Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 4 Nëntor 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 73, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM NË TURIZËM, REKREACION DHE EVENTE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 462, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor e lëndëve me zgjedhje, si edhe shpërndarja e njëtrajtshme e krediteve dhe jo sipas peshës specifike që ka secila nga tre disiplinat e programit të studimit.
    2. Syllabuset e këtij programi studimi, kanë problematika si vijon:
        1. literaturë e pa përditësuar;
        2. përmbajtja e temave në brendësi të syllabuseve nuk është plotësisht në përputhje me qëllimin e lëndës;
        3. përsëritje të temave të njëjta në disa lëndë të ndryshme;
    1. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, e për të mbështetur ndryshimet e përmirësimet e mëtejshme të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”, Universiteti “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që rekomandimet e lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm, në raportin e vlerësimit të jashtëm, ne lidhje me: mungesën në planin mësimor të lëndëve me zgjedhje; dominimin e planit mësimor nga lëndë të karaktërit bazë dhe jo praktik; shpërndarjen e njëtrajtshme të krediteve dhe jo sipas peshës specifike që ka secila nga tre disiplinat e programit të studimit; përfshirjen në planin mësimor të lëndëve të formimit bazë të përmendura në raport, të adresohen plotësisht.
  2. Institucioni, të rishikojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në drejtim të:
    1. përditësimit të literaturës;
    2. përputhjes së temave të trajtuara në brendësi të syllabuseve, me qëllimin e lëndës; 
    3. shmangies së përsëritjeve të temave të trajtuara, në syllabuset e këtij programi studimi;
  1. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, e për të mbështetur ndryshimet e permirësimet e mëtejshme të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë fondet, për pasurimin e bibliotekës me botime të viteve të fundit nga autorë vendas dhe të huaj në fushën e turizmit. rekreacionit dhe eventeve.
  3. Institucioni, të hartojë një rregullore të dedikuar për zhvillimin e provimit përfundimtar dhe për mbrojtjen e temës së diplomës, për studentët e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 74, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARKETING, PUBLICITET DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 460, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi në përgjithësi, dhe ajo në gjuhën shqipe në veçanti, nuk është e përditësuar.
    2. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”, Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës të përdorur në funksion të këtij programi studimi në përgjithësi, dhe atë në gjuhën shqipe në veçanti, duke rritur fondet për pasurimin e bibliotekës me botime të viteve të fundit nga autorë vendas dhe të huaj në fushën e marketingut, publicitetit, dhe marrëdhënieve me publikun.
  2. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, e për tu përshtatur me kushtet e reja të krijuara pas pandemisë si dhe me zhvillimet e reja teknologjike, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 75, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË EDUKIMIN FIZIK DHE SPORTE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Sporte”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Sporte”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 487, datë 06.10.2016.
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 3586/1, datë 05.06.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa në përqindje, e kategorive formuese të planit mësimor të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    2. Plani i financimit të këtij programi studimi nuk përmban, financimin e burimeve njerëzore në shërbim të realizimit të programit, shpenzimet për biblioteken dhe pasurimin e literaturës, aksesin në bibliotekat on-line, grantet vendase apo të huaja të përfituara dhe kontratat e shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programit të studimit.
    3. Mungesa e instrumenteve matës për numrin e studentëve, të këtij programi studimi, të regjistruar në bibliotekën fizike dhe atë online.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Sporte”, Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e programit të studimit Master Profesional në “Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Sporte”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë ngarkesën në përqindje, të kategorive formuese të planit mësimor të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të bëjë pjesë të planit të financimit të këtij programi studimi: financimin e burimeve njerëzore në shërbim të realizimit të programit, shpenzimet për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës, aksesin në bibliotekat on-line, grantet vendese apo të huaja të përfituara dhe kontratat e shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programit të studimit.
  3. Instituconi, të përdorë instrumenta matës për regjistrimin dhe aksesimin e studentëve në bibliotekën fizike dhe ato on line.
  4. Institucioni, të nxisë personelin akademik të këtij programi studimi, për publikimin e botimeve të përbashkëta me studentët e këtij programi studimi.
  5. Institucioni, nëpërmjet personelit akademik të këtij programi studimi, të rrisë informimin e mësuesëve të shkollave të arsimit të mesëm, për vlerat e këtij programi studimi, nëpërmjet organizimit të trajnimeve ose konferencave të ndryshme.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 76, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE ZHVILLIMI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 439, datë 23.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa në përqindje, e kategorive formuese të planit mësimor të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    2. Disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk kanë kualifikimin e nevojshëm në fushën e psikologjisë dhe atë të profilit shkollor e të zhvillimit.
    3. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi, e lëndëve të profilit zhvillimor.
    4. Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të arsimit publik parauniversitar si, kopshte, çerdhe apo shkolla, për realizimin e praktikës profesionale në përshtatje të plotë me nevojat e këtij programi studimi.
    5. Literatura e detyrueshme e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar dhe ka përsëritje.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”, Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë ngarkesën në përqindje, të kategorive formuese të planit mësimor të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm në fushën e psikologjisë shkollore dhe zhvillimit, me qëllim zhvillimin e kompetencave profesionale dhe shprehive tek studentët, në përputhje me profilin e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të përmirësojë kurrikulën e këtij programi studimi përmes përfshirjes së lëndëve dhe moduleve që synojnë pajisjen e studentit me njohuri dhe kompetenca që janë të ngjashme me programe të tjera të ngjashme duke përfshirë edhe lëndë të profilit zhvillimor.
  4. Institucioni, të rrisë përpjekjet për zgjerimin e gamës së bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, duke përfshirë edhe institucione të arsimit publik parauniversitar, në përputhje me profilin e këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës së detyrueshme të përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 77, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI INDUSTRIALE”, ME PROFILE “INXHINIERI ELEKTRIKE”; “INXHINIERI MEKANIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Industriale”, me profile “Inxhinieri Elektrike”; “Inxhinieri Mekanike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Industriale”, me profile “Inxhinieri Elektrike”; “Inxhinieri Mekanike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 571, datë 09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  2. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  5. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    1. Formulimi i rezultateve të të nxënit, të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, si edhe kurrikula e programit të studimit, nuk është në përshtatje të plotë me rezultatet e të nxenit për profilin “Inxhinieri Elektrike”.
    2. Emërtimi i profileve të këtij programi studimi si, “Inxhinieri Mekanike” dhe “Inxhinieri Elektrike”, nuk është në përputhje me klasifikimin standard ndërkombëtar të arsimit (ISCED).
    3. Syllabuset e këtij programi studimi, kanë problematika si vijon:
      1. mungon informacioni i plotë mbi aktivetet formuese të lëndës;
      2. mungojnë tematikat e punëve laboratorike, detyrave apo projekteve;
      3. në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, përmbajtja e tematikave të leksioneve, nuk përputhet me emërtimin e saj;
    1. Fondi i bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi, është i ulët dhe jo i të paktën pesë viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Industriale”, me profile “Inxhinieri Elektrike”; “Inxhinieri Mekanike”, Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Industriale”, me profile “Inxhinieri Elektrike”; “Inxhinieri Mekanike”, Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të formulojë rezultatet e të nxënit të këtij programi studimi, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, si edhe të shprehet qartazi diferenca në rezultatet e të nxënit për profilet që ofrohen, duke i lidhur ato me mundësitë e punësimit të studentëve.
  2. Institucioni, të rishikojë emërtimin e profileve të këtij programi studimi, në “Inxhinieri Industriale” me profil “Mekanik” dhe “Elektrik”, në mënyrë që të identifikohen qartësisht si profile të Inxhinierisë Industriale dhe të evitohet konfuzioni me dy drejtimet kryesore të edukimit inxhinierik siç është drejtimi “Mekanik” dhe “Elektrik”.
  3. Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim pasqyrimin në to, të të gjitha aktiviteteve formuese të lëndës, të temave të detyrave apo projekteve, si edhe që, përmbajtja e tematikave të leksioneve të disa prej lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me emërtimin e saj.
  4. Institucioni, të rrisë fondin e bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi, dhe ta përditësoje atë me botime, të pakën të pesë viteve të fundit.
  5. Institucioni, të rrisë përpjekjet për përmirësimin e mëtejshëm të bazës laboratorike, në funksion të lëndëve karakterizuese të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të hartojë një strategji afatëgjatë në lidhje me rekrutimin dhe kualifikimin e personelit të ri akademik, për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 78, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI INDUSTRIALE”, ME PROFILE, “INXHINIERI ENERGJITIKE”; “INXHINIERI MEKANIKE”; “INXHINIERI TRANSPORTI”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, me profile, “Inxhinieri Energjitike”; “Inxhinieri Mekanike”; “Inxhinieri Transporti”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, me profile, “Inxhinieri Energjitike”; “Inxhinieri Mekanike”; “Inxhinieri Transporti”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 647, datë 11.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën deri në masën 70 %, nga personeli akdemik me kohë të plotë.
    2. Rezultatet e të nxënit nuk shprehin qartazi njohuritë që merr studenti në fushën e Inxhinierisë Industriale, aftësitë që fiton dhe kompetencat profesionale, sikurse parashikohet në kornizën ligjore në fuqi si edhe në direktiven e Bashkimit Europian mbi profesionet e rregulluara.
    3. Emërtimi i profileve të këtij programi studimi si, “Inxhinieri Mekanike”, “Inxhinieri Energjitike”, “Inxhinieri Transporti”, nuk është në përputhje me klasifikimin standard ndërkombëtar të arsimit (ISCED).
    4. Syllabuset e këtij programi studimi, kanë problematika si vijon:
      1. mospërputhje të orëve në auditor të vendosura në planin mësimor me ato të reflektuar në syllabuse;
      2. nuk reflektohen në syllabuse aktivetet formuese ushtrime / laborator , edhe pse janë të parashikuara në planin mësimor;
      3. mospërputhje të informacionit që jepet në “Përmbledhje të lëndës dhe rezultatet e të nxënit” me përmbajtjen e lëndës;
      4. mungon informacioni për aktivitetin formues “Forma të kontrollit të vazhdueshëm dhe seanca të praktikave profesionale të zhvilluara në auditor”;
    1. Mungesa në planin mësimor, të këtij programi studimi e aktiviteteve formuese si, detyra ose projekte.
    2. Fondi i bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi, është i ulët dhe jo i të paktën pesë viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, me profile, “Inxhinieri Energjitike”; “Inxhinieri Mekanike”; “Inxhinieri Transporti”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 78, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, me profile, “Inxhinieri Energjitike”; “Inxhinieri Mekanike”; “Inxhinieri Transporti”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën deri në masën 70 %, nga personeli akdemik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të formulojë rezultatet e të nxënit të këtij programi studimi, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, si edhe me direktivën e Bashkimit Europian mbi profesionet e rregulluara.
  3. Institucioni, të rishikojë profilet e këtij progrmi studimi dhe emërtimet e tyre, në përputhje me klasifikimin standard ndërkombëtar të arsimit (ISCED), duke mbajtur parasysh që profilet të jenë nën-ndarje të formimit kryesor, dhe emërtimet e tyre të jenë të lidhura ngushtësisht me emërtimin kryesor të programit, duke shmangur kështu konfuzionin me emërtimet në fushat bazë të inxhinierisë.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim:
    1. përputhjen e orëve në auditor të vendosura në planin mësimor me ato të reflektuar në syllabuse;
    2. reflektimin në syllabuse të aktiviteteve formuese ushtrime / laborator , sikurse janë të parashikuara në planin mësimor;
    3. shmangien e përsëritjeve në përmbajtjen e disa prej syllabuseve, të tematikave të dhëna në disiplina të tjera të ciklit të parë;
    4. përputhjen e informacionit që jepet në “Përmbledhje të lëndës dhe rezultatet e të nxënit” me përmbajtjen e lëndës;
    5. përfshirjen e informacionit për aktivitetin formues “Forma të kontrollit të vazhdueshëm dhe seanca të praktikave profesionale të zhvilluara në auditor”.
