Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 27 Nëntor 2020

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 49, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË  UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, me të dhënat si më poshtë:

 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    2. Fakulteti i Shkencave të Edukimit
    3. Fakulteti i Ekonomisë
    4. Fakulteti i Shkencave Humane
    5. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 414, datë 12.11.1991
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 8, datë 07.04.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/11/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 27.11.2020, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën veçanërisht për studentët me nevoja të veçanta duke mundësuar hapësira të dedikuara për ta.
  2. Institucioni, të krijojë dhe institucionalizojë mekanizmat e nevojshëm për të mundësuar autonominë financiare në nivelin e njësive bazë.
  3. Institucioni, të përdorë të dhënat e dala nga anketat e studentëve për çdo lëndë, për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies.
  4. Institucioni, të përmirësojë strukturën financiare të tij duke krijuar më shumë të ardhura nga projektet, me qëllim forcimin e autonomisë financiare.
  5. Institucioni, të rrisë fondet në mbështetje të jetës kulturore të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 50, datë 27.11.2020 

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me të dhënat si më poshtë:

 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  2. Organizimi i Institucionit: Publik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Shëndetit
    2. Fakulteti i Ekonomisë
    3. Fakulteti i Shkencave Humane
    4. Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 105, datë 28.02.1994
  6. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 71, datë 21.09.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa e mbështetjes së strukturuar për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik në metodat dhe pedagogjinë më të fundit të mësimdhënies.
      2. Mungesa e fondeve të dedikuara dhe miratuara nga Senati Akademik për projekte kërkimore dhe përfshirja e ulët e profesorëve të jashtëm në aktivitete kërkimore.
      3. Për disa nga programet e studimit kurrikula ka ngarkesë teorike dhe mangësi në aftësimin praktik të studentëve.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.  
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 26/11/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 27.11.2020, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik në metodat më të fundit të mësimdhënies dhe trajnimin e personeli të punësuar rishtazi për pedagogjinë dhe psikologjinë e mësimdhënies.
  2. Institucioni të reduktojë ngarkesën teorike dhe të krijojë mundësinë e aftësimit praktik të studentëve në programet e studimit që ofron duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut të punës.
  3. Institucioni, të përmirësojë strukturën financiare të tij duke diversifikuar burimin e të ardhurave. 
  4. Institucioni të marrë masa për alokimin e një buxheti specifik për kërkimin shkencor dhe përmirësimin e infrastrukturës fizike të Qendrës së Kërkimit Shkencor.
  5. Institucioni, të bashkëpunojë më mirë me grupet e interesit për të rritur ndikimin në rajon.
  6. Institucioni, të shtojë përpjekjet për ndërkombëtarizim duke aplikuar në projekte kërkimore ndërkombëtare dhe duke duke ofruar programe studimi në bashkëpunim me IAL Europiane.
  7. Institucioni të hartojë një rregullore specifike për Alumni-t, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi me ta.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 51, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI UNIVERSITAR “WISDOM”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “WISDOM”, me të dhënat si më poshtë:

 

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “WISDOM”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë
    2. Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 672, datë 27.09.2006
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 145, datë 31.03.2017
  7. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 103, datë 10.11.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa e një analize tërësore nga institucioni mbi kapacitetet akademike dhe logjistike për aplikimin për hapjen e programeve të reja dhe feedback-ut të vlerësimeve të mëparshme.
      2. Mospërfshirja e orientimit profesional dhe ofrimit të programeve profesionale të studimit në Planin Strategjik të Zhvillimit 2018-2023 të institucionit.
      3. Ndërkombëtarizimi i ulët i programeve të studimit, sidomos atyre Master i Shkencave, si rrjedhojë e përfshirjes së pamjaftueshme të stafit akademik në kërkim shkencor dhe mobilitete.
      4. Mungesa e mbështetjes së strukturuar për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik për metoda të reja në mësimdhënie, veçanërisht në lidhje me programet profesionale të studimit.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për institucionin e Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin Institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “WISDOM”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 26/11/2024.
  4. Institucioni të plotësojë mangësitë e pikës “g” të këtij vendimi brenda datës 26.11.2022 dhe të raportojë në ASCAL.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 27.11.2020, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një politikë të qartë për të siguruar koherencë në programet e studimit dhe të ndërmarrë një vlerësim të përgjithshëm të treguesve cilësorë dhe sasiorë në lidhje me kapacitetet që disponon. Ofrimi i programeve ekzistuese dhe vendimet në lidhje me hapjen e programeve të reja duhet të konsiderohen në përputhje me Planin Strategjik të Zhvillimit 2018-2023.
  2. Institucioni, të përditësojë strategjinë e kërkimit shkencor ku përparësitë e kërkimit shkencor të përcaktohen qartë me fokus në shkëmbimin e stafit akdemik dhe studentëve, ndërkombëtarizimin e programeve të studimit (sidomos atyre të ciklit të dytë master i shkencave) dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore ndërkombëtare.
  3. Institucioni, të strukturojë dhe zgjerojë trajnimet e stafit akademik për metoda e reja në mësimdhënie, veçanërisht në lidhje me programet e studimit me karakter profesional.
  4. Institucioni të hartojë një kod ose rregullore etike, për të orientuar stafin dhe studentët në kërkimin shkencor dhe mbrojtjen e pronës intelektuale, si dhe të mundësojë një program antiplagjiarizëm për të parandaluar cënime të mundshme të pronës intelektuale në aktivitetet kërkimore dhe akademike.
  5. Institucioni të hartojë një procedure të qartë për dhënien e bursave për studentët e tij.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 52, datë 27.11.2020

PËR AKREDITIMIN E UNIVERSITETIT “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Universitetit “Luarasi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Universiteti “Luarasi”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti Ekonomik
    2. Fakulteti i Drejtësisë
    3. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 611, datë 11.09.2003.
  6. Akti zyrtar i riorganizmit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 494, datë 11.10.2019.
  7. Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 15.12.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.266 date 14.05.2018, “Për hapjen e njësisë kryesore "Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit" në Kolegjin Universitar “Luarasi””;
  2. Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 494 date 11.10.2019, “Për riorganizimin institucional të Kolegjit Universitar “Luarasi” në Universiteti “Luarasi”;
  3. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 15.12.2017 “Për akreditimin e institucionit të Arsimit të Lartë  Kolegji Universitar “Luarasi”;
  4. Shkresën e institucionit me Nr.310 Prot., datë 12.12.2019, me lëndë “Kërkesë për akreditim të pjesshëm institucional të Universitetit “Luarasi”;
  5. Shkresën e Bordit të Akredimit me Nr. 4 Prot., datë 12.02.2020, me lëndë “Kthim përgjigje shkresës Nr.310 Prot., datë 12.12.2019”;
  6. Shkresën e institucionit me Nr. 382/1 Prot., datë 26.02.2020, me lëndë “Kthim përgjigje shkresës Nr.4 Prot., datë 12.02.2020”;
  7. Dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni në kuadër të këtij vlerësimi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet në kuadër të këtij vlerësimi;
  9. Raportimin e anëtarëve të grupit Ad Hoc në mbledhjen e Bordit;

 

konstaton se:

 

  1. Institucioni është akredituar në nivel institucional si Kolegji Universitar “Luarasi”, me dy fakultete, me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 15.12.2017, deri më 14/12/2023;
  2. Urdhërat e MASR Nr. 529 dhe 530, datë 04.09.2018 parashikojnë hapjen e njësive të reja kryesore, duke filluar nga viti akademik 2018-2019;
  3. Vlerësimi i kryer në përmbajtje dhe Raporti i hartuar nga Grupi Ad Hoc i Vlerësimit të Jashtëm është i mbështetur në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  4. Institucioni, në kushtet e pas riorganizimit, përmbush standardet e cilësisë të një institucioni të Arsimit të Lartë me statusin “Universitet”, me strukturën e tij aktuale.

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luarasi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit është deri më 14/12/2023, në përputhje me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 15.12.2017.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni të rrisë mbështetjen finaciare për kërkimin shkencor.
  2. Institucioni të rrisë përpjekjet për ndërkombëtarizim sidomos përsa i përket shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 53, datë 27.11.2020

PËR AKREDITIMIN E KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  2. Organizimi i Institucionit: Jopublik
  3. Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Ekonomisë
    2. Fakulteti i Drejtësisë
    3. Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011.
  6. Akti zyrtar i riorganizmit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 39, datë 31.01.2018.
  7. Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 10.11.2017.

pasi mori në shqyrtim:

  1. Urdhërin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.139 date 23.03.2018, “Për hapjen e njësisë kryesore "Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale" në Kolegjin Universitar të Biznesit”;
  2. Shkresën e institucionit me Nr. 407 Prot., datë 22.10.2019, me lëndë “Kërkesë për akreditimin e pjesshëm institucional të Kolegjit Universitar “I Biznesit”;
  3. Shkresën e institucionit me Nr. 531 Prot., datë 26.12.2019, me lëndë “Kërkesë për përfshirjen në axhendën e punës të muajit Janar 2020, të aplikimeve të Kolegjit Universitar “I Biznesit””;
  4. Shkresën e Bordit të Akredimit me Nr. 8 Prot., datë 12.02.2020, me lëndë “Kthim përgjigje shkresës Nr. 531 Prot., datë 26.12.2019”, përcjellë me shkresën e ASCAL me Nr. 62 Prot., datë 13.02.2020;
  5. Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 10.11.2017 “Për akreditimin periodik të institucionit të Arsimit të Lartë “Akademia Profesionale e Biznesit”;
  6. Dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni në kuadër të këtij vlerësimi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet në kuadër të këtij vlerësimi;
  8. Raportimin e anëtarëve të grupit Ad Hoc në mbledhjen e Bordit;

 

konstaton se:

 

  1. Institucioni është akredituar në nivel institucional si “Akademia Profesionale e Biznesit”, me dy fakultete, me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 10.11.2017, deri më 09/11/2021;
  2. Urdhërat e MASR Nr. 529 dhe 530, datë 04.09.2018 parashikojnë hapjen e njësive të reja kryesore, duke filluar nga viti akademik 2018-2019;
  3. Vlerësimi i kryer në përmbajtje dhe Raporti i hartuar nga Grupi Ad Hoc i Vlerësimit të Jashtëm është i mbështetur në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucioni dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

  

VENDOSI:

 

  1. Akreditimin institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “I Biznesit”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit është deri më 09/11/2021, në përputhje me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 10.11.2017.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë Statutin e tij duke përfshirë në të edhe njësinë e re të krijuar.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf akademik me tituj e grada, në departamentin e Studimeve të Larta Teknike, të Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që drejtuesi i njësisë kryesore, Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale, të jetë në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 54, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA POLITIKE-INTEGRIMI DHE QEVERISJA”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.09.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 302, datë 01.06.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet në bashkëpunim me: Universiteti i Salzburgut;Universiteti i Lubjanës (ULJU); Universiteti “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup (UKIM); Kolegji FAMA në Kosovë; Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë (UBT); Universiteti i Sarajevës (UNSA); Shkolla e Sarajevës për Shkencë dhe Teknologji (SSST); Universiteti i Tiranës.
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26/11/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave “Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja”, të Universitetit Europian të Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni të hartojë një rregullore specifike për programin e studimit e cila të integrojë më mirë këtë program me rregulloret dhe procedurat ekzistuese të universitetit.
  2. Institucioni të forcojë përpjekjet për promovimin e programit dhe të hartojë një strategji komunikimi, marketingu dhe informimi për të rritur rekrutimin e studentëve në të ardhmen.
  3. Institucioni të marrë masa që mësimdhënia të kryhet në gjuhën angleze ashtu siç e parashikon programi i studimit. Gjithashtu, forma dhe pesha e kontrollit të dijeve të studentëve, duhet të përshtatet në përputhje me marrëveshjen që institucioni ka me institucionet bashkëofruese të programit të studimit.
  4. Institucioni të sigurojë përfshirje më të madhe të studentëve dhe organeve të tyre përfaqësuese, në funksion të përmirësimit të programit të studimit.

 

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 55, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, NË “HAIR ARTIST”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË  “TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.09.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Hair Artist”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Hair Artist”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 559, datë 12.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kozmetologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Hair Artist”, të Kolegjit Profesional të Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26/11/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Hair Artist”, të Kolegjit Profesional të Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë programet e lëndëve me literaturë që pasqyron të rejat e fundit në fushën e Hair Artist.
  2. Institucioni, të pasurojë bibliotekën me libra dhe materiale ndihmëse bashkëkohore në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 56, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, NË “ESTETIKË”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË LARTË  “TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.09.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Estetikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Estetikë”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 559, datë 12.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Estetikë-Nutricionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Estetikë”, të Kolegjit Profesional të Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26/11/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, në “Estetikë”, të Kolegjit Profesional të Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë programet e lëndëve me literaturë që pasqyron të rejat e fundit në fushën e Estetikës.
  2. Institucioni, të pasurojë bibliotekën me libra dhe materiale ndihmëse bashkëkohore në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 57, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.09.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë dhe Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë dhe Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 566, datë 02.12.2016
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesi
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Financë dhe Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26/11/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.57, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor “Financë dhe Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit akademik dhe atë ndihmës duke ofruar trajnime profesionale.
  2. Institucioni, të rishikojë programet e lëndëve të fushës së financës. Specifikisht, lënda “Metodat e Kërkimit në Financë” të zëvendësohet me një lëndë tjetër sepse nuk përshtatet me programin e ciklit të parë të studimeve si edhe të pasurohen temat e fushës së kontabilitetit dhe raportimit financiar dhe tatimor me njohuri specifike në këto disiplina për realitetin shqiptar.
  3. Institucioni, të krijojë mundësi për përfshirjen në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat do të mundësojnë diversifikimin e burimeve financiare.
  4. Institucioni, të institucionalizojë më tej mekanizmat e kontrollit të brendshëm të cilësisë si një instrument për të identifikuar pikat e dobëta dhe mungesat e programit të studimit në mënyrë që t’i përmirësojë në të ardhmen.
  5. Institucioni, të rishikojë faqen on-line duke bërë të mundur që materialet që postohen të përkthehen në gjuhën shqipe dhe të korrigjohen disa mospërputhje midis materialeve në dy gjuhët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 58, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.09.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 564, datë 02.12.2016
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Paqëndrueshmëria e stafit akademik me kohë të plotë në tre vitet e fundit akademike.
    2. Mungesa e ambjenteve të bollshme për një arsimim cilësor sipas standardeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

  

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë qëndrueshmërinë e stafit akademik me kohë të plotë në lidhje me këtë program studimi.
  1. Institucioni, të shtojë ambjentet në dispozicion të programit të studimit dhe të përmirësojë bazën laboratorike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 59, datë 27.11.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Infermieri Klinike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri Klinike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 191, datë 20.04.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e programit të studimit nuk mbulohet në masën 70 % nga stafi akademik me kohë të plotë.
    2. Angazhimi në këtë program studimi, i stafit akademik pa gradë shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

  

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Infermieri Klinike”, të Universitetit “Aldent”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Institucioni të plotësojë mangësitë e pikës “e” të këtij vendimi brenda datës 30.09.2022 dhe të raportojë në ASCAL.
  4. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  5. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 27.11.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave “Infermieri Klinike”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga staf akademik efektiv (PAE), në përputhje me VKM Nr. 418, datë 10.05.2017.
  2. Institucioni, të angazhojë staf akademik, me tituj dhe grada, në programin e studimit në përputhje me nenin 59, pika 6, të Ligjit Nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  3. Institucioni, të rrisë përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi, në programe shkëmbimi apo mobiliteti.
  4. Institucioni, të angazhojë personel ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve të tjera mësimore, sipas natyrës specifike të programit.
  5. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës së detyruar, vënë në dispozicion të studentëve, pasi në një pjesë të silabuseve rezulton të jetë më e vjetër se e pesë viteve të fundit.
  6. Institucioni, të plotësojë dokumentacionin e studentëve me dëshminë e mbrojtjes së gjuhës së huaj, në përmbushje të kritereve të pranimit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve bazuar në nenin 76 pika 4, të Ligjit Nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 60, datë 27.11.2020

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999“Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020,

VENDOSI:

 

  1. Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas Shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.