Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit organizuar në kuadër të projektit ENGINE

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), përfaqësuar nga Znj. Pranvera Dingo dhe Znj. Majlinda Demirneli, mori pjesë në takimin e rradhës të mbajtur në kuadër të projektit ENGINE, në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës (NKUA), në datat 14-15 Mars 2023.

Në ditën e parë të këtij takimi, u prezantua në mënyrë të përmbledhur puna e bërë deri më tani përgjatë fazës së implementimit të projektit dhe vijueshmërinë e tij. Gjithashtu, u realizua një prezantim mbi performancën e Energjisë së Ndërtesave dhe Auditimet e Energjisë për jo-SME-të në Greqi nga Drejtuesja e Departamentit të Inspektimit të Energjisë në Greqinë Jugore, në Ministrinë e Mjedisit, Dr. Margarita Petroliagki, si dhe i Laboratorit të Sistemeve Energjetike të NKUA – Christos Manassis.

Në ditën e dytë të takimit, përfaqësuesit e Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (NKUA) dhe Universitetit Europian të Tiranës prezantuan platformën ENGINE.

2

3

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save