REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 25, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM NË SPORT DHE TURIZËM”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim në sport dhe turizëm”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim në sport dhe turizëm”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 395, datë 05.09.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Organizimit dhe Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
- Programi i studimit është 1 (një) vjeçar, është aktivizuar për herë të parë në vitin akademik 2017-2018 dhe ende nuk ka studentë të diplomuar në këtë program studimi. Nga vlerësimi konstatohet se Institucioni ende nuk ka përcaktuar sa më poshtë:
- Tregues dhe mënyrën e monitorimit gradual dhe në vijimësi, të funksionimit të tij, të ecurisë së programit të studimit, sfidave dhe suksesit të tij, pas përfundimit të një cikli të plotë dhe diplomimit të studentëve përkatës.
- Planifikimin për kryerjen në vijim të një analize tërësore në lidhje me shkallën dhe cilësinë e punësimit të studentëve të diplomuar dhe përshtatshmërinë e këtij programi me tregun real të punës dhe kërkesat e këtij të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim në sport dhe turizëm”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 25, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim në sport dhe turizëm”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë në vijim, tregues të posaçëm dhe një plan të monitorimit gradual dhe në vijimësi, të funksionimit dhe ecurisë të programit të studimit, sfidave dhe suksesit të tij.
- Institucioni, të hartojë një plan mbi vlerësimin dhe analizimin e shkallës dhe cilësisë së punësimit të studentëve të diplomuar vit pas viti, dhe përshtatshmërinë e këtij programi me tregun real të punës si dhe kërkesat e këtij të fundit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 26, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFILE: “SJELLJA DHE STRATEGJITË POLITIKE”; “POLITIKA PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike”, me profile: “Sjellja dhe strategjitë politike”; “Politika publike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca politike”, me profile: “Sjellja dhe strategjitë politike”; “Politika publike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Përfshirja e stafit akademik në grupe kërkimore ndërkombëtare është akoma në nivele të ulëta.
- Mungesa e marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit ne kuadër të realizimit cilësor të praktikës profesionale të studentëve që ndjekin këtë program studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca politike”, me profile: “Sjellja dhe strategjitë politike”; “Politika publike”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 26, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca politike”, me profile: “Sjellja dhe strategjitë politike”; “Politika publike”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të sigurojë burime dhe mundësi shtesë për mbështetjen e stafit akademik për të garantuar përfshirjen më të madhe të tij në projekte e grupe kërkimore ndërkombëtare.
- Institucioni të sigurojë lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione publike apo private specifike në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 27, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFILE: “POLITIKË E KRAHASUAR”; “TEORI POLITIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca politike”, me profile: “Politikë e krahasuar”; “Teori politike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca politike”, me profile: “Politikë e krahasuar”; “Teori politike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e diversifikimit të planeve mësimore midis dy profileve kryesore “Teori politike” dhe “Politikë e krahasuar”, të këtij programi studimi.
- Përfshirja e stafit akademik dhe studentëve në veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institucionit dhe mobiliteti i studentëve është ende në nivele të ulëta.
- Mungesa e marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit ne kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca politike”, me profile: “Politikë e krahasuar”; “Teori politike”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca politike”, me profile: “Politikë e krahasuar”; “Teori politike”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të shohë mundësinë e rishikimit të planit mësimor të këtij programi, veçanërisht në lëndët që synonjnë profilizimin e studentëve në dy profilet kryesore të programit, duke rritur peshën e lëndëve/moduleve profilizuese.
- Institucioni të krijojë mundësi shtesë për stafin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për të garantuar një përfshirje më të lartë dhë më cilësore të tyre në veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institucionit.
- Institucioni të krijojë mundësi alternative dhe shtesë për rritjen e shkallës së mobilitetit të studentëve në universitete dhe institucione të huaja partnere.
- Institucioni të mundësojë lidhjen e marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit me institucione publike apo private në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 27/1, datë 07.12.2018
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 27, DATË 13.07.2018
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFILE: “POLITIKË E KRAHASUAR”; “TEORI POLITIKE”,
TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS"
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 7 Dhjetor 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 28, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE - DIPLOMACI”, ME PROFILE: “ÇËSHTJET E BALLKANIT”; “STUDIME AMERIKANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare - diplomaci”, me profile: “Çështjet e Ballkanit”; “Studime amerikane” me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare - diplomaci”, me profile: “Çështjet e Ballkanit”; “Studime amerikane”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare - diplomaci”, me profile: “Çështjet e Ballkanit”; “Studime amerikane”, të Universiteti Europian i Tiranës, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12/07/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marrëdhënie ndërkombëtare - diplomaci”, me profile: “Çështjet e Ballkanit”; “Studime amerikane”, të Universitetit Europian të Tiranës:
Institucioni të shohë mundësinë e pasurimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të tjera publike apo private specifike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e diplomacisë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 29, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, ME PROFILE: “ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE”; “STUDIME STRATEGJIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Organizata ndërkombëtare”; “Studime strategjike” me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Organizata ndërkombëtare”; “Studime strategjike
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Profilizimi i programit, sidomos nisur nga pesha e lëndëve të profilit, është i vogël.
- Organizimi i punës kërkimore në nivel grupi apo ekipi si brenda universitetit dhe jashtë saj nuk është në nivelin cilësor të duhur.
- Shkalla e përfshirjes së studentëve në kërkimet në rang Institucional apo individual të stafit mbetet ende në nivele të ulëta.
- Mobiliteti i studentëve të këtij programi në Institucione të tjera vendase ose të huaja është i ulët.
- Praktikat profesionale, të cilat sigurohen nga vetë studentët, shpesh herë nuk janë në funksion të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Organizata ndërkombëtare”; “Studime strategjike”, të Universiteti Europian i Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.29, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, me profile: “Organizata ndërkombëtare”; “Studime strategjike”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të rishikojë programin e studimit për të mundësuar një profilizim më të qartë të programit të studimit, përmes rritjes së peshës së lëndëve/moduleve profilizuese të këtij programi.
- Institucioni të marrë masa për stimulimin e punës kërkimore në grup dhe krijimin e grupeve kërkimore ndërkombëtare sipas fushës dhe prioriteteve të programit të studimit në rang Institucioni.
- Institucioni të garantojë përfshirjen e studentëve në projekte/kërkim në kuadër të realizimit të temave kërkimore si pjesë integrale e kërkimit në rang Departamenti/Fakulteti apo individual të stafit akademik.
- Institucioni të garantojë rritjen e shkallës së përfshirjes së studentëve në programet e mobilitetit studentor në Institucione partnere.
- Institucioni të shohë mundësinë e shumëllojshmërisë së bashkëpunimeve me institucione të ndryshme të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, në kuadër të formimit praktik të studentëve.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 29/1, datë 07.12.2018
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 29, DATË 13.07.2018
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, ME PROFILE: “ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE”; “STUDIME STRATEGJIKE”,
TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS"
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 7 Dhjetor 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 30, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARRËDHËNIE PUBLIKE”, ME PROFILE: “SEKTORI KOMERCIAL”; “POLITIK DHE INSTITUCIONALE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marrëdhënie publike”, me profile: “Sektori komercial”; “Politik dhe institucionale”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marrëdhënie publike”, me profile: “Sektori komercial”; “Politik dhe institucionale”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Shkalla e diferencimit të planit mësimor midis profileve të këtij programi studimi është e ulët dhe jo e qartë.
- Studioja teknologjike/laboratori i medias, në funksion të realizimit të këtij programi studimi, nuk është tërësisht i plotësuar nga pikëpamja teknologjike.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie publike”, me profile: “Sektori komercial”; “Politik dhe institucionale”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Marrëdhënie publike”, me profile: “Sektori komercial”; “Politik dhe institucionale”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të mundësojë rishikimin e planit mësimor të këtij programi, për një profilizim në shkallën dhe qartësinë e duhur.
- Institucioni të marrë masa për plotësimin dhe pasurimin e studios teknologjike/laboratorit të medias me të gjitha pajisjet e përshtatshme teknologjike, për realizimin e një programi studimi cilësor.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 31, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARKETING”, ME PROFILE: “SHËRBIME DHE TURIZËM”; “INOVACION DHE TREGJE STRATEGJIKE”; “MARKETING BANKAR E FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marketing”, me profile: “Shërbime dhe turizëm”; “Inovacion dhe tregje strategjike”; “Marketing bankar e financiar”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marketing”, me profile: “Shërbime dhe turizëm”; “Inovacion dhe tregje strategjike”; “Marketing bankar e financiar”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Marketing”, me profile: “Shërbime dhe turizëm”; “Inovacion dhe tregje strategjike”; “Marketing bankar e financiar”, të Universiteti Europian i Tiranës, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12/07/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 31, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marketing”, me profile: “Shërbime dhe turizëm”; “Inovacion dhe tregje strategjike”; “Marketing bankar e financiar”, të Universitetit Europian të Tiranës:
Institucioni të shohë mundësinë e shtimit të literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 32, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE: “MENAXHIM I SME-VE”; “MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE DHE KARRIERËS; “INSTITUCIONEVE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile: “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i burimeve njerëzore dhe karrierës”, “Institucioneve dhe administrim publik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile: “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i burimeve njerëzore dhe karrierës”, “Institucioneve dhe administrim publik”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Staf akademik i kufizuar, në mbështetje të programit të studimit.
- Shpërndarje joefektive e lëndëve/moduleve të programit midis stafit që angazhohet në këtë program.
- Mbingarkesa dhe angazhimi i pedagogëve në shumë lëndë, si raste ku stafi akademik mbulon deri në 5 module të ndryshme.
- Mospërputhje në disa raste e fushës së ekspertizës së stafit akademik me lëndët/modulet që mbulojnë.
- Udhëheqësit e temave të diplomave, mbikqyrin njëkohësisht një numër të madh studentësh të këtij programi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile: “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i burimeve njerëzore dhe karrierës”, “Institucioneve dhe administrim publik”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 32, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile: “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i burimeve njerëzore dhe karrierës”, “Institucioneve dhe administrim publik”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të marrë masa për rekrutimin e stafit të ri akademik, për mbulimin në mënyrë të plotë të lëndëve e moduleve të këtij programi.
- Institucioni të parashikojë rekrutimin e stafit me grada e tituj akademik me qëllim uljen e ngarkesës dhe numrit të lëndëve/moduleve për pedagog.
- Me realizimin e rekomandimeve të mësipërme, të realizohet një shpërndarje efektive e lëndëve dhe në përputhje me fushën e ekspertizës së stafit akademik.
- Institucioni të përmirësojë raportin udhëheqës/studentë, me qëllim uljen e numrit të madh të studentëve të mbikqyrur nga një pedagog njëkohësisht.
- Institucioni të shohë mundësinë e ofrimit të ndonjë lënde të këtij programi studimi në gjuhë të huaj, me synim ndërkombëtarizimin e programit të studimit.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 32/1, datë 07.12.2018
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 32, DATË 13.07.2018
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE: “MENAXHIM I SME-VE”; “MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE DHE KARRIERËS”, “INSTITUCIONEVE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”,
TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS"
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 7 Dhjetor 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 33, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË - BANKË”, ME PROFILE: “BANKA DHE TREGJE FINANCIARE”; “EKONOMI - FINANCË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë - bankë”, me profile: “Banka dhe tregje financiare”; “Ekonomi - financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë - bankë”, me profile: “Banka dhe tregje financiare”; “Ekonomi - financë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Numri relativisht i lartë i temave të diplomave të udhëhequra nga disa anëtarë të stafit me kohë të plotë për shkak të numrit relativisht të kufizuar të këtij të fundit.
- Angazhimi i stafit akademik në projekte kërkimore të kësaj fushe është ende i kufizuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë - bankë”, me profile: “Banka dhe tregje financiare”; “Ekonomi - financë”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 33, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë - bankë”, me profile: “Banka dhe tregje financiare”; “Ekonomi - financë”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të përmirësojë raportin udhëheqës/student, me qëllim uljen e numrit të lartë të temave të diplomave të udhëhequra nga i njëjti pedagog.
- Institucioni të shtojë mbështetjen për stafin akademik me qëllim përfshirjen e tyre në projekte kërkimore ku përfshihen edhe studentët.
- Institucioni të shohë mundësinë e ofrimit e të paktën një lënde mësimore në gjuhë të huaj, me qëllim ndërkombëtarizimin e këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 34, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “DREJTËSI”, ME PROFILE: “E DREJTË ADMINISTRATIVE”; “E DREJTË NDËRKOMBËTARE”; “E DREJTË EVROPIANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë administrative”; “E drejtë ndërkombëtare”; “E drejtë evropiane”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë administrative”; “E drejtë ndërkombëtare”; “E drejtë evropiane”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Miratimi i përshtatjes së programeve: Shkresë MASR Nr. 367/1 Prot. datë 14.02.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit me institucionet publike dhe private në Shqipëri dhe jashtë për zhvillimin e praktikës mësimore.
- Mungesa në bibliotekë e disa titujve tekstesh mësimore për programin e studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë administrative”; “E drejtë ndërkombëtare”; “E drejtë evropiane”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 34, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë administrative”; “E drejtë ndërkombëtare”; “E drejtë evropiane”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të shohë mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve më specifike të bashkëpunimit me institucione publike dhe private në Shqipëri dhe jashtë vendit për realizimin e praktikës profesionale të studentëve, që ndjekin këtë program studimi.
- Institucioni të plotësojë dhe përditësojë bibliotekën, me tituj tekstesh për mbulimin e plotë të lëndëve/moduleve të këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 35, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PUBLIKE DHE NDËRKOMBËTARE”, ME PROFILE: “E DREJTË PENALE”; “E DREJTË PUBLIKE DHE KUSHTETUESE”; “E DREJTË NDËRKOMBËTARE DHE EUROPIANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë publike dhe ndërkombëtare”, me profile: “E Drejtë Penale”; “E Drejtë Publike dhe Kushtetuese”; “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë publike dhe ndërkombëtare”, me profile: “E Drejtë Penale”; “E Drejtë Publike dhe Kushtetuese”; “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 496, datë 07.10.2011, ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 607, datë 04.12.2017
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
- Rezultatet e vlerësimit të riorganizimit të këtij programi studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të riorganizimit të programit të studimit;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i riorganizimit të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të lëna nga riorganizimi i programit;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Performanca relativisht e ulët në publikime shkencore nga një pjesë e personelit akademik.
