REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 50, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ANGLISHT”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Anglisht”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Anglisht”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
- Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit 437, datë 25.08.2016
pasi mori në shqyrtim:
- Urdhërin Nr. 437, datë 25.08.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Bachelor në “Anglisht” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 178, datë 07.07.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Anglisht”, të Universitetit Privat “Albanian University” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
- Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë programi studimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna në kuadër të vendimit përfundimtar të akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv, por mbeten ende mangësi që lidhet me mbingarkesën mësimore të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi për numrin e lëndëve që mbulojnë;
- Rezultati përfundimtar i vlerësimit, pas shkallës së plotësimit të kushteve dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Bachelor në “Anglisht” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit për këtë program studimi është 31/07/2020.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimi në zbatim të Vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 50, datë 10/07/2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Anglisht”, të Universitetit Privat “Albanian University””, është si më poshtë:
Institucioni duhet të parashikojë rritjen në numër dhe kualifikime të stafit akademik efektiv për të përmirësuar mbulimin e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual si në numër lëndësh ashtu dhe nga pikëpamja cilësore.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 51, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 488, datë 04.10.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
- Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 436, datë 25.08.2016
pasi mori në shqyrtim:
- Urdhërin Nr. 436, datë 25.08.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri mekatronike” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 179, datë 07.07.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”, të Universitetit Privat “Albanian University” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
- Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë programi studimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Institucioni ka lëshuar diploma përpara akreditimit të programit të studimit;
- Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna në kuadër të vendimit përfundimtar të akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv por mbeten ende mangësitë si më poshtë:
- Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik për shkak të angazhimit në disa lëndë e në programe të ndryshme studimi;
- Biblioteka nuk është pasuruar mjaftueshëm me literaturë në fushën inxhinierike;
- Rezultati përfundimtar i vlerësimit pas shkallës së plotësimit të kushteve dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Bachelor në “Inxhinieri mekatronike” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit për këtë program studimi është 31/07/2020.
- Institucioni të raportojë për plotësimin e rekomandimeve pranë ASCAL, brenda vitit akademik 2017-2018.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 51, datë 10/07/2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si më poshtë:
- Të rekrutojë staf akademik efektiv për të përmirësuar ngarkesën e stafit aktual si në orë mësimore ashtu dhe në mbulimin e lëndëve sipas fushës specifike të pedagogëve;
- Të marrë masa për pasurimin e bibliotekës me literaturë të fushës së programit të studimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 52, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit Master Profesional në “Administrim biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 176, datë 26.04.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite/ 3 semestra
- Kredite (ECTS): 90 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
- Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 440, datë 25.08.2016
pasi mori në shqyrtim:
- Urdhërin Nr. 440, datë 25.08.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Master Profesional në “Administrim biznesi” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 180, datë 07.07.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
- Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë programi studimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultojnë studentë të transferuar në këtë program studimi nga një program i mëparshëm MND më të njëjtin emërtim, të regjistruar nga viti akademik 2009-2010, por për të cilin nuk ka akt zyrtar licensimi/hapje;
- Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna në kuadër të vendimit përfundimtar të akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv, por mbeten ende mangësi që lidhen me ngarkesën e lartë të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi si rrjedhojë e mbulimit nga ana e tyre të disa lëndëve në programe të ndryshme studimi;
- Përveç kushteve, është plotësuar kryesisht edhe rekomandimi i lënë;
- Rezultati përfundimtar i vlerësimit, pas shkallës së plotësimit të kushteve dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Master Profesional në “Administrim biznesi” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
- Institucioni të raportojë për plotësimin e rekomandimeve pranë ASCAL, brenda vitit akademik 2017-2018.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimi në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 52, datë 10/07/2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, është si më poshtë:
Të hartohet një plan për uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik si në orë mësimore ashtu dhe në lëndë/module që mbulojnë, nëpërmjet rekrutimit të stafit të ri.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 52/1, datë 15.12.2017
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 52, DATË 10.07.2017
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” "
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 15 Dhjetor 2017
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 52/2, datë 02.02.2018
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 52, DATË 10.07.2017,
PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY" "
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 53, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY"
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 176, datë 26.04.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite/ 3 semestra
- Kredite (ECTS): 90 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
- Akredituar me kusht: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 441, datë 25.08.2016
pasi mori në shqyrtim:
- Urdhërin Nr. 441, datë 25.08.2016 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për akreditimin me kusht të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar” dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 181, datë 07.07.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar”, të Universitetit Privat “Albanian University” ku mbështetet dhe i referohet ky urdhër;
- Kushtet e lëna për plotësim nga aktet e mësipërme me afatet kohore përkatëse;
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë Raportin e Vetëvlerësimit, dokumentacionin mbështetës dhe të dhënat e depozituara nga Institucioni në përmbushje të kushteve për këtë programi studimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin përfundimtar të ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të kushteve;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit për përmbushjen e kushteve janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultojnë studentë të transferuar në këtë program studimi nga një program i mëparshëm MND më të njëjtin emërtim, të regjistruar nga viti akademik 2009-2010, por për të cilin nuk ka akt zyrtar licensimi/hapje;
- Vlerësimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për shkallën e plotësimit të kushteve të lëna në kuadër të vendimit përfundimtar të akreditimit dhe nivelin e cilësisë akademike për këtë program studimi është Pozitiv, por mbeten ende mangësitë si më poshtë:
- Ende nuk realizohet mbulimi i plotë i ngarkesës mësimore në masën 70 % nga stafi akademik efektiv edhe pse është përmirësuar raporti midis stafit akademik efektiv dhe atij me kontratë;
- Ngarkesa e lartë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi për shkak të mbulimit prej tyre të disa lëndëve në programe të ndryshme studimi;
- Përveç kushteve, është plotësuar kryesisht edhe rekomandimi i lënë;
- Rezultati përfundimtar i vlerësimit, pas shkallës së plotësimit të kushteve dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e Studimit Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
- Institucioni të raportojë për plotësimin e rekomandimeve pranë ASCAL, brenda vitit akademik 2017-2018.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 53, datë 10/07/2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim bankar dhe financiar”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si më poshtë:
- Të realizohet mbulimi i ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën 70 %;
- Të ulet ngarkesa mësimore e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nëpërmjet rekrutimit të stafit të ri akademik me kualifikimin e nevojshëm.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 53/1, datë 15.12.2017
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 53, DATË 10.07.2017
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY” "
Per t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 15 Dhjetor 2017
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 53/2, datë 02.02.2018
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 53, DATË 10.07.2017,
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT "ALBANIAN UNIVERSITY" "
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 2 Shkurt 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 54, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit:
- Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 260, datë 07.06.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
- Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e vlerësimit të jashtëm/akreditimit të parë për këtë program studimi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë janë plotësuar;
- Rezultati i vlerësimit periodik në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush plotësisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Ekonomiks” të Universitetit “Epoka”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09/07/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 54, datë 10/07/2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks”, të Universitetit “Epoka””, janë si më poshtë:
- Të rritet pjesëmarrja në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbështetja financiare e Institucionit për pjesëmarrjen e stafit në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Të shihet mundësia e gjetjes së burimeve të jashtme për zbatimin e projekteve kërkimore;
- Të rritet bashkëpunimi me institucione vendase dhe të huaja në kuadër të kualifikimit të stafit akademik.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 55, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi për arsimin fillor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësuesi për arsimin fillor”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 203, datë 28.05.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Shoqërore
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Ky program studimi për kohëzgjatjen dhe llojin e tij nuk është në përputhje me Nenin 83, pika 1.b, të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për këto lloj programesh;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Disa prej lëndëve që zhvillohen në këtë program studimi janë të njëjta me ato që zhvillohen në programin e studimit të nivelit Bachelor;
- Stafi akademik efektiv i angazhuar në realizimin e këtij programi studimi rezulton të jetë relativisht i paqëndrueshëm;
- Institucioni nuk parashikon në buxhetin e tij fonde për mbështjen e stafit për pjesëmarrje në konferenca shkencore si dhe organizimin e veprimtarive/aktiviteteve të ndryshme shkencore në funksion të këtij programi studimi;
- Niveli dhe cilësia e studentëve në hyrje është relativisht e ulët;
- Titujt e literaturës në funksion të këtij programi studimi janë të reduktuara dhe Institucioni nuk ka ende politika të mirëfillta financiare në funksion të burimeve literale;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Master i Shkencave në “Mësuesi për arsimin fillor” të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 55, datë 10/07/2017, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësuesi për arsimin fillor”, të Universitetit Privat “Albanian University””, janë si më poshtë:
- Të rishikohet kurrikula e programit të studimit në drejtim të përmirësimit të lëndëve duke i përshtatur ato me nivelin e studimeve master;
- Të sigurohet qëndrueshmëria e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi;
- Institucioni të mundësojë mbështetje financiare të stafit akademik për pjesëmarrje në konferenca, veprimtarive dhe aktiviteteve të ndryshme shkencore;
- Të përmirësohet niveli dhe cilësia e studentëve në hyrje;
- Të rritet numri i titujve në funksion të këtij programi studimi në Bibliotekë si dhe të mundësohen politika financiare për burimet literale.
Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga Institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 56, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PSIKOLOGJI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Psikologji”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Psikologji”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 254, datë 27.02.2008
- Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 188, datë 25.04.2011
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
- Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni nuk ka ndërmarrë veprime për plotësimin e rekomandimeve të akreditimit të parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, por mbeten ende mangësitë si më poshtë:
- Numri i stafit akademik efektiv të angazhuar në këtë program studimi është relativisht i ulët dhe ka ngarkesë të madhe mësimore, si dhe hasen raste të pedagogëve që mbulojnë disiplina të fushave të ndryshme;
- Mungon një klinikë për shërbimin psikologjik duke kufizuar kështu formimin e shprehive aplikative të stafit dhe studentëve;
- Institucioni nuk disponon një bibliotekë online të pajisur me tituj në fushën e psikologjisë e cila do të ndihmonte në rritjen akademike të stafit dhe studentëve;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Psikologji”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 31/07/2020.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për përmbushjen e plotë dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 56, datë 10/07/2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Psikologji”, të Kolegjit Universitar “Wisdom””, janë si më poshtë:
- Të shtohet numri i stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi si një mundësi për rritjen e cilësisë dhe shkëmbimin e përvojës;
- Të ngrihet një klinikë për shërbime psikologjike;
- Të mundësohet biblioteka online me tituj në funksion të këtij programi studimi;
- Të shihet mundësia e gjetjes së burimeve financiare të jashtme për mbulimin e projekteve aplikative në funksion të këtij programi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 57, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DREJTËSI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Bachelor në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Drejtësi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 254, datë 27.02.2008
- Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 188, datë 25.04.2011
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Drejtësisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm të programit të studimit në kuadër të akreditimit të parë;
- Raportin e ASCAL në lidhje me rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi si dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në kuadër të tyre;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Rekomandimet e lëna pas akreditimit të parë janë plotësuar;
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë program studimi është Pozitiv;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush plotësisht standardet”;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09/07/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 57, datë 10/07/2017, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Wisdom””, janë si më poshtë:
- Institucioni të përmirësojë funksionimin e “Institutit për kërkim dhe zhvillim Wisdom” si dhe “Klinikën e ligjit”, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e kërkimit shkencor të mirëfilltë;
- Të rritet pjesëmarrja e stafit akademik dhe studentëve në projekte të ndryshme;
- Të shikohet mundësia e gjenerimit të fondeve nga burime të tjera alternative;
- Të pasurohet faqja zyrtare e internetit me informacione lidhur me veprimtarinë dhe aktivitete të organizuara nga Institucioni.
- Programi i studimit të riorganizohet sipas Nenit 82 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartëe dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Rekomandimet e mësipërme duhet të mbahen parasysh edhe gjatë riorganizimit të programit të studimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 58, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 411, datë 25.08.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Programi i studimit është aktivizuar dhe ka pranuar studentë për herë të parë 4 vite pas licensimit të tij;
- Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 211, datë 29.07.2011 ka dhënë vlerësim negativ në kuadër të procedurës së hapjes dhe ka rekomanduar që ky program të mos hapej;
- Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Kurrikula e programit të studimit nuk i përgjigjet plotësisht nivelit të kualifikimit të një programi studimi Master i Shkencave dhe ka një qasje pjesërisht profesionale;
- Cilësia e ulët e studentëve në hyrje nuk garanton realizimin e plotë të objektivave formuese mësimore dhe kërkimore të një programi të këtij niveli;
- Institucioni nuk ka realizuar një vlerësim serioz të kurrikulës për të përmirësuar ose përditësuar përmbajtjen e saj, brenda kufijve të akteve ligjore;
- Syllabuset nuk ofrojnë njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetësimin e lëndës;
- Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore si dhe në ndonjë rast jashtë fushës së tyre të kualifikimit;
- Koordinatori i programit të studimit dhe në ndonjë rast dhe titullarët e lëndëve nuk janë pjesë e personelit akademik efektiv;
- Ekuivalentimi i diplomave nga programe Bachelor është realizuar në grup dhe jo individualisht;
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike” të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2016-2017 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj deri në riorganizimin e tij, proces i cili duhet të mbajë parasysh plotësimin e të gjitha mangësive sipas pikave g.i – g.vii më lart.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin dhe ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 59, datë 10.07.2017
