Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 25 Shkurt 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 07, datë 25.02.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 143, datë 04.08.1998
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor të këtij programi studimi ka mospëputhje në shpërndarjen e 1500 orëve mësimore pune të studentit në një vit akademik.
    2. Mungesa e laboratorëve të teknologjisë së infomacionit në funksion të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e një plani të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës, në mbështetje të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një studim të mirëfilltë e të përditësuar të tregut të punës, nga Departamenti i Edukimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 07, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë në planin mësimor të këtij programi studimi, shpërndarjen e orëve mësimore pune të studentit gjatë një viti akademik, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Institucioni, të sigurojë për studentët të këtij programi studimi, laborator të teknologjisë së infomacionit të pajisur me programe profesionale në shërbim të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës dhe ta përditësojë atë, në mënyrë që të rrisë numrin e studentëve në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të hartojë instrumenta të qartë, për gjurmimin e studentëve të këtij programi studimi pas diplomimit, si dhe për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për cilësinë e punësimit të tyre.
  6. Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve ku të evidentojë masat e duhura që institucioni duhet të marrë në drejtim të përmirësimit të këtyre treguesve.
  7. Institucioni, të hartojë rregulloren e Këshillit Studentor, sipas legjislacionit në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 08, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË ANGLEZE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Angleze”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 67, datë 07.05.1999
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhëve të Huaja
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e programeve kompjuterike specifike për përkthim, në laboratorët të cilët përdoren për këtë program studimi.
    2. Aplikimi i metodave të limituara nga institucioni për vlerësimin, realizimin dhe sigurimin e cilësisë në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të pajisë laboratorët që përdoren për këtë program studimi, me programe kompjuterike specifike për përkthim, me qëllim përforcimin / zbatimin e njohurive teorike në fushën e përkthimit. 
  2. Institucioni, të zgjerojë gamën e metodave të përdorura në kuadër të vlerësimit, realizimit, dhe sigurimit të cilësisë së programit të studimit.
  3. Institucioni, të forcojë lidhjet me studentët e diplomuar në këtët program studimi dhe të gjenerojë forma të tjera të përfshirjes së tyre konkrete në aktivitetet akademike dhe kërkimore. 
  4. Institucioni, të krijojë Komsionet e Përhershme, në përputhje me nenet 21 dhe 22 të statutit të tij dhe me Ligjin 80/2015.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përdorimit të një sistemi elektronik, për testimin dhe vlerësimin e studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 09, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5352, datë 22.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi si dhe mungesa një databazë për të diplomuarit e këtij programi studimi.
    2. Ngarkesa e madhe e orëve në auditor për secilën lëndë të këtij programi studimi.
    3. Shpërndarja e krediteve për lëndët e kategorisë së formimit karakterizues, është e njëjtë me ato të kategorive të tjera formuese.
    4. Mungesa e infrastrukturës laboratorike për zhvillimin e lëndës së fonetikës, e cila është pjesë e kurrikulës së këtij programi studimi.
    5. Mos zbatimi i temës së diplomës, si një alternativë për finalizimin e studimeve, të studentëve të këtij programi studimi që plotësojnë kushtet e nevojshme të caktuara nga institucioni.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi si dhe të krijojë një databazë për të diplomuarit e këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës në auditor të lëndëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e krediteve për lëndët e formimit karakterizues duke rritur peshën e tyre në raport me lëndët e kategorive të tjera formuese.
  4. Institucioni, të krijojë infrastrukturën e nevojshme laboratorike për zhvillimin e lëndës së fonetikës, e cila është pjesë e kurrikulës së këtij programi studimi.
  5. Institucioni, ti ofrojë studentëve të këtij programi studimi, që plotësojnë kriteret, alternativën e finalizimit të studimeve me anë të realizimit të tëmës së diplomës.
  6. Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  7. Institucioni, nxisë rritjen e aktivitetit shkencor të stafit aklademik të këtij programi studimi, si dhe rritjen e përfshirjes së tyre në trajnime dhe projekte.
  8. Institucioni, të përditësojë e pasurojë fondin e bibliotekës, me tituj të rinj e cilësorë, në ndihmë të studentëve të këtij programi studimi, si dhe ti ofrojë mundësinë e abonimit në revista shkencore dhe në biblioteka digjitale.
  9. Institucioni, të krijojë instrumenta periodikë për vlerësimin e cilësisë së këtij programi studimi, duke përfshirë të gjithë aktorët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 10, datë 25.02.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 439, datë 09.09.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e praktikës mësimore si aktivitet formues në planin mësimor të këtij programi studimi.
    2. Ngarkesa mësimore e lartë për një pjesë të personelit akademik me kohë të plotë, të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e studimeve periodike të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, praktikën mësimore.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë për këtë program studimi, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik aktual.
  3. Institucioni, të hartojë në mënyrë periodike studime të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të garantojë zhvillimin e provimeve në mënyrë anonime me sekretim ose kodifikim.
  5. Institucioni, nëpërmjet Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Alumni dhe Aktiviteteve Kulturore – Sportive, të rrisë përpjekjet, në drejtim të mbledhjes së informacionit dhe gjurmimit të studentëve të punësuar.
  6. Institucioni, të nxisë e mbështesë personelin akademik të programit të studimit, për të publikuar punime në revista ndërkombëtare, të indeksuara dhe me faktor impakti.
  7. Institucioni, në të ardhmen të shohë mundësinë e bashkimit të këtij programi studimi, me programin Bachelor në Informatikë.
  8. Institucioni, këshillohet që, t’u mundësojë një numëri më të madh studentësh, përfundimin e studimeve me anë të punimit të një teme diplome.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 11, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr. 832, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e praktikës mësimore si aktivitet formues në planin mësimor të këtij programi studimi.
    2. Ngarkesa mësimore e lartë për një pjesë të personelit akademik me kohë të plotë, të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e studimeve periodike të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Informatikë”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, praktikën mësimore.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik aktual.
  3. Institucioni, të hartojë në mënyrë periodike studime të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të garantojë zhvillimin e provimeve në mënyrë anonime me sekretim ose kodifikim.
  5. Institucioni, nëpërmjet Sektorit të Këshillimit të Karrierës, Alumni dhe Aktiviteteve Kulturore – Sportive, të rrisë përpjekjet, në drejtim të mbledhjes së informacionit dhe gjurmimit të studentëve të punësuar.
  6. Institucioni, të nxisë e mbështesë personelin akademik të programit të studimit, për të publikuar punime në revista ndërkombëtare, të indeksuara dhe me faktor impakti.
  7. Institucioni, në të ardhmen të shohë mundësinë e bashkimit të këtij programi studimi, me programin Bachelor në Teknologji Informacioni.
  8. Institucioni, këshillohet që, t’u mundësojë një numëri më të madh studentësh, përfundimin e studimeve me anë të punimit të një teme diplome.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 12, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TURIZËM”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Turizëm”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 567, datë 12.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në programin e studimit e moduleve të rëndësishme që lidhen specifikisht me turizmin, si Marketingu i Turizmit; Destinacionet Turistike; Turizmi Elektronik / Digjital; Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike, Agjencive etj.
    2. Në planin mësimor, raporti teori / praktikë, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit më karakter profesional.
    3. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të lëndëve të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e infrastrukturës specifike në laboratorët, të cilët shërbejnë veçanërisht për këtë program studimi.
    5. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat dhe kërkesën reale të tregut për specialistë të këtij niveli.
    6. Mungesa e metodave praktike të mësimnxënies si, “të mësuarit përmes veprimit”, realizimi i vizitave në ndërmarje turistike si dhe përdorimi i ulët i laboratorëve, në funksion të këtij programi studimi.
    7. Mungesa e një plani të detajuar për mbëshetjen financiare të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Turizëm”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Turizëm”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi lëndë / module që lidhen specifikisht me turizmin, si Marketingu i Turizmit; Destinacionet Turistike; Turizmi Elektronik / Digjital; Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike, Agjencive, duke ofruar për studentët e këtij programi studimi, dije dhe njohuri të shprehura në tema dhe jo vetëm në raste studimore.
  2. Institucioni, të rishikojë raportin e ngarkesës teorike dhe praktike të lëndëve me qëllim rritjen e orëve praktike dhe përshtatjen e raportit teori / praktikë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për programet e studimit me karakter profesional.
  3. Institucioni, të pasurojë fondin e bibliotekës me literaturë të mirëfilltë në gjuhën shqipe, në funksion të të këtij programi studim.
  4. Institucioni, të shtojë numrin e laboratorëve dhe të pajisë laboratorët ekzistues në funksion të këtij programi studimi, me programe aplikative dhe teknologji të lidhura me turizmin (VR).
  5. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat dhe kërkesën reale të tregut për specialistë të këtij niveli.
  6. Institucioni, të përfshijë në këtë program studimi, metoda praktike të mësimnxënies si, “të mësuarit përmes veprimit”, realizimin e vizitave në ndërmarje turistike, si dhe të nxisë përdorimin e laboratorëve, në funksion të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të hartojë një plan të detajuar për mbëshetjen financiare të këtij programi studimi.
  8. Institucioni, të shtojë numrin e marrëveshjeve me institucionet publike shtetërore, që lidhen me turizmin, por edhe me institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend që ofrojnë programe të ngjashme studimi, me qëllim rritjen e cilesisë së këtij programi studimi.
  9. Institucioni, të orientojë marrëveshjet për kualifikimin profesional të stafit akademik dhe botimet e tyre, drejt industrisë se turizmit, për shkak të rëndësisë dhe rritjes që po pëson kjo industri në ekonominë shqiptare.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 13, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Menaxhim”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 554, datë 11.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor, raporti teori / praktikë, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit me karakter profesional.
    2. Në planin mësimor, lëndët e formimit profesional, nuk kanë peshën e nevojshme, për këtë program studimi.
    3. Kurrikula e programit të studimit, nuk garanton përfitimin maksimal të dijeve dhe kompetencave profesionale e praktike, për studentët e këtij programi studimi.
    4. Numër i ulët i personelit akademik me eksperiencë dhe kualifikim profesional, në fushën specifike të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e literaturës specifike për nevojat dhe nivelin e këtij programi studimi.
    6. Mungesa e një analize të thelluar mbi përfitimet dhe avantazhet e këtij programi studimi në raport me programet e tjera të ofruara në këtë fushë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 25.03.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë raportin e ngarkesës teorike dhe praktike të lëndëve me qëllim rritjen e orëve praktike dhe përshtatjen e raportit teori / praktikë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për programet e studimit me karakter profesional.
  2. Intitucioni, të rishikojë planin mësimor, duke i dhënë një peshë më të madhe lëndëve të formimit profesional.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, në mënyrë që studentët të përfitojnë aftësi dhe kompetenca praktike e profesionale, në përputhje me nivelin e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me eksperiencë dhe kualifikim profesional, në fushën specifike të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rrisë fondin e bibliotekës me literaturë të përshtatshme për nivelin e edukimit profesional që ofron ky program studimi.
  6. Institucioni, të hartojë një analizë të thelluar, lidhur me prirjet dhe ndryshimet e shpejta në profilin e Menaxhimit, në mënyrë që të përforcojë avantazhet e këtij programi studimi në raport me programet e tjera, të ofruar në këtë fushë.
  7. Institucioni, të orientojë studentët e këtij programi studimi drejt aftësive praktike dhe kualifikimeve të përshtatshme për tregun e punës.
  8. Institucioni, të gjurmojë në mënyrë të qëndrueshme alumnit në tregun e punës, me qëllim nxitjen e kërkesës për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 14, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “APLIKIME INFORMATIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Aplikime Informatike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Aplikime Informatike”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 540, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor të këtij programi studimi, raporti teori / praktikë, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit me karakter profesional.
    2. Kurrikula e programit të studimit përmban lëndë si: “Hyrje në Filozofi” dhe “Shkrim Akademik”, të cilat nuk reflektojnë karakterin profesional të programit të studimit.
    3. Orientim i ulët i studentëve drejt zhvillimit të praktikave profesionale në kompani ose organizata jashtë institucionit, në përputhje me profilin e këtij programi studimi.
    4. Pjesëmarrje e ulët në këtë program studimi (më pak se 50%) e stafit akademik nga departamenti përgjegjës i këtij programi studimi.
    5. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të nevojave dhe nivelit të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Aplikime Informatike”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Aplikime Informatike”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë raportin e ngarkesës teorike dhe praktike të programit të studimit, me qëllim përputhjen e tij me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për programet e studimit me karakter profesional.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, në mënyrë që studentët të përfitojnë aftësi profesionale, të cilat reflektojnë natyrën e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për orientimin e studentëve drejt zhvillimit të praktikave profesionale në kompani ose organizata jashtë institucionit, në përputhje me profilin e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rrisë pjesëmarrjen në këtë program studimi, të stafit akademik të departamenti përgjegjës për këtë program studimi.
  5. Institucioni, të rrisë fondin e bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe, të përshtatshme për nivelin e edukimit profesional që ofron ky program studimi.
  6. Institucioni, të përditësojë syllabuset e programit të studimit, duke përfshirë në to më shumë përmbajtje me karakter praktik dhe literaturë bashkëkohore.
  7. Institucioni, të inkurajojë studentët drejt përdorimit të burimeve të bibliotekës online.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 15, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “IMAZHERI DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 648, datë 11.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Imazherisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Niveli i njohurive të ofruara në këtë program studimi, nuk është në përputhje me nivelin e studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave.
    2. Ofrimi si një program i vetëm studimi i dy specialiteteve të ndryshme si ai i imazherisë e radioterapisë.
    3. Mungesa në këtë program studimi, e disa prej veprimtarive formuese, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    4. Tematikat e përfshira në syllabuset e programit të studimit, nuk janë në përputhje me nivelin e programit të studimit Master i Shkencave.
    5. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme laboratorike, për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
    6. Mungesa në bibliotekën e institucionit, e literaturës së nevojshme në gjuhën shqipe dhe të huaj, në fushën e imazherisë e radioterapisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim që njohuritë e ofruara në të, të jenë në përputhje me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave.
  2. Institucioni, të marrë masat e nevojshme që dy specialitete të ndryshme, si ai i imazhersië e radioterapisë, të mos ofrohen në strukturën e një programi të vetëm.
  3. Institucioni, të përfshijë në programin e studimit, të gjitha veprimtaritë formuese, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të përditësojë syllabuset e programit të studimit, duke përfshirë në to tematika e njohuri që janë në përputhje me nivelin e programeve të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave.
  5. Institucioni, të sigurojë e përmirësojë infrastrukturën e nevojshme laboratorike, për realizimin me sukses të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës së bibliotekës, në gjuhën shqipe dhe të huaj, në fushën e imazherisë e radioterapisë.
  7. Institucioni, të sigurojë informacionin e nevojshëm për të gjithë aktorët e përfshirë në këtë program studimi, mbi infrastrukturën laboratorike dhe tekonologjitë e përdorura për realizimin e praktikave mësimore të radioterapisë.
  8. Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe me faktor impakti.

Shënim: Institucioni, në rastin e riorganizimit mbi 20% të këtij programi studmi, të marrë parasysh rekomandimet e lëna në këtë vendim.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

<

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 16, datë 25.02.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 665, datë 12.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me kualifikimin e nevojshëm për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
    2. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    3. Punësimi njëkohësisht, si personel akademik me kohë të plotë në disa institucione, i disa prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi.
    4. Mungesa e personelit akademik të kualifikuar, për ofrimin e praktikave klinike në këtë program studimi.
    5. Mungesa në bibliotekën e institucionit, e literaturës dhe materialeve të nevojshme në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
    6. Shpërndarja e krediteve për lëndët e kategorisë së formimit karakterizues, është e njëjtë me ato të kategorive të tjera formuese.
    7. Zhvillimi i praktikave profesionale të disa prej studentëve të këtij programi studimi, në qëndra shëndetësore me të cilat institucioni nuk ka marrëveshje bashkëpunimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Infermieri”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 24/02/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 25.02.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave “Infermieri të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë e angazhojë në këtë program studimi, personel akademik me tituj e grada, në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi, për programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave.
  2. Institucioni, të marrë masa që, fusha e ekspertizës e personelit akademik që angazhohet në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  3. Institucioni, të zbatojë kuadrin ligjor në fuqi, duke shmangur angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik me kohë të plotë, të dypunësuar.
  4. Institucioni, të rekrutojë staf akademik me kualifikimin e përshtatshëm, për ofrimin e praktikave klinike në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të pasurojë fondin bibliotekës me literaturë dhe materiale të nevojshme në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e krediteve për lëndët e formimit karakterizues duke rritur peshën e tyre në raport me lëndët e kategorive të tjera formuese.
  7. Institucioni, të marrë masa që të gjithë studentët e këtij programi studimi, të realizojnë praktikën mësimore në qëndra shëndetësore me të cilat institucioni ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.
  8. Institucioni, të mbështesë kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor-shkencor të personelit akademik të këtij programi studimi, duke i nxitur ata të publikojnë në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
  9. Institucioni, të hartojë analiza vjetore në lidhje me ecurinë dhe cilësinë e programit të studimit.
  10. Institucioni, të marrë masa që, provimet e studentëve të këtij programi studimi, të kontrollohen nga një komision i përbërë nga dy ose më shumë antarë.