- Mungesa e marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit me institucionet publike dhe private në Shqipëri dhe jashtë vendit për internshipe dhe formimin praktik të studentëve.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë publike dhe ndërkombëtare”, me profile: “E Drejtë Penale”; “E Drejtë Publike dhe Kushtetuese”; “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.35, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë publike dhe ndërkombëtare”, me profile: “E Drejtë Penale”; “E Drejtë Publike dhe Kushtetuese”; “E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni ti kushtojë rëndësi mbështetjes dhe nxitjes së stafit akademik të këtij programi studimi, për rritjen dhe pasurimin e veprimtarisë kërkimore dhe të publikimeve shkencore.
- Institucioni të shohë mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve specifike të bashkëpunimit me institucione publike dhe private në Shqipëri dhe jashtë vendit për zhvillimin e temave të diplomës dhe formimin praktik të studentëve që ndjekin këtë program studimi.
- Me gjithë literaturën e pasur në gjuhën angleze, Institucioni të plotësojë dhe përditësojë bibliotekën me tituj tekstesh në gjuhën shqipe duke patur parasysh dhe specifikën e këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 36, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 519, datë 19.11.2010
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 07.08.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aldent”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12/07/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aldent”:
Institucioni të mbajë në vëmendje në të ardhmen ngritjen e një klinike fizioterapeutike, e cila mund të ofrojë shërbim ndaj të tretëve dhe do të sillte shumëllojshmëri të rasteve klinike për tu analizuar nga studentët.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 37, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FIZIOTERAPI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Fizioterapi klinike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Fizioterapi klinike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 195, datë 28.05.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Drejtuesi i njësisë kryesore, edhe pse me përvojë të gjatë në fushën akademike e profesionale, mban gradën Doktor i Shkencave.
- Një pjesë e stafit mësimdhënës të angazhuar në këtë program studimi janë me Master Shkencor.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Fizioterapi klinike”, të Universitetit “Aldent”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Fizioterapi klinike”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:
- Institucioni të marra masa për mbulimin e detyrës së drejtuesit të njësisë kryesore në përputhje me kërkesat në fuqi për këtë pozicion.
- Institucioni të shohë mundësinë e rekrutimit të stafit të ri akademik me grada dhe tituj dhe/ose të nxisë stafin akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi në marrjen e gradave shkencore/titujve akademikë.
- Institucioni të mbajë në vëmendje në të ardhmen ngritjen e një klinike fizioterapeutike, për shërbim ndaj të tretëve, për njohjen e studentëve me shumëllojshmëri të rasteve klinike dhe ushtrimin e profesionit në aspektin praktik.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI INDUSTRIALE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri industriale”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri industriale”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 781, datë 10.11.2011
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Industriale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri industriale”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12/07/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.38, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri industriale”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”:
Institucioni të shohë mundësinë e zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve pranë fabrikave prodhuese.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 19.05.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Disa prej anëtarëve të stafit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi kanë ngarkesë të lartë mësimore dhe mbulojnë një numër të madh lëndësh.
- Mungesa e qëndrueshmërisë në marrëdhëniet me institucionet pranë të cilave zhvillohen praktikat mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të realizojë rekrutimin e stafit të ri akademik me kohë të plotë, me grada shkencore dhe tituj akademik, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual dhe shpërndarje më efektive të lëndëve/moduleve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të konsolidojë marrëveshjet e bashkëpunimit, me Institucione specifike të fushës së inxhinierisë kompjuterike, me terma afatgjatë, për realizimin e praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi, në nivel cilësor.
- Institucioni, të mundësojë, në kuadër të plotësimit të rekomandimit 1 sa më lart, përcaktimin e titullarëve të lëndëve nga stafi akademik me kohë të plotë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji informacioni”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji informacioni”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 33, datë 31.01.2012
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 19.05.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Një pjesë e stafit akademik me kohë të plotë kanë ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh.
- Mungesa e qëndrueshmërisë së marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet pranë të cilave zhvillohen praktikat mësimore të studentëve.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji informacioni”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji informacioni”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e stafit akademik me kohë të plotë, me anëtarë që mbajnë grada shkencore dhe tituj akademik, me qëllim uljen dhe rishpërndarjen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të fuqizojë e përcaktojë terma afatgjatë bashkëpunimi në marrëveshjet me Institucione partnere të fushës së teknologjisë së informacionit. Gjithashtu rekomandohet specifikimi në marrëveshjet e bashkëpunimit për realizimin e praktikave edhe të projekteve, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të punojnë me teknologjinë bashkëkohore dhe të përditësuar në të ardhmen.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 41, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri elektronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri elektronike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 19.05.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Ka mbingarkesë të disa prej anëtarëve të stafit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, në orë dhe numër lëndësh.
- Vërehet një paqëndrueshmëri e marrëveshjeve të lidhura me Institucionet ku zhvillohen praktikat mësimore të studentëve.
- Shumica e titullarëve të lëndëve/moduleve janë staf i angazhuar me kohë të pjesshme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me grada shkencore dhe tituj akademik në fushën e programit, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik aktual dhe rishpërndarjen e lëndëve/moduleve në përputhje me ngarkesën dhe fushën akademike të pedagogëve të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të konsolidojë dhe saktësojë marrëveshjet e bashkëpunimit në terma kohorë më afatgjatë dhe me fokus specifik zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve.
- Në plotësimin e rekomandimit 1 si më lart, të reflektohet rishpërndarja e titullarëve të lëndëve kryesisht nga stafi akademik me kohë të plotë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 42, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri elektrike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri elektrike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 479, datë 10.10.2012
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 19.05.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/ 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Një pjesë e stafit akademik me kohë të plotë është i mbingarkuar, në orë dhe numër lëndësh.
- 35 % e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi është në moshë të avancuar, e cila krijon një ndërprerje në garantimin e personelit të kualifikuar në vijueshmërinë e programit të studimit, sipas standardeve të kërkuara në këtë drejtim.
- Numri i marrëveshjeve të bashkëpunimet në kuadër të realizimit të praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi është ende i ulët.
- Pjesa më e madhe e titullarëve të lëndëve (55.6 %), janë staf akademik me kohë të pjesshme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri elektrike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 13.07.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri elektrike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada shkencore dhe tituj akademik, për të reduktuar ngarkesën akademike të stafit akademik aktual dhe rishpërndarjen më efektive të saj.
- Institucioni, të hartojë politika dhe procedura rekrutimi të posaçme për perspektivën e zëvendësimit të stafit të kualifikuar ekzistues në moshë të avancuar, si dhe mbështesë kualifikimin e mëtejshëm të stafit ekzistues në Institucion, për të garantuar vijueshmërinë e mbulimit të programit të studimit sipas standardeve në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për lidhjen e marrëveshjeve të reja specifike të bashkëpunimit dhe konsolidimin e atyre ekzistuese me Institucione në fushën e inxhinierisë elektrike, në kuadër të realizimit të praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
- Në kuadër të rekrutimit të stafit të ri akademik dhe rishpërndarjes së ngarkesës akademike të programit të studimit, të parashikohet dhe përcaktimi i titullarëve të lëndëve kryesisht nga stafi akademik me kohë të plotë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 43, datë 13.07.2018
PËR AKREDITIMIN E UNIVERSITETIT “MESDHETAR TË SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Organizimi i Institucionit: Jopublik
- Lloji i Institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të Institucionit:
- Fakulteti i Shkencave Ekonomike
- Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike
- Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
- Urdhëri i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 10.11.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Kërkesën e Institucionit me Nr. 141/7 Prot., datë 13.12.2017, për vlerësimin dhe ndryshimin e emërtimit të Institucionit nga “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë” në Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”;
- Urdhërin e MAS Nr. 273, datë 18.05.2017 “Për hapjen e njësisë kryesore “Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike” dhe riorganizimin e njësisë kryesore nga “Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike” në “Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, të Shkollës së Lartë Private “Mesdhetare e Shqipërisë”;
- Urdhërin e MAS Nr. 278, datë 19.05.2017 “Për miratimin e statutit të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 10.11.2017 “Për akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë””;
- Dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Institucioni në kuadër të këtij vlerësimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet në kuadër të këtij vlerësimi;
konstaton se:
- Institucioni është akredituar në nivel institucional si “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë” me dy fakultete, me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 10.11.2017, deri më 09/11/2020;
- Urdhëri i MAS Nr. 273, datë 18.05.2017 parashikon hapjen e njësisë së re kryesore dhe riorganizimin e njësisë tjetër, duke filluar nga viti akademik 2017-2018;
- Vlerësimi i kryer në përmbajtje dhe Raporti i hartuar nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm është i mbështetur në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Institucioni dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Institucioni, në kushtet e pas riorganizimit, përmbush standardet e cilësisë të një Institucioni të Arsimit të Lartë me statusin “Universitet”.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Akreditimin institucional të Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit është deri më 09/11/2020, në përputhje me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 10.11.2017.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 44, datë 13.07.2018
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE SPECIFIKE DHE PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES SË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të propozimeve nga anëtarët e Bordit të Akreditimit mbi kriteret specifike të përzgjedhjes së ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, në mbledhjen e datës 13.07.2018,
VENDOSI:
- Të miratojë “Kriteret specifike dhe procedura e përzgjedhjes së ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas Shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin dhe zbatimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Kriteret specifike dhe procedura e përzgjedhjes së ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit
Për procedurën e vlerësimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vepron, si më poshtë vijon:
Ngre komisionet e posaçme të vlerësimit, të përbëra nga ekspertë vendas dhe/ose të huaj, të cilët duhet të plotësojnë:
Eksperti duhet të plotësojë kriteret bazë të mëposhtme:
- Të ketë përvojë në fushën kryesore të vlerësimit (sipas fushave të “Klasifikimit të Frascati-t”) për të cilën përzgjidhet eksperti. Me fushë kryesore vlerësimi konsiderohet fusha e Frascati-t të cilës i përket ekspertiza e ekspertit e shprehur në drejtim dhe ose pjesëmarrje në hartimin e programeve të studimit, drejtim dhe/ose pjesëmarrje në hartimin e moduleve mësimore, kërkimi shkencor i dokumentuar me artikuj dhe/ose produkte të tjera shkencore të botuara;
- Të ketë përvojë të paktën 5 vjeçare në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe kërkim shkencor;
- Të mbajë të paktën gradën“Doktor i Shkencave”;
- Të ketë përvojë ose të dokumentojë njohuritë e tij/saj në fushën e sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë;
- Të ketë njohuri ose përvojë për proceset e vlerësimit institucional dhe programeve të studimit në kuadrin e procesit të akreditimit të IAL në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit;
- Të ketë përvojë ndërkombëtare të fituar përmes kualifikimeve pasuniversitare ose veprimtarive kërkimore;
- Të ketë njohuri të nivelit akademik të gjuhës angleze dhe të jenë të aftë të shkruajnë, komunikojnë rrjedhshëm në anglisht.
Fazat e përzgjedhjes së ekspertëve:
Procesi i përzgjedhjes së ekspertëve kryhet në dy faza.
- Në fazën e parë ekspertët përzgjidhen përkundrejt kritereve minimale, si më lart pas shpalljes së nevojës për ekspertë (sipas fushave të Frascati-t) nga ana e ASCAL.
- Vlerësimi bëhet nga një komision vlerësimi të posaçëm ad-hoc, ngritur me anëtarë të bordit të akreditimit me pjesëmarrjen e ASCAL. Numri dhe emrat e anëtarëve të komisionit përcaktohet në një mbledhje të BA. Komisioni përbëhet nga një numër tek anëtarësh në të cilin anëtarët e BA kanë shumicën. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë.
- Kandidatët e përzgjedhur nga aplikimet marrin pjesë në një intervistë/bashkëbisedim me anëtarët e komisionit të cilët vlerësojnë aftësinë e aplikuesve për të qenë ekspertë të jashtëm. Bashkëbisedimi me ekspertët do të bëhet duke ndjekur një listë pyetjesh e cila është e njëjtë për të gjithë ekspertët. Anëtarët e komisionit ad-hoc mbajnë shënime dhe japin vlerësimin e tyre.
- Në fund të këtij procesi merret vendimi për përfshirjen apo jo të kandidatit në listën e ekspertëve të jashtëm të vlerësimit.
Procesi i vlerësimit të vazhdueshëm të ekspertëve:
Lista ekzistuese e ekspertëve kalon një proces vlerësimi të paktën një herë në vit në të cilin vlerësohet performanca e ekspertëve të angazhuar në procese vlerësimi (institucional apo të programeve të studimit). Në këtë proces vlerësimi, relatorët përkatës, anëtarë të Bordit të Akreditimit, shprehen për cilësinë e raporteve të prodhuara nga ana e ekspertëve. Këtyre vlerësimeve i shtohen edhe vlerësimi nga ana e ASCAL rreth performancës së ekspertëve gjatë procesit të vlerësimit, komunikimi gjatë vizitës në institucion si edhe respektimi i detyrimeve dhe afateve kohore nga ana e ekspertit. Në bazë të këtyre vlerësimeve, ASCAL i propozon bordit mospërfshirjen në listë për vitin pasardhës të ekspertëve, performanca e të cilëve nuk ka qenë në nivelin e duhur.
Ekspertët të cilët janë pjesë e listës dhe që gjatë periudhës së vlerësimit nuk janë angazhuar në procese vlerësimi, mbeten automatikisht në listë. Këshillohet që përdorimi i ekspertëve brenda fushave të Frascatit të jetë, brenda mundësive, me angazhime të njëjta.
Për këtë, ASCAL, angazhohet që të shpërndajë proceset e vlerësimit në një numër sa më të madh ekspertësh, si edhe të diversifikojë ekspertët, institucionet e origjinës së tyre që bëjnë vlerësimin në një IAL.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 45, datë 13.07.2018
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT DHE AFATEVE KOHORE PËR REALIZIMIN E “SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Planin e Veprimit të përgatitur nga eksperti i jashtëm i angazhuar për realizimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve”,
VENDOSI:
- Të miratojë Planin e Veprimit dhe afatet kohore për realizimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve”, sipas Shtojcës bashkëngjitur këtij Vendimi.
- Plani i Veprimit dhe afatet kohore janë të zbatueshme vetëm pas plotësimit të kapaciteteve infrastrukturore, logjistike dhe financiare, të nevojshme për realizimin e tij, sikurse parashikuar në pikën 4 të Planit të Veprimit bashkëngjitur këtij Vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 46, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR TË SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sistemet e informacionit në biznes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Sistemet e informacionit në biznes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 408, datë 27.07.2016
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe i Formimit Shkencor
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Programi i studimit është 1 (një) vjeçar, është aktivizuar për herë të parë në vitin akademik 2017-2018 dhe ende nuk ka studentë të diplomuar në këtë program studimi.
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësinë si më poshtë:
- Institucioni nuk ka realizuar një studim paraprak të tregut të punësimit të studentëve që diplomohen në këtë program studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Profesional në “Sistemet e informacionit në biznes”, të Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sistemet e informacionit në biznes”, të Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të realizojë një studim tregu të punësimit të mundshëm për studentët që diplomohen në këtë program studimi.
- Institucioni, të hartojë një plan mbi vlerësimin dhe analizimin e shkallës dhe cilësisë së punësimit të studentëve të diplomuar vit pas viti, dhe përshtatshmërinë e këtij programi me tregun real të punës si dhe kërkesat e këtij të fundit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 47, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR TË SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Sistemet e informacionit në biznes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Sistemet e informacionit në biznes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 410, datë 27.07.2016
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe i Formimit Shkencor
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Një pjesë e stafit akademik efektiv me grada dhe tituj akademik është në moshë të avancuar, e cila krijon një ndërprerje në garantimin e personelit të kualifikuar në vijueshmërinë e programit të studimit, sipas standardeve të kërkuara në këtë drejtim.
- Mungesa e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në universitete të huaja.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Sistemet e informacionit në biznes”, të Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Sistemet e informacionit në biznes”, të Universitetit “Mesdhetar të Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë politika dhe procedura rekrutimi të posaçme për perspektivën e zëvendësimit të stafit të kualifikuar ekzistues në moshë të avancuar, si dhe mbështesë kualifikimin e mëtejshëm të stafit ekzistues në Institucion, për të garantuar vijueshmërinë e mbulimit të programit të studimit sipas standardeve në fuqi.
- Institucioni, të parashikojë mundësi dhe mbështetje për nxitjen dhe përfshirjen e stafit dhe studentëve në programe mobiliteti në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë, vendase dhe/ose të huaja.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 48, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri ndërtimi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 90, datë 10.02.2010
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 286, datë 06.07.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Inxhinieri ndërtimi”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi .
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 12/07/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri ndërtimi”, të Universitetit “EPOKA”:
Institucioni të shohë mundësinë e rishikimit të disa lëndëve me zgjedhje në favor të lëndëve me karakter aplikativ dhe profesional, duke patur parasysh nivelin e këtij programi si Master Profesional dhe fushën e punësimit të studentëve në inxhinieri dhe kantieret e ndërtimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 49, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË E LARTË NË LABORATORË MJEKËSORË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 428, datë 22.09.2017
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “LOGOS”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “LOGOS”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Në ndarjen e krediteve nuk janë respektuar raportet e diferencuara orë në auditor/punë e pavarur sipas formave të mësimdhënies.
- Mungesa e një sistemi të informatizuar në rang Institucioni, në funksion të stafit dhe studentëve.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.49, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, janë si vijon:
- Institucioni të mbajë në vëmendje përmirësimin e syllabuseve duke rishikuar shpërndarjen e krediteve në raport me format e mësimdhënies si dhe rishpërndarjen më të mirë duke shtuar peshën specifike të disiplinave të ngjashme dhe të integruara.
- Institucioni të ngrejë një sistem të informatizuar në funksion të stafit dhe studentëve, në kuadër të realizimit cilësor dhe efektiv të procesit mësimor.
- Institucioni në të ardhmen të shikojë mundësinë e pasurimit të laboratorëve me pajisje të reja e bashkëkohore për realizimin sa më të mirë të orëve praktike/laboratorike.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 50, datë 13.07.2018
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë-Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Financë-Kontabilitet”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 428, datë 22.09.2017
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “LOGOS”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Kontabilitet
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/ 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “LOGOS”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një sistemi të informatizuar informacioni në shërbim të realizimit dhe lehtësimit të procesit mësimor, në funksion të stafit akademik, administrativ dhe studentëve.
- Numri i kufizuar i periodikëve dhe teksteve në gjuhën shqipe në mbështetje të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Financë-Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 13.07.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë-Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, janë si vijon:
- Institucioni të ngrejë dhe garantojë mirëfunksionimin e një sistemi të informatizuar në ndihmë të realizimit të programit të studimit.
- Institucioni të marrë masa për pasurimin e bibliotekës me periodikë dhe tekste në gjuhën shqipe, për mbulimin e plotë të lëndëve e moduleve të programit.
- Institucioni, në të ardhmen, të shohë mundësinë e sigurimit të aksesit të plotë në bibliotekën online të Institucionit, edhe jashtë ambjenteve të tij.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 21/1, datë 13.07.2018
PËR
NJË KORRIGJIM NË VBA NR. 21, DATË 11.05.2018 “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE: “BIZNES MARKETING”; “ADMINISTRIM PUBLIK”; “EKONOMI EVROPIANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018,
pasi mori në shqyrtim shkresën e Universitetit Europian të Tiranës, me Nr. 93/1 Prot., datë 05.06.2018 dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 21, datë 11.05.2018 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me profile: “Biznes marketing”; “Administrim publik”; “Ekonomi Evropiane”, të Universitetit Europian të Tiranës”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018,
VENDOSI:
- Korrigjimin e pikës 3 të Shtojcës së këtij Vendimi, si vijon:
“Institucioni të parashikojë në vijim kritere për rritjen e mesatares së pranimit të studentëve në këtë program studimi”. - Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 23/1, datë 13.07.2018
PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 23, DATË 19.05.2017 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018,
pasi mori në shqyrtim:
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 92, datë 20.10.2017 “Për akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “EPOKA””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 19.05.2017 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA””;
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 116, datë 13.03.2017 “Për hapjen e njësisë kryesore dhe riorganizimin institucional të Universitetit “EPOKA””,
- Shkresën e Universitetit “EPOKA” me Nr. 026 Prot., datë 31.01.2018, me lëndë “Kërkesë për pasqyrimin e ndryshimeve në Vendimet e Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 19.05.2017 dhe Nr. 75, datë 21.09.2017”;
- Dokumentacionin mbështetës të përcjellë nga Institucioni lidhur me kërkesën e tij për reflektimin e ndryshimit në vendimin e akreditimit të këtij programi studimi,
konstaton se:
- Universiteti “EPOKA” dhe “Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale”, janë akredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 92, datë 20.10.2017;
- Programi i studimit është i akredituar në kuadër të “Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative” dhe “Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”;
- Në Urdhërin e MAS Nr. 116, datë 13.03.2017, parashikohet ristrukturimi dhe lidhja e Departamentit dhe programit të studimit me “Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale”;
- Institucioni ka nxjerrë akte në përputhje me Urdhërin e MAS Nr. 116, datë 13.03.2017.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e pikës e) të të dhënave të programit të studimit në Vendimin Nr. 23, datë 19.05.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon:
“Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale”. - Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 75/1, datë 13.07.2018
PËR
NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 75, DATË 21.09.2017 “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 13.07.2018,
pasi mori në shqyrtim:
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 92, datë 20.10.2017 “Për akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “EPOKA””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 21.09.2017 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA””;
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 116, datë 13.03.2017 “Për hapjen e njësisë kryesore dhe riorganizimin institucional të Universitetit “EPOKA””;
- Shkresën e Universitetit “EPOKA” me Nr. 026 Prot., datë 31.01.2018, me lëndë “Kërkesë për pasqyrimin e ndryshimeve në Vendimet e Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 19.05.2017 dhe Nr. 75, datë 21.09.2017”;
- Dokumentacionin mbështetës të përcjellë nga Institucioni lidhur me kërkesën e tij për reflektimin e ndryshimit në vendimin e akreditimit të këtij programi studimi,
konstaton se:
- Universiteti “EPOKA” dhe “Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale”, janë akredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 92, datë 20.10.2017;
- Programi i studimit është i akredituar në kuadër të “Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative” dhe “Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”;
- Në Urdhërin e MAS Nr. 116, datë 13.03.2017, parashikohet ristrukturimi dhe lidhja e Departamentit dhe programit të studimit me “Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale”;
- Institucioni ka nxjerrë akte në përputhje me Urdhërin e MAS Nr. 116, datë 13.03.2017.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e pikës f) të të dhënave të programit të studimit në Vendimin Nr. 75, datë 21.09.2017 të Bordit të Akreditimit, si vijon: