Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 19 Shkurt 2021

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 13, datë 19.02.2021 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”,  ME PROFIL: “ADMINISTRIM FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Financiar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Financiar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7241/1, datë 31.08.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa nga lëndët që përbëjnë kurrikulën e këtij programi studimi nuk janë në përputhje me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional.
    2. Angazhim i ulët i stafit akademik të departamentit të Administrimit Publik, në veprimtaritë kërkimore dhe shkencore.
    3. Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
    4. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ka mungesë të burimeve njerëzore dhe pavarësisë, në realizimin e funksioneve të saj.
    5. Mungesa e studimit të tregut të punës, për të analizuar punësimin e studentëve dhe për të përmirësuar programin e studimit.
    6. Infrastruktura e sistemeve informatike, në funksion të këtij programi studimi, nuk është e mjaftueshme dhe nuk mbulon sa duhet nevojat e studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional“Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Financiar”, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Financiar””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë disa nga lëndët e këtij programi studimi me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë Master Profesional, duke përfshirë më tepër lëndë të profilit Administrim Financiar, për t’i ardhur më në ndihmë formimit profesional të studentëve në këtë fushë specifike dhe për të lehtësuar punësimin e tyre.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen për stafit akademik të departamentit të Administrimit Publik, në kuadër të veprimtarive kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të marrë masa për përdorimin e sistemeve të brendshme të menaxhimit të informacionit, për komunikim, shpërndarje informacioni etj.
  4. Institucioni, të marrë masa për rritjen e burimeve njerëzore të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të përfshijë përfaqësues të studentëvë dhe të garantojë pavarësinë e saj, në realizimin e funksioneve, sikurse është parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të analizojë nevojat reale të tregut të punës, duke u krahasuar me programe të ngjashme profesionale në tregun lokal dhe në tregje gjeografikisht afër me shtetin tonë, me qëllim punësimin e studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën e sistemeve informatike në funksion të këtij programi studimi, me qëllim mbulimin e plotë të nevojave të studentëve për realizimin me sukses të programit të studimit.
  7. Institucioni, të ndërmarrë iniciativa për reklamimin e këtij programi studimi, në mënyrë që të rrisë numrin e studentëve të ardhshëm në këtë program.
  8. Institucioni, të hartojë raport të veçantë për përmirësimin e parregullsive të vërrejtura në raportin e auditimit si dhe të hartojë një raport të mirëfilltë për këtë program.
  9. Institucioni, të rrisë numrin e botimeve në gjuhen shqipe dhe atë angleze, në funksion të këtij programi studmi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 14, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “BANKË-FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Bankë-Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Bankë-Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Lëndët që përbëjnë kurrikulën e këtij programi studimi nuk janë në përputhje me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional.
    2. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
    3. Mungesa e studimit të tregut të punës, për të analizuar punësimin e studentëve dhe për të përmirësuar programin e studimit.
    4. Bashkëpunim i dobët me bizneset apo punëdhënësit e fushës, për të kuptuar kërkesat dhe nevojat e tyre, mundësitë e punësimit të studentëve, realizimin e praktikave profesionale etj.
    5. Mungesa e trajnimeve në kuadër të përmirësimit të procesit të mësimdhënies apo përmirësimin e kompetencave didaktike për stafin akademik me kohe të plotë dhe me kohë të pjesshme, të këtij programi studimi.
    6. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ka mungesë të burimeve njerëzore dhe pavarësisë, në realizimin e funksioneve të saj.
    7. Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
    8. Infrastruktura fizike në funksion të këtij programi studimi, nuk është e mjaftueshme dhe nuk mbulon sa duhet nevojat e studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master ProfesionalBankë-Financë”, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Bankë-Financë””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë lëndët e këtij programi studimi me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë Master Profesional, duke përfshirë më tepër lëndë të profilit të Bankë-Financë për t’i ardhur më në ndihmë formimit profesional të studentëve në këtë fushë specifike dhe për të lehtësuar punësimin e tyre.
  2. Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
  3. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të analizojë nevojat reale të tregut të punës, duke u krahasuar me programe të ngjashme profesionale në tregun lokal dhe në tregje gjeografikisht afër me shtetin tonë, me qëllim punësimin e studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rrisë dhe të institucionalizojë marrëdhëniet me biznesin, me qëllim ofrimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi për studentët e këtij programi studimi, duke përmbushur edhe objektivat e programit.
  5. Institucioni, të mbështesë me anë të trajnimeve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik të këtij programi studimi në përmirësimin e mësimdhënies dhe kompetencave didaktike.
  6. Institucioni, të marrë masa për rritjen e burimeve njerëzore të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe të garantojë pavarësinë e saj, në realizimin e funksioneve sikurse është parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  7. Institucioni, të marrë masa për përdorimit e sistemeve të brendshme të menaxhimit të informacionit, për komunikim, shpërndarje informacioni etj.
  8. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën fizike në funksion të këtij programi studimi, me qëllim mbulimin e plotë të nevojave të studentëve për realizimin me sukses të programit të studimit.
  9. Institucioni, të pasurojë fondin e bibliotekës, në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaj në mënyrë të vazhdueshme, duke synuar reflektimin e ndryshimeve cilësore të programit të studimit si edhe përditësimin me zhvillimet më të fundit të literaturës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 15, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “KOMUNIKIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Komunikim Publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Komunikim Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.652, datë 11.10.2018.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ndarja në mënyrë jo të barabartë e ngarkesës mësimore të programit të studimit, midis dy semestrave.
    2. Literatura në gjuhën shqipe, në fushën e komunikimit masiv dhe komunikimit publik në funksion të këtij programi studimi, nuk është e mjaftueshme.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master ProfesionalKomunikim Publik”, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Komunikim Publik””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të balancojë më mirë ngarkesën mësimore të programit të studimit, midis semestrave.
  2. Institucioni, në funksion të këtij programi studimi, të përditësojë dhe pasurojë bibliotekën me literaturë në fushën e komunikimit, sepcifikisht në fushën e komunikimit publik.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen dhe rolin e njësisë kryesore, për trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij të internetit, raportet dhe analizat e anketimeve të studentëve.
  5. Institucioni, të përfshirjë studentët e këtij programi studimi, në projekte që ndihmojnë përmirësimin e imazhit të vetë institucionit. Studentët e programit Master Profesional në Komunikim Publik, për nga vetë profili i studimit dhe formimi që marrin mund të japin një kontribut të rëndësishëm.
  6. Institucioni, të rrisë, roli e zyrës së Këshillimit të Karrierës për studentët e këtij programi studimi, duke angazhuar një këshillues karriere në departament, i cili mund të lehtësojë procesin e integrimit të studentëve në tregun e punës dhe lidhjen e tij me aktorë të ndryshëm të biznesit dhe institucioneve publike e private.
  7. Institucioni, të heqë parakushtet për fillimin e punës për përgatitjen e tezës se diplomës dhe të lëndës së praktikës profesionale, për studentët e këtij progami studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 16, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”,  ME PROFIL: “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politika dhe Administrim”,  me profil: “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7241/1, datë 31.08.2018.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e regjistrave fizik për regjistrimin e gjeneraliteteve dhe arrtjeve akademike të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional“Politika dhe Administrim”, me profil: “Administrim Publik”, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Politika dhe Administrim”,  me profil: “Administrim Publik””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e regjistrave fizik, për regjistrimin e gjeneraliteteve të studentëve dhe arrtijeve akademike.
  2. Institucioni, të pasurojë dhe përditësojë faqen e tij të internetit, me informacione, që kanë lidhje me këtë program studimi.
  3. Institucioni, të zbatojë rregulloren e programit të studimit, në lidhje me mënyrën e diplomimit të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 17, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKA PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politika Publike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politika Publike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 633, datë 05.10.2018.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Administrim Publik
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e regjistrave fizik për regjistrimin e gjeneraliteteve dhe arrtjeve akademike të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të administratës publike, në fuksion të realizimit të objektivave të këtij programi studimi.
    3. Përshfirje e ulët e studentëve të këtij programi studimi në veprimtaritë dhe aktivitetet e organizuara nga institucioni.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master ProfesionalPolitika Publike”, Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Politika Publike””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e regjistrave fizik, për regjistrimin e gjeneraliteteve të studentëve dhe arrtijeve akademike.
  2. Institucioni, të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimit me institucione të administratës publike, në fuksion të realizimit të objektivave të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për përshfirjen e studentëve të këtij programi studimi në veprimtaritë dhe aktivitetet e organizuara prej tij.
  4. Institucioni, të pasurojë dhe përditësojë faqen e tij të internetit, me informacione, që kanë lidhje me këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 18, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “AKTIVITETI FIZIK DHE REKREACIONI-TRAJNER FITNESI”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 51, datë 05.02.2015.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Veprimtarisë Fizike, Rekreacionit dhe Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Rregullorja e programit të studimit, nuk është në përputhje me ligjin e arsimit të lartë.
    2. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit për realizimin e praktikave profesionale dhe internshipeve të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master ProfesionalAktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi”, Universitetit të Sporteve të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni-Trajner Fitnesi””, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë dhe të përshtasë rregulloren e programit të studimit, sipas parashikimeve të ligjit në fuqi, për arsimin e lartë.
  2. Institucioni, të lidhë marrëveshjeve bashkëpunimi të formalizuara me institucione ose partnerë, për realizimin e praktikave profesionale dhe internshipeve të studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, duke pasqyruar në to vlerësimin e vazhdueshem të studentëve.
  4. Institucioni, t’i japë prioritet zhvillimit të lëndëve të këtij programi dhe në gjuhë të huaj me qëllim ndërkombëtarizimin e programit të studimit.
  5. Institucioni, të bëjë përpjekje në bashkëpunim me grupet e interesit, për të krijuar Urdherin e Profesionit Trajner Fitnes.
  6. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
  7. Institucioni, të pasurojë dhe të përditësojë databazën e të dhënave të studenteve, duke përfshirë edhe informacione mbi punësimin në sektorin privat të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 19, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 48, datë 05.02.2015.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëvizjes dhe Shëndetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mbështetje e ulët nga institucioni e stafit akademik dhe studentëve për aktivitetet kërkimore shkencore.
    2. Infrastruktura e mjediseve laboratorike dhe sportive, është e kufizuar.
    3. Mungesa e një plani zhvillimi të vazhdueshëm për rritjen profesionale të stafit akademik të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e institucionalizimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet punëdhënëse, në kuadër të realizmit të trajnimeve dhe praktikave profesionale të studentëve.
    5. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit, e lëdëve/moduleve në gjuhën angleze.
    6. Mos publikimi në faqen e internetit të institucionit e informacionit mbi programin e studimit si: përbërja e stafit akademik, plani mësimor, rregullorja e programit të studimit etj.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i ShkencaveAktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti””, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë mbështetjen e stafit akademik dhe studentëve për realizimin e aktivitetet kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të rrisë kapacitetet e tij laboratorike dhe mjediset sportive, në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të hartojë një plani zhvillimi të vazhdueshëm për rritjen profesionale të stafit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të institucionalizojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet punëdhënëse, në kuadër të realizmit të trajnimeve dhe praktikave profesionale të studentëve.
  5. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, lëndë/module në gjuhën angleze, me qëllim rritjen e mobilitetit të studentëve dhe ndërkombëtarizimin e programit të studimit.
  6. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij të internetit, informacione mbi programin e studimit si: përbërjen e stafit akademik, planin mësimor, rregulloren e programit të studimit etj.
  7. Institucioni, të hartojë një raport mbi efektivitetin dhe përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit që kanë në fokus internshipet dhe praktikat e studentëve të këtij programi studimi.
  8. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përdorimit të teknologjisë inovative, në kuader të nevojave të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 20, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA SPORTIVE”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Sportive”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Sportive”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 683, datë 25.08.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mjeksisë Sportive
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mbështetje e ulët nga institucioni e stafit akademik dhe studentëve për aktivitetet kërkimore shkencore.
