REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 65, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Logos”
- Organizimi i institucionit: Jopublik
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.07.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 93, datë 06.03.2017
- Vendimi i akreditimit periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 16.12.2021
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të mëparshëmtë këtij institucioni të arsimit të lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik i mëparshëm;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjet
- jet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të standardeve të Kodit të Cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
- Kuadri rregullator institucional në fushën e kërkimit shkencor nuk është plotësisht i konsoliduar, pasi paraqet mangësi në rregullimin e integritetit në kërkim dhe parandalimit të plagjiaturës, ndërsa mbështetja financiare për veprimtarinë kërkimore nuk bazohet në mekanizma të strukturuar dhe të mirëpërcaktuar.
- Institucioni nuk disponon një strategji të konsoliduar për kërkimin shkencor dhe monitorimin e performancës kërkimore në nivel institucional. Veprimtaria kërkimore, publikimet shkencore dhe drejtimi i projekteve kërkimore mbeten të kufizuara dhe të përqendruara në një numër të vogël të personelit akademik. Gjithashtu, nuk garantohet përmbushja e kërkesës së parashikuar në Standardin IV.11, Kriteri 2, të Kodit të Cilësisë sipas së cilës çdo anëtar i personelit akademik me kohë të plotë duhet të ketë të paktën një publikim shkencor të indeksuar, çdo pesë vjet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Bashkëpunimi ndërkombëtar në funksion të kërkimit shkencor mbetet i përqendruar kryesisht në institucione partnere në Greqi dhe nuk reflekton një diversifikim të mjaftueshëm të bashkëpunimit me institucione të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, OECD-së dhe rrjete të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu, angazhimi i akademikëve të diasporës në veprimtarinë kërkimore dhe akademike të institucionit mbetet i kufizuar.
- Veprimtaria kërkimore e aplikuar dhe angazhimi i institucionit në bashkëpunime me institucione publike, organizata joqeveritare dhe aktorë të tjerë të shoqërisë rezultojnë të kufizuara në raport me kapacitetet e institucionit.
- Programet e studimit, syllabuset, si dhe dokumentacioni akademik e administrativ nuk janë përditësuar në mënyrë të plotë, duke evidentuar mangësi dhe mospërputhje në dokumentacion, të cilat rezultojnë më të theksuara në dy prej njësive kryesore të institucionit, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor dhe në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIVpër institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucionaltë institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 18.06.2026, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për plotësimin dhe konsolidimin e kuadrit rregullator në fushën e kërkimit shkencor, duke përditësuar aktet që rregullojnë integritetin në kërkim dhe parandalimin e plagjiaturës, përfshirë rishikimin e akteve që rregullojnë funksionimin e organeve përgjegjëse për etikën dhe integritetin në kërkim. Gjithashtu, institucioni të krijojë mekanizma të strukturuar dhe transparentë për mbështetjen financiare të veprimtarisë kërkimore, duke parashikuar linja buxhetore të qarta, të dedikuara dhe të mirëpërcaktuara për financimin e kërkimit shkencor.
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një strategji institucionale për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe monitorimin e performancës kërkimore, duke ndërmarrë masa për rritjen e publikimeve në revista të indeksuara, pjesëmarrjen dhe drejtimin e projekteve kërkimore, si dhe për garantimin e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit në fuqi nga i gjithë personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të zgjerojë dhe diversifikojë bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të kërkimit shkencor, duke forcuar partneritetet me institucione të vendeve të Bashkimit Evropian, OECD-së dhe rrjete të tjera ndërkombëtare, si dhe duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për përfshirjen e akademikëve të diasporës në veprimtarinë akademike dhe kërkimore.
- Institucioni, të intensifikojë veprimtarinë kërkimore të aplikuar dhe bashkëpunimin me institucionet publike, organizatat joqeveritare dhe aktorë të tjerë të shoqërisë, me qëllim rritjen e kontributit të tij në zhvillimin ekonomik, social dhe inovativ të vendit. Në këtë kuadër, institucioni të hartojë dhe zbatojë një plan veprimi të shënjestruar dhe të dokumentuar për zhvillimin e kërkimit të aplikuar dhe për përmbushjen e misionit të tretë të institucionit, duke përcaktuar objektiva, aktivitete, tregues të matshëm të performancës dhe mekanizma monitorimi.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin dhe harmonizimin e programeve të studimit, syllabuseve, si dhe dokumentacionit akademik e administrativ, duke adresuar në mënyrë prioritare mangësitë dhe mospërputhjet e evidentuara në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor dhe në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara. Në këtë kuadër, të kryhet një auditim administrativ gjithëpërfshirës i dokumentacionit dhe proceseve akademike, si dhe të ndërmerren masa për dixhitalizimin e plotë të të dhënave dhe dokumentacionit, veçanërisht në fakultetet jashtë Fakultetit të Ekonomisë.
- Institucioni, të rishikojë kuadrin rregullator për masat disiplinore ndaj studentëve dhe personelit akademik, duke siguruar proporcionalitetin e tyre sipas natyrës dhe rëndësisë së shkeljes. Në mënyrë të veçantë, për studentët të parashikohen masa të tilla si rishkrimi i detyrueshëm i detyrës, dështimi në module specifike ose pezullimi njësemestral, ndërsa për personelin akademik të parashikohen masa si tërheqja e detyrueshme e publikimeve shkencore, ndalimi i përkohshëm i udhëheqjes së tezave dhe pjesëmarrjes në komisione akademike, si dhe moskualifikimi për përfitimin e fondeve kërkimore, në rastet e shkeljeve të integritetit akademik dhe kërkimor.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me gradën shkencore "Doktor" dhe me tituj akademikë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe nevojat për zhvillimin e veprimtarisë akademike e kërkimore. Në këtë kuadër, institucioni të ndërmarrë politika konkrete për reduktimin gradual të personelit akademik që zotëron vetëm gradën "Master i Shkencave", duke nxitur kualifikimin e mëtejshëm akademik dhe avancimin në karrierë.
- Institucioni, të rishikojë në mënyrë të plotë Rregulloren për Veprimtarinë e Këshillit të Etikës, duke zëvendësuar formulimet e paqarta ose me karakter letrar me terminologji të qartë, të saktë dhe në përputhje me natyrën administrative të aktit. Rregullorja duhet të dallojë qartë mekanizmat e ndërmjetësimit për çështjet ndërpersonale nga procedurat e trajtimit të shkeljeve të integritetit në kërkimin shkencor, duke garantuar që rastet e plagjiaturës, fabrikimit ose falsifikimit të trajtohen përmes procedurave të posaçme akademike. Gjithashtu, të parashikohet ngritja e komisioneve ad hoc prej tre anëtarësh, sipas fushës përkatëse të ekspertizës, për shqyrtimin cilësor të rasteve, në vend të hetimit nga një anëtar i vetëm.
- Institucioni, të nxisë personelin akademik që, krahas publikimeve në revistat shkencore të kolegjit, të zgjerojë veprimtarinë botuese duke publikuar rezultatet e kërkimit edhe në revista të tjera shkencore, veçanërisht në revista të indeksuara, me qëllim rritjen e cilësisë dhe ndikimin e kërkimit shkencor.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 66, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “BANKË-FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Bankë-Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Bankë-Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1161, datë 25.11.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresat e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7243/1 Prot., datë 22.08.2018 dhe Nr. 2085/1 Prot., datë 27.06.2022
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 19.02.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë Kontabilitet
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur gjashtë rekomandime plotësisht dhe tre rekomandime nuk i ka përmbushur, të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Institucioni, nuk ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga Bordi i Akreditimit, në vendimin e akreditimit të parë, të këtij programi studimi.
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi në vitet akademike 2023-2024 dhe 2024-2025, nuk është mbuluar të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Përmbajtja e programit të studimit nuk siguron një trajtim të thelluar të komponentit bankar, pavarësisht se programi është i profilizuar në fushën Bankë-Financë. Kjo mangësi është evidentuar edhe në procesin e mëparshëm të akreditimit, por mbetet ende e paadresuar në mënyrë të plotë.
- Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, është e kufizuar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit. Kjo mangësi është evidentuar edhe në procesin e mëparshëm të akreditimit, por mbetet ende e paadresuar në mënyrë të plotë.
- Programi i studimit karakterizohet nga një raport i pabalancuar ndërmjet formimit teorik dhe atij praktik, ku komponenti praktik zë vetëm 33.3% të ngarkesës, duke kufizuar mundësitë për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve.
- Raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) për programin e studimit nuk përmbajnë analiza të mjaftueshme krahasuese dhe interpretuese, duke kufizuar vlerësimin e plotë të ecurisë së programit dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
- Mungesa e auditimeve të jashtme dhe e analizave të detajuara mbi qëndrueshmërinë financiare të programit të studimit kufizon transparencën dhe vlerësimin e kapaciteteve financiare për mbështetjen e zhvillimit afatgjatë të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Bankë-Financë”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 18.06.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Bankë-Financë”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin e akreditimit të parë të këtij programi studimi, duke dokumentuar masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të programit.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi me qëllim përfshirjen e lëndëve specifike bankare në mënyrë që të ketë një përputhshmëri me objektivin e programit si dhe me kërkesat bashkëkohore të tregut të punës.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e orëve laboratorike në kurrikulën e këtij programi studimi, në mënyrë që studentët të zhvillojnë më tej aftësitë praktike dhe të aplikojnë në mënyrë efektive njohuritë teorike.
- Institucioni, të marrë masa që raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) të pasurohen me analiza krahasuese dhe interpretuese, me qëllim rritjen e thellësisë dhe gjithëpërfshirjes në vlerësimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e auditimeve të jashtme dhe përgatitje e një analize të detajuar të qëndrueshmërisë financiare, me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e planifikimit strategjik afatgjatë të burimeve financiare.
- Institucioni, të marrë masa që faqja zyrtare e internetit, të përmirësohet në drejtim të përditësimit të përmbajtjes dhe standardizimit të informacionit, me qëllim rritjen e qartësisë dhe efikasitetit në komunikimin me publikun.
- Institucioni, të raportojë në mënyrë të detajuar realizimin e buxhetit të miratuar deri në nivelin e njësive bazë përgjegjëse për programet e studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 67, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “HISTORI DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 412, datë 14.07.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi në vitin akademik 2024-2025, nuk është mbuluar të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e Praktikës Profesionale.
- Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, është e kufizuar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Programi i studimit paraqet një shpërndarje të pabalancuar të ngarkesës mësimore, me mbizotërim të ngarkesës së parashikuar për punën individuale të studentëve.
- Numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përfshijë praktikën profesionale në kurrikulën e programit të studimit, në funksion të plotësimit të formimit akademik me përvojë praktike, forcimit të lidhjes së programit me tregun e punës dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literatursë së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, me synim rritjen e peshës së orëve në auditor, duke synuar një raport më të balancuar me orët e punës individuale të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim sigurimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, të marrë masa për të garantuar që syllabuset e të gjitha lëndëve të programit të studimit të jenë të aksesueshme për personelin akademik nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit ose platformave të dedikuara, me qëllim rritjen e transparencës dhe lehtësimin e procesit të mësimdhënies.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 68, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM I NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 827, datë 11.06.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Disa nga kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Formati i syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me formatin e miratuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, është e kufizuar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) për programin e studimit nuk përmbajnë analiza të mjaftueshme krahasuese dhe interpretuese, duke kufizuar vlerësimin e plotë të ecurisë së programit dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
- Mungesa e auditimeve të jashtme dhe e analizave të detajuara mbi qëndrueshmërinë financiare të programit të studimit kufizon transparencën dhe vlerësimin e kapaciteteve financiare për mbështetjen e zhvillimit afatgjatë të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, në mënyrë që plotësimi i tyre të bëhet sipas formatit të miratuar në aktet nënligjore në fuqi, me detajim të çështjeve dhe përfshirje të literaturës sipas temave të leksioneve.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa që raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të pasurohen me analiza krahasuese dhe interpretuese, me qëllim rritjen e thellësisë dhe gjithëpërfshirjes në vlerësimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e auditimeve të jashtme dhe përgatitjen e një analize të detajuar të qëndrueshmërisë financiare, me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e planifikimit strategjik afatgjatë të burimeve financiare.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mëtejshme të numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 69, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FILOZOFI-SOCIOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Filozofi-Sociologji”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Filozofi-Sociologji”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 685, datë 25.08.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7238/1 Prot., datë 31.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sociologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Programi i studimit nuk ka përmbajtje të ngjashme në nivel, së paku 70% me programet me të njëjtën fushë studimi dhe me të njëjtën emërtesë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Praktikat e përditësimit të syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, janë të pjesshme ose të munguara si në përmbajtje, ashtu edhe në propozim literature.
- Literatura e përdorur në funksion të programit të studimit është e kufizuar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit, ndërkohë që mungon një procedurë e formalizuar dhe e dokumentuar për përditësimin periodik të saj, monitorimin e cilësisë së fondit fizik dhe elektronik, si dhe raportimin analitik mbi shkallën e shfrytëzimit të burimeve.
- Kategoria e veprimtarive formuese C, e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Filozofi-Sociologji”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Filozofi-Sociologji”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”,
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit me qëllim harmonizimin e saj në një nivel minimal prej 70% me programet e tjera në të njëjtën fushë dhe me të njëjtën emërtesë.
- Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë në mënyrë të vazhdueshme syllabuset e lëndëve dhe përmbajtjen e programit të studimit. Ky proces duhet të shoqërohet me përditësimin e literaturës bazë dhe ndihmëse me botime të viteve të fundit, si dhe me hartimin dhe zbatimin e një procedure të strukturuar dhe të qëndrueshme për përditësimin periodik të literaturës.
- Institucioni, të rishikojë shpërndarrjen e lëndëve dhe krediteve të kategorisë së veprimtarive formuese C, në perputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të sigurojë respektimin e plotë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë angazhimin e personelit akademik me kohë të pjesshme në këtë program studimi, duke mbledhur dhe arkivuar në mënyrë të rregullt lejet e punëdhënësit.
- Institucioni, të përforcojë dokumentimin e procedurave për përzgjedhjen në këtë program studimi të kandidatëve me aftësi të veçanta, të pakicave dhe shtresave të margjinalizuara, që përfitojnë nga politikat institucionale.
