Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 31 Maj 2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 35, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DREJTËSI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 324, datë 21.06.2010
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 271, datë 29.06.2012
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Luarasi”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Penale, Departamenti i së Drejtës Private, Departamenti i së Drejtës Publike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Luarasi”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta dhe mundësitë, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej pesë rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur katër dhe ka përmbushur kryesisht një;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e titullarëve të lëndëve në këtë program studimi nuk kanë kualifikimin e kërkuar sipas kërkesave ligjore në fuqi;
    2. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si njësi e përhershme, nuk është mjaftueshëm e institucionalizuar për të përmbushur detyrat e saj.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Luarasi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 35, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Luarasi””, janë si vijon: 

  1. Institucioni, të marrë masa për angazhimin si titullarë lëndësh të pedagogëve me kualifikimin e kërkuar sipas kërkesave ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përcaktojë përmes akteve të tij brendshme funksionimin e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë si njësi e përhershme.
  3. Institucioni, të pasurojë bibliotekën fizike me fonde librash e periodikë të fushës së të drejtës.
  4. Institucioni, të rrisë përfshirjen e stafit akademik e studentëve të këtij programi studimi në projekte ndërkombëtare si psh. Erasmus +.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 36, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 330, datë 07.08.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 223, datë 04.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Angazhimi i kufizuar i stafit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në projekte ndërkombëtare;
    2. Përfshirja e ulët e studentëve dhe stafit akademik në programe mobiliteti.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI: 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë përfshirjen e tij në projekte ndërkombëtare, si psh. Erasmus+, Horizon 2020, etj. duke i ardhur në ndihmë stafit akademik e studentëve të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë përfshirjen e stafit akademik e studentëve të këtij programi studimi në programe mobiliteti në universitete të ndryshme jashtë vendit, kryesisht në vende të Bashkimit Europian.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 37, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI KËSHILLIMI DHE PEDAGOGJI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 330, datë 07.08.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 223, datë 04.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Edukimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej tre rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur dy prej tyre dhe ka përmbushur pjesërisht një;
  7. Ky program studimi nuk është në përputhje me kuadrin ligjor që rregullon profesionet e psikologut dhe mësuesit;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësinë si më poshtë:
    1. Numri i ulët i stafit akademik me ekspertizë në fushën e Psikologjisë të angazhuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave“Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2018-2019 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi, deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, në përputhje me pikën g. të konstatimeve.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada e tituj, me formim në fushën e psikologjisë.
  2. Institucioni, të përditësojë programin e studimit në përshtatje me parashikimet në VKM Nr. 41, datë 24.01.2018 “Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë”.

Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga Institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 38, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DREJTËSI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 324, datë 21.06.2010
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 286, datë 06.04.2011
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandim;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësinë si më poshtë:
    1. Në planin mësimor të këtij programi studimi mungon përfshirja e praktikës profesionale/internshipit si element i detyrueshëm kurrikular.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Drejtësi”, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor me qëllim përfshirjen e praktikës profesionale/internshipit si element të detyrueshëm kurrikular.
  2. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë tregu, duke u mbështetur jo vetëm në analiza të përmbajtjes së programeve të lëndëve apo kurrikulës në tërësi, por edhe në indikatorë sasiorë dhe cilësorë të matjes.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 39, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, ME PROFILE: “E DREJTË PENALE”; “E DREJTË NDËRKOMBËTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë penale”; “E drejtë ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë penale”; “E drejtë ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 10, datë 16.01.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 223, datë 04.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej tre rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur dy prej tyre dhe ka përmbushur kryesisht një;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në disa raste, fusha e studimit të lëndës që mbulohet nga një pedagog nuk është në përshtatje me fushën e tij të ekspertizës;
    2. Në planin mësimor të këtij programi studimi, praktika profesionale/internshipi nuk përfshihet si element i detyrueshëm kurrikular;
    3. Në disa raste, literatura e detyrueshme e parashikuar në syllabuse nuk gjendet në bibliotekën e institucionit si dhe disa prej titujve në bibliotekë nuk janë të përditësuar;
    4. Mungon një plan veprimi i detajuar për funksionimin e Komisionit dhe Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe një përcaktim i qartë i aktiviteteve të tij monitoruese.
    5. Angazhimi i personelit akademik në aktivitete kërkimore shkencore është i kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI: 

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave“Drejtësi”, me profile: “E drejtë penale”; “E drejtë ndërkombëtare”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca 

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me profile: “E drejtë penale”; “E drejtë ndërkombëtare””, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon: 

  1. Institucioni, të sigurojë përshtatje të plotë midis lëndëve të programit dhe profilit të stafit akademik që angazhohet në mësimdhënie në ato lëndë.
  2. Institucioni, të rishikojë syllabuset me qëllim përmirësimin e kurrikulës në disa drejtime në mënyrë që të sigurohet koherenca e brendshme e syllabuseve si dhe koherenca me objektivat e programit të studimit në fjalë.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e praktikës profesionale/internshipit si element i detyrueshëm kurrikular.
  4. Institucioni, të marrë masa konkrete për përditësimin e titujve në bibliotekë me qëllim që të reflektohet debati akademik bashkëkohor si dhe të sigurojë që literatura e detyrueshme për lëndët e programit të jetë e pranishme në bibliotekë.
  5. Institucioni, të hartojë një plan të qartë veprimi lidhur me veprimtarinë e Komisionit dhe Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë si dhe të marrë masa që aktivitetet monitoruese të kësaj njësie të jenë të mirëorganizuara me qëllim përmbushjen e detyrave sikurse parashikuar në aktet rregulluese.
  6. Institucioni, të marrë masa për inkurajimin dhe përmirësimin e rezultateve të kërkimit shkencor, nga pikëpamja sasiore dhe cilësore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 40, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009, përshtatur me shkresë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 6858/2 Prot., datë 06.05.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 341, datë 28.08.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej dy rekomandimeve të lëna, Institucioni ka përmbushur një rekomandim dhe ka përmbushur pjesërisht rekomandimin tjetër;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Përfshirja në kurrikulë të një sërë lëndësh jo të fushës së drejtësisë është e papërshtatshme dhe nuk i qëndron klasifikimit të lëndëve në kategori dhe përqindje sipas parashikimeve ligjore në fuqi;
    2. Në kurrikulën e programit të studimit mungojnë disa lëndë të rëndësishme të fushës së të drejtës;
    3. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk ka kualifikimin e kërkuar sipas kërkesave ligjore në fuqi si dhe ka ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh;
    4. Mospërfshirja e elementëve të tjerë të mësimdhënies përveç orëve të leksionit dhe zbërthimi i krediteve të programit bën që për disa lëndë parësore të vihet në dyshim gjerësia dhe thellësia e shqyrtimit të çështjeve për mirëpërgatitjen e studentëve në një program të integruar studimi në drejtësi;
    5. Syllabuset e lëndëve nuk janë të standardizuara e uniformizuara, në disa raste nuk japin informacion të detajuar lidhur me çështjet themelore dhe literaturën përkatëse si dhe në disa raste evidentohet një mbivendosje e temave dhe mungesë koherence e brendshme;
    6. Mbështetja në literaturë juridike në gjuhën angeze për disa lëndë bazë të edukimit ligjor është dhe do të jetë e munguar për shkak të mungesës së botimeve të teksteve universitare mbi të drejtën shqiptare në gjuhën angleze;
    7. Në disa raste, literatura e detyrueshme e parashikuar në syllabuset e lëndëve nuk gjendet në bibliotekën e Institucionit.
    8. Nuk ka evidencë për një plan pune të Komisionit për Sigurimin e Cilësisë dhe raporteve vjetore periodike të Komisionit e hapave të ndërmarra mbi kontrollet e realizuara nga ana e tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i Shkencave“Drejtësi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2021.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 31.05.2019, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor me qëllim dedikimin e një numri më të madh kreditesh lëndëve të fushës të së drejtës dhe përfshirjen në plan të disa lëndëve të rëndësishme të së drejtës si psh. kriminalogji/penalogji, kriminalistikë, mjekësi ligjore, etj.
  2. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me grada e tituj, me qëllim mbulimin e lëndëve nga staf akademik me kualifikimin e kërkuar sipas kërkesave ligjore në fuqi dhe uljen e ngarkesës së lartë mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për garantimin e ngarkesës së nevojshme në auditor për çdo lëndë, me qëllim shqyrtimin e çështjeve me gjerësinë dhe thellësinë e nevojshme për një program të integruar në drejtësi.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset e programit të studimit, në kuadër të standardizimit të tyre, ofrimit të një informacioni të detajuar për studentët lidhur me çështjet themelore dhe literaturën përkatëse, evitimin e mbivendosjeve të temave dhe sigurimin e një koherence të brendshme.
  5. Institucioni, të marrë masa të vazhdueshme për përditësimin e literaturës në bibliotekë si dhe të sigurojë literaturën e nevojshme për lëndët e detyrueshme të këtij programi studimi.
  6. Komisioni për Sigurimin e Cilësisë, të hartojë një plan veprimi dhe të pasqyrojë përmes raporteve të gjitha aktivitetet që ndërmerr lidhur me sigurimin e cilësisë si dhe të sigurojë ndjekjen e rekomandimeve dhe raportimin mbi masat e marra për adresimin dhe zbatimin e tyre.
  7. Institucioni, të shtojë aplikimet për grante kërkimore dhe të mobilitetit dhe të rrisë përfshirjen e stafit akademik të këtij programi studimi në kërkim shkencor, nga pikëpamja sasiore dhe cilësore.
  8. Institucioni, të reflektojë mbi mundësitë dhe pengesat që lidhen me zhvillimin e programit në gjuhën angleze dhe mbulimin e lëndëve të programit të studimit me literaturë në gjuhën angleze.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 41, datë 31.05.2019

PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE/ MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike/ Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike/ Marrëdhënie Ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5181 Prot., datë 20.08.2003, përshtatur me shkresë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 6858/2, datë 06.05.2011, përshtatur me shkresë të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2160/1, datë 23.03.2018
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 384, datë 06.09.2013
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë, në bashkëpunim me The State University of New York
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Shoqërore
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite / 8 semestra
  8. Kredite (ECTS): 256 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: Diplomë e dyfishtë nga Universiteti i New York-ut në Tiranë dhe The State University of New York[1]
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh dhe në disa raste mbulojnë lëndë jashtë fushës së tyre të ekspertizës;
    2. Shpërndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese nuk ndjek një logjikë të qartë dhe nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi;
    3. Syllabuset e lëndëve nuk janë të standardizuara e uniformizuara si dhe në disa prej lëndëve literatura nuk është e përditësuar dhe nuk mbulon disa prej zhvillimeve të rëndësishme të fushës;
    4. Mungon një studim i mirëfilltë tregu për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Shkenca Politike/ Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 31.05.2019, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike/ Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi, duke synuar përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e mundësive për një përfshirje më të madhe në aktivitete kërkimore-shkencore.
  2. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e lëndëve të planit mësimor sipas veprimtarive formuese duke ndjekur një logjikë të qartë të ndarjes së lëndëve në kategoritë respektive dhe duke respektuar përqindjen totale të lëndëve sipas kategorive, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të standardizojë paraqitjen formale të syllabuseve të këtij programi studimi si dhe të përditësojë literaturën e detyrueshme e atë ndihmëse.
  4. Institucioni, të realizojë një studim tregu, bazuar mbi dokumentin Strategjik të Politikës së Studimit të Tregut dhe të përshtatur posaçërisht për këtë program studimi.

[1]Diploma e dyfishtë lëshohet për studentët qe zgjedhin këtë diplomë dhe përmbushin kriteret financiare dhe cilësore të përcaktuara nga The State University of New York.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 42, datë 31.05.2019

PËR
PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TARIFËS PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999“Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 31.05.2019,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 53/2 Prot., datë 26.02.2019, me lëndë “Në përgjigje të shkresës suaj Nr. Prot. 90, datë 25 Shkurt 2019”;
  2. Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018 “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Jopublike “Marubi” në Akademi të Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe dhënien e statusit të veçantë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë”;
  3. Shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Nr. 3207/4 Prot., datë 10.04.2019, me lëndë “Mbi kërkesën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi””;
  4. Shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Nr. 3207/5 Prot., datë 16.04.2019, me lëndë “Kthim përgjigje””.

konstaton se:

  1. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” gëzon statusin e një Institucioni të veçantë të Arsimit të Lartë;
  2. Numri i studentëve në të gjitha ciklet e studimit në këtë Institucion të Arsimit të Lartë është më pak se 30 studentë.

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Përjashtimin nga pagesa e tarifës së vlerësimit në kuadër të akreditimit të programeve të studimit të Institucionit të Arsimit të Lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për vijimin e procesit të akreditimit të programeve të studimit, pa detyrimin për pagesën e tarifës, sipas pikës 1 si më lart, zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT