REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 01, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aldent”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Aldent”
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore
- Fakulteti i Shkencave Dentare
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 27.09.2006
- Akti zyrtar i riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.539, datë 13.06.2013
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 114, datë 15.12.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik, i lidhur kryesisht me publikimet në revista me fakor impakti, është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Aldent”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aldent”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr 01, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aldent”, janë si vijon:
- Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur aktivitetin e tyre kërkimor shkencor në përgjithësi dhe publikimet në revista cilësore me faktor të lartë impakti, në veçanti.
- Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 02, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Bujqësisë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 5, datë 07.01.1992
- Akti zyrtar i riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 213, datë 24.05.1994
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 21.09.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e një buxheti dhe mbështetjeje finaciare të strukturuar për personelin akademik, në kuadër të projekteve kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca, kongrese etj, e cila ka bërë që aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik, veçanërisht publikimet në revista me faktor impakti, të jetë i ulët.
- Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve, është i ulët.
- Mungesa e mekanizmave të institucionalizuara të komunikimit, midis Universitetit dhe grupeve të interesit apo partnerëve me të cilët bashkëpunon.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 02, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik në mënyrë të strukturuar, duke përcaktuar një buxhet të dedikuar për aktivitetet kërkimore shkencore, me qëllim rritjen e aktivitetit kërkomor shkencor, pjesëmarrjen në konferenca si edhe publikimin në revista me faktor impakti.
- Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të krijojë mekanizma të strukturuar të komunikimit me grupet e interesit dhe partnerët me të cilët bashkëpunon.
- Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për zbatimin e strategjisë së rekrutimit të personelit akademik të kualifikuar dhe të zhvillojë një strategji efikase për rritjen e numrit të studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 03, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i i Mjekësisë Dentare
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
- Strukturat Shëndetësore Universitare - UMT
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 48, datë 23.01.2013
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sporteve Nr. 151, datë 30.03.2016
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 21.09.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 03, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë”, janë si vijon:
- Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor dhe publikimeve në revista cilësore me faktor të lartë impakti.
- Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë Tiranë duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 04, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI I TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti i Tiranës
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
- Fakulteti i Ekonomisë
- Instituti i Studimeve Europiane
- Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 30.05.1957
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 84, datë 27.10.2018
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës”, janë si vijon:
- Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor dhe publikimeve në revista cilësore me faktor të lartë impakti.
- Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit në gjuhën shqipe dhe atë angleze, me informacione mbi Qendrën e Karrierës, Bibliotekën e UT, Bibliotekën Online, Publikimet dhe Revistat Shkencore, duke përfshirë arkivat e përditësuara të revistave.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 05, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
UNIVERSITETI “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Metropolitan Tirana”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Universitet
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT
- Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 357, datë 12.05.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.195, datë 04.2019
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 05.07.2019
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Në pesë vitet e fundit, aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik, është i ulët, ku vetëm një pjesë e tyre, kanë botuar artikuj, apo kanë marrë pjesë në aktivitete të tjera kërkimore shkencore.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Metropolitan Tirana”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.05, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Metropolitan Tirana””, janë si vijon:
- Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur aktivitetin e tyre kërkimor shkencor me publikime të viteve të fundit.
- Institucioni, të rrisë bashkëpunimin me institucione partnere të arsimit të lartë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 06, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Inxhinierisë
- Fakulteti i Ekonomisë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 781, datë 10.11.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.556, datë11.2016
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 116, datë 15.12.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në planin financiar të institucionit, e një analize të mirrëfilltë financiare dhe e planifikimit të investimeve apo e diversifikimit të financimit të programeve të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 06, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë””, janë si vijon:
- Institucioni, të analizojë raportet financiare dhe të hartojë një plan financiar të zhvillimit të institucionit, të aprovuar nga Bordi i Administrimit, në të cilin të merren parasysh risqet e brendeshme dhe të jashteme, për investime speciale dhe diversifikimin e financimit te programeve të studimit, me qëllim garantimin e funksionimit normal të tyre.
- Institucioni, të bëjë përpjekje për të ofruar programe të përbashkëta studimi, me universitete në Europe apo Amerikën e Veriut, në përputhje me përcakimet e planit strategjik të zhvillimit të institucionit.
- Institucioni, të bëjë përpjekje për të konkretizuar në praktikë, disa nga marrëveshjet e bashkëpunimit, të lidhura me kompani të ndryshme.
- Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik, për të publikuar, jo vetëm në revistën e institucionit, por edhe në revista ndërkombëtare me faktor impakti.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 07, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PËR HERË TË PARË TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
AKADEMIA E SIGURISË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 824, datë 24.12.2021 “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së arsimit të lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin për herë të parë të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Sigurisë, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Akademia e Sigurisë
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Akademi
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit
- Kolegji Profesional i Formimit Policor
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 185, datë 02.2015
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një sistemi të brendshëm të menaxhimit, të pavaruar nga sistemi informatik i policisë së shtetit.
- Mbështetje e ulët financiare në kuadër të projekteve kërkimore shkencore, publikimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Akademia e Sigurisë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Sigurisë, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 07, datë 27.01.2023, “Për për herë të parë të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Sigurisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të krijojë e verë në përdorim të studentëve një sistem informatik të dedikuar për menaxhimin akademik të institucionit, i pa varuar nga sistemi informatik i policisë së shtetit, ku studentët të kenë akses në programet e studimit, syllabuset, etj.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për personelin akademik, në kuadër të projekteve kërkimore shkencore, publikimeve të librave shkollorë, si dhe pjesëmarrjes në konferenca.
- Institucioni, të promovojë më tej mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar, si edhe të rrisë bashkëpunimin me ta.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Sigurisë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 08, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
KOLEGJI PROFESIONAL I TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 824, datë 24.12.2021 “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së arsimit të lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Tiranës, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Profesional i Tiranës
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Kolegj Profesional i Lartë
- Njësitë bazë të institucionit:
- Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 08.2015
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 21.09.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Numri i personelit akademik, i kategorisë Profesor, është shumë i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Tiranës me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegjit Profesional i Tiranës, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Tiranës”, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik të kategorisë Profesor.
- Institucioni të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për programe të reja të studimit dhe të vlerësojë kërkesë e tregut të punës për programet ekzistuese.
- Institucioni t’u sigurojë studentëve me aftësi të kufizuara, akses të plotë në të gjitha ambjentet e institucionit.
- Institucioni të rrisë më tej angazhimin në projekte, në bashkëpunim me sektorin privat, me qëllim rritjen dhe diversifikimin e të ardhurave.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 09, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË
AKADEMIA “IVODENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Akademia “Ivodent”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Akademia “Ivodent”
- Organizimi i institucionit: Privat
- Lloji i institucionit: Akademi
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Teknikave Dentare
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 178, datë 02.2009
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 05, datë 24.01.2020
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv, me mangësi si më poshtë:
- Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik, i lidhur kryesisht me publikimet në revista me fakor impakti, është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Akademia “Ivodent”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Akademia “Ivodent”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/01/2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Akademia “Ivodent””, janë si vijon:
- Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur aktivitetin e tyre kërkimor shkencor në përgjithësi dhe publikimet në revista cilësore me faktor të lartë impakti, në veçanti.
- Institucioni, të bëjë përpjekje për shtimin e personelit akademik me titjuj dhe grada.
- Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve.
- Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia “Ivodent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 10, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE “PSIKOLOGJI KLINIKE”, “PSIKOLOGJI SHKOLLORE” DHE “PSIKOLOGJI LIGJORE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore” dhe “Psikologji Ligjore”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore” dhe “Psikologji Ligjore”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 274, datë 28.08.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi në pjesën më të madhe mbulon profilin klinik të tij ndërkohë që mbulesa e profilit ligjor dhe shkollor mbetet e mangët.
- Përfshirja në të njëjtin program studimi e tre profileve të cilët janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e disa komponentëve mësimorë si, orë në auditor, punë e pavarur e studentit, si edhe mungesa e emërtimit të lëndëve me zgjedhje që ofrohen sipas profileve përkatëse.
- Marrëveshjet e nënshkruara nga institucioni, në funksion të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme dhe jo me impakt në cilësinë e programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore” dhe “Psikologji Ligjore”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.01.2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 27.01.2023, “Për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Klinike”; “Psikologji Shkollore” dhe “Psikologji Ligjore”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për mbulimin me personel akademik të kualifikuar dhe në përputhje me formimin e tyre, të profileve Psikologji Shkollore dhe Psikologji Ligjore.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e programit të studimit sa i takon emërtimit dhe tipologjisë së lëndëve, për t’i përafruar me programe të ngjashme studimi të ciklit të dytë në nivel ndërkombëtar, duke u mbështetur në direktivat e APA dhe EuroPsy dhe për përmirësimin e planit mësimor me tipologji lëndësh sipas profilit të specializimit që ky program studimi synon të zhvillojë.
- Institucioni, të pasqyrojë në planin mësimor të këtij programi studimi komponentët që lidhen me orët në auditor dhe të studimit individual për lëndën e praktikës profesionale, diplomës, dhe të emërtojë lëndët me zgjedhje që realizohen sipas secilit profil.
- Institucioni, të rrisë marrëveshjet e bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, me institucione në të cilat roli i psikologut klinik, shkollor dhe ligjor është i konsoliduar.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për rekrutimin e personelit akademik të kategorisë Profesor, me qëllim hartimin e të gjitha syllabuseve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi edhe për profilet Psikologji Shkollore dhe Psikologji Ligjore, duke përfshirë në to njohuri të thelluara sipas tipologjisë së lëndës
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Univeristeti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 11, datë 27.01.2023
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MULTIMEDIA DHE DIZAJN GRAFIK”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.01.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Multimedia dhe Dizajn Grafik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Multimedia dhe Dizajn Grafik”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 211, datë 03.07.2020
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Komunikimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
- Literatura në gjuhën shqipe, në funksion të lëndëve me karakter teknologjik të këtij programi studimi, është e kufizuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Multimedia dhe Dizajn Grafik”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 27.01.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Multimedia dhe Dizajn Grafik”, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondit të literaturës në gjuhën shqipe, e cila lidhet me lëndët e karakterit teknologjik, të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12, datë 27.01.2023
PËR
DISA NDRYSHIME NË VBA NR. 41, DATË 22.04.2022 “PËR AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNIK IMAZHERIE DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 28.09.2018 “Për miratimin e një ndryshimi në “Manualin për afatet dhe procedurën e vlerësimit për akreditimin e institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë””,
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresat e Universitetit “Aldent”, me Nr. 37/1 Prot., datë 18.07.2022, me lëndë “Ankimim administrativ ndaj vendimit të Bordit të Akreditimit” dhe me Nr. 37/4 Prot., datë 07.09.2022, me lëndë “Kërkesë”.
- Shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me Nr. 4818/1 Prot., datë 22.07.2022, me lëndë “Kërkesë për rivlerësim”
- Referimin e grupit ad hoc i ngritur nga Bordi i Akreditimit në kuadër të shqyrtimit të shkresave Nr. 37/1 Prot., datë 18.07.2022, me lëndë “Ankimim administrativ ndaj vendimit të Bordit të Akreditimit” dhe me Nr. 37/4 Prot., datë 07.09.2022, me lëndë “Kërkesë”, në mbledhjen e Bordit të Akreditimit.
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 41 datë 22.04.2022 “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, të Universitetit “Aldent””;
- Procedurën e ndjekur në kuadër të procesit të akreditimit dhe ankimimit.
konstaton se:
- Emërtimi i programit të studimit është në pëputhje me klasifikimin standard ndërkombëtar të arsimit (ISCED) dhe gjërësisht i përdorur në institucionet e arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.
- Institucioni ka hartuar një plan masash për adresimin e mangësive të paraqitura në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm nga ekspertët e vlerësimit të jashtëm.
- Grupi ad hoc ka identifikuar fakte të reja që ndikojnë në vlerësimin e programit në kuadër të akreditimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e pikës 2 të vendimit Nr. 41, datë 22.04.2022 të Bordit të Akreditimit, si vijon: “Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje 2 (dy) vite akademike”.
- Shfuqizimin e pikës 3, të vendimit Nr. 41, datë 22.04.2022 të Bordit të Akreditimit.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26/01/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.