REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 52, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “AGROUSHQIM”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Agroushqim”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Agroushqim”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 420, datë 27.06.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agroushqimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, ndikon në uljen e cilësisë së programit të studimit.
- Mungesa e një plani të detajuar për promovimin e duhur të këtij programi studimi.
- Mungesa e marrëdhënieve të institucionalizuara me biznesin lokal dhe qendra, për realizimin e praktikës së studentëve.
- Pjesëmarrje e ulët e stafit akademik të këtij programi studimi, në projekte kërkimore shkencore.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Agroushqim”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15/12/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 16.12.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Agroushqim””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të ulë ngarkesën mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për promovimin dhe rritjen e atraktivitetit të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje të institucionalizuara me biznesin lokal dhe qendrat, në të cilat realizojnë praktikën, studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për nxitjen e pjesëmarrjes së stafit akademik të këtij programi studimi, në projekte kërkimore shkencore.
- Institucioni, të hartojë mekanizma të qarta për gjurmimin e studentëve pas diplomimit si dhe për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për cilësinë e punësimit të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shmangien e përsëritjeve të lëndëve/njohurive në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të shikojë mundësinë e përmirësimit të metodave të vlerësimit të dijeve (provimeve), duke i zhvilluar ato në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 53, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR KL. I-VI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 81 datë 25.02.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Emërtimi i programit të studimit nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi, për programet e studimit të mësuesisë.
- Mungesa e orëve laboratorike në lëndët, Njohuri në Shkencat e Natyrës (Biologji dhe Fizika në Natyrë) dhe Njohuri në Shkencat e Mjedisit.
- Mungesa e treguesve të matshëm për parashikimin e numrit të studentëve të cilët mund të regjistrohen në vitin akademik pasardhës.
- Mungesa e një raporti analitik periodik mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve si dhe të shkallës së cilësisë së punësimit të tyre.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 15/12/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 16.12.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të ndryshojë emërtimin e këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, për programet e studimit të mësuesisë.
- Institucioni, të marrë masa që, orët laboratorike të kenë një peshë të përcaktuar qartë në përmbajtjen e programit të studimit, sidomos në lëndët, Njohuri në Shkencat e Natyrës (Biologji dhe Fizika në Natyrë) dhe Njohuri në Shkencat e Mjedisit.
- Institucioni, të realizojë një studim me tregues të matshëm për të parashikuar numrin e studentëve të cilët mund të regjistrohen në vitin e ardhshëm akademik.
- Institucioni, të hartojë një raport analitik periodik mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve, si dhe të shkallës së cilësisë së punësimit të tyre.
- Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për rritjen dhe shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 54, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “EPOKA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Epoka”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Epoka”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
- Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 116, datë 13.03.2017
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit 92, datë 20.10.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Epoka”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Epoka”, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Epoka”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë numrin e stafit akakemik efektiv, duke rekrutuar staf me tituj dhe grada.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e cilësisë së publikimeve, duke inkurajuar stafin akademik të publikojë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe revista me faktor impakti.
- Institucioni, të rrisë numrin e lëndëve me zgjedhje në fushën e komunikimit / kulturës / ekonomisë / menaxhimit, si dhe të rritet pesha që ato kanë në kurrikula.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 55, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Shkencave Natyrore
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 04, datë 08.01.1971
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 67, datë 21.09.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një procedure të institucionalizuar për shperndarjen e fondeve për kërkimin shkencor.
- Angazhim i ulët i institucionit për rekrutimin e stafit akademik me tituj dhe grada.
- Mungesa e një strategjie të qartë për kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik.
- Tre programet e studimit Bachelor, të Fakultetit të Ekonomsë kanë kurrikul të njëjtë në dy vitet e para.
- Qasja aktuale e rekrutimit të studentëve nuk është e mjaftueshme për të balancuar ndryshimet demografike në rajon.
- Mungesa e mekanizmave identifikues për mundësitë e realizimit të praktikës profesionale.
- Mungesa e projekteve kërkimore dhe numër i ulët i publikimeve në revista ndërkombëtare.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të përcaktojë kritere për shpërndarjen e fondeve për punë kërkimore dhe të rrisë numrin e projekteve të financuara.
- Institucioni, të hartojë një strategji më efikase për rekrutimin e stafit akademik me tituj dhe grada.
- Institucioni, të hartojë një strategji të qartë për kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e dy viteve të para të programeve Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, me qëllim shmangien e përseritjes së tyre.
- Institucioni, të gjejë mënyra alternative për të rritur numrin e studentëve të regjistruar, pasi numri i ulët i studentëve kufizon të ardhurat financiare nga tarifat e studentëve dhe kapacitetin kërkimor dhe ndërkombëtar të universitetit.
- Institucioni, të gjejë mekanizma për identifikimin e mundësive për zhvillimin e praktikës profesionale nga studentët, e cila aktualisht realizohet kryesisht falë kontakteve individuale të stafit akademik.
- Institucioni, të nxisë stafin akademik për përfshirjen në projekte kërkimore dhe publikimin e artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe me faktor impakti.
- Institucioni, të përmirësojë më tej mekanizmat e sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ku të përfshihet edhe vlerësimi i performancës së stafit akademik.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për gjurmimin e studentëve të diplomuar, me qëllim identifikimin e programeve / profileve më të kërkuara nga tregu i punës dhe përmirësimin e kurrikulave në përputhje me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së studentëve në projektet kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Institucioni, të marrë masa për zhvillimin e mëtejshëm të laboratorit Arkeologjik dhe qëndrës ndër-disiplinore për Kërkim dhe Zhvillim Shkencor, së bashku me trajnimin e stafit për këtë qellim.
- Institucioni, të monitorojë proceset e konsultimit ndërmjet stafi akademik dhe studentëve në mënyrë që të adresohen kërkesat e studentëve për ndihmë.
- Institucioni, të realizojë ditë informuese për ndërgjegjësimin e stafit mbi plagjiaturën.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 56, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “TBU”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “TBU”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Administrim Biznesi
- Fakulteti i Drejtësisë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 794, datë 06.10.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 417, datë 20.09.2017
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit 104, datë 10.11.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një politike formale për shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve për kërkime, si dhe për promovimin e stafit akademik dhe studentëve në projekte kërkimore, studime dhe publikime.
- Numër i ulët i publikimeve, veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, janë si vijon:
- Institucioni, të zhvillojë dhe miratojë një politikë e cila përcakton se si ndahen fondet për projektet kërkimore të departamentit dhe puna kërkimore e stafit, të jetë një komponent i detyrueshëm brenda raporteve vjetore të njësisë bazë për rektorin.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet e tij për të publikuar punime në revista ndërkombëtare, të indeksuara dhe me faktor impakti.
- Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik me tituj dhe grada dhe të shmangë punësimin e stafit akademik me diplomë Master, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit janë pjesë e një programi doktorature.
- Institucioni, të garantojë trajnim të vazhdueshëm për stafin akademik mësimdhënës, duke ftuar staf akademik të huaj apo shqiptar nga vende jashtë Shqipërisë, si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “TBU”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 57, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “BEDËR”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Bedër”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Bedër”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
- Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 286, datë 06.04.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 200, datë 03.07.2020
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 101, datë 10.11.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e projekteve kërkimore shkencore me ndikim të lartë, të cilët do të mundësonin publikimin e artikujve shkencorë në revista me faktor impakti.
- Mungesa e një politike për shpërndarjen e fondeve për kërkimin shkencor, të cilat përdoren përgjithësisht vetëm për pjesëmarrje në konferenca.
- Qëndra e Kërkimit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Qëndra për Kërkuesit e Rinj, nuk janë aktive.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Bedër”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Bedër”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë buxhetin për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit shkencor si dhe të inkurajojë publikimet nga stafi akademik në revista shkencore të indeksuara dhe me faktor impakti, duke vendosur si standard publikimin e të paktën një artikulli për staf akademik, në revista ndërkombëtare.
- Institucioni, të hartojë një politikë për shpërndarjen e fondeve të kërkimit shkencor në mënyrë që të mundësohen projekte të reja shkencore dhe të mbështesë jo vetëm pjesëmarrjen në konferenca por dhe publikimin në revista prestigjoze.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e rolit të Qëndrës së Kërkimit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Qëndrës për Kërkuesit e Rinj.
- Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik me tituj dhe grada dhe të shmangë punësimin e stafit akademik me diplomë Master, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit janë pjesë e një programi doktorature.
- Institucioni, të garantojë trajnim të vazhdueshëm për stafin akademik mësimdhënës, duke ftuar staf akademik të huaj apo shqiptar nga vende jashtë Shqipërisë, si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 58, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Logos”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.07.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 93, date 06.03.2017
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 95, datë 20.10.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht” me magësitë si më poshtë:
- Numri shumë i ulët i studentëve të regjistruar për herë të parë në disa programe studimi Bachelor, ndikon negativisht në eksperiencat e studentëve, metodat e mësimdhënies si dhe në organizimin e kurrikulave.
- Nivele të ulëta të punësimit të studentëve në disa programe studimi, përfshirë edhe programe të kërkuara në treg si, Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë; Bachelor në Financë-Kontabilitet dhe Bachelor në Informatikë e Zbatuar.
- Mungesa e raporteve vjetore nga Zyra e Studentit dhe nga Zyra e Këshillimit të Karrierës.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë studime tregu të mirëfillëta dhe të përdorë instrumenta marketingu në mënyrë që të arrijë një numër të qëndrueshëm studentësh në secilin nga programet e studimit.
- Institucioni, të hartojë një analizë mbi shkaqet e nivelit të ulët të punësimit në disa prej programeve të studimit që ofron, për të cilat, në parim, ka kërkesë nga tregu.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e punës së Zyrës së Studentit dhe Zyrës së Karrierës, në informimin e publikut, gjurmimin e punësimit dhe karrierës së studentëve të diplomuar, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave si dhe përgatitjen e analizave statistikore lidhur me progresin dhe problematikat e studentëve gjatë vitit akademik.
- Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik me tituj dhe grada dhe të shmangë punësimin e stafit akademik me diplomë Master, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit janë pjesë e një programi doktorature.
- Institucioni, të rrisë nivelin e kërkimit shkencor duke mbështetur pjesëmarrjen e stafit akademik jo vetëm në konferenca por edhe në publikime në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara dhe me faktor impakti.
- Institucioni, të garantojë trajnim të vazhdueshëm për stafin akademik mësimdhënës, duke ftuar staf akademik të huaj apo shqiptar nga vende jashtë Shqipërisë, si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 59, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: “Universiteti Bujqësor i Tiranës”
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
- Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
- Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
- Fakulteti i Shkencave Pyjore
- Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 548, datë 28.07.1951
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 11, datë 07.04.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Infrastrukturë e pamjaftushme në funksion të Fakultetit të Veterinarisë, për realizimin e praktikave klinike të studentëve.
- Fonde të pamjaftueshme në mbështetje të stafit akademik për të realizuar punë kërkimore shkencore.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 16.12.2021, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, janë si vijon:
- Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën në funksion të Fakultetit të Veterinarisë, për realizimin e praktikave klinike të studentëve.
- Institucioni, të rrisë fondet për mbështetjen e stafit akademik në realizimin e punëve kërkimore shkencore dhe publikimin e tyre në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe me faktor impakti. Gjithashtu të rrisë më tej përfshirjen e studentëve në projekte kërkimore shkencore.
- Institucioni, të marrë masa për institucionalizimin e marrëveshjeve me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike në lidhje me punësimin e studentëve të diplomuar.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 60, datë 16.12.2021
PËR
AKREDITIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 16.12.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Barleti”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti "Barleti"
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë
- Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 571, datë 12.08.2005
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 213, datë 03.07.2020
- Akreditimi i mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit 09, datë 07.04.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Infrastrukturë e pamjaftueshme për realizimin me sukses të programeve të studimit me karakter sportiv.
- Mungesa e një strategjie të unifikikuar dhe gjithëpërfshirëse për Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sporteve.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Barleti”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Barleti”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15/12/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 16.12.2022, “Për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën fizike për realizimin me sukses të programeve të studimit me karakter sportiv.
- Institucioni, të hartojë një strategji të unifikuar dhe gjithëpërfshirëse për Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sporteve.
- Institucioni, të nxisë stafin akademik për publikimin e artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe me faktor impakti.
- Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik efektiv me tituj dhe grada dhe të bëjë përpjekje për sigurimin e qëndrueshmërisë së tij, të paktën deri në përfundimin e vlefshmërisë të këtij vendimi.
- Institucioni, t’i krijojë studentëve të programeve të studimit të shkencave kompjuterike dhe të aplikuara, qasje në programe “open source”, si GitHub, Docker, AWS, etj.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë faqen zyrtare të internetit me informacione edhe në gjuhën angleze, më qëllim ofrimin e informacionit të plotë dhe të detajuar edhe për studentët e huaj.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.