- Institucioni, të sigurojë përfshirjen e një studenti si anëtar të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, me qëllim forcimin e rolit të studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për kontributin në jetën institucionale.
- Institucioni, të publikojë në faqen zyrtare të internetit dokumentacionin kryesor të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përfshirë raportet e tre viteve të fundit akademike, me qëllim rritjen e transparencës dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të cilësisë në procesin e mësimdhënies.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 70, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM HOTELERI - TURIZËM”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Hoteleri - Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Hoteleri - Turizëm”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 827, datë 11.06.2008
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 4258/2 Prot., datë 26.08.2025
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikën
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Disa nga kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi
- Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Formati i syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me formatin e miratuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në funksion të programit të studimit është e kufizuar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit, ndërkohë që në disa lëndë mungon literatura bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe biblioteka nuk disponon literaturën bazë për të gjitha lëndët.
- Mungesa e auditimeve të jashtme dhe e analizave të detajuara mbi qëndrueshmërinë financiare të programit të studimit kufizon transparencën dhe vlerësimin e kapaciteteve financiare për mbështetjen e zhvillimit afatgjatë të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Hoteleri - Turizëm”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Hoteleri - Turizëm”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, në mënyrë që plotësimi i tyre të bëhet sipas formatit të miratuar në aktet nënligjore në fuqi, me detajim të çështjeve dhe përfshirje të literaturës sipas temave të leksioneve.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e auditimeve të jashtme dhe përgatitjen e një analize të detajuar të qëndrueshmërisë financiare, me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e planifikimit strategjik afatgjatë të burimeve financiare.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 71, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “SPECIALIST RRJETESH KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit me karakter profesional në “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi me karakter profesional në “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 2501 Prot, datë 13.04.2007
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. Nr. 7239/1 Prot., datë 17.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Natyrës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit nuk disponon kapacitetet e nevojshme akademike për të mbuluar në mënyrë të plotë realizimin e programit, për shkak të numrit të kufizuar të personelit akademik dhe mungesës së profilizimit të përshtatshëm, duke krijuar një varësi të konsiderueshme nga personeli i njësive të tjera bazë, përbërëse të njësisë kryesore.
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit ka një bashkëpunim të kufizuar me institucionet dhe kompanitë e tregut të punës, çka ndikon në zhvillimin e komponentit praktik dhe përditësimin e programit të studimit. Praktikat profesionale zhvillohen kryesisht në mjediset e institucionit, duke kufizuar ekspozimin e studentëve ndaj mjediseve reale të punës dhe zhvillimin e kompetencave praktike.
- Koordinimi i programit të studimit nuk sigurohet nga personel akademik me profilizim dhe angazhim të drejtpërdrejtë në program, duke kufizuar mbikëqyrjen efektive dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm në aspektin akademik.
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit ka kapacitete të kufizuara për të kryer në mënyrë të pavarur analizën, zhvillimin dhe përmirësimin e programit, duke u mbështetur në kontributin e njësive të tjera, çka ndikon në efektivitetin e menaxhimit të programit dhe në vlerësimin e kontributit të personelit akademik të angazhuar.
- Syllabuset e programit të studimit nuk janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, duke paraqitur mospërputhje në strukturimin dhe specifikimin e komponentëve mësimorë në disa lëndë.
- Fondi i bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, nuk është përditësuar në mënyrë të mjaftueshme për të mbështetur programin e studimit me literaturë bashkëkohore, veçanërisht me botime kombëtare dhe ndërkombëtare të viteve të fundit.
- Procesi i rishikimit periodik të programit të studimit nuk garanton një analizë sistematike të gjetjeve dhe zbatimin e masave konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të tij.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”, të Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programt të studimit me karakter profesional në “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të ndërmarrë një analizë të thelluar të kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe organizative dhe të shqyrtojë alternativat për riorganizimin e programit të studimit, duke e kaluar në një nga njësitë e tjera bazë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, ose duke forcuar njësinë aktuale bazë përgjegjëse për ofrimin e programit, me personel akademik të kualifikuar në profilin e programit.
- Institucioni, të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me institucionet dhe kompanitë e tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi, me qëllim zhvillimin e komponentit praktik dhe përditësimin e vazhdueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa që koordinimi i programit të studimit të realizohet nga personel akademik me profilizim dhe angazhim të drejtpërdrejtë në program, me qëllim garantimin e një mbikëqyrjeje efektive dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të tij në aspektin akademik.
- Institucioni, të forcojë kapacitetet e njësisë bazë përgjegjëse për programin e studimit, me qëllim që ajo të realizojë në mënyrë të pavarur analizën, zhvillimin dhe përmirësimin e programit, duke rritur efektivitetin e menaxhimit të tij dhe vlerësimin e kontributit të personelit akademik të angazhuar.
- Institucioni, të përditësojë dhe harmonizojë të gjitha syllabuset e programit të studimit në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, duke siguruar strukturimin e njëtrajtshëm dhe specifikimin e qartë të komponentëve mësimorë në të gjitha lëndët.
- Institucioni, të pasurojë dhe përditësojë fondin e bibliotekës në funksion të programit të studimit me literaturë bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht me botime të viteve të fundit.
- Institucioni të përmirësojë procesin e rishikimit periodik të programit të studimit, duke siguruar mbledhjen sistematike të informacionit, analizimin gjithëpërfshirës të gjetjeve dhe përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 72, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË-PRAKTIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit me karakter profesional në “Informatikë-Praktike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi me karakter profesional në “Informatikë-Praktike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 234, datë 27.05.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1 Prot., datë 17.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Natyrës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit nuk disponon kapacitetet e nevojshme akademike për të mbuluar në mënyrë të plotë realizimin e programit, për shkak të numrit të kufizuar të personelit akademik dhe mungesës së profilizimit të përshtatshëm, duke krijuar një varësi të konsiderueshme nga personeli i njësive të tjera bazë, përbërëse të njësisë kryesore.
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit ka një bashkëpunim të kufizuar me institucionet dhe kompanitë e tregut të punës, çka ndikon në zhvillimin e komponentit praktik dhe përditësimin e programit të studimit. Praktikat profesionale zhvillohen kryesisht në mjediset e institucionit, duke kufizuar ekspozimin e studentëve ndaj mjediseve reale të punës dhe zhvillimin e kompetencave praktike.
- Koordinimi i programit të studimit nuk sigurohet nga personel akademik me profilizim dhe angazhim të drejtpërdrejtë në program, duke kufizuar mbikëqyrjen efektive dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm në aspektin akademik.
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit ka kapacitete të kufizuara për të kryer në mënyrë të pavarur analizën, zhvillimin dhe përmirësimin e programit, duke u mbështetur në kontributin e njësive të tjera, çka ndikon në efektivitetin e menaxhimit të programit dhe në vlerësimin e kontributit të personelit akademik të angazhuar.
- Syllabuset e programit të studimit nuk janë plotësisht të harmonizuara me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, duke paraqitur mospërputhje në strukturimin dhe specifikimin e komponentëve mësimorë në disa lëndë.
- Fondi i bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, nuk është përditësuar në mënyrë të mjaftueshme për të mbështetur programin e studimit me literaturë bashkëkohore, veçanërisht me botime kombëtare dhe ndërkombëtare të viteve të fundit.
- Procesi i rishikimit periodik të programit të studimit nuk garanton një analizë sistematike të gjetjeve dhe zbatimin e masave konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të tij.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Informatikë-Praktike”, të Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 72, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programt të studimit me karakter profesional në “Informatikë-Praktike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të ndërmarrë një analizë të thelluar të kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe organizative dhe të shqyrtojë alternativat për riorganizimin e programit të studimit, duke e kaluar në një nga njësitë e tjera bazë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, ose duke forcuar njësinë aktuale bazë përgjegjëse për ofrimin e programit, me personel akademik të kualifikuar në profilin e programit.
- Institucioni, të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me institucionet dhe kompanitë e tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi, me qëllim zhvillimin e komponentit praktik dhe përditësimin e vazhdueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa që koordinimi i programit të studimit të realizohet nga personel akademik me profilizim dhe angazhim të drejtpërdrejtë në program, me qëllim garantimin e një mbikëqyrjeje efektive dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të tij në aspektin akademik.
- Institucioni, të forcojë kapacitetet e njësisë bazë përgjegjëse për programin e studimit, me qëllim që ajo të realizojë në mënyrë të pavarur analizën, zhvillimin dhe përmirësimin e programit, duke rritur efektivitetin e menaxhimit të tij dhe vlerësimin e kontributit të personelit akademik të angazhuar.
- Institucioni, të përditësojë dhe harmonizojë të gjitha syllabuset e programit të studimit në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, duke siguruar strukturimin e njëtrajtshëm dhe specifikimin e qartë të komponentëve mësimorë në të gjitha lëndët.
- Institucioni, të pasurojë dhe përditësojë fondin e bibliotekës në funksion të programit të studimit me literaturë bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht me botime të viteve të fundit.
- Institucioni të përmirësojë procesin e rishikimit periodik të programit të studimit, duke siguruar mbledhjen sistematike të informacionit, analizimin gjithëpërfshirës të gjetjeve dhe përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 73, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program i integruar i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 192, datë 03.07.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
- Kredite (ECTS): 300 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i një pjese të konsiderueshme të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi, duke reflektuar një mospërputhje të vazhdueshme në përbërjen e personelit akademik gjatë pesë viteve të fundit, për shkak të angazhimit të personelit akademik që zotëron vetëm gradën "Master i Shkencave", në kundërshtim me nenin 59, pika 6, të Ligjit nr. 80/2015.
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Fusha e ekspertizës dhe kontributi shkencor i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk përputhen plotësisht me të gjitha lëndët që ata mbulojnë, duke kufizuar përputhshmërinë ndërmjet ekspertizës akademike dhe përmbajtjes së programit të studimit.
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, si dhe e disa prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të pjesshme të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kufijtë e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Formati i syllabuseve të disa lëndëve të programit të studimit nuk është plotësisht në përputhje me formatin e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në pjesën më të madhe të lëndëve të programit të studimit nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, ndërsa në disa lëndë nuk pasqyron në mënyrë të mjaftueshme zhvillimet dhe praktikat bashkëkohore.
- Lënda “Histori institucionesh”, pavarësisht se i përket formimit bazë, nuk është e pozicionuar në mënyrë të përshtatshme në planin mësimor të këtij programi studimi, pasi zhvillohet në vitin e dytë të studimeve, së bashku me lëndë karakterizuese të programit.
- Përmbajtja e lëndëve “E drejta e punës”, “E drejta sociale dhe sigurimet shoqërore”, “E drejta administrative” dhe “Kontrolli administrativ”, nuk është plotësisht e harmonizuar, duke rezultuar në mbivendosje të disa tematikave dhe përsëritje të përmbajtjeve mësimore.
- Praktika profesionale në funksion të këtij programi studimi nuk është e integruar në mënyrë të mjaftueshme me institucionet e reja të drejtësisë, duke kufizuar mundësitë e studentëve për t'u njohur me funksionimin dhe praktikën e këtyre institucioneve.
- Mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi është i kufizuar, çka ul mundësitë për pjesëmarrje në shkëmbime akademike ndërkombëtare dhe përfitimin e përvojave në mjedise të ndryshme mësimore dhe profesionale.
- Mungesa e versioneve në gjuhën angleze të syllabuseve të këtij programi studimi, duke kufizuar aksesin ndërkombëtar.
- Ngarkesa në vitin e parë, ndonëse në numër kreditesh e njëjtë, por jo në numër lëndësh, është joproporcionale me vitet e tjera.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës dhe kontributi shkencor i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jenë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë, me qëllim garantimin e përputhshmërisë ndërmjet ekspertizës akademike dhe përmbajtjes së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e personelit akademik me kohë të plotë dhe personelit akademik me kohë të pjesshme të angazhuar në këtë program studimi të jetë në përputhje me kufijtë e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që formati i syllabuseve të të gjitha lëndëve të këtij programi studimi të jetë në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, duke adresuar gjetjet e evidentuara dhe duke përditësuar përmbajtjen e tyre me zhvillimet më të fundit të legjislacionit, praktikës gjyqësore dhe literaturës shkencore, përfshirë kontributin shkencor të personelit akademik të programit.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës së detyrueshme dhe të rekomanduar të programit të studimit, me qëllim që ajo të pasqyrojë zhvillimet më të fundit shkencore dhe praktikat bashkëkohore në fushën përkatëse.
- Institucioni, të marrë masa për të siguruar një shpërndarje më të balancuar të lëndëve në planin mësimor, si në aspektin e numrit të krediteve ashtu edhe të numrit të lëndëve, si dhe të rishikojë pozicionimin e lëndës “Histori institucionesh” në përputhje me natyrën dhe rolin e saj në programin e studimit.
- Institucioni, të marrë masa për harmonizimin e përmbajtjes së lëndëve të programit të studimit, me qëllim shmangien e mbivendosjes së tematikave dhe përsëritjes së përmbajtjeve mësimore në lëndë të ndryshme, si dhe për përgatitjen dhe ruajtjen e syllabuseve edhe në gjuhën angleze.
- Institucioni, të marrë masa për intensifikimin e bashkëpunimit të njësisë bazë përgjegjëse për programin e studimit me institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, me qëllim forcimin e komponentit praktik dhe integrimin më të plotë të praktikës profesionale në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi, me qëllim zgjerimin e mundësive për shkëmbime akademike ndërkombëtare, përfitimin e përvojave në mjedise të ndryshme mësimore dhe profesionale, si dhe nxitjen e angazhimit të tyre në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e kompetencave ndërdisiplinore, gjuhësore dhe profesionale.
- Institucioni, të hartojë dhe publikojë versionet në gjuhën angleze të syllabuseve të programit të studimit, me qëllim përmirësimin e aksesit të studentëve ndërkombëtarë në informacionin akademik dhe mbështetjen e procesit të ndërkombëtarizimit.
- Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës mësimore në programin e studimit, duke siguruar një balancim më të përshtatshëm të numrit të lëndëve dhe ngarkesës akademike ndërmjet viteve të studimit, veçanërisht në vitin e parë.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin e nenit 25 të Rregullores së programit të studimit, me qëllim harmonizimin e tij me nenin 60 të Rregullores së njësisë bazë, nenin 57 të Rregullores së njësisë kryesore dhe nenin 71 të Rregullores së institucionit, lidhur me procedurën e ankimit të vlerësimit.
- Institucioni, të zhvillojë mekanizma për mbledhjen, analizimin dhe përdorimin sistematik të të dhënave mbi cilësinë në dalje të studentëve të programit të studimit, duke i integruar ato me të dhënat mbi punësimin e të diplomuarve, me qëllim vlerësimin e vazhdueshëm të programit dhe forcimin e lidhjes së tij me tregun e punës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 74, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MULTIMEDIA DHE TELEVIZION DIXHITAL”, ME PROFILE “PËRPUNIM IMAZHI”, “PRODUKSION DHE POSTPRODUKSION”, “ANIMIM 3D”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”, me profile “Përpunim Imazhi”, “Produksion dhe Postproduksion”, “Animim 3D”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”, me profile “Përpunim Imazhi”, “Produksion dhe Postproduksion”, “Animim 3D”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 705, datë 19.10.2018
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 14.05.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur një rekomandim plotësisht, një kryesisht, një pjesërisht dhe një rekomandim nuk e ka përmbushur, të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Institucioni, nuk ka përmbushur rekomandimet e lëna nga Bordi i Akreditimit, në vendimin e akreditimit të parë të këtij programi studimi.
- Kurrikula dhe syllabuset e programit të studimit nuk janë përditësuar në mënyrë të mjaftueshme për të pasqyruar zhvillimet më të fundit teknologjike, ndërsa procesi i rishikimit dhe përditësimit të tyre nuk dokumentohet në mënyrë sistematike dhe nuk mbështetet plotësisht në konsultimin me industrinë dhe feedback-un e studentëve.
- Bashkëpunimi i programit të studimit me institucionet e medias, komunikimit audioviziv dhe industrive kreative është i kufizuar, ndërsa mungon monitorimi dhe raportimi sistematik i përfitimeve nga këto bashkëpunime, duke kufizuar lidhjen e studentëve me tregun e punës dhe mundësitë e tyre për zhvillim profesional.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e Praktikës Profesionale.
- Raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për programin e studimit nuk përmbajnë analiza të mjaftueshme krahasuese dhe interpretuese, duke kufizuar vlerësimin e plotë të ecurisë së programit dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
- Numri i ulët i studentëve të regjistruar në tre vitet e fundit në këtë program studimi ndikon në qëndrueshmërinë akademike dhe financiare, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”, me profile “Përpunim Imazhi”, “Produksion dhe Postproduksion”, “Animim 3D”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 18.06.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”, me profile “Përpunim Imazhi”, “Produksion dhe Postproduksion”, “Animim 3D”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin e akreditimit të parë të këtij programi studimi, duke dokumentuar masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të programit.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin periodik të kurrikulës dhe syllabuseve të këtij programi studimi, me qëllim pasqyrimin e zhvillimeve më të fundit teknologjike, duke siguruar që procesi i rishikimit të dokumentohet në mënyrë sistematike dhe të mbështetet në konsultimin me industrinë dhe feedback-un e studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të programit të studimit me institucionet e medias, komunikimit audioviziv dhe industrive kreative, duke siguruar monitorimin dhe raportimin sistematik të rezultateve dhe përfitimeve nga këto bashkëpunime, me qëllim forcimin e lidhjes së studentëve me tregun e punës dhe rritjen e mundësive të tyre për zhvillim profesional.
- Institucioni, të përfshijë praktikën profesionale në kurrikulën e programit të studimit, në funksion të plotësimit të formimit akademik me përvojë praktike, forcimit të lidhjes së programit me tregun e punës dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa që raportet e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të pasurohen me analiza krahasuese dhe interpretuese, me qëllim rritjen e thellësisë dhe gjithëpërfshirjes në vlerësimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim sigurimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, duke parashikuar një buxhet të dedikuar për botimet e personelit akademik dhe pasurimin e fondit të bibliotekës me literaturë bashkëkohore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 75, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE TË APLIKUARA”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 43, datë 04.02.2013
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 25, datë 14.05.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur një rekomandim kryesisht dhe pesë rekomandime nuk i ka përmbushur, të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Institucioni, nuk ka përmbushur asnjë nga rekomandimet e lëna nga Bordi i Akreditimit, në vendimin e akreditimit të parë të këtij programi studimi.
- Struktura e planit mësimor dhe e syllabuseve të programit të studimit nuk specifikon në mënyrë të qartë orët laboratorike në ngarkesën mësimore të disa lëndëve.
- Numri i orëve në auditor për kredit në këtë program studimi, është i ulët.
- Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Programi i studimit nuk i është nënshtruar një procesi periodik rishikimi që prej vitit 2018, duke kufizuar mundësitë për përditësimin e tij në përputhje me zhvillimet e fushës.
- Statistikat për studentët e diplomuar në këtë program studimi, nuk hartohen dhe nuk raportohen në nivel të programit të studimit, por vetëm në nivel të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 18.06.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin e akreditimit të parë të këtij programi studimi, duke dokumentuar masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të programit.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin dhe unifikimin e syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, duke siguruar strukturimin e temave javore, pasqyrimin e ngarkesës mësimore sipas leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe detyrave të kursit/projekteve, si dhe përcaktimin e kodit të çdo lënde në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin e planit mësimor, me qëllim rritjen e numrit të orëve në auditor për kredit dhe sigurimin e një shpërndarjeje më të balancuar të krediteve ndërmjet semestrave.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi me botime të viteve të fundit, duke parashikuar një buxhet të dedikuar për botimet e personelit akademik dhe pasurimin e fondit të bibliotekës me literaturë bashkëkohore dhe burime të reja në fushën e programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa që programi i studimit t’i nënshtrohet rishikimit periodik, në përputhje me procedurat e brendshme dhe zhvillimet e fushës së studimit, duke dokumentuar procesin dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e vazhdueshëm të tij.
- Institucioni, të marrë masa për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e statistikave për studentët e diplomuar dhe punësimin e tyre në nivel të këtij programi studimi, me qëllim monitorimin e efektivitetit të programit dhe mbështetjen e procesit të përmirësimit të vazhdueshëm të tij.
- Institucioni, të marrë masa që realizimi i praktikave profesionale dhe mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi të mbështeten në marrëveshje të posaçme bashkëpunimi, duke hartuar një procedurë të mirëpërcaktuar për organizimin dhe vlerësimin e praktikave profesionale, një syllabus për lëndën e Praktikës Profesionale të strukturuar sipas standardeve akademike, si dhe raporte periodike analitike mbi përfitimet e këtyre marrëveshjeve në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin dhe harmonizimin e rregullores së programit të studimit me rregulloren e njësisë bazë, rregulloren e njësisë kryesore dhe rregulloren e institucionit, me qëllim eliminimin e mospërputhjeve lidhur me tabelën e vlerësimit.
- Institucioni, të sigurojë respektimin e plotë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë angazhimin e personelit akademik me kohë të pjesshme në këtë program studimi, duke mbledhur dhe arkivuar në mënyrë të rregullt lejet e punëdhënësit.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e proceseve të monitorimit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë në nivel të programit të studimit, duke përgatitur raporte periodike mbi rezultatet e pyetësorëve dhe duke i vënë ato në dispozicion të personelit akademik dhe studentëve, duke përdorur në mënyrë sistematike instrumentet dhe treguesit e cilësisë, duke integruar gjetjet e vlerësimeve të brendshme, të jashtme dhe krahasuese, si dhe duke kryer analiza periodike të dokumentuara për monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të hartojë një procedurë transparente në lidhje me financimin e kërkimit shkencor, në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e realizimit të përmbylljes së detyrimeve finale nga studentët e këtij programi studimi përmes Punimit të Diplomës, duke marrë në konsideratë natyrën praktike dhe aplikative të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë në konsideratë vënien në funksion të një platforme për identifikimin e plagjiaturës në funksion të këtij programi studimi, si dhe përmirësimin e informimit të studentëve përmes publikimit në faqen zyrtare të internetit të informacionit dhe të të dhënave të përditësuara që lidhen me programin e studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 76, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET E PLANIFIKIMIT TË BURIMEVE TË NDËRMARRJES”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sistemet e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Sistemet e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 651, datë 11.10.2018
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 14.05.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Numri i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi ndikon negativisht në qëndrueshmërinë afatmesme dhe afatgjatë të tij.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Sistemet e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 18.06.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Sistemet e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim sigurimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së programit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së tij në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Institucioni, të marrë masa për formalizimin dhe standardizimin e procesit të organizimit, dokumentimit dhe vlerësimit të praktikave profesionale në funksion të këtij programi studimi, duke siguruar zbatimin e tyre në bashkëpunim me industrinë dhe monitorimin sistematik të realizimit të tyre.
- Institucioni, të shohë mundësinë e riemërtimit të programit të studimit, me qëllim përafrimin e tij me fushën e informatikës dhe pasqyrimin më të qartë të përmbajtjes dhe objektivave të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 77, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “GUIDË TURISTIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit me karakter profesional në “Guidë Turistike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Programi studimi me karakter profesional në “Guidë Turistike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 227, datë 19.07.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Turizmit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk është mbuluar të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Procesi i monitorimit dhe raportimit periodik mbi efektivitetin e marrëveshjeve të bashkëpunimit nuk mbështetet në një model të unifikuar raportimi, duke kufizuar analizën sistematike të përfitimeve të tyre në funksion të programit të studimit.
- Procesi i monitorimit dhe raportimit periodik mbi performancën e shërbimeve ndaj studentëve dhe punësimin e të diplomuarve nuk është plotësisht i standardizuar, duke munguar raportet periodike dhe analizat e unifikuara në funksion të vlerësimit dhe përmirësimit të programit të studimit.
- Procesi i dokumentimit të praktikave profesionale dhe administrimit të feedback-ut për studentët nuk është plotësisht i standardizuar, duke munguar një qasje e unifikuar për dokumentimin dhe administrimin e tyre në funksion të këtij programi studimi.
- Përdorimi i metodave digjitale dhe ndërvepruese në procesin e mësimdhënies nuk është i njëtrajtshëm në të gjitha njësitë akademike, duke evidentuar nevojën për trajnime të vazhdueshme të personelit akademik dhe për një zbatim më të unifikuar të platformave si Pitagora dhe EBSCO.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Guidë Turistike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programt të studimit me karakter profesional në “Guidë Turistike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për standardizimin e procesit të monitorimit dhe raportimit periodik mbi efektivitetin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke hartuar dhe zbatuar një model të unifikuar për përgatitjen e raporteve analitike mbi përfitimet e tyre në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për standardizimin e procesit të monitorimit dhe raportimit periodik mbi performancën e shërbimeve ndaj studentëve dhe punësimin e të diplomuarve, duke hartuar raporte periodike dhe analiza të unifikuara në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për standardizimin e procesit të dokumentimit të praktikave profesionale dhe administrimit të feedback-ut për studentët, duke hartuar dhe zbatuar modele të unifikuara për dokumentimin dhe administrimin e tyre në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për organizimin e trajnimeve të vazhdueshme për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi mbi përdorimin e metodave digjitale dhe ndërvepruese të mësimdhënies, si dhe për unifikimin e përdorimit të platformave Pitagora dhe EBSCO në mbështetje të procesit mësimor.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, duke plotësuar literaturën e munguar në disa lëndë dhe duke përfshirë burime bashkëkohore, përfshirë tituj nga bibliotekat online dhe bibliotekat ndërkombëtare me të cilat institucioni ka marrëveshje.
- Institucioni, të shqyrtojë mundësinë e publikimit të kritereve për vendet vakante të personelit akademik në njësinë bazë përgjegjëse për këtë program studimi, në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në kanalet e tjera zyrtare të komunikimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 78, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 445, datë 22.07.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit, Komunikimit dhe Formimit të Kompetencave
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Brezi i fundit i studentëve të regjistruar në këtë program studimi është viti akademik 2025-2026;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me rekomandime si më poshtë:
- Institucioni të rishikojë dhe përafrojë këtë program studimi në përputhje me aktet rregullatore dhe orientimet e miratuara nga ministria përgjegjëse për arsimin për përafrimin e programeve të studimit në fushën e mësuesisë.
- Institucioni të riorganizojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke siguruar një shpërndarje të përshtatshme të krediteve për secilën veprimtari formuese, një balancim të krediteve ndërmjet semestrave, harmonizimin e ngarkesës së orëve mësimore në auditor me orët e punës së pavarur të studentit, si dhe përputhshmërinë e plotë të planit mësimor me orarin mësimor për sa i përket numrit të orëve të planifikuara për secilën lëndë, në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2025-2026 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 79, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 410, datë 14.07.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit, Komunikimit dhe Formimit të Kompetencave
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Brezi i fundit i studentëve të regjistruar në këtë program studimi është viti akademik 2025-2026;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me rekomandime si më poshtë:
- Institucioni të rishikojë dhe përafrojë këtë program studimi në përputhje me aktet rregullatore dhe orientimet e miratuara nga ministria përgjegjëse për arsimin për përafrimin e programeve të studimit në fushën e mësuesisë.
- Institucioni të riorganizojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke siguruar një shpërndarje të përshtatshme të krediteve për secilën veprimtari formuese, një balancim të krediteve ndërmjet semestrave, harmonizimin e ngarkesës së orëve mësimore në auditor me orët e punës së pavarur të studentit, si dhe përputhshmërinë e plotë të planit mësimor me orarin mësimor për sa i përket numrit të orëve të planifikuara për secilën lëndë, në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2025-2026 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 80, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË”, ME PROFILE “INFORMATIKË BIZNESI”, “INXHINIERI INFORMATIKE”, “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë”, me profile “Informatikë Biznesi”, “Inxhinieri Informatike”, “Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë”, me profile “Informatikë Biznesi”, “Inxhinieri Informatike”, “Teknologji Informacioni”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 400, datë 12.07.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës së Biznesit dhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Literatura e përfshirë në një pjesë të konsiderueshme të syllabuseve të këtij programi studimi nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, ndërsa një pjesë e titujve të referuar nuk disponohen në fondin e bibliotekës së institucionit.
- Seminaret dhe orët laboratorike në funksion të këtij programi studimi zhvillohen me grupe deri në 35 dhe 25 studentë respektivisht, në kundërshtim me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, për programet e fushës së Inxhinierisë dhe Teknologjisë.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë”, me profile “Informatikë Biznesi”, “Inxhinieri Informatike”, “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë”, me profile “Informatikë Biznesi”, “Inxhinieri Informatike”, “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin dhe unifikimin e syllabuseve të këtij programi studimi, duke siguruar strukturimin e tyre në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi, si dhe për përditësimin e literaturës me botime të viteve të fundit dhe pasurimin e fondit të bibliotekës me titujt e referuar në syllabuset e lëndëve.
- Institucioni, të marrë masa për organizimin e seminareve dhe orëve laboratorike të këtij programi studimi në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi për programet e fushës së Inxhinierisë dhe Teknologjisë, duke respektuar numrin maksimal të studentëve për grup.
- Institucioni, të shohë mundësinë që studentët me arritje të larta akademike të këtij programi studimi, të përmbyllin detyrimet e diplomimit përmes temës së diplomës, në përputhje me profilin dhe natyrën praktike e aplikative të programit, si dhe të hartojë dhe publikojë në faqen zyrtare të institucionit një udhëzues për procesin e përgatitjes së saj, me qëllim garantimin e standardizimit, transparencës dhe orientimit të qartë të studentëve dhe personelit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 81, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TBU”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 458, datë 14.08.2023
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “TBU”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “TBU”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit nuk disponon kapacitetet e nevojshme akademike për të mbuluar në mënyrë të plotë realizimin e programit, për shkak të numrit të kufizuar të personelit akademik dhe mungesës së profilizimit të përshtatshëm, duke krijuar një varësi të konsiderueshme nga personeli akademik i njësive të tjera bazë, përbërëse të njësisë kryesore.
- Mungesa e angazhimit të personelit ndihmës akademik në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
- Plani mësimor dhe syllabuset e këtij programi studimi nuk pasqyrojnë orët laboratorike si formë të veçantë të mësimdhënies, duke krijuar mospërputhje ndërmjet dokumentacionit të programit dhe organizimit të procesit mësimor.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, të Kolegjit Universitar “TBU”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, të Kolegjit Universitar “TBU”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e kapaciteteve akademike të njësisë bazë përgjegjëse për këtë program studimi, duke rritur numrin e personelit akademik dhe duke siguruar profilizimin e tij në përputhje me fushën e programit, me qëllim uljen e varësisë së programit nga personeli akademik i njësive të tjera bazë, përbërëse të njësisë kryerore.
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin e personelit ndihmës akademik në funksion të realizimit të këtij programi studimi, në përputhje me nevojat e tij.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin e planit mësimor dhe syllabuseve të këtij programi studimi, duke pasqyruar orët laboratorike si formë të veçantë të mësimdhënies, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë ndërmjet dokumentacionit të programit dhe organizimit të procesit mësimor.
- Institucioni, të nxisë më tej përfshirjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në programet e mobilitetit, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve akademike, përmirësimin e praktikave mësimore dhe forcimin e ndërkombëtarizimit të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “TBU”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 82, datë 18.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI SOFTWARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TBU”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Software”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Software”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 457, datë 14.08.2023
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “TBU”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “TBU”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi për vitin akademik 2024-2025, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Software”, të Kolegjit Universitar “TBU”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 18.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Software”, të Kolegjit Universitar “TBU”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që biblioteka të jetë funksionale gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të veprimtarisë akademike në funksion të këtij programi studimi, me qëllim garantimin e aksesit të studentëve në literaturën fizike dhe shfrytëzimin e ambienteve të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “TBU”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 83, datë 19.06.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SIGURIA E INFORMACIONIT”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 437, datë 12.11.2015
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Plani mësimor i këtij programi studimi nuk pasqyron në mënyrë të veçantë veprimtaritë mësimore të tipit seminar dhe laborator, ndërsa komponenti praktik/laboratorik dhe kërkimor rezulton i kufizuar vetëm në disa prej lëndëve karakterizuese të programit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 18.06.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 19.06.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përditësojë e pasurojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e komponentit praktik/laboratorik dhe kërkimor të këtij programi studimi, duke parashikuar dhe pasqyruar në mënyrë të qartë orët laboratorike në planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve karakterizuese, si dhe duke evidentuar qartë veprimtaritë mësimore të tipit seminar dhe laborator.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi, duke përfshirë ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues të tregut të punës në proceset e sigurimit të cilësisë, si dhe duke përmirësuar përmbajtjen e raporteve të vlerësimit, në mënyrë që ato të pasqyrojnë rezultatet e vlerësimit, masat e ndërmarra për adresimin e mangësive dhe praktikat më të mira të identifikuara në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe angazhimin e studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 84, datë 19.06.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 176, datë 26.04.2012
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 5674/1 Prot., datë 19.09.2025
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 147 datë 24.11.2023
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur tre rekomandime plotësisht, dy rekomandime kryesisht dhe një rekomandim nuk e ka përmbushur, të lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Institucioni, nuk ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga Bordi i Akreditimit, në vendimin e akreditimit të mëparshëm periodik të këtij programi studimi.
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kufijtë e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Analiza e tregut të punës në funksion të këtij programi studimi nuk mbështetet në të dhëna të mjaftueshme dhe të dokumentuara mbi konkurrueshmërinë e të diplomuarve, duke kufizuar vlerësimin e përputhshmërisë së programit me nevojat e tregut të punës.
- Numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi është i ulët dhe paraqet një tendencë të vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, çka ndikon negativisht në qëndrueshmërinë afatmesme dhe afatgjatë të programit, si dhe në cilësinë e tij.
- Marrëveshjet e bashkëpunimit me bizneset në funksion të këtij programi studimi janë të kufizuara, çka ndikon në organizimin, zhvillimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të praktikave profesionale, duke kufizuar mundësitë e studentëve për përfitimin e përvojës praktike në përputhje me objektivat e programit të studimit.
- Pjesëmarrja e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi në veprimtari kërkimore-shkencore është e ulët, duke kufizuar zhvillimin e komponentit kërkimor në funksion të programit të studimit.
- Procesi i monitorimit dhe vlerësimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi nuk mbështetet në raporte mjaftueshëm të detajuara, ndërsa rekomandimet e evidentuara nuk janë mjaftueshëm specifike dhe nuk shoqërohen me një mekanizëm të dokumentuar për ndjekjen e zbatimit të tyre.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 18.06.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 84, datë 19.06.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa të menjëhershme për përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin e akreditimit të mëparshëm periodik të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me kufijtë e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për kryerjen dhe dokumentimin periodik të analizës së tregut të punës në funksion të këtij programi studimi, duke e mbështetur atë në të dhëna konkrete mbi konkurrueshmërinë dhe punësimin e të diplomuarve, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të programit dhe përshtatjen e tij me nevojat e tregut të punës.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, përmes forcimit të promovimit të tij dhe rritjes së atraktivitetit në raport me nevojat e tregut të punës, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë afatmesme dhe afatgjatë të programit.
- Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me bizneset në funksion të këtij programi studimi, me qëllim forcimin e organizimit, zhvillimit dhe monitorimit të vazhdueshëm të praktikave profesionale, si dhe rritjen e mundësive të studentëve për përfitimin e përvojës praktike në përputhje me objektivat e programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e pjesëmarrjes së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi në veprimtari kërkimore-shkencore, me qëllim forcimin e komponentit kërkimor në funksion të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për forcimin e procesit të monitorimit dhe vlerësimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi, duke përfshirë ekspertë të jashtëm në Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, duke hartuar raporte më të detajuara me rekomandime konkrete, si dhe duke siguruar një mekanizëm të dokumentuar për monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të tyre.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 85, datë 19.06.2026
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E BORDIT TË AKREDITMIT NR. 162, DATË 12.12.2025 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS””
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 dhe “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026:
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 123/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 162, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Fizioterapi””;
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 123/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 162, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Fizioterapi””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 162 datë 12.12.2025 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Western Balkans”;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Grupi ad hoc gjatë shqyrtimit të shkresës së Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 123/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 162, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Fizioterapi””, ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi sa mësipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e gërmës “e” pika 1, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 162, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “ Numër i limituar i personelit akademik me kohë të plotë, me tituj e grada, në funksion të këtij programi studimi”.
- Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 162, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vitesh”.
- Ndryshimin e pikës 3 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 162, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11.12.2028”.
- Shfuqizimin e rekomandimit numër 5, të shtojcës bashkëlidhur vendimit Nr. 162, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 86, datë 19.06.2026
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E BORDIT TË AKREDITMIT NR. 163, DATË 12.12.2025 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS””
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 dhe “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026:
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 124/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 163, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Infermieri””;
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 124/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 163, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Infermieri””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 163 datë 12.12.2025 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Infermieri”, të Universitetit “Western Balkans””;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Grupi ad hoc gjatë shqyrtimit të shkresës së Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 124/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 163, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Infermieri””, ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi sa mësipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Shfuqizimin e gërmës “e” pika 6, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 163, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 163, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vitesh”.
- Ndryshimin e pikës 3 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 163, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11.12.2028”.
- Shfuqizimin e rekomandimeve numër 4 dhe 6, të shtojcës bashkëlidhur vendimit Nr. 163, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 87, datë 19.06.2026
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E BORDIT TË AKREDITMIT NR. 165, DATË 12.12.2025 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIK LABORATORI”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS””
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 dhe “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026:
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 122/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 165, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknik Laboratori””;
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 122/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 165, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknik Laboratori””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 165 datë 12.12.2025 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Teknik Laboratori”, të Universitetit “Western Balkans””;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Grupi ad hoc gjatë shqyrtimit të shkresës së Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 122/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 165, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknik Laboratori””, ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi së mësipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Shfuqizimin e gërmës “e” pika 4, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 165, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 165, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vitesh”.
- Ndryshimin e pikës 3 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 165, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11.12.2028”.
- Shfuqizimin e rekomandimeve numër 4 dhe 6, të shtojcës bashkëlidhur vendimit Nr. 165, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 88, datë 19.06.2026
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E BORDIT TË AKREDITMIT NR. 166, DATË 12.12.2025 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOTEKNOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS””
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 dhe “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026:
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 121/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 166, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Bioteknologji””;
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 121/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 166, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Bioteknologji””;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 166 datë 12.12.2025 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Bioteknologji”, të Universitetit “Western Balkans””;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Grupi ad hoc gjatë shqyrtimit të shkresës së Universitetit “Western Balkans”, me Nr. 121/1 Prot., datë 09.02.2026, me lëndë “Ankesë kundër Vendimit nr. 166, datë 12.12.2025, të Bordit të Akreditimit, lidhur me akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Bioteknologji””, ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi sa mësipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e gërmës “e”, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:”.
- Ndryshimin e gërmës “e” pika 1, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “ Institucioni, nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna në pikën tre të Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 421, datë 14.07.2022 “Për hapjen e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Bioteknologji”.....””
- Shfuqizimin e gërmës “e” pikave 2 dhe 6, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vitesh”.
- Ndryshimin e pikës 3 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11.12.2029”.
- Shfuqizimin e rekomandimit numër 5, të shtojcës bashkëlidhur vendimit Nr. 166, datë 12.12.2025 të Bordit të Akreditimit.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 89, datë 19.06.2026
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E BORDIT TË AKREDITIMIT NR. 27, DATË 26.02.2026 “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “IMAZHERI DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 dhe “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.06.2026:
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit Europian të Tiranës, me Nr. 278 Prot., datë 08.04.2026, me lëndë “Kërkesë për rishikimin e Vendimimt të Bordit Nr. 27, datë 26.02.2026”;
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës Nr. 278 Prot., datë 08.04.2026, me lëndë “Kërkesë për rishikimin e Vendimimt të Bordit Nr. 27, datë 26.02.2026”;
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 27 datë 26.02.2026 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës”;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Grupi ad hoc gjatë shqyrtimit të shkresës së Universitetit Europian të Tiranës, me Nr. 278 Prot., datë 08.04.2026, me lëndë “Kërkesë për rishikimin e Vendimimt të Bordit Nr. 27, datë 26.02.2026”, ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi sa mësipër, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Shfuqizimin e gërmës “g” pika 6, të rubrikës “konstaton se”, të vendimit Nr. 27, datë 26.02.2026 të Bordit të Akreditimit.
- Ndryshimin e pikës 1 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 27, datë 26.02.2026 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës””.
- Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “VENDOSI” të vendimit Nr. 27, datë 26.02.2026 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti”.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 18.06.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 89, datë 19.06.2026, “Për
disa ndryshime në Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 26.02.2026 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës””, janë si vijon:
- Institucioni, të rishpërndajë në mënyrë të balancuar ngarkesën mësimore dhe kreditet në këtë program studimi, me qëllim shmangien e mbingarkesës së personelit akademik në lëndët profesionale dhe garantimin e cilësisë së programit të studimit.
- Institucioni, të marrë menjëherë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit dhe forcimin e kapaciteteve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, përmes rekrutimeve të reja, me qëllim garantimin e realizimit cilësor dhe të qëndrueshëm të programit të studimit.
- Institucioni, të marrë menjëherë masa për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra spitalore, me qëllim garantimin e zhvillimit të praktikës profesionale në fushën e Radioterapisë në kuadër të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një plan mbështetës dhe stimulues për rritjen e aktivitetit kërkimor-shkencor të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale në fushën e Radioterapisë edhe për studentët e diplomuar në vitin akademik të mëparshëm, të cilët nuk e kanë zhvilluar këtë praktikë gjatë ndjekjes së programit të studimit.
- Institucioni, të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të organizimit dhe emërtimit të këtij programi studimi, duke vlerësuar ndarjen e profileve të Imazherisë dhe Radioterapisë, me qëllim pasqyrimin më të qartë të përmbajtjes dhe objektivave të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.