Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 24 Janar 2020

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 01, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, “Universiteti Privat “Albanian University”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti Privat “Albanian University”
  2. Organizimi i Institucionit:Jopublik
  3. Lloji i Institucionit:Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit
    1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
    3. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 197, datë 10.04.2004
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 52, datë 05.02.2016
  7. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 90, datë 20.10.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një analize të mirëfilltë nga ana e Institucionit mbi nevojat e tregut, kapacitetet e Institucionit dhe feedback-un nga vlerësimet e mëparshme, për hapjen e programeve të reja të studimit apo riorganizimin e tyre (programet e Doktoratës);
    2. Mungesa e një strategjie institucionale të mirëorganizuar për punën kërkimore shkencore;
    3. Numër i ulët bashkëpunimesh ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor dhe angazhim i ulët ndërkombëtar në programe studimi master dhe doktorature;
    4. Buxheti i alokuar nga Institucioni për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, në krahasim me të ardhurat reale dhe stabilitetin pozitiv financiar të tij, është i ulët;
    5. Vlerësim i ulët i Institucionit për punën kërkimore shkencore, ndikimin, rezultatin dhe progresin e tij;
    6. Nivel i ulët i mobilitetit të studentëve, sidomos të studentëve të programeve Master dhe Doktoratë;
    7. Paaftësia e stafit akademik për të kuptuar dhe folur gjuhën angleze, për të cilën Institucioni ende nuk ka marrë masat e nevojshme, ndikon në punën kërkimore shkencore dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit;
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti Privat “Albanian University”, me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandime

Universiteti Privat “Albanian University” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, të ndjekë një politikë të qartë për të siguruar koherencën e programeve të studimit dhe të ndërmarrë një vlerësim të përgjithshëm të indikatorëve cilësorë dhe sasiorë mbi kapacitet reale të disponueshme.
  2. Institucioni, të hartojë një plan të ri strategjik të kërkimit shkencor, të bazuar në shtyllat kryesore të zhvillimit dhe të lidhur me një plan veprimi afatshkurtër dhe afatgjatë, me qëllim ngritjen e kërkimit shkencor në nivel Universiteti.
  3. Institucioni, të përcaktojë qartë prioritetet e kërkimit shkencor, të fokusuara drejt ndërkombëtarizimit, inovacionit dhe projekteve kërkimore.
  4. Institucioni, të rrisë buxhetin dedikuar kërkimit shkencor, jo vetëm për pjesëmarjen e stafit akademik në konferenca dhe publikime, por dhe investimin në projekte kërkimore, pjesë të strategjisë së kërkimit shkencor.
  5. Institucioni, të themelojë/ngrejë një sistem monitorimi në nivel Universiteti, përgjegjës për zbatimin e strategjisë së kërkimit, vlerësimin e kërkimit shkencor dhe monitorimin e progresit dhe rezultateve të kërkimit shkencor.
  6. Institucioni, të përmirësojë profilin ndërkombëtar të programeve master dhe doktoratë, të stimulojë mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe të përfshijë më tepër studentët në projekte kërkimore shkencore dhe programe mobiliteti ndërkombëtare.
  7. Institucioni, të identifikojë dhe verë në zbatim metoda të ndryshme me qëllim përmirësimin e aftësisë së stafit akademik për të folur dhe kuptuar gjuhën angleze.

Në përmbushje të sa më lart, Universiteti Privat “Albanian University” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 02, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me të dhënat si më poshtë:

 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Akademi
  4. Njësia kryesore të Institucionit: Fakulteti i Film dhe Media
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 652, datë 30.09.2004
  6. Akreditimi i mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 111, datë 15.12.2017
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ndikimi i kufizuar i Këshillit Akademik në monitorimin, kontrollimin apo përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies;
    2. Përfshirja e ulët ë Këshillit Studentor në proceset vendimmarrëse dhe zbatimin e kurrikulave.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

    1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë).
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2025.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandime

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, të rrisë rolin dhe ndikimin e Këshillit Akademik në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
  2. Institucioni, të promovojë përfshirjen më aktive të përfaqësuesve të studentëve në çështjet e saj organizative si dhe të sigurojë feedback real për nevojat e tyre.
  3. Institucioni, të ketë një qasje më kritike për identifikimin e pikave të dobëta dhe planit për përmirësime.

Në përmbushje të sa më lart, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 03, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të Institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    4. Fakulteti i Drejtësisë
    5. Fakulteti i Ekonomisë
    6. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
    7. Instituti i Studimeve Albanologjike
    8. Instituti i Studimit të Ujërave të Rajonit të Shkodrës
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 150, datë 18.04.1957
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 21.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e komunikimit mes strukturave të Universitetit;
    2. Mungesa e autonomisë financiare në nivel Departamenti;
    3. Mospërmbushja e kriterit për mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70 % në disa prej programeve të psikologjisë të ciklit të parë Bachelor;
    4. Mosevidentimi i procedurave të alokimit të buxhetit për kërkimin shkencor;
    5. Mospërmbushja e kritereve të duhura teknike për zhvillimin e punës në disa nga ambjentet e stafit.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandime

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, të sigurojë një rrjedhje më të mirë të informacionit nga nivelet e sipërme të menaxhimit tek ato të ulëta, dhe anasjelltas.
  2. Institucioni, të mundësojë autonominë financiare në nivelin e njësive bazë.
  3. Institucioni, të sigurojë mbulimin e ngarkesës mësimore në programet e studimit të ciklit të parë nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70%.
  4. Institucioni, të gjejë mënyra më efektive për shpërndarjen e buxhetit për kërkim shkencor.
  5. Institucioni, të riorganizojë ambjentet ekzistuese të stafit akademik, në mënyrë që të rriten standardet teknike për hapësirat e punës dhe gjithashtu të sigurojë dritën natyrale.

Në përmbushje të sa më lart, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 04, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

KOLEGJI PROFESIONAL I LARTË “TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Profesional i Lartë
  4. Njësitë bazë të Institucionit:
    1. Departamenti i Estetikë-Nutricionit
    2. Departamenti i Kozmetologjisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 31.07.2018

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të tregut të punës për identifikimin e nevojave të tregut për profesionet specifike;
    2. Vlerësimi i performancës së stafit akademik vetëm nëpërmjet pyetësorëve me studentët;
    3. Përfshirja e ulët e studentëve/përfaqësuesve të tyre brenda strukturave të ndryshme të institucionit;
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

    1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2025.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandime

Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të tregut të punës për të përcaktuar nevojat specifike për çdo profesion.
  2. Institucioni, të shtojë format dhe mënyrat e vlerësimit të performancë së stafit akademik (p.sh., vlerësimi mes kolegëve, vlerësimi nga Përgjegjësi i Departamentit, etj.).
  3. Institucioni, të informojë e ndërgjegjësojë studentët në lidhje me përfshirjen e tyre në jetën institucionale (psh. organe të ndryshme si: Senati, Këshilli i Etikës, Këshilli i Studentëve, etj).

Në përmbushje të sa më lart, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 05, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË

AKADEMIA “IVODENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia “Ivodent”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Akademia “Ivodent”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Akademi
  4. Njësia kryesore e Institucionit: Fakulteti i Teknikave Dentare
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 178, datë 19.02.2009
  6. Akreditimi i mëparshëm: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 328, datë 15.08.2013
  7. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 598, datë 21.12.2016

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
  6. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 2 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Paqartësi dhe mungesë e institucionalizimit të procedurave të komunikimit mes Senatit dhe Bordit të Administrimit;
    2. Mungesa e procedurave apo praktikave të konsoliduara për alokimin e fondeve për zhvillimin/kualifikimin e stafit dhe politikave informuese për këtë qëllim;
    3. Mungesa e një procedure të standardizuar për vlerësimin e aftësive dhe arritjeve të stafit nga njësitë bazë;
    4. Përfshirja e kufizuar e njësive kryesore dhe njësive bazë në hartimin e buxhetit të Institucionit;
    5. Mungesa e një strategjie institucionale të kërkimit shkencor;
    6. Mungesa e prioriteteve të mirëpërcaktuara të kërkimit shkencor, fushave/temave kërkimore të qarta dhe grupeve të kërkimit;
    7. Mungesa e politikave informuese në shkollat e mesme;
    8. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për studentët me nevoja të veçanta;
    9. Mungesa e përfaqësimit gjithëpërfshirës të studentëve në organet drejtuese të Institucionit.
  7. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Akademia “Ivodent”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia “Ivodent”, me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 24/01/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandime

Akademia “Ivodent”, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:

  1. Institucioni, të standardizojë procedurat e komunikimit mes Senatit dhe Bordit të Administrimit për të rritur transparencën.
  2. Institucioni, të krijojë mekanizma për ofrimin e mbështetjes financiare për realizimin e aktiviteteve për zhvillimin/kualifikimin e stafit dhe të vendosë procedura standarde për këtë qëllim.
  3. Institucioni, të sigurojë që hartimi i buxhetit të jetë një proces gjithëpërfshirës, me propozime që paraqiten nga departamentet tek fakulteti.
  4. Institucioni, të realizojë auditimin e jashtëm financiar në mënyrë të vazhdueshme.
  5. Institucioni, të ndërmarrë hapa për rritjen e bashkëpunimit midis stafit akademik dhe të përcaktojë prioritete të qarta kërkimore, fushat shkencore dhe të punojë vazhdimisht për të ndjekur këto prioritete kërkimore institucionale.
  6. Institucioni, të hartojë një politikë për informimin dhe orientimin e nxënësve të shkollave të mesme për Institucionin dhe programin e studimit, të përmirësojë infrastrukturën për studentët me nevoja të veçanta dhe të mundësojë përfaqësimin gjithëpërfshirës të studentëve në strukturat drejtuese ose organet e Institucionit.
  7. Institucioni, të ndërmarrë hapa për të siguruar krijimin e një mjedisi bashkëpunues dhe konstruktiv që mundëson debatin dhe diskutimin gjithëpërfshirës në të gjitha organet e Institucionit.

Në përmbushje të sa më lart, Akademia “Ivodent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e rekomandimeve të mësipërme dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 06, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI AGROUSHQIMORE”, PROFILI “TEKNOLOGJI USHQIMORE”, TË “UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 560, datë 12.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Bujqësor i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Bujqësor i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e komisionit të posaçëm të ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Disa prej gjetjeve të grupit të vlerësimit të jashtëm, të verifikuara nga komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi i Akreditimit, nuk pasqyrojnë situatën reale të programit të studimit;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”, të “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/01/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 07, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI AGROUSHQIMORE”, PROFILI “TEKNOLOGJI USHQIMORE”, TË “UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1221, datë 03.09.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Bujqësor i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Bujqësor i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e komisionit të posaçëm të ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Disa prej gjetjeve të grupit të vlerësimit të jashtëm, të verifikuara nga komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi i Akreditimit, nuk pasqyrojnë situatën reale të programit të studimit;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave“Inxhinieri Agroushqimore”, profili “Teknologji Agroushqimore”, të “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/01/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 08, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 490, datë 23.06.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 323, datë 15.08.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Luarasi”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Private
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Luarasi”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;
  9. Shkresën e Kolegjit Universitar “Luarasi” me Nr. 300 Prot., datë 27.11.2019, me lëndë “Kthim përgjigje shkresës Nr.17 Prot., datë 22.11.2019”;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon një studim i mirëfilltë mbi nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi;
    2. Fondi fizik i teksteve dhe periodikëve në funksion të realizimit të këtij programi studimi nuk përmban tituj bashkëkohorë në gjuhë të huaja dhe për disa lëndë të programit mungojnë në fondin fizik titujt që përbëjnë literaturë të detyrueshme;
    3. Në rregulloren e programit të studimit nuk përcaktohet njohja e gjuhës së huaj si kriter hyrës sipas kërkesave ligjore në fuqi;
    4. Institucioni nuk ka një strategji të kërkimit e cila të përcaktojë prioritetet e kërkimit nga pikëpamja e përmbajtjes dhe një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk ka publikime, ka pak publikime me rëndësi për programin e studimit ose janë publikime në revista pak të njohura dhe me një vizibilitet të ulët akademik.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “E drejtë civile dhe tregtare”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 24.01.2020, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave “E drejtë civile dhe tregtare”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë mbi nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi, me qëllim që programi t’i përgjigjet sa më mirë tregut.
  2. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e fondit fizik të teksteve në bibliotekë me tituj të përditësuar dhe literaturë ndërkombëtare bashkëkohore, të sigurojë në bibliotekë të gjithë titujt e detyrueshëm të programit të studimit, si dhe të përmirësojë infrastrukturën fizike të bibliotekës.
  3. Institucioni, të përditësojë rregulloren e programit të studimit, duke reflektuar në të gjuhën e huaj si kriter hyrës të studentëve.
  4. Institucioni, të hartojë strategjinë e kërkimit ku të përcaktohen shtyllat kryesore të kërkimit shkencor për të patur sinergji midis stafit akademik të këtij programi studimi për kërkimin shkencor, si dhe të marrë masa për përmirësimin sasior dhe cilësor të kërkimit shkencor e botimin në revista prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 09, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “AUDIT”, ME PROFILE: “AUDITIM DHE MENAXHIM RISKU”; “AUDITIM I INSTITUCIONEVE FINANCIARE”; “KONTABILITET DHE RAPORTIM FINANCIAR”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”; “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Auditim dhe Menaxhim Risku”; “Auditim i Institucioneve Financiare”; “Kontabilitet dhe Raportim Financiar”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Auditim dhe Menaxhim Risku”; “Auditim i Institucioneve Financiare”; “Kontabilitet dhe Raportim Financiar”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 684, datë 12.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e komisionit të posaçëm të ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Auditim dhe Menaxhim Risku”; “Auditim i Institucioneve Financiare”; “Kontabilitet dhe Raportim Financiar”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Publik”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/01/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 24.01.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Auditim dhe Menaxhim Risku”; “Auditim i Institucioneve Financiare”; “Kontabilitet dhe Raportim Financiar”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Publik”, të Universitetit Europian të Tiranës:

Institucioni, të shohë mundësinë e zëvendësimit të lëndës “Metoda kërkimi të avancuara” me një lëndë tjetër bazë, me qëllim përmbushjen sa më mirë të synimit të programit të studimit për aftësimin profesional të studentëve.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 10, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA ADMINISTRATIVE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.11.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Administrative”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shkenca Administrative”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 564, datë 19.11.2012, ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 380, datë 06.09.2013
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Këshillit të Akreditimit Nr. 212, datë 16.12.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite (viti i formimit teorik)
  9. Forma e studimit: Nuk përcaktohet
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoratë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon një strategji e shkruar për kërkimin shkencor;
    2. Kapacitetet kërkimore, të vëna në dispozicion të studentëve të këtij programi studimi, janë të kufizuara;
    3. Bashkëpunimi me qendra të kërkimit shkencor dhe institucione akademike ndërkombëtare është shumë i kufizuar;
    4. Asnjë nga studentët e regjistruar në programin e doktoratës në Shkenca Administrative nuk ka marrë pjesë në ndonjë program shkëmbimi ose mobiliteti;
    5. Mbledhja e evidencave të botimeve dhe pjesëmarrjes në konferencë të studentëve të këtij programi studimi nuk realizohet në një format të njëjtë si dhe ka disa mospërputhje në dokumentacionin e ruajtur në dosjet e studentëve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë “Shkenca Administrative”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik 2013-2014 e që janë ende në sistem, deri në përfundimin e studimeve të doktoratës, sipas afateve ligjore të legjislacionit në fuqi.
  3. Në rast të riorganizimit të programit të studimit, Institucioni të adresojë mangësitë dhe përmbushë rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe, në rast riorganizimi të programit të studimit, plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 20.08.2020, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Administrative”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë e zbatojë strategjinë e kërkimit shkencor.
  2. Institucioni, të inkurajojë botimin e punëve kërkimore në revista shkencore me faktor impakti sipas Journal Citation Reports.
  3. Institucioni, të shtojë e vërë në zbatim marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione perëndimore, projekt-propozimet e përbashkëta dhe shkëmbimin e anëtarëve të stafit akademik, me qëllim transferimin e njohurive dhe përftimin e kapaciteteve kërkimore shkencore.
  4. Institucioni, të përfshijë punët kërkimore të studentëve të doktoratës si pjesë të projekteve dhe studimeve për tema me interes për qeverinë dhe institucionet e tjera me të cilat AU ka nënshkruar marrëveshje.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 11, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “E DREJTË EUROPIANE DHE E KONTRATAVE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.11.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “E Drejtë Europiane dhe e Kontratave”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “E Drejtë Europiane dhe e Kontratave”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 564, datë 19.11.2012, ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 380, datë 06.09.2013
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Këshillit të Akreditimit Nr. 213, datë 16.12.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite (viti i formimit teorik)
  9. Forma e studimit: Nuk përcaktohet
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoratë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Projektet kërkimore me Institucione të tjera të arsimit të lartë, për këtë program studimi, janë të pamjaftueshme;
      2. Fondi fizik i librave dhe revistave shkencore/periodikëve në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi, nuk përmban tituj bashkëkohorë në gjuhë të huaja, si dhe infrastruktura e bibliotekës nuk është e mjaftueshme e nuk pasqyron nivelin e përparuar të studimeve të ofruara nga ky program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

    1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë “E Drejtë Europiane dhe e Kontratave”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik 2013-2014 e që janë ende në sistem, deri në përfundimin e studimeve të doktoratës, sipas afateve ligjore të legjislacionit në fuqi.
    3. Në rast të riorganizimit të programit të studimit, Institucioni të adresojë mangësitë dhe përmbushë rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe, në rast riorganizimi të programit të studimit, plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 24.01.2020, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “E Drejtë Europiane dhe e Kontratave”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë kapacitetet e programit dhe universitetit në aplikime për grante kërkimore, ku mund të angazhohen studentët e këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të pasurojë fondin e teksteve në bibliotekë me tituj të përditësuar dhe literaturë moderne ndërkombëtare, si dhe të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës së bibliotekës.
  3. Institucioni, të marrë masa për të inkurajuar mobilitetin e stafit akademik, bazuar në marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura nga ana e Institucionit si dhe progresi i tyre të pasqyrohet në raporte për të përmirësuar arritjen e objektivave të programit të studimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 12, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.11.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Psikologji Klinike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Psikologji Klinike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 380, datë 06.09.2013
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 19.05.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite (viti i formimit teorik)
  9. Forma e studimit: Nuk përcaktohet
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoratë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i stafit akademik efektiv në Departament, të specializuar në psikologji klinike, është i kufizuar;
    2. Politikat e kërkimit shkencor nuk prodhojnë rezultate konkrete me cilësi të lartë, siç është botimi i punimeve kërkimore në revista me faktor impakti ose fitimi i projekteve të rëndësishme kërkimore;
    3. Rregullorja e programit të studimit nuk specifikon në detaje procedurat për vlerësimin përfundimtar të studentëve;
    4. Pjesëmarrja e studentëve të këtij programi studimi në veprimtaritë kërkimore të institucioneve është minimale dhe e kufizuar vetëm për studentët që janë të punësuar aktualisht në institucion.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë “Psikologji Klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar në vitin akademik 2013-2014 e që janë ende në sistem, deri në përfundimin e studimeve të doktoratës, sipas afateve ligjore të legjislacionit në fuqi.
  3. Në rast të riorganizimit të programit të studimit, Institucioni të adresojë mangësitë dhe përmbushë rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe, në rast riorganizimi të programit të studimit, plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 24.01.2020, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Psikologji Klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf akademik efektiv, me tituj akademikë, të specializuar në fushën e psikologjisë klinike.
  2. Institucioni, të bëjë përpjekje për zbatimin e politikave të kërkimit shkencor drejt përmirësimit të cilësisë së produktit kërkimor.
  3. Institucioni, të rishikojë rregulloren e programit të studimit për të përfshirë detaje të mjaftueshme të procedurave për vlerësimin përfundimtar të studentëve përmes mbrojtjes së tezës.
  4. Institucioni, të nxisë promovimin dhe pjesëmarrjen e studentëve të këtij programi studimi në veprimtaritë kërkimore të institucioneve.
  5. Institucioni, të rrisë kapacitetet e tij për aplikime për grante kërkimore shkencore, ku studentët e doktoratës mund të angazhohen.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 13, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE: “SHËNDET MENDOR”; “PSIKOLOGJI EDUKIMI”; “MARRËDHËNIE PUBLIKE”; “MENAXHIM I ORGANIZATAVE”; “MARKETING”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Psikologji”, me profile: “Shëndet mendor”; “Psikologji edukimi”; “Marrëdhënie publike”; “Menaxhim i organizatave”; “Marketing”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Psikologji”, me profile: “Shëndet mendor”; “Psikologji edukimi”; “Marrëdhënie publike”; “Menaxhim i organizatave”; “Marketing”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 496, datë 07.10.2011, përshtatur me shkresë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8244/2, datë 12.09.2018
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 251, datë 14.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej gjashtë rekomandimeve të lëna, Institucioni ka përmbushur një rekomandim, ka përmbushur pjesërisht katër rekomandime dhe nuk ka përmbushur një rekomandim;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ndarja e programit të studimit në pesë profile, disa prej të cilave nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fushën e psikologjisë, si dhe numri i lartë i lëndëve/moduleve, një pjesë e të cilave gjithashtu nuk përputhen me fushën e psikologjisë, krijojnë pengesa në formimin dhe zhvillimin e kompetencave të psikologut;
    2. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi nuk ka arsimin përkatës e kualifikimet e duhura për këtë program studimi me pesë profile;
    3. Literatura në gjuhën shqipe dhe të huaj në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, është e kufizuar;

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

    1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Psikologji”, me profile: “Shëndet mendor”; “Psikologji edukimi”; “Marrëdhënie publike”; “Menaxhim i organizatave”; “Marketing”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 24.01.2020, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor “Psikologji”, me profile: “Shëndet mendor”; “Psikologji edukimi”; “Marrëdhënie publike”; “Menaxhim i organizatave”; “Marketing”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë më mirë kurrikulën e programit të studimit me tregun e punës dhe standardet e licensimit nga Urdhëri i Psikologut.
  2. Institucioni, të rekrutojë/angazhojë staf të ri akademik në këtë program studimi, me kualifikim në psikologji dhe profil të njëjtë ose të përafërt me lëndët/modulet që do të mbulojnë.
  3. Institucioni, të përfshijë në emërtimin e programit të studimit në suplementin e diplomës ndarjen sipas profileve.
  4. Institucioni, të shtojë burimet e literaturës në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, në gjuhën shqipe dhe të huaj.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 14, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI E APLIKUAR”, ME PROFILE: “PSIKOLOGJI KLINIKE”; “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”; “PSIKOLOGJI KËSHILLIMI”; “PSIKOLOGJI ORGANIZACIONALE”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji e Aplikuar”, me profile: “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore”; “Psikologji Këshillimi”; “Psikologji Organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji e Aplikuar”, me profile: “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore”; “Psikologji Këshillimi”; “Psikologji Organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 662, datë 12.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  6. Lëndët që përbëjnë profilet e këtij programi studimi janë të kufizuara për të mundësuar thellimin e studentëve në profilin e përzgjedhur;
  7. Në disa raste, ekspertiza akademike-kërkimore e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk përputhet me programin e studimit;
  8. Literatura në gjuhën shqipe dhe të huaj në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, është e kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDSI:

    1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Psikologji e Aplikuar”, me profile: “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore”; “Psikologji Këshillimi”; “Psikologji Organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë ______________, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Psikologji e Aplikuar”, me profile: “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore”; “Psikologji Këshillimi”; “Psikologji Organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë lëndët që përbëjnë profilet e programit të studimit, me qëllim thellimin e studentëve në profilin e përzgjedhur.
  2. Institucioni, të angazhojë në mësimdhënie në këtë program studimi, staf akademik me ekspertizë akademike-kërkimore në përputhje me lëndët/modulet që mbulojnë.
  3. Institucioni, të shtojë burimet e literaturës në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, në gjuhën shqipe dhe të huaj.
  4. Institucioni, të përfshijë në emërtimin e programit të studimit në suplementin e diplomës ndarjen sipas profileve.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 45, datë 14.05.2020
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 14, DATË 24.01.2020
“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI E APLIKUAR”, ME PROFILE:
“PSIKOLOGJI KLINIKE”; “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”;
“PSIKOLOGJI KËSHILLIMI”; “PSIKOLOGJI ORGANIZACIONALE”;
“MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 14 MAj 2020

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 15, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE: “PSIKOLOGJI KLINIKE”; “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”; “PSIKOLOGJI KËSHILLIMI”; “PSIKOLOGJI ORGANIZACIONALE”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji klinike”; “Psikologji shkollore”; “Psikologji këshillimi”; “Psikologji organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile: “Psikologji klinike”; “Psikologji shkollore”; “Psikologji këshillimi”; “Psikologji organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 452, datë 14.09.2011, përshtatur me shkresë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8244/1, datë 04.09.2018
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.54, date 06.02.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur pjesërisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Lëndët që përbëjnë profilet janë të kufizuara për të mundësuar thellimin e studentëve në profilin e përzgjedhur;
    2. Në disa raste, ekspertiza akademike-kërkimore e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk përputhet me programin e studimit;
    3. Literatura në gjuhën shqipe dhe të huaj në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, është e kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Psikologji”, me profile: “Psikologji klinike”; “Psikologji shkollore”; “Psikologji këshillimi”; “Psikologji organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 24.01.2020, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave “Psikologji”, me profile: “Psikologji klinike”; “Psikologji shkollore”; “Psikologji këshillimi”; “Psikologji organizacionale”; “Menaxhim dhe vlerësim projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim avancimin e njohurive që studentët do të përfitojnë nga ky program studimi, sipas profilit të përzgjedhur.
  2. Institucioni, të angazhojë në mësimdhënie në këtë program studimi, staf akademik me ekspertizë akademike-kërkimore në përputhje me lëndët/modulet që mbulojnë.
  3. Institucioni, të shtojë burimet e literaturës në funksion të realizimit të këtij programi studimi me pesë profile, në gjuhën shqipe dhe të huaj.
  4. Institucioni, të përfshijë në emërtimin e programit të studimit në suplementin e diplomës ndarjen sipas profileve.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. Nr. 44, datë 14.05.2020  
"PËR NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 15, datë 24.01.2020
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE:
“PSIKOLOGJI KLINIKE”; “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”; “PSIKOLOGJI KËSHILLIMI”;
“PSIKOLOGJI ORGANIZACIONALE”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 14 Maj 2020

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 16, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, ME PROFILE: “ADMINISTRIM BIZNESI”; “FINANCË BANKË”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Informatikë ekonomike”, me profile: “Administrim biznesi”; “Financë Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Informatikë ekonomike”, me profile: “Administrim biznesi”; “Financë Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 452, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 54, datë 06.02.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qenë në vitin akademik 2017-2018;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, deri në vitin akademik 2018-2019 kur programi ka qenë aktiv, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Përmbajtja e disa prej lëndëve të këtij programi studimi nuk është mjaftueshëm e avancuar për një program studimi Master i Shkencave;
    2. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi nuk kanë kualifikimin e kërkuar sipas legjislacionit në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Informatikë ekonomike”, me profile: “Administrim biznesi”; “Financë Bankë”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit, vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2017-2018, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 17, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FIZIOTERAPI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 449, datë 25.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “REALD”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “REALD”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Institucioni nuk ka të përcaktuara qartë në strategjinë e tij drejtimet kryesore të zhvillimit të programeve dhe fushave të studimit e kërkimit, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tij;
    2. Drejtuesit e njësisë kryesore dhe njësisë bazë të shkencave mjekësore teknike, janë mbi limitin e moshës së lejuar për punësimin me afat të pacaktuar;
    3. Evidentohet mbivendosje kompetencash ndërmjet njësive të ndryshme e mos dokumentim i aktivitetit të përditshëm që lidhet me takimet, diskutimet, raportimet dhe analizat periodike të njësive/strukturave përgjegjëse për organizimin/ofrimin dhe cilësinë e programit të studimit;
    4. Organizimi i programit të studimit nuk është në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.01.2018 “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”;
    5. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi mbulon vetëm 58.8 % të ngarkesës mësimore të programit;
    6. Disa prej titullarëve të lëndëve/moduleve të këtij programi studimi nuk janë të kategorisë “Profesor”;
    7. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi nuk kanë kualifikimin e kërkuar me grada/tituj, sipas dispozitave ligjore në fuqi;
    8. Nuk ka një procedurë të qartë për kategorizimin e stafit akademik sipas përcaktimeve të LAL dhe Udhëzimit Nr. 29 të MASR për ngarkesën mësimore në IAL;
    9. Veprimtaritë që kryhen në kuadër të realizimit të proceseve akademike dhe administrative në funksion të programit të studimit, nuk zhvillohen, administrohen, analizohen dhe raportohen në përputhje me aktet e brendshme e bazën ligjore në fuqi;
    10. Hartimi dhe miratimi i programeve të reja dhe riorganizimi/përditësimi i programeve ekzistuese dhe veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre proceseve, nuk janë të dokumentuara plotësisht;
    11. Literatura e pasqyruar në syllabuset e këtij programi është e pamjaftueshme dhe jo e përditësuar;
    12. Literatura në gjuhën shqipe e të huaj, e disponueshme në bibliotekë, në fushën e fizioterapisë, është e kufizuar;
    13. Mungojnë struktura klinike brenda Institucionit në funksion të realizimit të këtij programi studimi;
    14. Mungon një sistem i brendshëm i menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për mundësimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve dhe aktiviteteve të ndryshme;
    15. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë:
      • Nuk aplikon mekanizma afatgjatë të sigurimit të cilësisë dhe kontributi i njësisë në proceset e vlerësimit të jashtëm të akreditimit, vlerësimeve analitike e krahasuese, si dhe proceseve të tjera është i kufizuar;
      • Dokumenton në mënyrë të pjesshme të dhënat që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe analizat, raportimet e propozimet/rekomandimet për adresimin në të ardhmen të problematikave nuk janë pjesë e raportimeve periodike;
  6. Procedurat e aplikuara në hartimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit zyrtar (në formë elektronike apo në letër) janë jo të standardizuara e në përputhje me bazën ligjore dhe aktet nënligjore;
  7. Përfshirja e studentëve në vendimmarrje dhe jetën akademike të Institucionit është në nivel të ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Fizioterapi”, të Kolegjit Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi, deri në riorganizimin e tij, në përmbushje të pikës e të konstatimeve të këtij vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 24.01.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Fizioterapi”, të Kolegjit Universitar “REALD”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë strategjinë e zhvillimit, në përputhje me statusin aktual të Institucionit, fushat kryesore të veprimtarisë, programet dhe planin e zbatimit.
  2. Institucioni, të vendosë si Drejtues të njësisë kryesore dhe njësisë bazë, staf brenda moshës së lejuar për punësim, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për shmangien e mbivendosjes së kompetencave ndërmjet njësive të ndryshme dhe të dokumentojë aktivitetin e përditshëm lidhur me takimet, diskutimet, raportimet dhe analizat periodike të njësive/strukturave përgjegjëse për organizimin/ofrimin dhe cilësinë e programit të studimit.
  4. Institucioni, të rishikojë e riorganizojë programin e studimit, në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.01.2018 “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”.
  5. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada e tituj, të specializuar në fushën e këtij programi studimi, për mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf efektiv sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe angazhimin në mësimdhënie të stafit akademik me kualifikimin e kërkuar.
  6. Institucioni, të përcaktojë si titullarë lëndësh/modulesh, staf akademik të kategorisë “Profesor”.
  7. Institucioni, të kategorizojë kontratat e punës në përputhje me Udhëzimet e MASR, Kodin e Punës, aktet rregullatore të KUR si dhe përcaktimet ligjore të LAL në lidhje me kategoritë e personelit akademik në IAL.
  8. Institucioni, të dokumentojë plotësisht hartimin e miratimin e programeve të reja dhe riorganizimin/përditësimin e programeve ekzistuese, si dhe veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre proceseve.
  9. Institucioni, të ruajë, administrojë, analizojë dhe raportojë veprimtaritë në kuadër të realizimit të proceseve akademike dhe administrative në funksion të programit të studimit, në përputhje me aktet e brendshme të miratuara nga ana e institucionit dhe bazën ligjore në fuqi.
  10. Institucioni, të shtojë e përditësojë literaturën e parashikuar në syllabuset e këtij programi studimi.
  11. Institucioni, të shtojë në bibliotekë, titujt në gjuhën shqipe e të huaj, në fushën e fizioterapisë.
  12. Institucioni, të ngrejë brenda Institucionit struktura klinike, në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
  13. Institucioni, të ngrejë e vërë në zbatim një sistem të brendshëm të menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për të mundësuar ofrimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve e aktiviteteve të ndryshme.
  14. Institucioni, të konsolidojë funksionimin e NJSBC, duke u fokusuar në mbledhjen e të dhënave, informacioneve, hartimin e dokumenteve dhe analizave e të kontribuojë në realizimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm të akreditimit, vlerësimeve analitike e krahasuese, si dhe proceseve të tjera që vlerësojnë performancën dhe promovojnë e përmirësojnë cilësinë në institucion.
  15. Institucioni, të standardizojë procedurat e aplikuara në hartimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit zyrtar (në formë elektronike apo në letër), në përputhje me bazën ligjore dhe aktet nënligjore.
  16. Institucioni, të mbështesë dhe përfshijë studentët në vendimmarrje dhe jetën akademike të kolegjit, të analizojë dhe marrë parasysh propozimet dhe kontributet e tyre e ti bëjë ato publike, si dhe të bëjë funksionale Zyrën e Karrierës.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 18, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM INFERMIEROR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim infermieror”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim infermieror”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 336, datë 13.08.2012, përshtatur me Vendim të Senatit Akademike Nr. 52, datë 03.10.2016
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 15.08.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “REALD”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “REALD”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
    5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
    6. Prej katër rekomandimeve të lëna, Institucioni ka përmbushur pjesërisht tre rekomandime dhe ka përmbushur një rekomandim;
    7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Institucioni nuk ka të përcaktuara qartë në strategjinë e tij drejtimet kryesore të zhvillimit të programeve dhe fushave të studimit e kërkimit, në përputhje me fushën e veprimtarisë së tij;
      2. Rregulloret e Institucionit mbartin gabime, mbivendosje kompetencash, referenca në legjislacionin e mëparshëm ose informacione para riorganizimit;
      3. Drejtuesit e njësisë kryesore dhe njësisë bazë të shkencave mjekësore teknike, janë mbi limitin e moshës së lejuar për punësimin me afat të pacaktuar;
      4. Evidentohet mbivendosje kompetencash ndërmjet njësive të ndryshme e mos dokumentim i aktivitetit të përditshëm që lidhet me takimet, diskutimet, raportimet dhe analizat periodike të njësive/strukturave përgjegjëse për organizimin/ofrimin dhe cilësinë e programit të studimit;
      5. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës, nevojave dhe mundësive të reja të studimit dhe punësimit, për këtë program studimi;
      6. Veprimtaritë që kryhen në kuadër të realizimit të proceseve akademike dhe administrative në funksion të programit të studimit, nuk zhvillohen, administrohen, analizohen dhe raportohen në përputhje me aktet e brendshme e bazën ligjore në fuqi;
      7. Organizimi i programit të studimit, ndarja e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese, përqindja për secilën kategori dhe struktura e syllabuseve nuk janë në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.01.2018 “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”;
      8. Raporti ECTS/orë mësimore nuk përcaktohet sipas dispozitave ligjore në fuqi, numri i ECTS/orëve mësimore në auditor të paraqitura në rregulloren e programit nuk përputhet me ato të paraqitura në planin mësimor dhe orët e praktikës profesionale në planin mësimor nuk përkojnë me orët e praktikës që studentët realizojnë;
      9. Pjesa më e madhe e lëndëve/moduleve mbulohen nga staf akademik me kontratë dhe disa prej anëtarëve të stafit mbulojnë numër të madh lëndësh/modulesh;
      10. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi nuk kanë kualifikimin e kërkuar me grada/tituj, sipas dispozitave ligjore në fuqi;
      11. Nuk ka një procedurë të qartë për kategorizimin e stafit akademik sipas përcaktimeve të LAL dhe Udhëzimit Nr. 29 të MASR për ngarkesën mësimore në IAL;
      12. Hartimi dhe miratimi i programeve të reja dhe riorganizimi/përditësimi i programeve ekzistuese dhe veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre proceseve, nuk janë të dokumentuara plotësisht;
      13. Mungon një sistem i brendshëm i menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për mundësimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve dhe aktiviteteve të ndryshme;
      14. Mungojnë analiza dhe raporte periodike financiare, për programin e studimit, ku të paraqiten të dhëna mbi kostot e programit dhe planin për mbështetjen financiare të nevojshme për mbarëvajtjen e programit;
      15. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë:
        • Nuk aplikon mekanizma afatgjatë të sigurimit të cilësisë dhe kontributi i njësisë në proceset e vlerësimit të jashtëm të akreditimit, vlerësimeve analitike e krahasuese, si dhe proceseve të tjera është i kufizuar;
        • Dokumenton në mënyrë të pjesshme të dhënat që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe analizat, raportimet e propozimet/rekomandimet për adresimin në të ardhmen të problematikave nuk janë pjesë e raportimeve periodike;   

                            xvi. Procedurat e aplikuara në hartimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit zyrtar (në formë elektronike apo në letër) janë jo të standardizuara e në përputhje me bazën ligjore dhe aktet nënligjore;

                           xvii. Përfshirja e studentëve në vendimmarrje dhe jetën akademike të Institucionit është në nivel të ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

      1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Menaxhim infermieror”, të Kolegjit Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
      2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi, deri në riorganizimin e tij, në përmbushje të pikës g të konstatimeve të këtij vendimi.
      3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 24.01.2020, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Menaxhim infermieror”, të Kolegjit Universitar “REALD”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë strategjinë e zhvillimit, në përputhje me statusin aktual të Institucionit, fushat kryesore të veprimtarisë, programet dhe planin e zbatimit.
  2. Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë aktet e brendshme rregullatore, në përputhje me LAL 80/2015 dhe Statutin e tij.
  3. Institucioni, të vendosë si Drejtues të njësisë kryesore dhe njësisë bazë, staf brenda moshës së lejuar për punësim, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa për shmangien e mbivendosjes së kompetencave ndërmjet njësive të ndryshme dhe të dokumentojë aktivitetin e përditshëm lidhur me takimet, diskutimet, raportimet dhe analizat periodike të njësive/strukturave përgjegjëse për organizimin/ofrimin dhe cilësinë e programit të studimit.
  5. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për këtë program studimi.
  6. Institucioni, të ruajë, administrojë, analizojë dhe raportojë veprimtaritë në kuadër të realizimit të proceseve akademike dhe administrative në funksion të programit të studimit, në përputhje me aktet e brendshme të miratuara nga ana e institucionit dhe bazën ligjore në fuqi.
  7. Institucioni, të rishikojë e riorganizojë programin e studimit e syllabuset përkatëse, në përputhje me VKM Nr. 41, datë 24.01.2018 “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”. Brenda hapësirës ligjore, të merren në konsideratë edhe orientimet që dalin nga Direktivat e Bashkimit Europian për programet e studimit në fushën e Shkencave infermierore.
  8. Institucioni, të përcaktojë raportin ECTS/orë mësimore sipas dispozitave ligjore në fuqi, të përputhë numrin e ECTS/orëve mësimore në auditor në rregulloren e programit me ato të paraqitura në planin mësimor si dhe të pasqyrojë në planin mësimor orët e praktikës profesionale sikurse realizohen nga studentët.
  9. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada e tituj, të specializuar në fushën e këtij programi studimi, për mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf efektiv sipas dispozitave ligjore në fuqi, uljen e ngarkesës së lartë mësimore në numër lëndësh/modulesh të stafit akademik aktual dhe angazhimin në mësimdhënie të stafit akademik me kualifikimin e kërkuar.
  10. Institucioni, të kategorizojë kontratat e punës në përputhje me Udhëzimet e MASR, Kodin e Punës, aktet rregullatore të KUR si dhe përcaktimet ligjore të LAL në lidhje me kategoritë e personelit akademik në IAL.
  11. Institucioni, të dokumentojë plotësisht hartimin e miratimin e programeve të reja dhe riorganizimin/përditësimin e programeve ekzistuese, si dhe veprimtaritë e zhvilluara gjatë këtyre proceseve.
  12. Institucioni, të ngrejë e vërë në zbatim një sistem të brendshëm të menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për të mundësuar ofrimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve e aktiviteteve të ndryshme.
  13. Institucioni, të kryejë dhe hartojë raporte periodike financiare, për këtë program studimi.
  14. Institucioni, të standardizojë procedurat e aplikuara në hartimin, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit zyrtar (në formë elektronike apo në letër), në përputhje me bazën ligjore dhe aktet nënligjore.
  15. Institucioni, të konsolidojë funksionimin e NJSBC, duke u fokusuar në mbledhjen e të dhënave, informacioneve, hartimin e dokumenteve dhe analizave e të kontribuojë në realizimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm të akreditimit, vlerësimeve analitike e krahasuese, si dhe proceseve të tjera që vlerësojnë performancën dhe promovojnë e përmirësojnë cilësinë në institucion.
  16. Institucioni, të mbështesë dhe përfshijë studentët në vendimmarrje dhe jetën akademike të kolegjit, të analizojë dhe marrë parasysh propozimet dhe kontributet e tyre e ti bëjë ato publike, si dhe të bëjë funksionale Zyrën e Karrierës.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 19, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 1 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “MAKE UP ARTIST”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË “TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 1 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Make Up Artist”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 1 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Make Up Artist”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 560, datë 12.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kozmetologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit 1 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Make Up Artist”, të Kolegjit Profesional të Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 23/01/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 20, datë 24.01.2020

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNIKË E LARTË DENTARE”, TË AKADEMISË “IVODENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë e lartë dentare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë e lartë dentare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 178, datë 19.02.2009
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 328, datë 15.08.2013, ndryshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 237, datë 16.06.2015
  5. Institucioni që e ofron: Akademia “Ivodent”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Protetikës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia “Ivodent”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës për këtë program studimi;
    2. Disa prej lëndëve të formimit të përgjithshëm në këtë program studimi nuk janë të lidhura me fushën studimore të programit;
    3. Në kurrikulën e programit mungojnë lëndë me zgjedhje dhe tematika në fushën e menaxhimit shëndetësor e të biznesit dhe etikës e deontologjisë mjekësore;
    4. Në disa raste, titullarët e lëndëve/moduleve të këtij programi studimi nuk i përkasin kategorisë “Profesor”;
    5. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk plotësojnë kriteret e specialitetit dhe të nënspecialiteteve që lidhen me fushën e studimit që ofrohet;
    6. Shpërndarja e orëve mësimore nuk përkon me ngarkesën semestrale apo vjetore dhe me shkallën e vështirësisë së informacionit që jepet;
    7. Numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit për realizimin e objektivave të procesit mësimor e formues të studentëve është i kufizuar dhe mungon një raport analizues i përfitimeve nga marrëveshjet;
    8. Fondi fizik i titujve në funksion të realizimit të këtij programi studimi në bibliotekë është i kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Teknikë e lartë dentare”, të Akademisë “Ivodent”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 24.01.2020, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor “Teknikë e lartë dentare”, të Akademisë “Ivodent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim përshtatjen e lëndëve të formimit të përgjithshëm me fushën studimore të programit të studimit.
  3. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit lëndë me zgjedhje dhe tematika në fushën e menaxhimit shëndetësor e biznesit dhe etikës e deontologjisë mjekësore.
  4. Institucioni, të përcaktojë si titullarë lëndësh/modulesh, staf akademik të kategorisë “Profesor”.
  5. Institucioni, të rekrutojë/angazhojë stafi të ri akademik në këtë program studimi, me kualifikim në specialitetin dhe nënspecialitetet që lidhen me fushën e studimit që ofrohet.
  6. Institucioni, të rishpërndajë orët mësimore në përputhje me ngarkesën semestrale/vjetore dhe me shkallën e vështirërisë së informacionit që jepet.
  7. Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të realizimit të objektivave të procesit mësimor e formues të studentëve dhe të realizojë një analizë të përfitimeve nga këto marrëveshje.

Institucioni, të shtojë në bibliotekë fondin fizik të titujve në funksion të realizimit të këtij programi studimi.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 21, datë 24.01.2020

PËR
MIRATIMIN E “LISTËS VJETORE TË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të listës paraprake vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020,

VENDOSI:

  1. Të miratojë “Listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose të programeve të studimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.