REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 28, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “PEDAGOGJI E SPECIALIZUAR”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 4237, datë 04.07.2003
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Kompetencat profesionale dhe rezultatet e pritshme të të nxënit, për këtë program studimi, nuk janë të detajuara.
- Në planin mësimor të këtij programi studimi, disiplinat të cilat janë derivate të disiplinave të tjera të programit, zhvillohen më herët në kohë se këto të fundit.
- Literatura e detyrueshme si dhe ajo e rekomanduar, e përfshirë në syllabuset e shumicës së lëndëve të këtij programi studimi, nuk është të paktën, e pesë viteve të fundit.
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë e të përditësuar të tregut të punës, me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut për këtë program studimi.
- Mungesa e një procesi të miratuar e strukturuar të mentorimit të praktikës profesionale, për studentët e këtij programi studimi.
- Mungesa e indikatorëve të mirëfilltë dhe të matshëm të impaktit konkret dhe të drejtpërdrejtë që ka pjesëmarrja e personelit akademik të këtij programi studimi, në aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Pedagogji e Specializuar”, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, janë si vijon:
- Institucioni, të detajojë kompetencat profesionale dhe rezultatet e pritshme të të nxënit, për këtë program studimi, si dhe t’ia bëjë të ditura studentëve, që në momentin e regjistrimit të tyre në këtë program studimi.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim që, një disiplinë, derviate e disiplinave të tjera të programit, të zhvillohet më pas në kohë, si dhe ta pasurojë atë me më shumë terapi për fëmijët me nevoja të veçanta.
- Institucioni, të marrë masa që, literatura e detyrueshme si dhe ajo e rekomanduar, e përfshirë në syllabuset e të gjitha lëndëve të këtij programi studimi, të jetë të paktën, e pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale në treg, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të krijojë një proces të miratuar e strukturuar të planifikimit, ndjekjes e mentorimit të praktikës profesionale, për studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë mekanizma e të përcaktojë indikatorë, për matjen e impaktit konkret dhe të drejtpërdrejtë që ka pjesëmarrja e personelit akademik të këtij programi studimi, në aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
- Institucioni, të përmirësojë procesin e funksionimit të qendrës Life Long Learnig duke filluar që nga evidentimi i nevojave për trajnim e duke vijuar më tej me planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e trajnimeve, në mënyrë që ti përgjigjet sa më mirë tregut të punës dhe kërkesave të tij.
- Institucioni, të shohë mundësinë e ngritjes së atelieve, për zhvillimin e terapive me fëmijët me nevoja të veçanta.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 29, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I ARTEVE NË “ARTE PAMORE”, ME PROFILE “TV - MULTIMEDIA”; “DIZAJN - MODË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Arteve në “Arte Pamore”, me profile “Tv - Multimedia”; “Dizajn – Modë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Arteve në “Arte Pamore”, me profile “Tv - Multimedia”; “Dizajn – Modë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 628, datë 05.10.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arteve të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë.
- Numër i ulët i orëve praktike në kurrikulën e programit të studimit, në krahasim me numrin e orëve teorike.
- Literaturë e kufizuar në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e programeve specifike software-ike, në funksion të disa prej lëndëve të këtij programi studimi.
- Mundësi të kufizuara për ekspozimin e punimeve të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Arteve në “Arte Pamore”, me profile “Tv - Multimedia”; “Dizajn – Modë”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Arteve në Master i Arteve në “Arte Pamore”, me profile “Tv - Multimedia”; “Dizajn – Modë”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, duke rritur numrin e orëve praktike, në përputhje me gjetjet e grupit të vlerësimit të jashtëm në raport.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin e fondit të bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe e të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të sigurojë infrastrukturën e nevojshme software-ike specifike në funksion të realizimit me sukses të disa prej lëndëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë mundësitë e ekspozimit të punimeve të studentëve të këtij programi studimi, për publikun e gjerë.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim korrigjimin strukturor dhe drejëtshkrimor të tyre.
- Institucioni, të hartojë një skemë të qartë për financimin e kërkimit shkencor, në funksion të personelit akademik dhe studentëve, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtrijë promovimin e këtij programi studimi edhe në trevat shiqpfolëse të rajonit, me qëllim rritjen e numrit të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e vazhdueshëm të faqes së tij zyrtare të internetit, me qëllim reflektimin e plotë të personelit akademik, i cili angazhohet edhe në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 30, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MIRËMBAJTJE RRJETE KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT POLIS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 814, datë 21.12.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Polis
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Polis
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mangësi në përshtatjen e kuadrit teorik për literaturën e detyruar të këtij programi studimi.
- Pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi në organet vendimmarrëse e këshillat studentore.
- Mungesa e ruajtjes së anonimatit të studentëve gjatë korrigjimit të provimeve.
- Mbështetje e ulët e personelit akademik të këtij programi studimi, në kuadër të trajnimeve mbi metodologjitë e mësimdhënies.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike”, të Universitetit Polis, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike”, të Universitetit Polis, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për përshtatjen e kuadrit teorik të literaturës në përputhje me këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e pjesëmarrjes të studentëve të këtij programi studimi në organet vendimmarrëse e këshillat studentore.
- Institucioni, të marrë masa për të garantuar metoda testimi që të ruajnë anonimatin e studenteve, të garantojnë transparencen dhe të ulin mundësitë e abuzimit.
- Institucioni, të shtojë format e bashkëpunimit dhe të rrisë mbështetjen për personelin akademik të këtij programi studimi, sidomos në kuadër të trajnimeve mbi metodologjitë e mësimdhënies.
- Institucioni, të shohë mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive edhe me institucione homologe që ofrojnë programe të ngjashme studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Polis, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 31, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË ITALIANE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Italiane”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Italiane”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2234, datë 17.06.2002
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhëve të Huaja
- Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një strukture të qëndrueshme dhe e një databaze të plotë, të ruajtjes së lidhjeve me ish-studentët, si një burim të dhënash për punësimet aktuale të këtij programi ose si një mundësi për të vjelë prej tyre njohuri rreth ndryshimeve në kurrikul, në përputhje me nevojat aktuale të tregut të punës.
- Mungesa e organizimit të trajnimeve të vazhdueshme për personelin akademik, me qëllim që pedagogët të jenë të përditësuar me metodat inovative të mësimdhënies edhe në funksion të sigurimit të cilësisë në mësimdhënien e programit të studimit.
- Mungesa e infrastrukturës laboratorike për zhvillimin e lëndës së Intepretimit dhe mungesa e software-ve specifike në laboratorin ku zhvillohet lënda e Perkthimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë Italiane”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 31, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Italiane”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë gamën e ruajtjes së lidhjeve me rrjetin Alumni dhe të gjenerojë forma të tjera të përfshirjes së tyre konkrete në aktivitetin e tij akademik dhe kërkimor përveç atyre ekzistues, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit të një databaze të plotë.
- Institucioni, të organizojë trajnime të vazhdueshme për personelin akademik, me qëllim që këta të fundit, të jenë gjithmonë të përditësuar me metodat inovative të mësimdhënies.
- Institucioni, të sigurojë infrastrukturën e njevojshme laboratorike dhe mjetet software-ike, për realizimin me sukses të lëndëve të Interpretimit dhe Përkthimit.
- Institucioni, të rrisë gamën e metodave dhe instrumentave që përdoren në kuadër të vlerësimit e sigurimit të cilësisë, në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për ngritjen e Komisioneve të Përhershme të Sigurimit të Cilësisë, siç parashikohet nga Statuti i universitetit dhe aktet ligjore në fuqi, si edhe të hartojë një rregullore për sigurimin e brendshëm të cilësisë.
- Institucioni, në të ardhmen të shohë mundësinë e rishikimit të kurrikulës së këtij programi studimi, për të pasur një raport më të drejtë mes lëndëve të gjuhësisë dhe lëndëve që e ndihmojnë studentin të marrë njohuri të tjera të rëndësishme të kulturës së gjuhës së huaj, në përputhje me konstatimet e grupit të vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 32, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MATEMATIKË”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Matematikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Matematikë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Vendim i Këshillit të Ministrave 832, datë 04.06.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Matematikës
- Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës dhe strategjisë së punësimit për studentët të cilët diplomohen në këtë program studimi.
- Numër i ulët i orëve laboratorike në planin mësimor të këtij programi studimi, sidomos në lëndët Probabilitet-Statistikë dhe Analizë Numerike, të cilat zhvillohen nëpërmjet software-ve kompjuterike.
- Realizimi pa sekretim ose kodifikim i provimeve, për studentët e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Matematikë”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 22.04.2002, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Matematikë”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë një plan masash me qëllim rritjen e interesit dhe numrit të studentëve për këtë program studimi, si:
-hartimi i një studimi të mirëfilltë të tregut të punës;
-zhvillimi i fushatave promovuese për nxitjen e maturantëve të rajonit të Vlorës për të studiuar në këtë program studimi;
-mbështetje të vazhdueshme për departamentin përgjegjës për realizimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim shtimin e orëve laboratorike sidomos në lëndët Probabilitet-Statistikë dhe Analizë Numerike, të cilat zhvillohen nëpërmjet software-ve
- Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
- Institucioni, të rrisë gamën e metodave dhe instrumentave që përdoren në kuadër të vlerësimit e sigurimit të cilësisë në këtë program studimi, sidomos në marrjen e mendimit të studentëve dhe dëgjimin e zërit të tyre.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi, të lëndëve me karakter ekonomik, me qëllim që studentëve tu krijohet mundësia e diversifikimit të studimeve në ciklin e dytë.
- Institucioni, në zbatim të Udhëzuesit mbi Zhvillimin dhe Përdorimin e Metodave të Ndryshme dhe Inovative të Mësimdhënies në Bazë të Fushës së Studimit, të thellojë kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e kërkimor shkencor, të angazhuar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 33, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI” ME PROFILE “MENAXHIM”; “MARKETING”; “KONTABILITET & FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi” me profile “Menaxhim”; “Marketing”; “Kontabilitet & Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi” me profile “Menaxhim”; “Marketing”; “Kontabilitet & Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 794, datë 06.10.2010
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëndëve të Përgjithshme
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
- Institucioni, nga tre rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, ka përmbushur një plotësisht dhe dy kryesisht;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Syllabuset e këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me formatin e përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Literaturë fizike dhe materiale studimore të kufizuara në bibliotekën e institucionit, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e një sistemi të brendshëm informatik të menaxhimit të informacionit dhe të dhënave të studentëve, me qëllim ndjekjen dhe dokumentimin e ecurisë së tyre në këtë programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi” me profile “Menaxhim”; “Marketing”; “Kontabilitet & Financë”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 24.03.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi” me profile “Menaxhim”; “Marketing”; “Kontabilitet & Financë”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që syllabuset e këtij programi studimi, të jenë në përputhje me formatin e përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës fizike në bibliotekë dhe të sigurojë materialet e nevojshme studimore, në funksion të nevojave të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përdorë një sistem të brendshëm informatik për menaxhimin e informacionit dhe të të dhënave të studentëve, me qëllim ndjekjen dhe dokumentimin e ecurisë së tyre në këtë programi studimi.
- Institucioni, të hartojë, dokumentojë e bëjë publike, procedurën që ndjek për punësimin e personelit akademik.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për përbushjen plotësisht të rekomandimit të lënë nga akreditimi i parë në lidhje me publikimin e vlerësimeve, lidhur me procesin e sigurimit të cilësisë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 34, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 386, datë 05.08.2011
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëndëve të Përgjithshme
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
- Institucioni i ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
- Plani mësimor i programit të studimit nuk është i balancuar midis orëve të studimit jashtë auditorit dhe orëve në auditor, që zhvillojnë studentët.
- Literaturë fizike e kufizuara në bibliotekën e institucionit, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e një sistemi të brendshëm informatik të menaxhimit të informacionit dhe e të dhënave të studentëve, me qëllim ndjekjen dhe dokumentimin e ecurisë së tyre në këtë program studimi.
- Mungesa e një buxheti të dedikuar për mbështetjen e kualifikimit të vazhdueshëm profesional të personelit akademik të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 34, datë 22.04.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të programit të studimit, me qëllim balancimin e orëve që studentët zhvillojnë jashtë auditorit, me orët në auditor.
- Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës fizike në bibliotekë dhe të sigurojë materialet e nevojshme studimore, në funksion të nevojave të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përdorë një sistem të brendshëm informatik për menaxhimin e informacionit dhe të të dhënave të studentëve, me qëllim ndjekjen dhe dokumentimin e ecurisë së tyre në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e një buxheti të dedikuar, për mbështetjen e kualifikimit të vazhdueshëm profesional të personelit akademik të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 35, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 426, datë 18.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Personeli akademik me kohë të plotë, i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën në masën 70 % ngarkesën mësimore të këtij programi studimi.
- Literaturë e kufizuar në bibliotekën e institucionit, në funksion të këtij programi studimi.
- Numri i programeve kompjuterike në mbështetje të orëve mësimore të realizuara në laborator, është i kufizuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 35, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore të programit të studimit, të paktën deri në masën 70%, nga personeli akademik me kohë të plotë.
- Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës fizike në bibliotekë, në funksion të nevojave të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të pajisë laboratorët që përdoren për këtë program studimi, me programe kompjuterike të mjaftueshme, për realizimin me sukses të orëve mësimore që studentët kryejnë në laborator.
- Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
- Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të planit mësimor të këtij programi studimi, me qëllim shtimin e peshës së lëndëve bazë si ajo e Statistikës dhe e punës praktike të studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 36, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARRËDHËNIE PUBLIKE DHE KOMUNIKIM MARKETINGU”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu” me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 404, datë 12.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Komunikimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Literatura në gjuhën shqipe, sidomos për lëndët teknike të këtij programi studimi, është e kufizuar.
- Burimet njerëzore administrative, në mbështetje të këtij programi studimi, janë të kufizuara.
- Skema e financimit të kërkimit shkencor, në mbështetje të personelit akademik dhe studentëve, të këtij programi studimi, është e pa qartë.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:
- Institucioni, të pasurojë fondin e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e burimeve njërezore mbështetëse, veçanërisht personelin e zyrës së burimeve njerëzore, në funksion të mbështetjes së këtij programi studimi.
- Institucioni, të përcaktojë një skemë të qartë për financimin e kërkimit shkencor të personelit akademik dhe studentëve, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të inkurajojë më shumë lëvizshmërinë e studentëve të këtij programi studimi, në universitetet e huaja, si një mënyrë për të zvogëluar ndikimin e krijuar nga pandemia Covid-19, duke rritur pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.
- Institucioni, të rrisë gamën e metodave dhe instrumentave që përdoren në kuadër të vlerësimit e sigurimit të cilësisë, si dhe të përfshijë në to edhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim tërheqjen edhe të studentëve shqipfolës jashtë territorit të Shqipërisë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 37, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “KOMUNIKIM MARKETINGU”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Komunikim Marketingu” me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Komunikim Marketingu”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit:Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 351, datë 17.06.2019
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Komunikimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit/2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë“Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Literatura në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi është e kufizuar dhe e pa përditësuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Komunikim Marketingu”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Komunikim Marketingu”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
- Institucioni, të vijojë përpjekjet për angazhimin në këtë programi studimi të personelit akademik të kategorisë Profesor.
- Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim tërheqjen edhe të studentëve shqipfolës jashtë teritorit të Shqipërisë.
- Institucioni, të inkurajojë më shumë lëvizshmërinë e studentëve të këtij programi studimi, në universitetet e huaja, si një mënyrë për të zvogëluar ndikimin e krijuar nga pandemia Covid-19, duke rritur pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “AGROBIZNES” ME PROFILE “MARKETING I PRODUKTIT BUJQËSOR” DHE “MENAXHIM I FERMËS BUJQËSORE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 405, datë 25.07.2019
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Përmbajtja e lëndëve të planit mësimor të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me ciklin e studimit të këtij programi studimi.
- Mungesa në planin mësimor, e lëndëve të marketingut, bie ndesh me objektivat dhe rezultatet e pritshme të të nxënit, që ky program studimi synon.
- Në lëndët e lidhura me profilin e Menaxhimit të Fermës Bujqësore, nuk studiohen produktet kryesore të bujqësisë shqiptare, siç janë, bimët aromatike e mjekësore, perimet e serave dhe blegtoria, si rrjedhojë nuk pasqyrohet realiteti dhe vizioni i bujqësisë shqiptare.
- Në syllabuset e këtij programi studimi nuk përfshihet dosja praktike e studentëve, si dhe kompetencat e fituara nga studentët gjatë praktikës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, të Kolegjit Universitar “Logos”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë përmbajtjen e lëndëve të planit mësimor të këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e njohurive të tyre, me ciklin e studimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, lëndë të marketingut, me qëllim arritjen e objektivave dhe rezultateve të pritshme të të nxënit, që ky program studimi synon.
- Institucioni, të rishikojë përmbajtjen e lëndëve të lidhura me profilin e Menaxhimit të Fermës Bujqësore, me qëllim përfshirjen në to e temave që lidhen me produktet kryesore të bujqësisë shqiptare, siç janë, bimët aromatike e mjekësore, perimet e serave dhe blegtoria.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen në to të dosjes praktike të studentëve, si dhe kompetencat e fituara nga studentët gjatë praktikës.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim që raporti teori / praktikë, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës së bibliotekës me botime të viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT ADMINISTRATIV”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 368, datë 05.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Plani mësimor i programit të studimit, përmban një numër të madh lëndësh, disa prej të cilave janë të ngjashme me lëndët e ofruar në ciklin e parë të studimeve.
- Syllabuset dhe literatura e parashikuar në to, nuk janë në përputhje me objektivat dhe me emërtimin e lëndëve të këtij programi studimi.
- Pesha e shprehur në kredite, e lëndëve të teknologjisë dhe informacionit, është e vogël, në krahasim me objektivat dhe kompetencat e synuara të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, janë si vijon:
- Institucioni, të reduktojë numrin e lëndëve të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, të cilat janë të ngjashme me ato të programeve të studimit të ciklit të parë.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset dhe literaturën e parashikuar në to, me qëllim përputhjen me objektivat dhe me emërtimin e lëndëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë peshën e lëndëve të teknologjisë dhe informacionit në planin mësimor, duke përfshirë në të lëndë si, Ruajta Dixhitale e të Dhënave / Libraria Dixhitale, me qëllim arritjen e objektivat dhe kompetencave të synuara, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim që raporti teori / praktikë, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e zëvendësimit të lëndëve plotësuese: Prokurimi Publik, dhe Ekonomia e Mjedisit, me lëndë si: Kulturë Gjuhe, “Arti i të Folurit në Publik, Editimi i Teksteve”, si edhe përfshirjen në këtë program studimi të programeve web si Concur, të cilat janë më ngushtësisht të lidhura me aftësitë dhe kompetencat e synuara të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve si dhe diversifikimin e burimeve financiare të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegjit Universitar “Wisdom”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 392, datë 10.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Informatikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standarteve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Literatura në funksion të këtij programi studimi është e kufizuar dhe e pa përditësuar.
- Mungesa e një studimi të mirrëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e një sistemi të brendshëm informatik të unifikuar, për menaxhimin e informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 21/04/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi.
- Institucioni, të realizojë një studimi të mirrëfilltë të tregut të punës, me qëllim identifikimin e nevojave reale te tregut, për këtë program studimi.
- Institucioni, të përdorë një sistem të brendshëm informatik të unifikuar, për menaxhimin e informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
- Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të planit mësimor të këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e lëndëve si, Menaxhime Operacionale dhe rritjen e peshës së punës praktike e laboratorike të studentëve.
- Institucioni, të shohë mundësinë e percaktimit të një prej anëtarëve të përsonelit akademik me kohë të plotë, si koordinator të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 41, datë 22.04.2022
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIK IMAZHERIE DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”,Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.04.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 441, datë 25.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Laborant Mjekësor dhe Imazheri
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e personelit akademik të kualifikuar në fushën e radioterapisë.
- Numër i ulët i personelit akademik të kualifikuar, për ofrimin e praktikave klinike në këtë program studimi, në fushën e imazherisë dhe radioterapisë.
- Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Ofrimi si një program i vetëm studimi i dy specialiteteve, si ai i imazherisë e radioterapisë, të cilat nuk kanë të njëjtën ecuri formimi, si dhe përdorin teknologji të ndryshme.
- Numër i ulët i trajnimeve profesionale të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Literaturë e kufizuar, në gjuhën shqipe dhe të huaj, në fushën e imazherisë e radioterapisë.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, të Universitetit “Aldent”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2021 – 2022 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre.
- Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij në përmbushje të mangësisë të pikës “e/4”, të këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 22.04.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik të kualifikuar në fushën e radioterapisë.
- Institucioni të rrisë numrin e personelit akademik të kualifikuar, për ofrimin e praktikave klinike në këtë program studimi, në fushën e imazherisë dhe radioterapisë.
- Institucioni, të marrë masa që, fusha e ekspertizës e personelit akademik që angazhohet në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Institucioni, të rishikojë emërtimin dhe kurrikulën e këtij programi studimi, duke shmangur ofrimin e dy specialiteteve të ndryshme, si ai i imazherisë e radioterapisë, në strukturën e një programi të vetëm.
- Institucioni, të shtojë trajnimet profesionale për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të rrisë fondin e literaturës së bibliotekës, në gjuhën shqipe dhe të huaj, në fushën e imazherisë e radioterapisë.
Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.