir Has dhe kampusin e tij, përvojën nga projekte të tjera Horizon dhe Erasmus Plus në fushën e Inxhinierisë ose Energjisë së Rinovueshme, si dhe u realizua një vizitë në kompaninë Istanbul Enerji AŞ, projekti i termocentralit të biomasës në Silivri Seyme.

Në ditën e dytë të takimit, u realizuan prezantime nga Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit mbi kursimin e energjisë në ndërtim, si dhe nga Departamenti i Inxhinierisë Industriale dhe Departamenti i Arkitekturës mbi përvojën nga projekti Tübitak në Inxhinieri ose Energji të Rinovueshme.

Gjithashtu, një vizitë u realizua edhe në ambjentet e kampusit kryesor të universitetit dhe muzeun Rezan Has, pjesë e kampusit të këtij universiteti.

IMG 20230601 WA0033

IMG 20230601 WA0036

IMG 20230601 WA0034

IMG 20230601 WA0035