Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 20 Tetor 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 111, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE “MENAXHIM”; “MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 510, datë 08.11.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e një qasjeje strategjike për shfrytëzimin e marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit në nivel institucional, për qëllime specifike të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 111, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një strategji për shfrytëzimin e marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit në nivel institucional, për qëllime specifike të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të mundësojë një sistem të integruar të menaxhimit të informacionit për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin student – personel akademik – administratë - sekretari mësimore.
  3. Institucioni, të shoh mundësinë e hartimit të një strategjie ndërkombtarizimi të fakultetit përgjegjës për këtë program studimi të sinkronizuar me njësitë bazë, për ofrimin e programeve të përbashkta me universitetet europiane.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 112, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkenace në “Ekonomiks
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 510, datë 08.11.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Ekonomiks”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 112, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Ekonomiks”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të mundësojë një sistem të integruar të menaxhimit të informacionit për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin student – personel akademik – administratë - sekretari mësimore.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, më qëllim rritjen e numrit dhe cilësinë në hyrje të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 113, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Biologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Biologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 4521, datë 25.06.2007
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Niveli i gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar në këtë program studimi, lidhur me punësimin e tyre dhe kualifikime të mëtejshme, është në nivele të ulëta.
    2. Mungesa e rregullores së fakultetit përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi, si edhe mospërputhja e disa prej akteve rregullatore në funksion të këtij programi studimi, me Statutin e institucionit dhe ligjin në fuqi për arsimin e lartë.
    3. Mungesa e një plani monitorimi dhe e një analize të ndikimit të masave të marra për përmirësimin e cilësisë së programit të studimit, e cila vjen edhe si rrjedhojë e personelit administrativ të pamjaftushëm pranë Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës.
    4. Procesi i rekrutimit të personelit akademik në këtë program studimi, nuk është plotësisht i standardizuar në mënyre që të shmangë rastet abuzive dhe rrisë transparencën.
    5. Infrastruktura kompjuterike e bibliotekës në funksion edhe të këtij programi studimi është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Biologji”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 113, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Biologji”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë gjurmueshmërinë e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim sigurimin e një analizë më të thellë të tregut të punës dhe përshtatje të këtij programi studimi sipas kërkesave të tij.
  2. Institucioni, të vijojë hapat e ndërmarra për hartimin e rregullores së fakultetit përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi dhe të rishikojë përpuethshmërinë e akteve rregullatore në funksion të këtij programi studimi, me Statutin e institucionit dhe ligjin në fuqi për arsimin e lartë.
  3. Institucioni, të hartojë një plan monitorimi dhe një analizë të ndikimit të masave të marra për përmirësimin e cilësisë së programit të studimit, si edhe të shohë mundësinë e shtimit të personelit administrativ pranë Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës.
  4. Institucioni, të standardizojë proceset e rekrutimit të personelit akademik në këtë program studimi, në mënyre që të rrisë transparencën.
  5. Institucioni, të pajisë sallat e studimit në bibliotekë me më shumë kompjutera me akses në internet, në mënyrë që ti jepet mundësia të gjithë studentëve të këtij programi studimi për të kërkuar dhe shfrytëzuar burimet online të literaturës.
  6. Institucioni, të marrë masa për vendosjen e një sistemi elektronik vlerësimi, me qëllim eliminimin e formave të ndryshme të abuzimit dhe rritjes së transparencës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 114, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOTEKNOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Bioteknologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Bioteknologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 976, datë 08.10.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Bioteknologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Niveli i gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar në këtë program studimi, lidhur me punësimin e tyre dhe kualifikime të mëtejshme, është në nivele të ulëta.
    2. Mungesa e rregullores së fakultetit përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi, si edhe mospërputhja e disa prej akteve rregullatore në funksion të këtij programi studimi, me Statutin e institucionit dhe ligjin në fuqi për arsimin e lartë.
    3. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale.
    4. Mungesa e një plani monitorimi dhe e një analize të ndikimit të masave të marra për përmirësimin e cilësisë së programit të studimit, e cila vjen edhe si rrjedhojë e personelit administrativ të pamjaftushëm pranë Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës.
    5. Procesi i rekrutimit të personelit akademik në këtë program studimi, nuk është plotësisht i standardizuar në mënyre që të shmangë rastet abuzive dhe rrisë transparencën.
    6. Infrastruktura kompjuterike e bibliotekës në funksion edhe të këtij programi studimi është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Bioteknologji”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 114, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Bioteknologji”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë gjurmueshmërinë e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim sigurimin e një analizë më të thellë të tregut të punës dhe përshtatje të këtij programi studimi sipas kërkesave të tij.
  2. Institucioni, të vijojë hapat e ndërmarra për hartimin e rregullores së fakultetit përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi dhe të rishikojë përpuethshmërinë e akteve rregullatore në funksion të këtij programi studimi, me Statutin e institucionit dhe ligjin në fuqi për arsimin e lartë.
  3. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi duke përfshirë në të praktikën profesionale.
  4. Institucioni, të hartojë një plan monitorimi dhe një analizë të ndikimit të masave të marra për përmirësimin e cilësisë së programit të studimit, si edhe të shohë mundësinë e shtimit të personelit administrativ pranë Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës.
  5. Institucioni, të standardizojë proceset e rekrutimit të personelit akademik në këtë program studimi, në mënyre që të rrisë transparencën.
  6. Institucioni, të pajisë sallat e studimit në bibliotekë me më shumë kompjutera me akses në internet, në mënyrë që ti jepet mundësia të gjithë studentëve të këtij programi studimi për të kërkuar dhe shfrytëzuar burimet online të literaturës.
  7. Institucioni, të marrë masa për vendosjen e një sistemi elektronik vlerësimi, me qëllim eliminimin e formave të ndryshme të abuzimit dhe rritjes së transparencës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 115, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIKË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit nr. 31, datë 30.12.1994
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Fizikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e përfshirjes së praktikës profesionale në planin mësimor të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizikë”, Universitetit të Tiranës
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Fizikë”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të praktikën profesionale.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, më qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studmi, të një lënde me zgjedhje në fushën e metodave pedagogjike të mësimdhënies.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 116, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË ANGLEZE”, ME PROFILE “GJUHË ANGLEZE”; “PËRKTHIM DHE INTERPRETIM”; “STUDIME BRITANIKE DHE AMERIKANE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Angleze”, me profile “Gjuhë Angleze”; “Përkthim dhe Interpretim”; “Studime Britanike dhe Amerikane”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Angleze”, me profile “Gjuhë Angleze”; “Përkthim dhe Interpretim”; “Studime Britanike dhe Amerikane”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 171, datë 29.09.1998
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës Angleze
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Literatura e detyrueshme e përdorur në shumicën e syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar sikurse parashikohet në aktet nën ligjore në fuqi, si edhe mungesa e rekomamdimit në syllabuse të burimeve të bibliotekave online që ofron institucioni.
    2. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, me profile “Gjuhë Angleze”; “Përkthim dhe Interpretim”; “Studime Britanike dhe Amerikane”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 116, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, me profile “Gjuhë Angleze”; “Përkthim dhe Interpretim”; “Studime Britanike dhe Amerikane” të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi në përputhje me parashikmet nën ligjore në fuqi, si edhe të përcaktojë në to burimet e bibliotekave online që ofron institucioni.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi duke përfshirë në të praktikën profesionale.
  3. Institucioni, të mundësojë një sistem të integruar të menaxhimit të informacionit për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin student – personel akademik – administratë - sekretari mësimore.
  4. Institucioni, të rrisin përpjekjet për standardizimin e emërtimit të këtij programi studimi në të gjitha burimet dhe aktet nënligjore që lidhen me arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë që studenti të përzgjedhë nëpërmjet procesit të transparencës programin e studimit sipas profilit të deklaruar ligjërisht dhe në përputhje me ofertën e programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 117, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “EU BUSINESS LAW”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “EU Business Law”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “EU Business Law”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1051, datë 23.10.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vite / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë formuese nga A-E të kurrikulës së këtij programi studimi si edhe syllabuset, nuk janë në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale.
    3. Fondi i literaturës në funksion të këtij programi studimi, është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “EU Business Law” Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 117, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “EU Business Law”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë shpërndaren e lëndëve në planin mësimor të programit të studimit, sipas kategorive të veprimtarive formuese (A - E), si edhe të hartojë syllabuset e programit, në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi duke përfshirë në të praktikën profesionale.
  3. Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës në bibliotekë me literaturë ndihmëse si dhe literaturë të natyrës së ngjashme me lëndët që zhvillohen në këtë program studimi.
  4. Institucioni, të shikojë mundësinë e rishpërndarjes më të mirë në planin mësimor të këtij programi studimi, të përqindjes midis njohurive teorike dhe praktike duke i dhënë më shumë peshë orëve të seminareve në përputhje me ciklin e dytë të studimeve.
  5. Institucioni, të zhvillojë veprimtari trajnuese dhe informuese me personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për t’i informuar për pjesëmarrjen aktive në proceset e sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm, si edhe të bëjë publike aktivitetet në kuadër të sigurimit të brendshëm të cilësisë për programin e studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 118, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “LEGJISLACION DHE INSTITUCIONET EVROPIANE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 1183, datë 03.12.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytw “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e planeve të detajuara kërkimore dhe e orientimit të personelit akademik të këtij programi studimi për kërkimin që mundet të kryejnë në grup ose në mënyrë individuale.
    2. Komunikimi dhe bashkëpunimi me strukturat e jashtme në tregun e punës, në funksion të rritjes së cilësisë së këtij programi studimi është i pa formalizuar dhe në nivele të ulëta.
    3. Plani i Zhvillimit të Institutit të Studimeve Europiane mbetet dokument formal, pa ndikim në zhvillimin dhe strukturimin e punës së njësisë kryesore dhe njësisë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 118, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Legjislacion dhe Institucionet Evropiane”, Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë politika të posaçme si dhe të rrisë mbështetjen për personelin akademik të këtij programi studimi, për të publikuar punime shkencore në revista prestigjoze ndërkombëtare, në përputhje me fushën e tyre të studimit.
  2. Institucioni, të formalizojë bashkëpunimin me aktorët kombëtar dhe ndërkombëtar të tregut të punës, me qëllim përshtatjen sa më mirë të këtij programi studimi me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës.
  3. Institucioni, të rishikojë e përmirësojë më tej Planin e Zhvillimit të Institutit të Studimeve Europiane, me qëllim rritjen e ndikimit të tij në zhvillimin dhe strukturimin e punës së njësisë kryesore dhe njësisë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë një plan masash për rihapjen e njësisë së tretë bazë të Institutit të Studimeve Europiane si edhe për plotësimin e organikës së departamentit përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi, me personel akademik me kohë të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për formalizimin e mekanizmave të gjurmimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa që të dhënat dhe informacionet, të cilat kanë të bëjnë me këtë program studimi si: struktura akademike, përmbajtja e lëndëve, metodat e mësimdhënies dhe kriteret e vlerësimit, personeli akademik, shërbimet për studentët si dhe aktivitetet e ndryshme, të publikohen dhe përditësohen rregullisht në faqen zyrtare të internetit të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit.
  7. Institucioni, të rishikojë me qëllim përmirësimin e akteve të brendshme në funksion të sigurimit të cilësisë të këtij programi studimi dhe plotësimin e standardeve të vendosur në këtë drejtim.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 119, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI SOFTUERIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 487, datë 18.10.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 143, datë 25.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Paqëndrueshmëri në një vështrim afatgjatë e personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi.
    2. Moszbatim në një masë të konsiderueshme i kriterit të pranimit të përcaktuar në rregulloren e programit të studimit përsa i përket notës mesatare në hyrje, gjë e cila sjell një cilësi relativisht të ulët të studentëve të pranuar.
    3. Kërkimi shkencor dhe masa e financimit të tij, përfshirë aktivitetet shkencore (konferenca, etj), është në nivele të ulëta.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 119, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave “Inxhinieri Softuerike”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë si edhe për përmirësimin e mëtejshëm të shkallës së kualifikimit të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të zbatojë kriterin e pranimit të përcaktuar në rregulloren e programit të studimit përsa i përket notës mesatare në hyrje, me qëllim rritjen e cilësisë së studentëve të pranuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të rrisë financimin për kërkimin shkencor si edhe angazhimin për aplikimin në projekte kërkimore dhe shkencore.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim integrimin në të, të gjuhëve të reja të programimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 120, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI SOFTUERIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Softuerike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Softuerike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 781, datë 10.11.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 140, datë 25.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i pamjaftueshëm i lëndëve me zgjedhje të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, për të mbuluar kërkesat e programit.
    2. Mungesa e hapësirave dhe infrastrukturës së nevojshme në bibliotekën e institucionit, në funksion të studentëve të këtij programi.
    3. Kërkimi shkencor dhe masa e financimit të tij, përfshirë aktivitetet shkencore (konferenca, etj), është në nivele të ulëta.
    4. Mungesa e raporteve vjetore që dokumentojnë bashkëpunimet e kryera në fuksion të këtij programi studimi dhe nxjerrin konkluzione të vlefshme në lidhje me ecurinë e tyre.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Softuerike”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca]

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 120, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Softuerike”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë numrin e lëndëve me zgjedhje të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim mbulimin e kërkesave të programit.
  2. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e hapësirës së bibliotekës, si edhe përmirësimin e infrastrukturës kompjuterike duke rritur numrin e kompjuterave në përputhje me nevojat e studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë financimin për kërkimin shkencor si edhe angazhimin për aplikime në projekte kërkimore dhe shkencore.
  4. Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike në lidhje me bashkëpunimet e realizuara përgjatë vitit akademik, në funksion të këtij programi studimi dhe konkluzionet e vlefshme në lidhje me progresin e tyre.
  5. Institucioni, të rrisë mbështetjen për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi, për ofrimin e lëndëve me zgjedhje shtesë me fokus lëndët bashkëkohore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 121, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, ME PROFILE “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE BIG DATA”; “RRJETET KOMPJUTERIKE DHE SIGURIA KIBERNETIKE”; “MULTIMEDIA – DIZAJN”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, me profile “Inxhinieri Kompjuterike dhe Big Data”; “Rrjetet Kompjuterike dhe Siguria Kibernetike”; “Multimedia – Dizajn”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, me profile “Inxhinieri Kompjuterike dhe Big Data”; “Rrjetet Kompjuterike dhe Siguria Kibernetike”; “Multimedia – Dizajn”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 565, datë 02.12.2016
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 75, datë 04.10.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i studentëve të diplomuar në profilin "Multimedia - Dizajn" është i ulët, dhe asnjë prej tyre nuk është punësuar në përputhje me diplomën e fituar.
    2. Mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme për dokumentimin dhe menaxhimin e të dhënave të mbledhura nga aktivitetet e personelit akademik dhe studentëve, të këtij programi studimi.
    3. Kërkimi shkencor dhe masa e financimit të tij, përfshirë aktivitetet shkencore (konferenca, etj), është në nivele të ulta.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, me profile “Inxhinieri Kompjuterike dhe Big Data”; “Rrjetet Kompjuterike dhe Siguria Kibernetike”; “Multimedia – Dizajn”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 121, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, me profile “Inxhinieri Kompjuterike dhe Big Data”; “Rrjetet Kompjuterike dhe Siguria Kibernetike”; “Multimedia – Dizajn”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ndërmarrë një analizë të detajuar të shkaqeve, për numrin e ulët të studentëve në profilin “Multimedia – Dizajn” dhe punësimin e tyre jo në përputhje me diplomën, si dhe të gjejë zgjidhjen e përshtatshme për të garantuar vazhdimësinë e këtij profili.
  2. Institucioni, të përmirësojë më tej sistemin e tij të brendshëm të informacionit (UMS), me qëllim menaxhimin e plotë të informacionit, dokumentacionit dhe aktivitetin e personelit akademik, personelit ndihmës akademik, personelit administrativ dhe partnerëve të angazhuar në realizimin e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë financimin për kërkimin shkencor si edhe angazhimin për aplikime në projekte kërkimore dhe shkencore.
  4. Institucioni, të hartojë raporte vjetore gjithëpërfshirëse me rekomandime mbi bazë vjetore duke u nisur nga analiza të brendshme, me qëllim rritjen e numrit të studentëve dhe cilësinë e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 122, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Bizensi dhe Teknologji Informacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 781, datë 10.11.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 138, datë 25.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoria formuese C, e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e burimeve alternative të të ardhurave, përveç tarifave të studentëve dhe donancioneve të ortakëve, rezikon qëndrueshmërinë e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni”, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 122, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë kategorinë formuese C, të kurrikulës së këtij programi studimi, plotësisht në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që, kualifikimi i të gjithë titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të sigurojë burime alternative të të ardhurave, përveç tarifave të studentëve dhe donancioneve të ortakëve, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të personelit administrativ në përputhje me rekomandimet e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
  5. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e hapësirës së bibliotekës, si edhe përmirësimin e infrastrukturës kompjuterike duke rritur numrin e kompjuterave në përputhje me nevojat e studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të caktojë një fond për financimin e botimeve të personelit akademik për çdo vit akademik në revista prestigjoze shkencore të huaja dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore.
  7. Institucioni, të parashikojë në aktet rregullatore të tij regjistrimin në këtë program studimi të studentëve të trojeve, studentëve me aftësi të kufizuara si edhe studentëve me status jetimi.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e shkrirjes së programeve të studimit Bachelor Administrim Biznesi dhe Bachelor Administrim Biznesi dhe Tekonologji Informacioni, në një program të vetëm Bachelor Administrim Biznesi, me profil teknologji informacioni.
  9. Institucioni, të verë në zbatim një mekanizëm anti-plagjiaturë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në detyrat e kursit dhe punimet e tezës së diplomimit të studentëve të këtij programi studimi, apo në botimet e revistës institucionale CIT Review.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 123, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 781, datë 10.11.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 137 datë 25.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoria formuese C, e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    2. Kualifikimet e disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa e burimeve alternative të të ardhurave, përveç tarifave të studentëve dhe donacioneve të ortakëve, rrezikon qëndrueshmërinë e këtij programi studimi.
    4. Mungesa e personelit ndihmës akademik lidhur me realizimin e praktikave mësimore dhe projekteve studimore e kërkimore, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 123, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë kategorinë formuese C, të kurrikulës së këtij programi studimi, plotësisht në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që, të gjithë titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jenë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të sigurojë burime alternative të të ardhurave, përveç tarifave të studentëve dhe donacioneve të ortakëve, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të punësojë personel ndihmës akademik lidhur me realizimin e praktikave mësimore dhe projekteve studimore e kërkimore, për të mundësuar një përdorim sa më efektiv dhe efiçent të kapitalit human në institucion, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të iniciojë mekanizma nxitës për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, për të botuar artikuj shkencorë në revista prestigjoze ndërkombëtare të indeksuara në databazat Scopus apo Web of Science, botime të cilat janë një domosdoshmëri për fitimin e titujve akademikë.
  6. Institucioni, të vërë në zbatim një mekanizëm antiplagjiaturë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale si në detyrat e kursit dhe punimet e tezës së diplomimit të studentëve të këtij programi studimi, apo në botimet e revistës institucionale CIT Review.
  7. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të personelit administrativ në zyrën e burimeve njerëzore, me qëllim përmbushjen më të mirë të funksioneve dhe përgjegjësive të kësaj zyre.
  8. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e hapësirës së bibliotekës, si edhe përmirësimin e infrastrukturës kompjuterike duke rritur numrin e kompjuterave në përputhje me nevojat e studentëve të këtij programi studimi.
  9. Institucioni, të parashikojë në aktet rregullatore të tij regjistrimin në këtë program studimi të studentëve të trojeve, studentëve me aftësi të kufizuara si edhe studentëve me status jetimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 124, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 487, datë 18.10.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 142, datë 25.03.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e këtij programi studimi e një lënde bazë e kategorisë A, e domosdoshme për përgatitjen metodologjike të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e botimeve shkencore në revista prestigjoze ndërkombëtare të indeksuara në databazat Scopus apo Web of Science, të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të cilët janë kandidatë për fitimin e gradave shkencore apo titujve akademik.
    3. Mungesa e një mekanizmi anti-plagjiaturë për të evituar plagjiaturën dhe mbrojtur pronësinë intelektuale.
    4. Mungesa e një  analize për planifikimin financiar e për ndërhyrjet e posaçme apo diversifikimin e financimit të programit të studimit, për të garantuar ecurinë dhe mbarëvajtjen normale të tij.
    5. Mungesa e dokumentacionit për analizimin dhe vlerësimin e metodave të reja në mësimdhënie, në kuadër të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 124, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, në mënyrë që studentëve t`iu ofrohen njohuri për metodat e kërkimit përmes një lënde të kategorisë A.
  2. Institucioni të ndërmarrë mekanizma nxitës për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, për të botuar artikuj shkencorë në revista prestigjoze ndërkombëtare të indeksuara në databazat Scopus apo Web of Science, botime të cilat janë një domosdoshmëri për fitimin e gradave dhe titujve akademikë.
  3. Institucioni, të mundësojë një mekanizëm anti-plagjiaturë për të evituar plagjiaturën dhe mbrojtur pronësinë intelektuale, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të përcaktojë njësinë përgjegjëse për plotësimin e analizave për planifikim financiar lidhur me sigurimin e financimit të nevojshëm për të paktën një cikël të plotë studimi, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për dokumentimin dhe analizimin e metodave të reja të përdorura në mësimdhënie, në kuadër të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa që informacionet në faqen e internetit të publikohen edhe në gjuhën shqipe.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 125, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMIKS DHE FINANCË”, ME PROFILE “EKONOMIKS”; “FINANCË” DHE “KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks dhe Financë”, me profile “Ekonomiks”; “Financë” dhe “Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks dhe Financë”, me profile “Ekonomiks”; “Financë” dhe “Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë nr. 212, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Orët praktike të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, janë shumë të limituara, në krahasim me orët teorike.
    2. Literatura bazë dhe ajo ndihmëse e përfshirë në pjesën më të madhe të syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
    3. Programi i studimi, nuk ka të parashikuar ngritjen e komisioneve për vlerësimin e detyrimeve përmbyllëse të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomiks dhe Financë”, me profile “Ekonomiks”; “Financë” dhe “Kontabilitet”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 125, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks dhe Financë”, me profile “Ekonomiks”; “Financë” dhe “Kontabilitet”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë raportin teori praktikë për të tre profilet e këtij programi studimi, duke rritur peshën e orëve praktike në syllabus.
  2. Institucioni, të marrë masa që, literatura bazë dhe ajo ndihmëse e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për ngritjen e komisioneve për vlerësimin e detyrimeve përmbyllëse të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shtojë përpjekjet në drejtim të rritjes së numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studmi.
  5. Institucioni, të rishikojë numrin e orëve jashtë auditorit të këtij programi studimi dhe të përcaktojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis ngarkesës të lëndës në auditor dhe krediteve që ka lënda.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 126, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BANKING DHE FINANCË TË APLIKUAR”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Banking dhe Financë të Aplikuar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Banking dhe Financë të Aplikuar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë nr. 238, datë 15.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i personelit akademik që i përket kategorisë “Profesor” i angazhuar në këtë program studimi, është i ulët.
    2. Disa nga titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë në përputhje me përcaktimet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Disa prej akteve rregullatore, si procedura e mbrojtjes së diplomës apo marrëveshja me Bankën Kombëtare Tregtare, e cila shërben si bazë e zhvillimit të disa lëndëve të këtij programi, kanë mospërputhje në brendësi të tyre.
    4. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale, si lëndë më vete me kreditet përkatëse.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Banking dhe Financë të Aplikuar”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 126, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Banking dhe Financë të Aplikuar”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik efektiv dhe me kontratë, që i përket kategorisë “Profesor” dhe të ulë ngarkesën mësimore të personelit për sa i përket numri të lëndëve në të cilat ata angazhohen.
  2. Institucioni, të marrë masa që titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jenë në përputhje me përcaktimet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë disa prej akteve rregullatore, si procedura e mbrojtjes së diplomës apo marrëveshja me Bankën Kombëtare Tregtare, e cila shërben si bazë e zhvillimit të disa lëndëve të këtij programi, me qëllim shmangien e mospërputhjeve në brendësi të tyre.
  4. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke rritur numrin e orëve në auditor dhe duke e përcaktuar praktikën si lëndë më vete, me kreditet përkatëse sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të rrisë përpjekjet nëpërmjet politikave të marketingut për të afruar më shumë studentë në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 127, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Ekonomiks”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 517, datë 17.10.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 273, datë 24.05.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale, e cila pamundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
    2. Mungesa e një studimi tregu të dedikuar për këtë program studimi.
    3. Akses i limituar në burimet ndërkombëtare të literaturës në fushën e ekonomiksit, databazave dhe aksesit në revista shkencore, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Ekonomiks”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 127, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Ekonomiks”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të praktikën profesionale, e cila mundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
  2. Institucioni, të kryejë një studim të dedikuar tregu për këtë program studimi, në të cilin të jepen rekomandime konkrete se si mund të rritet numri i studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të shtojë investimet në kuadër të rritjes së aksesit në burime ndërkombëtare të literaturës në fushën e ekonomiksit, databazave dhe revista shkencore, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 128, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKACIONI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 269, datë 28.06.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 435, datë 25.08.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Inxhinierisë Kompjuterike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale, e cila pamundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
    3. Mungesa e orëve laboratorike të përcaktuara në planin mësimor të këtij programi studimi, si formë e veçantë mësimdhënie.
    4. Literatura e detyrueshme e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është në të gjitha lëndët e pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni”, të Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 128, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, duke i përshtatur ato plotësisht në përputhje me parashikimet nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të praktikën profesionale, e cila mundëson aftësimin praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
  3. Institucioni, të përcaktojë qartë në planin mësior të këtij programi studimi, orët laboratorike si formë e veçantë mësimdhënie.
  4. Institucioni, të marrë masa që literatura e detyrueshme e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë të paktën e pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nën ligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e uljes së ngarkesë së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në mënyrë që të garantohet një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.
  6. Institucioni të angazhohet për gjetjen e burimeve të tjera për financimin e këtij programi studimi, përveç tarifave studentore.
  7. Institucioni të bëjë publike për studentët dhe të gjithë të interesuarit aktivitetet, në kuadër të sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë, për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 129, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë nr. 258, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mosmbulimi të paktën në masën 70% i ngarkesës mësimore të programit të studimit nga personeli akademik efektiv, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
    3. Numër i limituar i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, i specializuar në fushën e infermierisë.
    4. Mungesa e analizave apo raportimeve, që analizojnë impaktin e veprimtarive në kuadër të monitorimit e vlerësimit të cilësisë, në përmirësimin në vijim të cilësisë së këtij programi studimi.
    5. Mungesa e realizimit të provimeve me sekretim, për studentët e këtij pogrami studimi.
    6. Literatura mësimore në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi, është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 129, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për mbulimin të paktën në masën 70% të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, nga personeli akademik efektiv, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, i specializuar në fushën e infermierisë.
  4. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e proceseve të cilat lidhen me analizën e informacionit apo të dhënave, raportimin dhe propozimet / rekomandimet për adresimin në të ardhmen të problematikave që kanë nevojë të përmirësohen, në kuadër të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të mundësojë sekretimin e provimeve me qëllim kryerjen e korrigjimeve “blind”, duke rritur vlerësimin bazuar në meritë.
  6. Institucioni, të shtojë fondin e literaturës mësimore në bibliotekë, dhe të krijojë kushte për akses në bibliotekat on-line të fushës së mjekësisë, në funksion të këtij programi studimi.
  7. Institucioni duhet të shohë mundësi alternative për gjenerimin e të ardhurave në mënyrë që të garantojë ecurinë afatgjatë të programit dhe institucionti në tërësi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 130, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Intengruar i Shkencave në “Stomatologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë nr. 259, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Stomatologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Italisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e mirë e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi kanë diplomën MSc duke mos reflektuar plotësisht kërkesën ligjore për kualifikimin e ciklit pasardhës.
    2. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk përputhet me fushën e këtij programi studimi dhe lëndët që ata mbulojnë.
    3. Mungesa e infrastrukturës laboratorike të nevojshme për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
    4. Marrëveshjet e lidhura në funksion të kryerjes së praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, nuk kanë të përcaktuar qartë detyrimet dhe përgjegjësitë e mjekut stomatolog mbikqyrës.
    5. Mungesa e analizave apo raportimeve, që analizojnë impaktin e veprimtarive në kuadër të monitorimit e vlerësimit të cilësisë, në përmirësimin në vijim të cilësisë së këtij programi studimi.
    6. Mungesa e realizimit të provimeve me sekretim, për studentët e këtij pogrami studimi.
    7. Literatura mësimore në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi, është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 130, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i të gjithë anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, i specializuar në fushën e stomatologjisë.
  3. Institucioni, të përmirësojë kapacitetet infrastrukturore dhe laboratorike në funksion të këtij programi studimi për realizimin me sukses të procesit të mësimdhënies.
  4. Institucioni, në marrëveshjet për kryerjen e praktikave profesionale të specifikojë qartë detyrimet dhe përgjegjësitë e mjekut stomatolog mbikqyrës.
  5. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e proceseve të cilat lidhen me analizën e informacionit apo të dhënave, raportimin dhe propozimet / rekomandimet për adresimin në të ardhmen të problematikave që kanë nevojë të përmirësohen, në kuadër të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të mundësojë sekretimin e provimeve me qëllim kryerjen e korrigjimeve “blind”, duke rritur vlerësimin bazuar në meritë.
  7. Institucioni, të shtojë fondin e literaturës mësimore në bibliotekë, dhe të krijojë kushte për akses në bibliotekat on-line të fushës së mjekësisë, në funksion të këtij programi studimi.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së buxhetit të dedikuar për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, si dhe për kërkimin shkencor.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 131, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I INTEGRUAR I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 197, datë 07.04.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 88, datë 21.09.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Stomatologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Integruar i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i krediteve të përcaktuara për realizimin e temës së diplomës, për studentët e këtij programi studimi, është i ulët.
    2. Numër i ulët i publikimeve shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, në platforma prestigjioze, si: Web of Science, Scopus, Pubmed.
    3. Numër i ulët i projekteve të përbashkëta kombëtare e ndërkombëtare, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej  4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 131, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Integruar i Shkencave në “Stomatologji”, Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi me qëllim që së paku 15 kredite të përcaktohen për realizimin e temës së diplomës duke i dhënë një rëndësi të vecantë implikimit klinik për realizimin e hulumtimeve kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të nxisë e inkurajojë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, që rastet e punuara në klinikë të publikohen në revista ndërkombëtare të platformave prestigjioze, si: Web of Science, Scopus, Pubmed.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e numrit të projekteve të përbashkëta kombëtare e ndërkombëtare, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të përditësoje faqen e tij të internetit edhe me informacione që kanë lidhje me këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 132, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BANKAT DHE TREGJET FINANCIARE”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet Financiare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 483, datë 12.10.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 431, date 25.08.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë - Bankë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik me kohë të plotë, nuk mbulon të paktën në masën 70 % ngarkesën mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    2. Disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk zotërojnë titujt dhe gradat e nevojshme sikurse përcaktohet në aktet ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e reflektimit në programin mësimor të zhvillimeve të fundit në tregun financiar dhe bankar nëpërmjet lëndëve karakterizuese të programit të studimit.
    4. Fond i kufizuar i botimeve dhe artikujve shkencorë në funksion të këtij program studimi.
    5. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, të Universitetit “Luarasi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 132, datë 20.10.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi të zotërojë tituj akademik dhe grada shkencore sipas kërkesave ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi me qëllim reflektimin e zhvillimeve në tregun financiar e bankar duke rritur numrin e lëndëve në funksion të objektivit të tij si: “Teknika Bankare”, “Marketingu Bankar”, si dhe duke hequr lëndë të karakterit të përgjithshëm siç është lënda “Kontabilitet Nacional”.
  4. Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondit të bibliotekës në gjuhën shqipe por edhe në atë angleze, për lëndët karakterizuese të këtij programi studimi, me qëllim plotësimin e leksioneve të përgatitura nga stafi me këto tekste.
  5. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, në përputhje me parashikimiet nën ligjore në fuqi.
  6. Institucioni, të rishikojë kategorizimin (A-E) e lëndëve përbërëse të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me sugjerimet e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
  7. Institucioni, të shikojë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi të lëndëve me zgjedhje.
  8. Institucioni të marrë masa që orët praktike në institucion të zhvillohen me ekspertë nga tregu i punës si dhe vetë praktika të zhvillohet pranë institucioneve financiare apo aktorëve të biznesit.
  9. Institucioni, të marrë masa që strukturat e posaçme të ngritura për sigurinë dhe përmirësimin e cilësisë së brendshme të mësimdhënies të këtij programi studimi, të bëjnë analiza më të plota të rezultateve duke evidentuar arritjet por edhe pikat për përmirësim të mëtejshëm të programit të studimit.
  10. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të këtij programi studimi të angazhuar në kërkimin shkencor si dhe në veprimtari shkencore të organizuara nga vetë institucioni por edhe jashtë tij.
  11. Institucioni, të shohë mundësinë e hartimit të dokumentacionit financiar edhe në nivel të njësisë bazë në mënyrë që të saktësohet më mirë qëndrueshmëria financiare e programit të studimit

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 133, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MATEMATIKË - INFORMATIKË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Matematikë - Informatikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Matematikë- Informatikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 833, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Matematikës dhe Fizikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale, e cila formon studentin me aftësi profesionale.
    2. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit nga të cilat departamenti përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi do kishte përfitime të drejtpërdrejta në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, e cila ka sjellë një numër të ulët të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi si pjesëmarrës në projekte shkëmbimi me institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.
    3. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Matematikë- Informatikë”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 133, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Matematikë - Informatikë”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim aftësimin profesional të studentëve dhe rritjen e mundësive për punësim pas përfundimit të programit.
  2. Institucioni, të rrisë përpjekjet për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi ku personeli akademik që kontribuon në ngarkesën mësimore dhe kërkimore të këtij programi studimi të përfitojë nëpërmjet mobiliteteve, trajnimeve, projekteve kërkimore shkencore me qëllim rritjen e nivelit mësimor dhe kërkimor në institucion.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, në përputhje me parashikimiet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e bashkimit të moduleve/ lëndëve në mënyrë që të ulet numri i lartë i provimeve në një vit akademik duke lehtësuar ngarkesën për studentin gjatë sezonit të provimeve.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të disa lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, duke i dhënë rëndësi të veçantë kurrikulave të mësuesisë dhe zhvillimeve të tyre në vite, si përshëmbull: konceptet e probabilitetit dhe statistikës zënë një peshë të rëndësishme në kurrikulën e arsimit të ulët dhe atë parauniversitar ndaj duhet të konsiderohen të rëndësishme, ndërsa lëndët ‘Algjeber e larte II’ dhe ‘Teoria e numrave’ janë disiplina të avancuara të cilat mund të konsiderohen për nivele më të avancuara.
  6. Institucioni, të marrë masa për informimin sa më të mirë të studentëve dhe personelit akademik, të këtij programi studimi lidhur me aksesimin dhe përdorimin e bibliotekës online.
  7. Institucioni, të rrisë përpjekjet për përfshirjen e personelit akademik në trajnime mbi metodologjitë inovative në mësimdhënie si dhe mobilitete me qëllim përmirësimin e programit të studimit dhe përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies.
  8. Institucioni, të bëjë përpjekje konkrete për të bashkëpunuar me aktorë të jashtëm në kuadër të rritjes së cilësisë së këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 134, datë 20.10.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA TË REHABILITIMIT”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca të Rehabilitimit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca të Rehabilitimit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 245, datë 22.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e këtij programi studimi në listën e diplomave që “Urdhëri i Infermierit” njeh, për t’i lejuar studentëve të diplomuar të kenë mundësi të fitojnë licencën e profesionit të rregulluar të fizioterapistit.
    2. Mungesa e një plan veprimi mbi rezultatet e pyetësorit të vlerësimit të pedagogëve nga studentët, si dhe e një plani specifik edhe / ose udhëzuesi për përmirësimin e kompetencave didaktike të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
    3. Mungesa e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi në kuadër të programeve Evropiane të mobilitetit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca të Rehabilitimit”, Universitetit të Sporteve të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 134, datë 20.10.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca të Rehabilitimit”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë përpjektjet me qëllim që ky progam studimi të bëhet pjesë e listës së diplomave që “Urdhëri i Infermierit” njeh, për licensim të të diplomuarve.
  2. Institucioni, të hartojë një plan veprimi mbi rezultatet e pyetësorit të vlerësimit të pedagogëve nga studentët, si dhe një plan specifik edhe / ose udhëzues për përmirësimin e kompetencave didaktike të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të bëjë pëpjekje për rritjen e përfshirjes në projekte ndërkombëtare, për shkëmbim eksperience dhe zhvillim kapacitetesh në kuadër të bashkëpunimit me institucionet partnere ndërkombëtare, me qëllim që numri i studentëve apo anëtarëve të personelit akademik, të këtij programi studimi, pjesëmarrës në mobilitete, të rritet.
  4. Institucioni, të shtojë numrin e marrveshjeve të bashkëpunimi me institucionet shëndetësore të kujdesit terciar dhe sekondar për të rritur cilësinë e zhvillimit të praktikave dhe përfitimet e studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rrisë përpjekjet për marketingun e këtij programi studimi, me qëllim  plotësimin e kuotave të propozuara.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 135, datë 20.10.2023

PËR

DISA NDRYSHIME NË VBA NR. 98, DATË 16.12.2022 , “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIK LABORATORI NË MJEKËSI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”; në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Kolegjit Universitar “Reald”, me nr. 224 prot., datë 02.09.2023, me lëndë “Dërgojmë relacionin përfundimtar për plotësimin e rekomandimeve në zbatim të Vendimit Nr. 98, datë 16.12.2023, të Bordit të Akreditimit, për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor, në Teknik Laboratori në Mjeksi, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës me nr. 224 prot., datë 02.09.2023”, në mbledhjen e Bordit të Akreditimit.
  3. Raportin Teknik për vlerësimin në kuadër të procesit të plotësimit të rekomandimeve për programin e studimit, Bachelor në Teknik Laboratorit në Mjeksi, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  4. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 98, datë 16.12.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor, në Teknik Laboratori në Mjekësi, të Kolegjit Universitar “Reald”.

konstaton se:

  1. Grupi ad hoc ka identifikuar fakte të reja në Raportin Teknik dhe dokumentacionin e dërguar nga institucioni me shkresë Nr. 224 prot., datë 02.09.2023, që vërtetojnë plotësimin e disa prej rekomandimeve të lëna në VBA Nr. 98, datë 16.12.2022.
  2. Institucioni ka hartuar një plan masash për përmbushjen e  rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin Nr. 98, datë 16.12.2022, të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u plotësuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “Vendosi” të vendimit Nr. 98, datë 16.12.2022, të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje 2 (dy) vite akademike”.
  2. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.10.2025.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 136, datë 20.10.2023

PËR

DISA NDRYSHIME NË VBA NR. 53, DATË 14.04.2023 , “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL  NË “FIZIOTERAPI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”; në mbledhjen e tij të datës 20.10.2023;

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Kolegjit Universitar “Reald”, me nr. 332 prot., datë 05.09.2023, me lëndë “Dërgojmë relacionin përfundimtar për plotësimin e rekomandimeve në zbatim të Vendimit Nr. 53, datë 14.04.2023, të Bordit të Akreditimit, për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë “Master profesional” në “Fizioterapi”.
  2. Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresës me nr. 332 prot., datë 05.09.2023”, në mbledhjen e Bordit të Akreditimit.
  3. Raportin Teknik për vlerësimin në kuadër të procesit të plotësimit të rekomandimeve për programin e studimit, Master Profesional në “Fizioterapi”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  4. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 14.04.2023 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Fizioterapi”, të Kolegjit Universitar “Reald”.

konstaton se:

  1. Grupi ad hoc ka identifikuar fakte të reja në Raportin Teknik dhe dokumentacionin e dërguar nga institucioni me shkresë Nr. 332 prot., datë 05.09.2023, që vërtetojnë plotësimin e disa prej rekomandimeve të lëna në VBA Nr. 53, datë 14.04.2023.
  2. Institucioni ka hartuar një plan masash për përmbushjen e  rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në vendimin Nr. 53, datë 14.04.2023, të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u plotësuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e pikës 2 të rubrikës “Vendosi” të vendimit Nr. 53, datë 14.04.2023, të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje 2 (dy) vite akademike”.