Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 30 Mars 2018

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Nr. 07, datë 30.03.2018

 PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE  NË “SHKENCA POLITIKE – INTEGRIMI DHE QEVERISJA”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program i përbashkët studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron:Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me:
    • Universiteti i Salzburgut;
    • Universiteti i Lubjanës (ULJU);
    • Universiteti “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup (UKIM);
    • Kolegji FAMA në Kosovë;
    • Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë (UBT);
    • Universiteti i Sarajevës (UNSA);
    • Shkolla e Sarajevës për Shkencë dhe Teknologji (SSST);
    • Universiteti Europian i Tiranës.
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Sociale
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS 
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: nga 2 deri 4 Institucione anëtare të Konsorciumit
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i përbashkët i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet si më poshtë:
    • Të mbahet parasysh mundësia e rishikimit të shpërndarjes së ngarkesës së lëndëve të metodologjisë dhe metodikës së kërkimit shkencor dhe krediteve të lëndëve, me qëllim dhënien e një peshe më të madhe lëndëve të thelluara në krahasim me lëndët bazë, shpërndarjes së ngarkesës metodologjike në lëndë të profilit dhe njohurive specifike në kurset shtesë të lëndëve me zgjedhje për të thelluar më tepër specializimin në modulet më pak të trajtuara, si psh. politikat publike dhe administrimi;
    • Institucioni duhet të plotësojë në vijim rekomandimet e lëna në raportin e vlerësimit në kuadër të projektit Erasmus, nga Agjencia Austriake e Sigurisë të Cilësisë dhe Akreditimit.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi Dhe Qeverisja”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Nr. 08, datë 30.03.2018

 PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE  NË “SHKENCA POLITIKE – INTEGRIMI DHE QEVERISJA”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Program i përbashkët studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron:Universiteti Europian i Tiranës, në bashkëpunim me :
    • Universiteti i Salzburgut;
    • Universiteti i Lubjanës (ULJU);
    • Universiteti “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup (UKIM);
    • Kolegji FAMA në Kosovë;
    • Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë (UBT);
    • Universiteti i Sarajevës (UNSA);
    • Shkolla e Sarajevës për Shkencë dhe Teknologji (SSST);
    • Universiteti i Tiranës.
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: nga 2 deri 4 Institucione anëtare të Konsorciumit
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i përbashkët i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet si më poshtë:
    • Të mbahet parasysh mundësia e rishikimit të shpërndarjes së ngarkesës së lëndëve të metodologjisë dhe metodikës së kërkimit shkencor dhe krediteve të lëndëve, me qëllim dhënien e një peshe më të madhe lëndëve të thelluara në krahasim me lëndët bazë, shpërndarjes së ngarkesës metodologjike në lëndë të profilit dhe njohurive specifike në kurset shtesë të lëndëve me zgjedhje për të thelluar më tepër specializimin në modulet më pak të trajtuara, si psh. politikat publike dhe administrimi;
    • ii. Institucioni duhet të plotësojë në vijim rekomandimet e lëna në raportin e vlerësimit në kuadër të projektit Erasmus, nga Agjencia Austriake e Sigurisë të Cilësisë dhe Akreditimit.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Politike – Integrimi Dhe Qeverisja”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Nr. 09, datë 30.03.2018

 PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE”, TË AKADEMISË SË SIGURISË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Rendi dhe siguria publike
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Akademia e Sigurisë
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit akademik / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Akademia e Sigurisë
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 - 50 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Rendi dhe siguria publike” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Rendi dhe siguria publike”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Nr. 10, datë 30.03.2018

 PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “HETIM KRIMI”, TË AKADEMISË SË SIGURISË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Hetim krimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: Akademia e Sigurisë
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Hetimit të Krimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit akademik / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga Akademia e Sigurisë
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 - 50 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Hetim krimi” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv, me rekomandimin si më poshtë:
    • Të shihet mundësia e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi të lëndës “Viktimologjia”.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Hetim krimi”.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

 VENDIM
Nr. 11, datë 30.03.2018

 PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim i teknologjisë së informacionit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Institucioni që e ofron: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”
  4. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit akademik / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 ECTS
  8. Forma e studimit: me kohë të plotë
  9. Diploma lëshohet: vetëm nga SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”
  10. Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 12 - 25 studentë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

  1. Programi i studimit i ciklit të dytë Master Profesional në “Menaxhim i teknologjisë së informacionit” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
  2. Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv.
  3. Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit  Master Profesional në “Menaxhim i teknologjisë së informacionit”.
  4. Institucioni të përmbushë rekomandimet e mëposhtme:
    • Institucioni të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë, me qëllim uljen e ngarkesës së përgjithshme në numër orësh dhe lëndësh edhe të stafit akademik aktual, që do të angazhohet në këtë program studimi.
    • Të përputhet ndarja e grup-lëndëve me ato të përcaktuara sipas tipit të veprimtarisë, përfshirja e lëndëve me zgjedhje, dhe të jepet një ndarje e qartë në kredite për format e mësimdhënies.
    • Të shihet mundësia e shtimit të orëve të laboratoreve dhe detyrave të kursit me qëllim rritjen e aftësive praktike dhe profesionale të studentit.
    • Të përditësohet rregullorja e programit të studimit, përfshirë në këtë të fundit kriterin e pranimit që lidhet me arritjet akademike në studimet Bachelor.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 12, datë 30.03.2018

 PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI ME PROFILE “STRUKTURË” DHE “GJEOTEKNIKË” TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë””, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë””
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 432, datë 12.11.2015
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  5. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite akademike/ 4 Semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 ECTS
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”” të Universitetit “Polis”, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29/03/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimit sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimi në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 30.03.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”” të Universitetit “Polis”, është si vijon:

Të përmirësohet raporti i lëndëve specializuese, duke shtuar lehtësisht ato të profilit të Gjeoteknikës dhe pasurimin e mëtejshëm të Laboratorit për Testimin e Materialeve dhe Konstruksioneve.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 13, datë 30.03.2018

 PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “DATABASE DHE WEB DESIGN”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Database dhe web design”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Database dhe web design”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”, me mangësitë si më poshtë:
    • Fondi i bibliotekës është ende në hapat e parë, me një numër të kufizuar librash dhe ka nevojë për pasurim të vazhdueshëm dhe të mëtejshëm, në menyrë të veçantë për programin e studimit “Database dhe Web Design”
    • Mungesa e projekteve te përbashkëta ndërkombëtare për shkëmbimin e eksperiencave të pedagogëve në mësimdhënie dhe shkëmbimit të studentëve.
    • Numri i kufizuar i marrëveshjeve me Institucionet, kompanitë dhe bizneset në vend. 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Database dhe web design”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

 Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 30.03.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Database dhe web design”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës”, janë si vijon:

  1. Të shtohet dhe pasurohet në mënyrë të vazhdueshme numri i titujve në fondin e bibliotekës në funksion të realizimit të programit të studimit.
  2. Të shtohet numri i projekteve të përbashkëta ndërkombëtare në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave të pedagogëve në mësimdhënie dhe shkëmbimit të studentëve.
  3. Të rritet numri i bashkëpunimeve me Institucione, kompani dhe biznese që operojnë në fushën e programit të studimit, për kryerjen e praktikave të studentëve në vitet vijuese.
  4. Institucioni të pasurojë në vijim laboratoret në funksion të këtij programi me teknologji të reja në përputhje me objektivat formuese praktike të këtij programi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 14, datë 30.03.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji informacioni dhe komunikimi”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”, me mangësitë si më poshtë:
    • Mungesa e librave të përshtatur për këtë nivel programi përbën një dobësi që evidentojmë në lidhje me këtë program studimi.
    • Bashkëpunimet e vendosura me partnerë ndërkombëtarë kanë mbetur në kuadrin e nënshkrimit institucional dhe nuk kanë marrë formën e angazhimit aktiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji informacioni dhe komunikimi”“Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 14, datë 30.03.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si vijon:

  1. Të pasurohet fondi i bibliotekës me tekste e literaturë që mbulojnë plotësisht modulet e këtij programi studimi.
  2. Të rritet gama e Institucioneve të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të mundësuar mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 15, datë 30.03.2018

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “GJEODEZI”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Gjeodezi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Gjeodezi”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike” me mangësitë si më poshtë:
    • Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik në numër lëndësh e një pjese të stafit akademik, të angazhuar në këtë program studimi;
    • Mungesa e mobilitetit të studentëve;
    • Bashkëpunimi i kufizuar me subjekte private në kuadër të realizimit të praktikave profesionale të studentëve, në kushtet kur praktika zë rreth 50 % të ngarkesës së përgjithshme mësimore;
    • Numri i kufizuar i titujve në bibliotekë në funksion të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Gjeodezi”“Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 15, datë 30.03.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Gjeodezi”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si vijon:

  1. Institucioni të rekrutojë staf të ri akademik me kohë të plotë me qëllim uljen e ngarkesës së stafit akademik aktual, të angazhuar në këtë program studimi;
  2. Realizimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në kuadër të mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik;
  3. Rritja e bashkëpunimit me subjekte private për realizimin e praktikave profesionale të studentëve;
  4. Të shtohet numri i titujve në bibliotekë në funksion të realizimit të programit të studimit.
  5. Institucioni të mbajë parasysh përmirësimin në mënyrë të vazhdueshme të bazës laboratorike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM
Nr. 16, datë 30.03.2018 

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “MEKATRONIKË”, TË “KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Mekatronikë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Mekatronikë”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 Kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga “Kolegji Profesional i Tiranës”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit në kuadër të akreditimit të parë, janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e të dobëta të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”, me mangësitë si më poshtë:
    • Numri i kufizuar i lëndëve me zgjedhje brenda programit mësimor “Mekatronikë”, që kufizon profilizimin më të ngushtë të studentit në drejtimin e shkencave elektrike elektronike dhe të atyre mekanike;
    • Shpërndarje jo e drejtë e njohurive në fushën e fizikës midis lëndëve të grupit A të veprimtarive formuese dhe atyre të grupit C si dhe zhvillimi i lëndës së Robotikës përpara marrjes së njohurive të plota për zhvillimin e saj.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Mekatronik딓Kolegjit Profesional të Tiranës”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda 14 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

 Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 16, datë 30.03.2018, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Mekatronikë”, të “Kolegjit Profesional të Tiranës””, janë si vijon:

  1. Kurrikula e programit mësimor “Mekatronikë” të ofrojë më shumë lëndë me zgjedhje si për formim në drejtimin e shkencave elektrike elektronike ashtu dhe për formimin në drejtimin e shkencave mekanike. Në lëndët me zgjedhje rekomandohet të vendosen lëndë me profil të ndryshëm, por për të njëjtin drejtim formimi (si p.sh. Kontroll elektromekanik ose Transmisione elektrike, etj.)
  2. Të shikohet mundësia e modifikimit të kurrikulës në pjesën A (Disiplina të formimit të përgjithshëm) dhe pjesën C (disiplina formuese të ngjashme) tek programi i lëndës së fizikës duke zvogëluar numrin e krediteve për arsyen se studentët marrin konceptet e fizikës dhe në lëndë të tjera si p.sh. Mekanika e Fluideve, Sistemet Pneumatike, etj.
  3. Lënda mësimore “Robotikë” rekomandohet të zhvillohet në fund, për arsye se sistemet robotikë janë sisteme komplekse dhe mund të quhet bashkim njohurish.
  4. Të përmirësohet nga pikëpamja cilësore gjuhësore terminologjia teknike në syllabuset e lëndëve të këtij programi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Ekstra Nr. 2, datë 30.03.2018

PËR
MIRATIMIN E MANUALIT  “VLERËSIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNIES NËPËRMJET PYETËSORIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE” DHE “SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE”

 Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të Draft-Manualit “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve” dhe Draft-Sondazhit Kombëtar të Studentëve, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018, të përgatitur nga grupi i posaçëm i punës,

VENDOSI:

  1. Të miratojë Manualin “Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet pyetësorit kombëtar të studentëve” dhe “Sondazhin Kombëtar të Studentëve”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e tyre në faqen zyrtare të ASCAL.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Ekstra Nr. 3, datë 30.03.2018

PËR
MIRATIMIN E “LISTËS VJETORE TË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të listës paraprake vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, në mbledhjen e tij të datës 30.03.2018,

VENDOSI:

  1. Të miratojë “Listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose të programeve të studimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT