REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 166, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë Universiteti “Barleti”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Barleti”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative
- Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë
- Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 571, datë 12.08.2005
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 213, datë 03.07.2020
- Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 16.12.2021
pasi mori në shqyrtim:
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.117 datë 09.03.2022, “Për hapjen e njësisë kryesore “Fakulteti i Shkencave Mjekësore” në Universitetin “Barleti””;
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.78 datë 09.02.2023, “Për miratimin e një ndryshimi në Statutin e Universitetit “Barleti””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 16.12.2021 “Për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë Universiteti “Barleti””;
- Shkresën e institucionit me Nr.1168 Prot., datë 17.10.2023, me lëndë “Aplikim për akreditimin e njësisë kryesore “Fakulteti i Shkencave Mjekësore” të Universitetit “Barleti””;
- Shkresën e Bordit të Akredimit me Nr. 15 Prot., datë 23.10.2023, me lëndë “Kthim përgjigje shkresës Nr.1168 Prot., datë 17.10.2023”;
- Shkresën e institucionit me Nr. 1729 Prot., datë 26.10.2023, me lëndë “Përcillet formulari i aplikimit për akreditim të pjesshëm për fakultetin e Shkencave Mjekësore”;
- Dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni në kuadër të këtij vlerësimi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet në kuadër të këtij vlerësimi;
konstaton se:
- Institucioni është akredituar në nivel institucional me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 16.12.2021, deri më 15/12/2026;
- Urdhëri i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 117 datë 09.03.2022, parashikon hapjen e njësisë kryesore, duke filluar nga viti akademik 2022-2023;
- Vlerësimi i kryer në përmbajtje dhe Raporti i hartuar nga Grupi Ad Hoc i Vlerësimit të Jashtëm është i mbështetur në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Barleti”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit është deri më 15/12/2026, në përputhje me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 16.12.2021.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e publikimin e këtij vendimi brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 166, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë Universiteti “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë më tej investimet në infrastrukturë.
- Institucioni, të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në projekte kërkimore për të avancuar më tej cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit.
- Institucioni, të vijojë përditësimin e vazhdueshëm të programeve të studimit, për të reflektuar ndryshimet në tregun e punës dhe nevojat e studentëve.
- Institucioni, të zhvillojë më tej klinikën ambulatore dhe trajnimet në klinikat spitalore.
- Institucioni, të nxisë punësimin e personelit akademik me kohë të plotë, në krahasim me atë me kohë të pjesshme.
- Institucioni, të zhvillojë plotësisht përmbajtjen në anglisht të faqes zyrtare të internetit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 167, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË E APLIKUAR”, ME PROFILE “INXHINIERI SOFTUERI”, “RRJETET DHE SIGURIA KIBERNETIKE” DHE “PËRPUNIM TË DHËNASH”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Informatikë e Aplikuar” me profile “Inxhinieri Softueri”, “Rrjetet dhe Siguria Kibernetike” dhe “Përpunim të Dhënash”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Inxhinieri Softueri”, “Rrjetet dhe Siguria Kibernetike” dhe “Përpunim të Dhënash”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 353, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Fondi fizik i literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, nuk është i përditësuar me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Inxhinieri Softueri”, “Rrjetet dhe Siguria Kibernetike” dhe “Përpunim të Dhënash”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 167, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Inxhinieri Softueri”, “Rrjetet dhe Siguria Kibernetike” dhe “Përpunim të Dhënash”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e fondit fizik të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përcaktojë kritere për ndarjen e profileve dhe mënyrën e përzgjedhjes nga ana e studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për promovimin e mëtejshëm të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në të gjitha profilet e programit.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi të lëndëve me zgjedhje.
- Institucioni, të nxisë më tej përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në programet e mobilitetit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 168, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË GJUHË DHE KOMUNIKIM”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 587, datë 04.10.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Promovim i limituar i këtij programi studimi, i cili ka ndikuar në numrin e ulët të studentëve të regjistruar në këtë program.
- Fondi i kërkimit shkencor në funksion të këtij programi studimi, është i limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 168, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë promovin e këtij programi studimi, duke përdour rrjetet sociale dhe faqen e tij zyrtare të internetit, me qëllim shtimin e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program.
- Institucioni, të rrisë fondin bazë për veprimtaritë kërkimore-shkencor dhe për mbështetjen e botimeve të artikujve të personelit akademik të këtij programi studimi, në revista me faktor impakti.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 169, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 222, datë 03.07.2020
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Informatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi, e orëve laboratorike të matshme në orë në auditor në secilën lëndë.
- Përmbajtja e syllabuseve të këtij programi studimi, ka mospërputhje me planin mësimor.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 169, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të qartësojë ngarkesën mësimore të veprimtarisë “Praktikë” në planin mësimor dhe ta reflektojë atë në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësoje syllabuset e këtij progami studimi specifikisht duke: caktuar titullarët e lëndëve në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi; cilësuar vitin akademik për të cilin syllabusi është miratuar; cilësuar programin e studimit dhe profilin përkatës ku jepet lënda; plotësuar ngarkesen në orë laboratorike në përputhje me planin mësimor.
- Institucioni, të konsiderojë shtimin e orëve laboratorike apo/dhe projekte të kursit të paktën në lëndët karakterizuese, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të konsiderojë angazhimin e personelit ndihmës-akademik të dedikuar për mbështetjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në zhvillimin dhe realizimin e praktikave mësimore dhe orëve laboratorike.
- Institucioni, nëpërmjet njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi të përcaktojë grupin e lëndëve aplikative për të cilat sipas rregullores nuk zbatohet vlerësimi i vazhdueshëm dhe i detyrueshëm 40% ose ta konsiderojë formën e vlerësimit të dijeve si pjesë e lirisë akademike të titullarit të lëndës të përcaktuar në syllabus.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike vjetore të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi, bazuar edhe në rekomandimet e personelit akademik përgjegjës për ndjekjen e praktikave profesionale.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 170, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA INFORMATIKE”, ME TRE PROFILE “INFORMATIKË BIZNESI”, “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, “E-COMMERCE DHE INOVACION”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Informatike”, me tre profile “Informatikë Biznesi”, “Teknologji Informacioni”, “E-Commerce dhe Inovacion”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Informatike”, me tre profile “Informatikë Biznesi”, “Teknologji Informacioni”, “E-Commerce dhe Inovacion”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 340, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Informatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi, e orëve laboratorike të matshme në orë në auditor në secilën lëndë.
- Përmbajtja e syllabuseve të këtij programi studimi, ka mospërputhje me planin mësimor.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Informatike”, me tre profile “Informatikë Biznesi”, “Teknologji Informacioni”, “E-Commerce dhe Inovacion”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 170, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Informatike”, me tre profile “Informatikë Biznesi”, “Teknologji Informacioni”, “E-Commerce dhe Inovacion”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të qartësojë ngarkesën mësimore të veprimtarisë “Praktikë” në planin mësimor dhe ta reflektojë atë në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësoje syllabuset e këtij progami studimi specifikisht duke: caktuar titullarët e lëndëve në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi; cilësuar vitin akademik për të cilin syllabusi është miratuar; cilësuar programin e studimit dhe profilin përkatës ku jepet lënda; plotësuar ngarkesën në orë laboratorike në përputhje me planin mësimor.
- Institucioni, të konsiderojë shtimin e orëve laboratorike apo/dhe projekte të kursit të paktën në lëndët karakterizuese, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të konsiderojë angazhimin e personelit ndihmës-akademik të dedikuar për mbështetjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në zhvillimin dhe realizimin e praktikave mësimore dhe orëve laboratorike.
- Institucioni, nëpërmjet njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi të përcaktojë grupin e lëndëve aplikative për të cilat sipas rregullores nuk zbatohet vlerësimi i vazhdueshëm dhe i detyrueshëm 40% ose ta konsiderojë formën e vlerësimit të dijeve si pjesë e lirisë akademike të titullarit të lëndës të përcaktuar në syllabus.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike vjetore të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi, bazuar edhe në rekomandimet e personelit akademik përgjegjës për ndjekjen e praktikave profesionale.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 171, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI AUTOMOBILI”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË GJERMAN TË TEKNOLOGJISË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Teknologji Automobili”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automobili”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 393, datë 08.07.2022
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mekanikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoria “D” e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në të njëjtën kohë luan edhe rolin e njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit, duke krijuar kështu një konflikt interesi.
- Mungesa e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e informacionit në funksion të këtij programi studimi.
- Numri i personelit akademik në funksion të këtij programi studimi është i limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automobili”, të Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 171, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automobili”, të Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategorinë “D” të veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të mos luajë edhe rolin e njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit, si edhe të përfshijë në procesin e sigurimit të brendshëm të cilësisë, ekspertë të jashtëm.
- Institucioni, të ndërtojë në funksion të këtij programi studimi një sistemi të brendshëm për komunikimin dhe menaxhimin e informacionit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit fizik të literaturës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 172, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ELEKTROMEKANIKË”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË GJERMAN TË TEKNOLOGJISË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar, me karakter profesional në “Elektromekanikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Elektromekanikë”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 395, datë 08.07.2022
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mekanikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e mbuluar nga personeli akademik me kohë të plotë dhe ai me kohë të pjesshme nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në të njëjtën kohë luan edhe rolin e njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit, duke krijuar kështu një konflikt interesi.
- Mungesa e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e informacionit në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e raporteve analizuese të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Elektromekanikë”, të Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 172, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Elektromekanikë”, të Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e mbuluar nga personeli akademik me kohë të plotë dhe ai me kohë të pjesshme, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të mos luajë edhe rolin e njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit të studimit, si edhe të përfshijë në procesin e sigurimit të brendshëm të cilësisë, ekspertë të jashtëm.
- Institucioni, të ndërtojë në funksion të këtij programi studimi një sistemi të brendshëm për komunikimin dhe menaxhimin e informacionit.
- Institucioni, të hartojë raporteve analizuese të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit fizik të literaturës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë numrin e personelit ndihmës akademik në funksion të këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së realizimit të mësimdhënies, laboratorëve, praktikave, etj.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 173, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SOFTWARE ENGINEERING”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Software Engineering”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Software Engineering”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 344, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Fondi fizik i literaturës në funksion të këtij programi studimi, është i limituar dhe i papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, është i pamjaftueshëm.
- Burrimet financiare të dedikuara për kërkimin shkencor, në funksion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, janë të limituara.
- Mungesa në raportin vjetor të njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi, e të dhënave në lidhje me cilësinë në hyrje të studentëve në këtë program studimi dhe punësimit të tyre.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Software Engineering”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 173, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Software Engineering”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen dhe përditësimin e fondit fizik të literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të shtojë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë burrimet financiare të dedikuara për kërkimin shkencor, në funksion personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përfshijë në raportin vjetor të njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi, të dhëna në lidhje me cilësinë në hyrje të studentëve në këtë program studimi dhe punësimit të tyre.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 174, datë 15.11.2024
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TRAJNER I PËRGATITJES FIZIKE”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 15.11.2024, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Trajner i Përgatitjes Fizike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Trajner i Përgatitjes Fizike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 355, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sporteve Individuale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Mungesa në kurrikulën këtij programi studimi e praktikës profesionale.
- Ngarkesa mësimore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Mbështetje e limituar në kuadër të aktiviteteve kërkimore-shkencore dhe mobilitetit, të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Trajner i Përgatitjes Fizike”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 14.11.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 174, datë 15.11.2024, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Trajner i Përgatitjes Fizike”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi, praktikën profesionale.
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen në kuadër të aktiviteteve kërkimore-shkencore dhe mobilitetit, të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.