Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 25 Nëntor 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 172, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIP”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 540, datë 09.11.2012
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Filozofisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut lidhur me punësimin e studentëve të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një sistemi të menaxhimit të brendshëm të informacionit në të cilin të jenë të integruara platforma dhe module që mundësojnë forma të komunikimit interaktiv dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 172, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, si dhe të respektojë dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi lidhur me numrin e lëndëve ku angazhohet personeli akademik i këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të identifikuar sa më mirë kërkesat dhe nevojat e tregut, me qëllim garantimin e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  4. Institucioni, të verë në përdorim sistemin për menaxhimin e brendshëm të informacionit, shoqëruar me hapësirë vetiake të dedikuar për studentët dhe personelin akademik të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të zëvendësojë njërën nga lëndët ekzistuese në kategorinë A me një lëndë për përgatitjen metodologjike (Metoda Kërkimi), si dhe në kategorinë D të shtohet një lëndë ose të rritet ngarkesa e praktikës profesionale, me qëllim që ngarkesa totale e kësaj kategorie të jetë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  6. Institucioni, të angazhohet në rritjen e nivelit të bashkëpunimit me aktorë të jashtëm, në funksion të ofrimit dhe realizimit të analizave, studimeve e projekteve me karakter kërkimor shkencor, në kuadër të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 173, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FILOZOFI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Filozofi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Filozofi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 831, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Filozofisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut lidhur me punësimin e studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e mobilitetit në mënyrë të vazhdueshme për çdo vit akademik të studentëve të këtij programi studimi drejt universiteteve të huaja dhe përfshirjes së tyre në projekte ndërkombëtare.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Filozofi”, Universitetit të Tiranës
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 173, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Filozofi”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të identifikuar sa më mirë kërkesat dhe nevojat e tregut, me qëllim garantimin e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e partneriteteve dhe mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, përmes projekteve evropiane të shkëmbimit Erasmus + dhe të tjera të ngjashme.
  3. Institucioni, të rrisë angazhimin për të gjetur format e duhura për një promovim më efikas të këtij programi studimi, përmbajtjes e objektivave të tij pranë institucioneve shtetërore e private, si dhe shoqërisë civile, për të krijuar më shumë kushte për akses punësimi pranë tyre, duke argumentuar rëndësinë e nevojën e ekspertëve në fushën e Filozofisë.
  4. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për personelin akademik të këtij programi studimi, lidhur me pjesëmarrjen në konferenca dhe botime e publikime shkencore ndërkombëtare sipas kritereve të përcaktuara.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së bashkëpunëtorëve / ekspertëve të jashtëm, që kanë lidhje me programin e studimit, në proceset e vlerësimit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 174, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “HISTORI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Histori”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Histori”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 560, datë 12.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Historisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Histori”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 174, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Histori”, Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masë që Sekretaria Mësimore, përgjegjëse për këtë program studimi, të punojë në koherencë me udhëzimet, lidhur me risitë e mbajtjes së të dhënave të studentëve nga regjistrimi deri në diplomim.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, nëpërmjet një fushate informuese dhe sensibilizuese, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  3. Institucioni, të vijojë përditësimin e këtij programi studimi, me qëllim përafrimin e tij me programe të ngjashme të cilat ofrohen në institucione të huaja të arsimit të lartë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 175, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 560, datë 12.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e një sistemi të menaxhimit të brendshëm të informacionit në të cilin të jenë të integruara platforma dhe module që mundësojnë forma të komunikimit interaktiv dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
    3. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 175, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, si dhe të respektojë dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi lidhur me numrin e lëndëve ku angazhohet personeli akademik i këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të verë në përdorim sistemin për menaxhimin e brendshëm të informacionit, shoqëruar me hapësirë vetiake të dedikuar për studentët dhe personelin akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, duke përfshirë në to literaturë të të paktën pesë viteve të fundi, në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të konkretizojë bashkëpunimin me partnerët e tregut të punës, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulës së këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 176, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 479, datë 10.10.2012
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 3784/2 Prot., datë 06.06.2019
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit, nr. 40, datë 19.05.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mjediset dhe infrastruktura e vënë në dispozicion nga institucioni në funksion të realizimit të procesit mësimor dhe shërbimeve të tjera në funksion të këtij programi studimi nuk është në përputhje me standardet e përcaktuara në aktet nën ligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    3. Ngarkesa mësimore e personelit akademik të anagzhuar në këtë program studimi, është e lartë, gjë e cila ndikon në cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies.
    4. Literatura e detyrueshme e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nën ligjore në fuqi si edhe fondi i literaturës në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi, është i pamjaftueshëm.
    5. Shumica e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, nuk janë të punësuar në përputhje me diplomën e fituar.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 176, datë 25.11.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës dhe sipërfaqen e mjediseve të shfrytëzueshme të nevojshme, në funksion të realizimit të procesit mësimor dhe shërbimeve të tjera të këtij programi studimi, në përputhje me standardet e përcaktuara në aktet nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim që të garantohet një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.
  4. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, duke përfshirë në to literaturë të detyrueshme të të paktën pesë viteve të fundit, në përputhje me aktet nën ligjore në fuqi, si edhe të pasurojë më tej fondin e literaturës në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të angazhohet më tepër në shfrytëzimin e bashkëpunimeve aktuale, apo krijimin e bashkëpunimeve të reja me punëdhënës në fushën e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të të diplomuarve të punësuar në përputhje me diplomën, si një tregues kryesor për cilësinë e produktit të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të shtojë përpjekjet në mënyrë që të sigurojë një përfshirje më të madhe të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në aktivitete ndërkombëtare të kërkimit shkencor (botime, konferenca, mobilitete).
  7. Institucioni, të rrisë përpjekjet për gjetjen e burimeve alternative për financimin e programit të studimit, përveç tarifave studentore, sidomos prej granteve në projekte kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare, e cila do të rriste jo vetëm qëndrueshmërinë financiare të tij, por do të përmirësonte ndjeshëm edhe cilësinë e mësimdhënies.
  8. Institucioni, nëpërmjet Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të bëjë publike për studentët e këtij programi studimi dhe të gjithë të interesuarit, aktivitetet në kuadër të sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 177, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji Shkollore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 202, dt.28.05.2013
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 6313/2 Prot., datë 18.07.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 57, datë 05.07.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur katër rekomandime pjesërisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Syllabuset e këtij programi studimi vazhdojnë të paraqesin mangësi, pavarësisht rekomandimeve të mëparshme të lëna në vendimin e akreditimit periodik të Bordit të Akreditimit, në drejtim të instrumentave të nevojshëm që të lejojnë përkthimin e aftësive didaktiko-akademike në kompetenca profesionale.
    2. Fusha e kualifikimit e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk përputhet me profilin e këtij programi studimi.
    3. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione publike të arsimit parauniversitar si shkolla, çerdhe, kopshte, në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
    4. Syllabusi i praktikës profesionale paraqet mangësi lidhur me formën e organizimit dhe përfshirjen në brendi të sistemit të mentorimit.
    5. Angzhim i ulët në projekte kombëtare e ndërkombëtare në fushën e psikologjisë shkollore nga ana e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 177, datë 25.11.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përfshirjen në syllabuset e këtij programi studimit të instrumentave të nevojshëm për përkthimin e aftësive didaktiko-akademike në kompetenca profesionale, e si rrjedhojë përmbushjen plotësisht të rekomandimit të lënë nga Bordi i Akreditimit, edhe në vendimin e akreditimit të mëparshëm të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa që fusha e kualifikimit e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me profilin e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me institucione publike të arsimit parauniversitar si shkolla, çerdhe, kopshte, në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa që lënda e praktikës profesionale të realizohet në përputhje me parashikimet e akteve nën ligjore në fuqi si edhe rekomandimin e mëparshëm të lënë nga Bordi i Akreditimit në kuadër të akreditimit periodik të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të shtojë aplikimet në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e psikologjisë shkollore dhe të mundësojë përfshirjen në to të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e menaxhimit të detyrimeve përmbyllëse në kuadër të diplomës të këtij programi studimi, konform akteve nën ligjore në fuqi, duke shfrytëzuar dy opsione: ai i dhënies së një provimi të përgjithshëm të formimit teorik , ose dosje profesionale përmes një studimi rasti.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 178, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË E LARTË NË LABORATORË MJEKËSORË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 1 datë 06.01.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 479 datë 16.12.2015
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 50, datë 05.07.2019
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 178, datë 25.11.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi me të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për të aplikuar në projekte të ndryshme kërkimore kombëtare dhe për të nxitur bashkëpunimin me universitete të huaja.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 179, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM TURIZMI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Turizmi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 1055, datë 29.07.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 48, datë 05.07.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi e të paktën një lënde për bazat e turizmit që të japë konceptet bazë të turizmit që në fillimet e studimit të programit.
    2. Mungesa e lëndëve me zgjedhje në planin mësimor të këtij programi studimi.
    3. Numër i ulët i personelit akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, me specializim në turizëm.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 179, datë 25.11.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të, të paktën një lëndë për bazat e turizmit, si përshembull “Baza Turizmi”, “Manaxhim i Turizmit të Qëndrueshëm”.
  2. Institucioni, të bëjë pjesë të planit mësimor të këtij programi studimi lëndët me zgjedhje duke përfshirë lëndë bashkëkohore që përkojnë edhe me tendencat e fundit të turizmit dhe ndikimit të tij.
  3. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, i specializuar në turizëm.
  4. Institucioni, të marrë masa për shtimin e literaturës së viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e vendosjes së aplikacioneve specifike në laboratorin e informatikës me qëllim realizimin e disa orëve sa i përket teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të rezervimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 180, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824,datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 412, datë 18.09.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Program i Integruar i Nivelit të Dytë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, nuk mbulon të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e analizave mbi përfitimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej  4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 180, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi, të mbulojë të paktën 70 % të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, nëpërmjet njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij progrmi studimi, të bëjë pjesë të raportit vjetor të saj edhe vlerësimin mbi marrëveshjet e bashkëpunimit, të cilat janë në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e praktikave mësimore dhe shkëmbim të ekspertizës akademike dhe profesionale edhe me institucione të tjera në fushën e drejtësisë me qëllim rritjen e shkëmbimeve me institucionet publike dhe private, të cilat veprojnë dhe kontribuojnë në fushën e drejtësisë si dhe rritjen e kontakteve institucionale, të cilat do ta lidhnin edhe më shumë këtë program studimi me tregun e punës.
  5. Institutioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit fizik të literaturës që i referohet këtij programi studimi, me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe në funksion të dijeve mbi të drejtën e brendshme që synohen t’i jepen studentëve për qëllimet akademike të programit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 181, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK PËR PAJISJE ELEKTRONIKE DHE PËR TIK”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824,datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2- vjeçar, me karakter profesional në “Teknik për Pajisje Elektronike dhe për TIK”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program 2- vjeçar me karakter profesional në “Teknik për Pajisje Elektronike dhe për TIK”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 490, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional “Teknik për Pajisje Elektronike dhe për TIK”, Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 181, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional “Teknik për Pajisje Elektronike dhe për TIK”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë përpjekjet për promovimin e këtij programi studimi me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tij.
  2. Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucioni homologe vendase e të huaja, me qëllim mbështetjen për kualifikim të mëtejshëm të përsonelit akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë marrëveshjet e bashkëpunimin me bizneset, në kuadër të zhvillimit të parktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 182, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM NË INXHINIERI”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 197, datë 28.05.2013
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit nr. 15, datë 19.05.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Hapësira fizike dhe kapacitetet pritëse të bibliotekës në funksion edhe të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 182, datë 25.11.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, të Universitetit “Metropolitan Tirana””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e hapësirave fizike dhe kapaciteteve pritëse të bibliotekës në funksion edhe të këtij programi studimi me qëllim përballimin e kërkesave të studentëve.
  2. Institucioni, të shtojë përpjekjet për shtimin e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së programit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 183, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI INFORMATIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Informatike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Informatike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Skencës nr. 768 Prot, datë 06.02.2006
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Informatike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Rregullorja e programit te studimit nuk përmban informacion të plotë në lidhje me këtë program studimi dhe elementët e tij.
    2. Hapësirat e Qendrës Multimediale, janë të limituara, e si rrjedhojë nuk përmbushin plotësisht kërkesat e studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike”, Universitetit Politeknik të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 183, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi duke përfshirë në të informacionet si vijon:
      1. të përfshihet një dispozitë e veçantë për procedurën e zhvillimit të praktikës profesionale.
      2. të përcaktohen qartë objektivat formues që zotëron çdo student, në fillim të vitit akademik.
      3. të vendoset një dispozitë e qartë dhe e veçantë ligjore për procedurën e diplomimit të studentëve.
    1. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e përmirësimin e hapësirave të Qendrës Multimediale, me qëllim përmbushjen e kërkesave të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Institucioni, të hartojë pyetësorët e studentëve të këtij programi studimi në përputhje me lëndët e zhvilluara në nivel kurrikule duke përfshirë pyetje më specifike, që i mundësojnë personelit akademik të përmirësojë përmbajtjen e lëndës.
    3. Institucioni, të gjurmojë e mbajë të dhëna në lidhje me punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 184, datë 25.11.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MEKANIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 1583/1 Prot, datë 12.05.2006
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Mekanikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i krediteve të dedikuara për praktikën profesionale të këtij programi studimi është shumë i vogël.
    2. Në disa raste pajisjet laboratorike në funksion të këtij programi studimi janë të vjetëruara dhe jo plotësisht funksionale.
    3. Numri i studentëve të diplomuar në këtë program studimi, të punësuar në përputhje me diplomën e fituar, është i ulët.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”, Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2027.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 184, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

        1. Institucioni, rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e ndjeshme të numrit të krediteve të dedikuara për praktikën profesionale si edhe përmirësimin e aftësive praktike të studentëve.
        2. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës laboratorike në funksion të këtij programi studimi.
        3. Institucioni, të bëjë pëpjekje për rritjen e numrit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, të punësuar në përputhje me diplomën e fituar.
        4. Institucioni, të përditësojë faqen zyrtare të internetit të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi me informacione në funksion të këtij programi studimi edhe në gjuhë të huaj.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 185, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 768 Prot, datë 06.02.2006
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa e laboratorëve të specializuar të Inxhinierisë Elektronike të nevojshme për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave në fushat e elektronikës dhe telekomunikacionit, rrjeteve kompjuterike si dhe elektronikës së sistemeve të programueshme dhe automatizimit.
      2. Rregullorja e programit te studimit nuk përmban informacion të plotë në lidhje me këtë program studimi dhe elementët e tij.
      3. Hapësirat e Qendrës Multimediale, janë të limituara, e si rrjedhojë nuk përmbushin plotësisht kërkesat e studentëve të këtij programi studimi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 185, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën laboratorike në funksion të këtij programi studimi me laboratorë të specializuar të Inxhinierisë Elektronike të nevojshëm për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave në fushat e elektronikës dhe telekomunikacionit, rrjeteve kompjuterike si dhe elektronikës së sistemeve të programueshme dhe automatizimit.
    2. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi duke përfshirë në të informacionet si vijon:
      1. të përfshihet një dispozitë e veçantë për procedurën e zhvillimit të praktikës profesionale.
      2. të përcaktohen qartë objektivat formues që zotëron çdo student, në fillim të vitit akademik.
      3. të vendoset një dispozitë e qartë dhe e veçantë ligjore për procedurën e diplomimit të studentëve.
    1. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e përmirësimin e hapësirave të Qendrës Multimediale, me qëllim përmbushjen e kërkesave të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Institucioni, të gjurmojë e mbajë të dhëna në lidhje me punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
    3. Institucioni, të hartojë pyetësorët e studentëve të këtij programi studimi në përputhje me lëndët e zhvilluara në nivel kurrikule duke përfshirë pyetje më specifike, që i mundësojnë personelit akademik të përmirësojë përmbajtjen e lëndës.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 186, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MATERIALE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Materiale”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Materiale”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 1583/1 Prot., datë 12.05.2006
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Prodhim Menaxhimit
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa e përditësimit të kurrkulës së këtij programi studimi, që nga hapja e tij, duke mos reflektuar në të zhvillimet teknologjike të shtatëmbëdhjetë viteve të fundit.
      2. Mungesa e përdorimit të metodave inovative të mësimdhënies në disa prej lëndëve të këtij programi studimi.
      3. Ambientet e bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, nuk janë të pajisura me kompjutera për të lehtësuar konsultimin e literaturës online nga studentët e këtij programi studimi.
      4. Mungesa e politikave dhe procedurave të detajuara për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programit të studimit, si edhe mungesa e përfshirjes së ekspertëve të jashtëm përfaqësues të tregut të punës në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
      5. Mungesa e sistemit elektronik të testimit dhe vlerësimit të njohurive për studentët e këtij programi studimi.
      6. Mungesa e lëndëve me zgjedhje në planin mësimor të këtij programi studimi.
      7. Mungesa e një raporti të detajuar analitik mbi përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
      8. Procesi i realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, është i mangët dhe jo plotësisht i strukturuar.
      9. Dokumentimi i rezultateve të studentëve në regjistrat fizik të këtij programi studimi, ka pasaktësi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Materiale”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2025.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 186, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Materiale”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të përditësojë kurrkulën e këtij programi studimi duke reflektuar në të zhvillimet teknologjike të viteve të fundit.
    2. Institucioni, të marrë masa për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies në lëndët e këtij programi studimi.
    3. Institucioni, të marrë masa për pajisjen e ambienteve të bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, me kompjutera për të lehtësuar konsultimin e literaturës online nga studentët e këtij programi studimi.
    4. Institucioni, të hartojë politika dhe procedura të detajuara për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programit të studimit, si dhe të përfshirjë ekspertë të jashtëm përfaqësues të tregut të punës, në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
    5. Institucioni, të marrë masa për përdorimin e një sistemi elektronik të testimit dhe vlerësimit të njohurive për studentët e këtij programi studimi.
    6. Institucioni, të marrë masa që lëndët me zgjedhje në planin mësimor të këtij programi studimi, të mos jenë të paracaktuara.
    7. Institucioni, të hartojë një raport të detajuar analitik në fund të çdo viti akademik mbi përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
    8. Institucioni, të marrë masa që procesi i realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, të jetë i strukturuar dhe i plotë.
    9. Institucioni, të marrë masa që dokumentimi i rezultateve të studentëve në regjistrat fizik të këtij programi studimi të jetë i saktë dhe çdo ndryshim apo pasaktësi në të, të shoqërohet me procesverbalin përkatës.
    10. Institucioni, t’i infrmojë studentët e këtij programi studimi në lidhje me bibliotekat, vendndodhjen dhe përdorimin e tyre.
    11. Institucioni, t’i kushtojë më shumë vëmendje procesit të mbledhjes së informacionit nga studentët e këtij programi studimi dhe nxitjes së tyre për të shprehur lirisht mendimet e tyre. Procesi i vlerësimit të personelit akademik nga studentët duhet të jetë prioritet dhe duhet të përmbushë standardet e konfidencialitetit.
    12. Institucioni, të rishikojë procedurën e apelimit të notave për studentët e këtij programi studimi, me qëllim që këta të fundit të mund të shprehin lirisht ankesat e tyre.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 187, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 1583/1 Prot., datë 12.05.2006
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Automatikës
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Numri i krediteve të dedikuara për praktikën profesionale të këtij programi studimi është shumë i vogël.
      2. Numri i studentëve të diplomuar në këtë program studimi, të punësuar në përputhje me diplomën e fituar, është i ulët.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 187, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e ndjeshme të numrit të krediteve të dedikuara për praktikën profesionale si edhe përmirësimin e aftësive praktike të studentëve.
    2. Institucioni, të bëjë përpjekje për rritjen e numrit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, të punësuar në përputhje me diplomën e fituar.
    3. Institucioni, të përditësojë faqen zyrtare të internetit të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi me informacione në funksion të këtij programi studimi edhe në gjuhë të huaj.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 188, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI TEKSTILE E MODE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Tekstile e Mode”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Tekstile e Mode”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 1583/1 Prot, datë 12.05.2006
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Tekstil dhe Modës
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Tekstile e Mode”, Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2029.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 188, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Tekstile e Mode”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të gjurmojë e mbajë të dhëna periodike në lidhje me studentët e diplomuar në këtë program studimi.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 189, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, ME PROFIL “AUTOMATIZIM I INDUSTRISË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Automatizim i Industrisë”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Automatizim i Industrisë”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 3482/1 Prot., datë 07.06.2006
    4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 235, datë 24.07.2009
    5. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Automatikës
    7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    8. Kredite (ECTS): 180 kredite
    9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Akses i kufizuar i studentëve të këtij programi studimi në burimet ekzistuese laboratorike të ofruara nga institucioni.
      2. Mungesa e një metodologjie të unfikuar për vlerësimin e vazhdueshëm dhe kontrollin e njohurive të studentëve të këtij programi studimi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Automatizim i Industrisë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 189, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Automatizim i Industrisë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, t’i mundësojë studentëve të këtij programi studimi aksesin e nevojshëm në burimet ekzistuese laboratorike të ofruara nga institucioni.
    2. Institucioni, të rishikojë vlerësimin e vazhduar të studentëve të këtij programi studimi duke unifikuar metodologjinë e vlerësimit të kontrollit të njohurive me pikëzim për të gjitha rubrikat.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 190, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, ME PROFIL “ENERGJITIKË”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Energjitikë”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Energjitikë”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 3482/1 Prot., datë 07.06.2006
    4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 235, datë 24.07.2009
    5. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë
    7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    8. Kredite (ECTS): 180 kredite
    9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe për disa prej lëndëve me karakter profesional të kurrikulës së këtij programi studimi.
      2. Mungesa e një metodologjie të unfikuar për vlerësimin e vazhdueshëm dhe kontrollin e njohurive të studentëve të këtij programi studimi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Energjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 190, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profil “Energjitikë”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të mbështesë e nxisë personelin akademik të këtij programi studimi, në botimin e teksteve të reja në gjuhën shqipe për lëndët me karakter profesional të kurrikulës së këtij programi studimi.
    2. Institucioni, të rishikojë vlerësimin e vazhduar të studentëve të këtij programi studimi duke unifikuar metodologjinë e vlerësimit të kontrollit të njohurive me pikëzim për të gjitha rubrikat.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 191, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI TË TELEKOMUNIKACIONEVE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri të Telekomunikacioneve”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri të Telekomunikacioneve”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 768 Prot., datë 06.02.2006
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Rregullorja e programit te studimit nuk përmban informacion të plotë në lidhje me këtë program studimi dhe elementët e tij.
      2. Hapësirat e Qendrës Multimediale, janë të limituara, e si rrjedhojë nuk përmbushin plotësisht kërkesat e studentëve të këtij programi studimi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri të Telekomunikacioneve”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 191, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri të Telekomunikacioneve”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi duke përfshirë në të informacionet si vijon:
      1. të përfshihet një dispozitë e veçantë për procedurën e zhvillimit të praktikës profesionale.
      2. të përcaktohen qartë objektivat formues që zotëron çdo student, në fillim të vitit akademik.
      3. të vendoset një dispozitë e qartë dhe e veçantë ligjore për procedurën e diplomimit të studentëve.
    1. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e përmirësimin e hapësirave të Qendrës Multimediale, me qëllim përmbushjen e kërkesave të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Institucioni, të gjurmojë e mbajë të dhëna në lidhje me punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
    3. Institucioni, të hartojë pyetësorët e studentëve të këtij programi studimi në përputhje me lëndët e zhvilluara në nivel kurrikule duke përfshirë pyetje më specifike, që i mundësojnë personelit akademik të përmirësojë përmbajtjen e lëndës.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 192, datë 25.11.2023

    PËR

    AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

    1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Ekonomike”
    2. Cikli i studimit: Cikli i parë
    3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 355, datë 12.05.2010
    4. Institucioni që e ofron: Universiteti Politeknik i Tiranës
    5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Prodhim Menaxhimit
    6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
    7. Kredite (ECTS): 180 kredite
    8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
    9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Politeknik i Tiranës
    10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
    2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
    3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
    4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
    5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
    6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

    konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mos përfshirja e studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së programi të studimit.
      2. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi është e pa përditësuar në përputhje me parashikimet e akteve nën ligjore në fuqi, si edhe mungon një plan i detajuar për përditësimin apo pasurimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.

    Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Ekonomike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
    2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
    3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24.11.2028.
    4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shtojca

    Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 192, datë 25.11.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Ekonomike”, të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë si vijon:

    1. Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së programi të studimit.
    2. Institucioni, të marrë masa që literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi të jetë e përditësuar në përputhje me parashikimet e akteve nën ligjore në fuqi, si edhe të hartojë një plan të detajuar për përditësimin e pasurimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
    3. Institucioni, të rishikojë renditjen dhe përmbajtjen e disa prej lëndëve të ofruara në programin e studimit, si dhe përfshirjen e një lënde për përgatitjen e punimeve shkencore.

    Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Politeknik i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

    Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

    BORDI I AKREDITIMIT

    VENDIM

    Nr. 193, datë 25.11.2023

    PËR

    NJË NDRYSHIM NË VBA NR. 76, DATË 30.06.2023 , “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL  NË “ARKITEKTURË DIXHITALE” DHE VBA NR. 77, DATË 30.06.2023 ,“PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL  NË “PLANIFIKIM TERRITORI DHE GIS”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

    Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”; në mbledhjen e tij të datës 25.11.2023;

    pasi mori në shqyrtim:

    1. Shkresën e Universitetit “Polis”, me nr. 929/1 prot., datë 17.11.2023, me lëndë “Kërkesë për korigjim administrativ”.
    2. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 30.06.2023 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Arkitekturë Dixhitale”, të Universitetit “Polis”.
    3. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 30.06.2023 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”, të Universitetit “Polis”.
    4. Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 376, datë 23.09.2021
    5. Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 377, datë 23.09.2021

     

    konstaton se:

    1. Programet e studimit Master Profesional në “Arktikturë Dixhitale” dhe Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”, ofrohen me kohë të zgjatur dhe jo me kohë të plotë.

    Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

    VENDOSI:

    1. Korrigjimin e gabimit material të pikës h të rubrikës “Të dhënat si më poshtë” të vendimeve Nr. 76 dhe 77, datë 30.06.2023, të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Forma e Studimit: Me kohë të zgjatur”.
    2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.