Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 19 Nëntor 2021

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 44, datë 19.11.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 124, datë 17.02.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
    2. Mungesa e një plani të detajuar për trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, por njëkohësisht edhe për të mbështetur stafin akademik për të kryer studime shkencore cilësore.
    3. Disa nga strukturat e insitucionit si: Komisioni i Përhershëm i Sigurimit të Brenshëm të Cilësisë; Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, janë formale dhe nuk janë plotësisht funksionale sipas kërkesave ligjore në fuqi.
    4. Numri i ulët në bibliotekë i literaturës së detyruar në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorEkonomiks”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca:

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 19.11.2021,  “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
  1. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, por njëkohësisht edhe për të mbështetur stafin akademik për të kryer studime shkencore cilësore.
  1. Institucioni, të marrë masa që strukturat e tij, si Komisioni i Përhershëm i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të vihen në funksion të këtij programi studimi, të formalizohen dhe të funksionojnë sipas standardeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. 
  1. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës së detyrueshme në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja, mbeshtetur në kërkesat e njësive bazë, por edhe të pasurohen literaturat me artikuj shkencore të kohëve të fundit nga revistat më të mira shkencore në Ekonomiks si, Quarterly Journal of Economics, American Economic Review, Journal of Political Economy, Review of Economic Studies, Eco, Review of Economics and Statistics, Journal of Public Economics, Journal of Labour Economics, Economic Journal, Journal of European Economics Association, American Economic Journal.
  2. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e funksionimit të zyrës së Keshillimit të Karrierës dhe te intensifikohen perpjekjet e saj për të krijuar rrjetëzimin e nevojshëm me aktorët lokale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 45, datë 19.11.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARKETING”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marketing”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Marketing”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 270, datë 10.06.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e objektivave specifike dhe të qarta të programit të studimit Bachelor në Marketing.
    2. Ofrimi i lëndëve të ngjashme të formimit karakterizues, që cënon garantimin e dijeve dhe kompetencave aktuale të programit të studimit.
    3. Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e programit të studimit.
    4. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, ndikon në uljen e cilësisë së programit të studimit.
    5. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
    6. Zyra e Këshillimit të Karrierës, nuk angazhohet plotësisht në ndihmë të këtij programi studimi, sipas kërkesave ligjore në fuqi.
    7. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me biznesin në funksion të rritjes së aftësive praktike të studentëve dhe arritjen e qëllimeve të programit të studimit.
    8. Mungesa e literaturës bashkëkohore në bibliotekë dhe e aksesit në revistat shkencore online, si dhe mungesa e ngrohjes dhe e pajisjeve didaktike dixhitale si kompjuter e projektorë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorMarketing”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 19.11.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Marketing””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë objektivat e programit të studimit Bachelor në Marketing, në drejtim të formulimit të objektivave specifike dhe të qarta.
  2. Institucioni, të rishikojë lëndët e formimit karakterizues duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes të lëndëve Marketing Dixhital, Komunikimi i Integruar në Marketing, Inovacion. Gjithashtu, në vend të përsëritjes të lëndëve karakterizuese Strategji Marketing dhe Marketing Strategjik, të shikohet mundësia e integrimit të njërës lëndë në Planifikim Marketing me aplikim praktik në biznese.
  3. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, praktikën profesionale.
  4. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, për ti dhënë mundësinë këtij të fundit të angazhohet më shumë në projekte dhe aktivitete të tjera kërkimore shkencore.
  5. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa që zyra e Këshillimit të Karrierës, të vihet në funksion të këtij programi studimi, të formalizohet dhe të funksionojë sipas standardeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. 
  7. Institucioni, të rrisë bashkëpunimin me organizatat e biznesit me qëllim aftësimin praktik të studentëve dhe arritjen e objektivave të programit të studimit.
  8. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në këtë program studimi duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit, si dhe të mundësojë aksesin në revfista shkencore online për studentët dhe stafin e programit të studimit.
  9. Institucioni, të përmirësojë kushtet infrastrukturore në funksion të realizimit të këtij programi studimi si dhe të sigurojë mjetet e nevojshme didaktike dixhitale, si kompjuter e projektor.
  10. Institucioni, të shikojë mundësinë e përmirësimit të metodave të vlerësimit të dijeve (provimeve), duke i zhvilluar ato në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 46, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Kontabilitet”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 270, datë 10.06.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit e praktikës profesionale.
    2. Mungesa e diversifikimit të mekanizmave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në Statutin e institucionit.
    3. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, lokal dhe rajonal ku të përcaktohen nevojat specifike për specialistë të fushës së kontabilitetit.
    4. Ndarja jo e qartë e detyrave dhe përgjegjësive mes strukturave/njësive të krijuara rishtazi në institucion dhe raportim jo fort i formalizuar dhe harmonizuar mes këtyre strukturave/ njësive.
    5. Mungesa e analizave financiare për këtë program studimi dhe mospërcaktimi i qartë i kostos për student.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorKontabilitet”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 19.11.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Kontabilitet””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, praktikën profesionale.
  2. Institucioni, të përdorë metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për vlerësimin e herëpashershëm të cilësisë së programit të studimit, realizimin e mbarëvajtjen e tij, siç janë intervistat apo sondazhet me studentët; vëzhgimet në auditor nga kolegë apo të ftuar të tjerë; ftesa nga akademikë të njohur jashtë institucionit për të vlerësuar cilësinë e programit të studimit etj.
  3. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës ku të identifikojë nevojat e tregut të punës për studentët që diplomohen në këtë program studimi si dhe kërkesat për këtë program studimi në nivel rajonal, në përgjigje të ndryshimeve demografike dhe uljes së numrit të studetëve në vitet e fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa që, strukturat e reja si Drejtoria e Edukimit, Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të përforcohen dhe mbështeten edhe më shumë me burime për të kryer të gjitha funksionet e nevojshme në shërbim të studentëve dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, dhe cilësinë e kurrikulës dhe syllabuseve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të kryejë analiza financiare më të plota për këtë program studimi, ku të evidentohet qartë kostoja mesatare për student.
  6. Institucioni, të unifikojë formatet e syllabuseve të këtij programi studimit dhe të përditësojë ato me vitin e botimit të literaturës së detyrueshme dhe ndihmëse, duke u fokusuar jo vetëm tek tekstet mësimore, por duke përfshirë edhe artikuj shkencorë të botuar në revistat më të mira botërore në këtë fushë.
  7. Institucioni, të hartojë plane të detajuara për trajnimin e vazhdueshem të stafit akademik në mësimdhënie dhe ti mbështesë ata në kryerjen e studimeve shkencore cilësore në fushën e tyre.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi, lëndën “Auditim”, për të bërë të mundur plotësimin e spektrit të objektivave të vendosura në programin e studimit.
  9. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit si një program i përbashkët Bachelor në Finance-Kontabilitet me mundësi specializimi në dy profile në vitin e tretë të studimeve, në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare të këtyre programeve të studimit, kjo edhe për faktin e uljes së numrit të studentëve në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 47, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM TURIZMI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Turizmi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 121, 105, datë 28. 02. 1994, riorganizuar me shkresë të Këshillit të Fakultetit Nr. 22. 07. 2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor e moduleve që lidhen me thellimin e njohurive në aspektin praktik të menaxhimit të aktiviteteve të turizmit, sidomos atij lokal, që do të plotësonin nevojat e kohës në zhvillimin e turizmit.
    2. Mungesa e bashkëpunimeve alternative për krijimin e lidhjeve më efektive me sipërmarrësit e fushës së turizmit dhe vendimmarrësit lokalë, për punësimin e studentëve të programit si dhe për sigurimin e feedback-ut të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit, sipas kërkesave bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
    3. Mungesa e diversifikimit të mekanizmave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në Statutin e institucionit.
    4. Mungesa e zhvillimit të provimeve në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.
    5. Kushtet infrastrukturore fizike dhe të teknologjisë në shërbim të mësimdhënies në auditore nuk janë të përshtatshëm.
    6. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Menaxhim Turizmi, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 19.11.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor module që lidhen me thellimin e njohurive në aspektin praktik të menaxhimit të aktiviteteve të turizmit, sidomos atij lokal, që do të plotësonin nevojat e kohës në zhvillimin e turizmit.
  2. Institucioni, të rrisë bashkëpunimet alternative për krijimin e lidhjeve më efektive me sipërmarrësit e fushës së turizmit dhe vendimmarrësit lokalë, për punësimin e studentëve të programit si dhe për sigurimin e feedback-ut të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit, sipas kërkesave bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  3. Institucioni, të diversifikojë mekanizmat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në Statutin e tij.
  4. Institucioni, të mundësojë zhvillimin e provimeve në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.
  5. Institucioni, të përmirësojë kushtet infrastrukturore fizike dhe didaktike, në auditore, në shërbim të mësimdhënies.
  6. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në këtë program studimi duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit.
  7. Institucioni, të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të njihen me kriteret e vleresimit të provimit e të zhvillimit të programit, që në fillim të zhvillimit të lëndëve të këtij programi studimi.
  8. Institucioni, brenda hapësirave ligjore dhe nënligjore, në vitet e ardhshme të shohë mundësinë e zëvendësimit/ndryshimit në kurrikulën e programit të studimit të 2 deri 3 lëndëve (të përmendura në raport).
  9. Institucioni, të nxisë stafin dhe studentët drejt publikimit të studimeve/punimeve me fokus zhvillimin e turizmit në rajon.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 48, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “HISTORI GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Histori Gjeografi”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Histori Gjeografi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 270, datë 10.06.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës, në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit, interesit kombëtar dhe trendet globale të zhvillimit.
    2. Mungesa e teksteve bazë për këtë program studimi si dhe e literaturës bashkëkohore, në bibliotekë.
    3. Përfshirje minimale e stafit akademik të këtij programi studimi, në projekte shkencore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe numër relativisht i vogël i publikimeve shkencore, të botuara në revista ndërkombëtare të indeksuara.
    4. Mungesa e një laboratori IT me GIS software, për krijimin e hartave digjitale.
    5. Mungesa e diversifikimit të mekanizmave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në Statutin e institucionit

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Histori Gjeografi, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 19.11.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Histori Gjeografi””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të kryejë një studim të tregut të punës për të kuptuar kërkesat e kohës, trendet dhe perspektivën e punësimit që ka lidhje me këtë program studimi si dhe të reflektohen gjetjet e këtij studimi në programin e studimit.
  2. Institucioni, të pasurojë bibliotekën e institucionit, duke siguruar kopje të teksteve bazë dhe të literaturës bashkëkohore, për këtë program studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së stafit akademik të këtij programi studimi në projekte shkencore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe rritjen e publikimeve shkencore, të botuara në revista ndërkombëtare të indeksuara.
  4. Institucioni, të marrë masa për krijimin e një laboratori IT, me GIS software, për hartografinë digjitale.
  5. Institucioni, të diversifikojë mekanizmat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, duke ngritur komisionin e përhershëm të sigurimit të cilësisë, sikurse parashikohet në në Statutin e tij.
  6. Institutioni, të rrisë promocionin për këtë program studimi nëpërmjet një fushate informuese dhe sensibilizuese për afrimin e studentëve. Të azhornohet gradualisht programi i studimit “Histori-Gjeografi” në drejtim të kurrikulave me tendencën e përgatitjes së specialistëve që kërkon tregu i punës si dhe të realizohet ekuivalentimi ose përafrimi i programit mësimor me programe të ngjashme të huaja.
  7. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik.
  8. Institucioni, të pasurojë / përditësojë faqen e tij të internetit, me informacion të detajuar për këtë program studimi, duke përfshirë syllabuset, në gjuhën shqipe dhe atë angleze, në mënyrë që studentët apo kandidatët për studentë të informohen edhe në distancë.
  9. Institucioni, të nënshkruaj një marrëveshje me AADF (Fondin Shqiptar Amerikan të Zhvillimit) për të bërë të mundur implementimin e Clean Score për provimet, e cila do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e sistemit të sigurimit të cilësisë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 49, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 643/1, datë 17.2.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në programin e studimit, e disiplinave të cilat i pajisin studentët me dije dhe kompetenca nga fusha e Shkencave të Natyrës.
    2. Mungesa në rregulloren e programit të studimit, e objektivat për formimin e studentëve si dhe e dijeve, aftësive dhe kompetencave profesionale që studentët duhet të fitojnë në përfundim të programit të studimit.
    3. Mungesa e instrumenteve të qarta për gjurmimin e studentëve pas diplomimit si dhe mbledhja dhe përpunimi i të dhënave për cilësinë e punësimit të studentëve të këtij programi studimit.
    4. Mungesa e një plani të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Mësuesi për Arsimin Parashkollor, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 19.11.2021,“Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucion, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim integrimin e lëndës “Njohuri bazë për Shkencat e Natyrës”, ku te parashikohen gjithashtu dhe orët laboratorike, te cilat të kenë një peshë të përcaktuar qartë në përmbajtjen e programit të lëndës.
  2. Institucioni, të përfshijë në rregulloren e programit të studimit, objektivat, dijet, aftësitë, si edhe kompetencat profesionale që fitohen nga studentët pas përfundimit me sukses të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të hartojë mekanizma të qarta për gjurmimin e studentëve pas diplomimit si dhe për mbledhjen dhe përpunim e të dhënave për cilësinë e punësimit të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të përshtasë në planin mësimor të ktij programi studimi, shpërndarjen e orëve mësimore të studentit, sipas legjislacionit në fuqi.
  6. Institucioni, të hartojë udhëzues / manual, që do të shërbejnë si udhërrëfyes për studentët për zhvillimin e temave të diplomës.
  7. Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve të këtij programi studimi, ku të evidentohen masat e duhura që institucioni duhet të marrë në drejtim të përmirësimit të këtyre treguesve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 50, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI AGRONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 273 datë 20.07.2015
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agronomisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i ulët i stafit akademik efektiv në këtë program studimi, që çon në ngarkesë të lartë të orevë të mësimit për stafin akademik aktual.
    2. Mungesa e një plani të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të këtij programi studimi.
    3. Nivel i ulët i aktivitetit kërkimor shkencor nga stafi akademik i këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorInxhinieri Agronomike”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 19.11.2021,“Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Agronomike””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf akademik efektiv, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të stafi akademik ekzistues.
  2. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për stafin akademik të këtij programi studimi, në funksion të thellimit të aktivitetit të tij kërkimor shkencor dhe paralelisht me të, nxitjen dhe promovimin e publikimeve në revista shkencore të indeksuara.
  4. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi dhe të hartojë një plan të detajuar për rritjen e atraktivitetit në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të rishikojë programin e studimit në funksion të zgjatjes së periudhës së praktikës profesionale nga 3 në 5 javë dhe peshës së saj nga 3 në 5 ECTS.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 51, datë 19.11.2021

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.11.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Kontabilitet”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 142, datë 04.08.1998
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kapacitete të pamjaftueshme laboratorike dhe mungesë e programeve profesionale të teknologjisë së informacionit me karakter aplikativ.
    2. Mungesa e veprimeve konkrete apo planeve të miratuara për digjitalizimin e bibliotekës.
    3. Mungesa e stafit në Njësinë e Auditimit të Brendshëm të institucionit, sjell ndër të tjera edhe mungesën e analizës së kostove për student për këtë program studimi, ndërkohë që evidentohet një rritje me 50% e kostove mesatare për student në vitet e fundit.
    4. Mungesa e përfshirjes së studentëve nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në përgatitjen dhe organizimin e pyetësorit të studentëve për vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies për lëndët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorFinancë-Kontabilitet”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 19.11.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të krijojë kushtet e nevojshme për trajtimin e njohurive aplikative për lëndët e këtij programi studimi në laboratorë të pajisur me programe profesionale sipas natyrës specifike të disa prej lëndëve të planit mësimor të këtij programi studimi, si për shembull, Alpha, Alpha Business, Financa 5, SPSS, etj.
  2. Institucioni, të marrë masa për digjitalizimin e bibliotekës, e cila do të mundësojë një përqasje moderne dhe akses online të studentëve dhe pedagogëve në literaturën bashkëkohore.
  3. Institucioni, të marrë masa për plotësimin me staf të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, në zbatim të nenit 116 të Ligjit Nr. 80/2015 për “Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” me qëllim që kjo njësi të jetë funksionale dhe ndër të tjera të mundësojë kryerjen e analizës së kostove për student në këtë program studimi.
  4. Institucioni, nëpërmjet Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të përfshijë studentët dhe të marrë opinionin e tyre në organizimin e pyetësorit për vlërësimin e cilësisë së mësimdhënies, për çdo semestër para fillimit të sezonit të provimeve. Gjithashtu, të kërkojë nga njësia bazë evidenca që reflektojnë ndjekjen e plotësimit të rekomandimeve të dhëna nga raportet e posaçme për sigurimin e cilësisë së programeve të studimit në kuadër të strukturave të sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë.
  5. Institucioni, të hartojë një strategji për nxitjen e stafit akademik në përfshirjen e tyre në projekte ndërkombëtare për kërkim- zhvillim, në mënyrë që arritjet e tyre të kthehen në një qasje të natyrshme të rritjes së performancës aplikative me përfitim për studentët e këtij programi dhe gjithë komunitetin që mbulon Qarku i Korçës.
  6. Institucioni, të përshtasë numrin e krediteve të këtij programi studimi me ngarkesën e sugjeruar sipas akteve ligjore në fuqi, me qëllim shmangien e mbingarkesës për studentët dhe stafin akademik.
  7. Institucioni, të përfshijë studentët, Alumni-t dhe studimet e tregut në vlerësimin dhe përmirësimin e këtij programi studimi.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e qartësimit të statutit për krijimin e Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë në nivel institucioni me anëtarë me mandat dhe raportim në Senatin Akademik. Ngritja e këtij komisioni do të shërbejë për nxitjen, promovimin dhe monitorimin e aktiviteteve të sigurimit të cilësisë në institucion si edhe strukturat përgjegjëse për sigurimin e cilësisë për këtë program studimi.