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 488, datë 04.10.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 ECTS
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit,
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Programi i studimit është aktivizuar dhe ka pranuar studentë për herë të parë 4 vite pas licensimit të tij;
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Në vlerësimin përfundimtar të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për këtë program studimi evidentohen mangësi të rëndësishme për programet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” si:
- Stafi akademik efektiv është i pamjaftueshëm për të mbuluar lëndët e formimit profesional të këtij programi, që përputhet dhe me kushtet e lëna që në vlerësimin në kuadër të hapjes së programit të studimit;
- Pedagogët efektivë dhe një pjesë e pedagogëve me kontratë kanë ngarkesë të lartë në orë mësimore dhe numër të madh disiplinash në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë;
- Në disa raste pedagogët mbulojnë lëndë/module të cilat janë jashtë fushës së tyre të ekspertizës;
- Disa titullarë lëndësh nuk janë anëtarë të personelit akademik efektiv dhe disa prej tyre aktualisht nuk janë pjesë e stafit akademik të departamentit të inxhinierive;
- Koordinatori i programit të studimit nuk është pjesë e personelit akademik efektiv;
- Objektivat formuese të programit të studimit nuk përputhen me ato të një programi Master i Shkencave, por i afrohen më tepër një programi studimi Master Profesional;
- Kurrikula e programit të studimit nuk i përgjigjet mjaftueshëm nivelit të kualifikimit të një programi studimi Master i Shkencave;
- Raporti ndërmjet lëndëve bazë në formimin e inxhinierit Mekatronik është i disbalancuar dhe njohuritë e marra në fushën e inxhinierisë mekanike janë të nivelit të ciklit të parë;
- Thellësia e trajtimit të argumentave në mësimdhënie nuk i përgjigjet nivelit të kërkuar të kualifikimit për një program studimi të nivelit Master i Shkencave;
- Syllabuset nuk ofrojnë njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetësimin e lëndës;
- Mungon komiteti shkencor i programit të studimit;
- Kriteret në hyrje të studentëve në këtë program studimi nuk i përgjigjen kërkesave dhe objektivave formuese që duhet të ketë një program studimi Master i Shkencave. Studentëve të pranuar nga programe bachelor të përafërta nuk u përcaktohen detyrime plotësuese për lëndët kryesore karakterizuese të Bachelorit në Inxhinieri Mekatronike;
- Departamenti/fakulteti nuk janë pjesëmarrës në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila do të ndihmonte në drejtim të zhvillimit të kurrikulave, procesit akademik, si dhe kërkimit dhe zhvillimit shkencor si dhe marrëveshjet e lidhura me biznesin për realizimin e shërbimeve dhe projekteve në fushat inxhinierike nuk janë të konkretizuara;
- Biblioteka nuk ofron nivelin e duhur të literaturës së nevojshme në fushën e inxhinierive dhe sallave të studimit;
- Infrastruktura për akomodimin e stafit akademik efektiv është e kufizuar;
- Rezultati i vlerësimit nga ana e ekspertëve në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë” dhe cilësinë e ofertës akademike të këtij programi studimi është “nuk përmbushen”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar NEGATIV për Programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike” të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri mekatronike” të Universitetit Privat “Albanian University”, NUK AKREDITOHET.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 60, datë 10.07.2017
PËR
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË E LARTË NË LABORATORË MJEKËSORË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.07.2017, në kuadër të vendimmarrjes për vlefshmërinë e akreditimit të programit të studimit Master Profesional në “Teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “Logos”,
pasi mori në shqyrtim:
- Vlerësimin në përmbajtje të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, në kuadër të akreditimit të parë;
- Vendimin e akreditimit të parë të Këshillit të Akreditimit Nr. 70, datë 27.07.2015 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë””;
- Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 70/1, datë 02.11.2015 “Për shpalljen e Vendimit të Këshillit të Akreditimit për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë” të Shkollës së Lartë Private “Logos””;
- Urdhërin e MAS Nr. 89, datë 26.02.2016 “Për ndryshimin e emërtimit të programit të studimit “Master Profesional” të ofruar nga Shkolla e Lartë Private “Logos”, përmes së cilit ndryshohet vetëm emërtimi i programit të akredituar me VKA Nr. 70/1, datë 02.11.2015,
VENDOSI:
- Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 70/1, datë 02.11.2015, “Për shpalljen e Vendimit të Këshillit të Akreditimit për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë” të Shkollës së Lartë Private “Logos”, është dhe mbetet i vlefshëm edhe pas riemërtimit të tij në Master Profesional në “Teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë”, sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit 89, datë 26.02.2016 “Për ndryshimin e emërtimit të programit të studimit “Master Profesional” të ofruar nga Shkolla e Lartë Private “Logos”, për kohëzgjatjen sikurse parashikohej nga legjislacioni në fuqi, në datën e akreditimit të tij, me Vendim të Këshillit të Akreditimit Nr. 70/1, datë 02.11.2015.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 01/11/2021.
- Vendimi i Bordit të Akreditimit 4, datë 07.04.2017 “Për një ndryshim në VKA Nr. 70, datë 27.07.2015, për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”, SHFUQIZOHET.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT