REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MOLEKULARE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Mungesa e përcaktimit në planin mësimor të këtij programi studimi, të krediteve për realizimin e praktikës profesionale, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
- Në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve të programit të studimit evidentohet literaturë bazë e detyrueshme e kufizuar dhe e papërditësuar, e shoqëruar me mungesën e një përditësimi sistematik të syllabuseve me literaturë bashkëkohore të detyrueshme dhe të rekomanduar, duke përfshirë burime në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara në pesë vitet e fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përcaktojë në planin mësimor të këtij progami studimi, ngarkesën në kredite të dedikuara për realizimin e praktikës profesionale.
- Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
- Institucioni, të rishikojë dhe të përditësojë në mënyrë sistematike syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim pasurimin dhe aktualizimin e literaturës bazë të detyrueshme dhe asaj të rekomanduar, duke përfshirë burime bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara brenda pesë viteve të fundit, si dhe të shmangë mbështetjen në një numër të kufizuar tekstesh për çdo lëndë.
- Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përdorë një sistem elektronik për kontrollin e dijeve, me synim rritjen e transparencës dhe minimizimin e abuzimeve gjatë procesit të vlerësimit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një kuadër të unifikuar udhëzuesish që të përfshijë si zhvillimin dhe përdorimin e metodave të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies të përshtatura me programet e studimit, ashtu edhe standardizimin e praktikave të vlerësimit nëpërmjet një udhëzuesi të unifikuar, duke garantuar sigurimin e një kontrolli të vazhdueshëm të njohurive, në funksion të identifikimit dhe përmirësimit në kohë të mangësive të studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MJEDISORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Mungesa e përcaktimit në planin mësimor të këtij programi studimi, të krediteve për realizimin e praktikës profesionale, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
- Në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve të programit të studimit evidentohet literaturë bazë e detyrueshme e kufizuar dhe e papërditësuar, e shoqëruar me mungesën e një përditësimi sistematik të syllabuseve me literaturë bashkëkohore të detyrueshme dhe të rekomanduar, duke përfshirë burime në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara në pesë vitet e fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përcaktojë në planin mësimor të këtij progami studimi, ngarkesën në kredite të dedikuara për realizimin e praktikës profesionale.
- Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
- Institucioni, të rishikojë dhe të përditësojë në mënyrë sistematike syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim pasurimin dhe aktualizimin e literaturës bazë të detyrueshme dhe asaj të rekomanduar, duke përfshirë burime bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara brenda pesë viteve të fundit, si dhe të shmangë mbështetjen në një numër të kufizuar tekstesh për çdo lëndë.
- Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përdorë një sistem elektronik për kontrollin e dijeve, me synim rritjen e transparencës dhe minimizimin e abuzimeve gjatë procesit të vlerësimit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një kuadër të unifikuar udhëzuesish që të përfshijë si zhvillimin dhe përdorimin e metodave të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies të përshtatura me programet e studimit, ashtu edhe standardizimin e praktikave të vlerësimit nëpërmjet një udhëzuesi të unifikuar, duke garantuar sigurimin e një kontrolli të vazhdueshëm të njohurive, në funksion të identifikimit dhe përmirësimit në kohë të mangësive të studentëve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Programi i studimit nuk ka pësuar përditësime të rëndësishme të kurrikulës që prej vitit 2022 për të reflektuar zhvillimet teknologjike në fushën e financës, duke mos përfshirë tema bashkëkohore si financa digjitale dhe fintech, si dhe lëndë të tilla si financa personale dhe sistemet e kontabilitetit të kompjuterizuar, në vend të një pjese të lëndëve ekzistuese të menaxhimit.
- Përfshirja dhe angazhimi i studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë, është i limituar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë e përditësojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim reflektimin e zhvillimeve teknologjike në fushën e financës, duke integruar tema bashkëkohore si financa digjitale dhe fintech, si dhe duke përfshirë lëndë si financa personale dhe sistemet e kontabilitetit të kompjuterizuar, në rishpërndarje ose zëvendësim të një pjese të lëndëve ekzistuese të menaxhimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes dhe angazhimit të studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 41, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË”, ME PROFILE “DREJTUES FINANCIAR”, “NDËRMJETËS BANKAR”, “NDËRMJETËS JOBANKAR”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 510, datë 08.11.2010
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
- Programi i studimit nuk ka pësuar përditësime të rëndësishme të kurrikulës që prej vitit 2022 për të reflektuar zhvillimet teknologjike dhe praktikat bashkëkohore në fushën e financës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë e përditësojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim reflektimin e zhvillimeve teknologjike dhe praktikave bashkëkohore në fushën e financës.
- Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licencuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 42, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e planifikimit dhe raportimit financiar në nivel të njësisë bazë apo të programit të studimit.
- Literatura e rekomanduar e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e eksprtëve të jashtëm si pjesë përbërëse e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesë e një raporti për cilësinë e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si dhe mungesa e publikimit të raporteve institucionale vjetore, të cilat deklarohen si të aksesueshme, por nuk rezultojnë të publikuara në faqet zyrtare të internetit të institucionit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomiks”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë një plan financimi i cili pasqyron kostot e programit të studimit. Si edhe të marrë masa që raportimi i realizimit të buxhetit të zbresë dhe të dokumentohet në nivelin e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e rekomanduar të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të bëjë pjesë të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ekspertë të jashtëm si edhe të marrë masa që Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të kryejë raportime analitike, duke standardizuar formatin e analizës dhe duke kërkuar nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit, raporte vlerësuese me plane veprimi dhe afate konkrete.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike specifike mbi cilësinë e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe këto raporte të shoqërohen me plane veprimi dhe masa konkrete për përmirësim të vazhdueshëm, si edhe që raportet e vlerësimit të brendshëm si edhe raportet vjetore, të publikohen në faqen zyrtare të internetit.
- Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për zgjatjen e kohës së praktikës profesionale në kuadër të këtij programi studimi si dhe të rrisë kreditet e saj.
- Intitucioni, të marrë masa që jo vetëm të përditësojë fondin e bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, por të ketë një instrument që të masë cilësinë dhe efektivitetin e përdorimit, bazuar në përdorimin e tij nga studentët dhe personeli akademik.
- Institucioni, të rishikojë skemën e vlerësimit në kuadër të këtij programi studimi, për të ulur peshën e provimit përfundimtar dhe t'i jepet më shumë rëndësi vlerësimit të vazhdueshëm, përmes detyrave të kursit, projekteve dhe seminareve, për ta bërë procesin më të lidhur me praktikën.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 43, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 4250/1 Prot., datë 30.07.2003 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore vjetore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është e shpërndarë në mënyrë uniforme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore vjetore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të shpërndahet në mënyrë uniforme.
- Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e syllabuseve dhe planit mësimor të këtij programi studimi specifikisht duke vendosur kodet e lëndëve; përcaktuar kreditet/orët e dedikuara të detyrave të kursit/projekteve; përcaktuar temat javore me orët përkatëse në çdo javë sipas ndarjes në leksione, seminare, laboratore dhe detyra kursi.
- Institucioni, të hartojë raportime periodike vjetore në funksion të këtij programi studimi, duke përfshirë edhe raportin analitik të sekretarisë mësimore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 44, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “STATISTIKA ZYRTARE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 687, datë 15.10.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2032.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrkikulën e këtij programi studimi, të metodave të inteligjencës artificiale dhe analitikës së avancuar.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 45, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2032.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi të disa lëndëve si: Psikologjia, Sjellja Konsumatore, Media Sociale dhe Marketingu Digjital, Sipërmarrje dhe Startup.
- Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të vërë në funksion të këtij programi studimi një sistem të brendshëm të menaxhimit të informacionit.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për organizimin e aktiviteteve me rrjetin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 46, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DREJTIM I SME-VE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Shqip
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur nëntë rekomandime plotësisht dhe dy kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Institucioni, nuk ka përmbushur plotësisht dy nga rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë lidhur me lëndët karakterizuese dhe përditësimin e syllabuseve.
- Rregullorja e programit të studimit është e përgjithshme dhe ka disa pasaktësi lidhur me misionin apo kushtet e diplomimit të studentëve.
- Struktura e planit mësimor nuk përputhet plotësisht me emërtimin e programit të studimit, duke zvogëluar qartësinë e profilit profesional dhe orientimin praktik të programit të studimit.
- Literatura dhe formati i përdorur në disa prej syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk janë të përditësuara në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Numri shumë i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, ndikon negativisht në mjedisin e mësimdhënies dhe të nxënit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 27.03.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, të “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përmbushjen plotësisht të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë lidhur me lëndët karakterizuese dhe përditësimin e syllabuseve.
- Institucioni, të përditësojë e saktësojë rregulloren e programit lidhur me misionin dhe kushtet e diplomimit të studentëve.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, për një lidhje më të qartë ndërmjet emërtimit të programit dhe strukturës së kurrikulës, në funksion të profilit profesional dhe orientimit praktik të programit të studimit.
- Institucioni, të përditësojë literaturën dhe formatin e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.