    2. Infrastruktura e mjediseve laboratorike dhe sportive, është e kufizuar.
    3. Mungesa e një plani zhvillimi të vazhdueshëm për rritjen profesionale të stafit akademik të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e institucionalizimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet punëdhënëse, në kuadër të realizmit të trajnimeve dhe praktikave profesionale të studentëve.
    5. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit, e lëdëve/moduleve në gjuhën angleze.
    6. Mos publikimi në faqen e internetit të institucionit e informacionit mbi programin e studimit si: përbërja e stafit akademik, plani mësimor, rregullorja e programit të studimit etj.
    7. Mungesa e një raporti analitik të departamentit ku të analizohen shkaqet e punësimit të ulët të studentëve, në përputhje me diplomën e tyre.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i ShkencaveShkenca Sportive”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.20, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Sportive””, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë mbështetjen e stafit akademik dhe studentëve për realizimin e aktivitetet kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të rrisë kapacitetet e tij laboratorike dhe mjediset sportive, në funksion të këtij programi studimi.
  3.  Institucioni, të hartojë një plani zhvillimi të vazhdueshëm për rritjen profesionale të stafit akademik të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të institucionalizojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet punëdhënëse, në kuadër të realizmit të trajnimeve dhe praktikave profesionale të studentëve.
  5. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, lëndë/module në gjuhën angleze me qëllim rritjen e mobilitetit të studentëve dhe ndërkombëtarizimin e programit të studimit.
  6. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij të internetit, informacione mbi programin e studimit si: përbërjen e stafit akademik, planin mësimor, rregulloren e programit të studimit etj.
  7. Institucioni, të hartojë një raport analitik ku të analizohen shkaqet e punësimit të ulët të studentëve, në përputhje me diplomën e tyre.
  8. Institucioni, të hartojë një raport mbi efektivitetin dhe përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit që kanë në fokus internshipet dhe praktikat e studentëve të këtij programi studimi.
  9. Institucioni, të hartojë një rregullore të veçantë për programin e studimit, ku të jenë të përcaktuara qartë aftësitë, objektivat dhe kompetencat e programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 21, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.124, datë 17.02.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e programit të studimit.
    2. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, ka ndikuar në uljen e cilësisë së programit të studimit.
    3. Angazhim i ulët i stafit akademik efektiv në projekte kërkimore shkencore dhe mungesa e përfshirjes së studentëve të këtij programi në këto projekte.
    4. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
    5. Kapacitete laboratorike të pamjaftueshme në funksion të këtij programi studimi, si dhe mungesa e ambienteve rekreative për studentët.
    6. Mungesa e diversifikimit të mekanizmave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në nenin 22 të Statutit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorFinancë”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 21, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, praktikën profesionale.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, për t’i dhënë mundësinë këtij të fundit të angazhohet më shumë në projekte dhe aktivitete të tjera kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të rrisë kapacitetet laboratorike në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të diversifikojë mekanizmat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në nenin 22 të Statutit të institucionit.
  6. Institucioni, të rrisë bashkëpunimet me universitetet homologe, në funksion të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të përcaktojë objektiva, të alokojë burime financiare dhe njerëzore si edhe të ngarkojë këto të fundit, me detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse, me qëllim menaxhimin me efektivitet të burimeve të financimit të IAL-së.
  8. Institucioni, brenda hapësirave ligjore dhe nënligjore, në vitet e ardhshme të shohë mundësinë e zëvendësimit/ndryshimit në kurrikulën e programit të studimit të 2 deri 3 lëndëve (të përmendura në raport), të cilat janë kryesisht teorike shkencore, me lëndë të karakterit profesional.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 22, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.105, datë 28.02.1994, riorganizuar me shkresë të Këshillit të Fakultetit Nr. 121, datë 22.07.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, ka ndikuar në uljen e cilësisë së programit të studimit.
    2. Angazhim i ulët i stafit akademik efektiv në projekte kërkimore shkencore dhe mungesa e përfshirjes së studentëve të këtij programi në këto projekte.
    3. Kapacitete laboratorike të pamjaftueshme në funksion të këtij programi studimi, si dhe mungesa e ambienteve rekreative për studentët.
    4. Hapësirat pritëse të bibliotekës dhe fondi fizik i saj, janë të pa mjaftueshme për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e diversifikimit të mekanizmave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në nenin 22 te Statutit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorAdministrim Biznesi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 22.19.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi””, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, për t’i dhënë mundësinë këtij të fundit të angazhohet më shumë në projekte dhe aktivitete të tjera kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të rrisë kapacitetet laboratorike në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë hapsirat pritësë të bibliotekës si dhe të zgjerojë fondin e saj me tekste në gjuhën shqipe, angleze, revista shkencore, periodikë, si dhe më shumë literaturë bashkëkohore për programin e studimit.
  4. Institucioni, të diversifikojë mekanizmat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, sikurse parashikohet në nenin 22 te Statutit të institucionit.
  5. Institucioni, në disa prej lëndëve të këtij programi studimi, të përditësojë literaturën e përdorur duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit.
  6. Institucioni, të rrisë përfshirjen e studentëve në aktvitete të ndryshme vendimmarrëse dhe këshilluese, me qëllim plotësimin e interesave të tyre. Angazhimi i studentëve të jetë më konkret, më i verifikueshëm dhe i matshëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 23, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE TREGJE FINANCIARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë dhe Tregje Financiare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe Tregje Financiare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 420, datë 16.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “REALD”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “REALD”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor e orëve praktike, bën që progami i studimit të ketë ngarkesë të theksuar teorike.
    2. Kërkimi shkencor dhe mbështetja financiare për personelin akademik të këtij programi studimi për aktivitete kërkimore shkencore është e pamjaftueshme.
    3. Disa nga strukturat e insitucionit si: Zyra e Këshillimit të Karrierës; Njësia e Sigurimit të Brendshëm Cilësisë, janë formale dhe nuk janë funksionale sipas kërkesave ligjore në fuqi.
    4. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i ShkencaveFinancë dhe Tregje Financiare”, të Kolegjit Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë dhe Tregje Financiare””, të Kolegjit Universitar “REALD”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor praktikën lëndore të reflektuar në kredite përkatëse, me qëllim uljen e ngarkesë teorike të programit të studimit. Gjithashtu të ketë parasysh që kreditet për çdo lëndë të jenë të ndara sipas rëndësisë specifike të tyre, ku lëndëve karakterizuese të programit të studimit t‘i jepet një peshë më e madhe në kredite.
  2. Institucioni, në planin financiar të tij, të parashikojë më shumë zëra për mbështetjen e aktiviteteve kërkimore shkencor të personelit akademik të këtij progami studimi, me qëllim rritjen e kërkimit shkencor në pergjithësi dhe konferencave shkencore në veçanti.
  3. Institucioni, të marrë masa që strukturat mbështëse të tij, të vihen në funksion të këtij programi studimi, të formalizohen dhe të funksionojnë sipas standardeve dhe kërkesave ligjore në fuqi. Gjithashtu, të sigurohet që të dhënat e personelit akademik të jenë të përditësuara dhe të mbajtura në mënyrë të saktë.
  4. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
  5. Institucioni, të hartojë një raport financiar ku të përfshijë një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare në kuadër të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të sigurojë dhe promovojë përdorimin e teknologjisë dhe metodave inovative të mësimdhënies duke motivuar personelin akademik dhe studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “REALD”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 24, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “NDIHMËS DENTAR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Ndihmës Dentar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentar”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 391, datë 10.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “REALD”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Stomatologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “REALD”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në këtë program studimi nuk ka të angazhuar mjaftueshëm personel akademik, specialistë të fushës së stomatologjisë.
    2. Programi i studimit nuk reflekton në strukturën e lëndëve dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
    3. Lëndët që përbëjnë kurrikulën e programit të studimit nuk janë të kalsifikuara në mënyrë korrekte, sipas kategorive të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
    4. Pamjaftueshmëria e literaturës mësimore në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentar”, të Kolegjit Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Ndihmës Dentar””, të Kolegjit Universitar “REALD”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik, në funksion të këtij programi studimi, me specialistë të fushës së stomatologjisë.
  2. Institucioni, të reflektojë në strukturën e lëndëve të programit të studimit dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë 50% me 50% midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
  3. Institucioni, brenda hapsirave ligjore për ndryshimin deri në masën 20% te kurrikulës të programit të studimit, të bëjë ndryshime në kurrikulën e programit të studimit si vijon: lëndët si: Gjuha Latine dhe Kirurgjia Stomatologjike që deri tani rezultojnë si lëndë me zgjedhje, të bëhen lëndë karakterizuese dhe lënda Shkrimi Akademik të kalojë si lëndë me zgjedhje.
  4. Institucioni, të pasurojë bibliotekën me literaturë shqip në fushën e stomatologjisë në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa që organizimi dhe funksionimi i zyrës së Këshillimit të Karrierës te jetë në përputhje me standardet ligjore dhe kerkesat e rregullores së institucionit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “REALD”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 25, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMIKS I APLIKUAR”, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks i Aplikuar”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks i Aplikuar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.208, datë 31.05.2013, i ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 586, datë 18.12.2019
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Bujqësor i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Bujqësor i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorEkonomiks i Aplikuar”, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 18/02/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.25, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks i Aplikuar””, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë rregulloren e brendshme të departamentit, rregulloren e programit të studimit, strukturën mësimore të programit të studimit, suplementin e diplomës, apo dhe dokumentet të tjerë në të cilët shpjegohen: qëllimi, objektivat, kurrikula, profesionet e studentëve, në mënyrë të tillë që të jenë në një linjë.
  2. Institucioni, të nxjerë në pah kontekstin agrokulturor, i cili përmendet në disa prej dokumentave, por që konkretisht në kurrikulë e programit të studimit është i zbehtë. Rekomandohet që konteksti të mbahet, duke ruajtur dhe strukturën mësimore që programi ka, por në programet lëndore të përfshihen tema të cakturara implementuese, ose raste studimi, detyra kursi, projekte në kontekstin e ekonomisë dhe agroindustrisë paralelisht.
  3. Institucioni, të rrisë numërin e stafit akademik të ftuar, në mënyrë që ngarkesa mësimore e stafit efektiv të angazhuar në këtë program studimi, të zvogëlohet.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Bujqësor i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 26, datë 19.02.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 19.02.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Biznesi”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.208, datë 31.05.2013, i ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 586, datë 18.12.2019
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Bujqësor i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Matematikës dhe Informatikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Bujqësor i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e programit, e lëndëve që udhëzojnë studentët për kërkimin shkencor, shkrimin akademik, apo zhvillimin e mendimit kritik.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, jo në të gjitha rastet, përfshin tituj të 5 viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorInformatikë Biznesi”, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 19.02.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Biznesi””, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, lëndë që udhëzojnë studentët për kërkimin shkencor, shkrimin akademik, apo zhvillimin e mendimit kritik, të domosdoshme për realizimin e kërkimit shkencor, shkrimit të punimeve, hartimit të temës së diplomës etj.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur për këtë program studimi duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit.
  3. Institucioni, të rishikojë rregulloren e brendshme të departamentit, rregulloren e programit të mësimit, strukturën mësimore të programit të studimit, suplementin e diplomës, apo dhe dokumentet të tjerë në të cilët shpjegohen: qëllimi, objektivat, kurrikula, profesionet e studentëve, në mënyrë të tillë që të jenë në një linjë.
  4. Institucioni, të rrisë numërin e stafit akademik të ftuar, në mënyrë që ngarkesa mësimore e stafit efektiv të angazhuar në këtë program studimi, të zvogëlohet.
  5. Institucioni, të shikojë mundësinë e ofrimit të një grupi lëndësh, të kategorisë B, në gjuhën angleze, me qëllim rritjen e ndërkombëtarizimit të këtij programi studimi.