  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor, të këtij programi studimi, aktivitetet formuese si, detyra ose projekte, duke qënë se këto aktivitete janë pjesë përbërëse e rëndësishme e aktiviteteve formuese të disiplinave inxhinierike.
  2. Institucioni, të rrisë fondin e bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi, dhe ta përditësoje atë me botime, të pakën të pesë viteve të fundit.
  3. Institucioni, të saktësojë në rregulloren e programit të studimit, kriteret e pranimit të studentëve, në lidhje me fushat e edukimit paraprak që studenti duhet të ketë si edhe të vendosen kritere për të kontrolluar cilësinë në hyrje të studentëve.
  4. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik të këtij programi studimi, për rritjen e publikimeve në revista me faktor impakti.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 79, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ARSIM PARASHKOLLOR”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Arsim Parashkollor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Arsim Parashkollor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 541, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019-2020;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një strategjie të efektshme për promovimin dhe rritjen e numrit të studentëve në këtë program studimi.
    2. Mungesa e literaturës së detyrueshme në gjuhën shqipe, në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Arsim Parashkollor”, Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 80, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SOCIOLOGJI”, ME PROFILE: “SOCIOLOGJI POLITIKE”; “ANTROPOLOGJI SOCIALE”; “ADMINISTRATË PUBLIKE”; “MARRËDHËNIE PUBLIKE”; “GAZETARI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Sociologji”, me profile: “Sociologji Politike”; “Antropologji Sociale|”; “Administratë Publike”; “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”, të Universitetit Europian të Tiranës, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Sociologji”, me profile: “Sociologji Politike”; “Antropologji Sociale”; “Administratë Publike”; “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 534, datë 07.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019-2020;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fusha e studimit të këtij programi studimi, nuk përputhet plotësisht me fushën akademike e kërkimore, të njësisë kryesore, përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit.
    2. Programi i studimit është i përbërë edhe nga profile që nuk lidhen ngushtë me fushën e studimit të Sociologjisë, siç është profili i “Administratë Publike”.
    3. Mungesa e përfshirjes së studentëve në punën kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Sociologji”, me profile: “Sociologji Politike”; “Antropologji Sociale”; “Administratë Publike”; “Marrëdhënie Publike”; “Gazetari”, Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 81, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, ME PROFILE “SISTEMET E FUQISË”; “ELEKTRONIKË”; “KOMUNIKIME DIXHITALE”; “KONTROLL INXHINIERIK”; “MAKINERI ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profile “Sistemet e Fuqisë”; “Elektronikë”; “Komunikime Dixhitale”; “Kontroll Inxhinierik”; “Makineri Elektrike”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profile “Sistemet e Fuqisë”; “Elektronikë”; “Komunikime Dixhitale”; “Kontroll Inxhinierik”; “Makineri Elektrike”.
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 471, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mosha mesatare e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    2. Numri i madh i profileve të këtij programi studimi, krijon vështirësi për gjetjen e personelit akademik të specializuar sipas fushave të studimit të këtyre profileve.
    3. Numër i ulët i literaturës me karakter profesional, në bibliotekën e institucionit, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Përfshirje e ulët e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me karakter kërkimor shkencor.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me profile “Sistemet e Fuqisë”; “Elektronikë”; “Komunikime Dixhitale”; “Kontroll Inxhinierik”; “Makineri Elektrike”,, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë04.11.2022 “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në ““Inxhinieri Elektrike”, me profile “Sistemet e Fuqisë”; “Elektronikë”; “Komunikime Dixhitale”; “Kontroll Inxhinierik”; “Makineri Elektrike”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë përpjekjet për rekrutimin e personelit akademik me kohë të plotë, me grada shkencore e tituj akademikë në moshë relativisht të re, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e uljes së numrit të profileve të këtij programi studimi, sidomos të profileve të cilët aktualisht nuk kanë studentë të regjistruar.
  3. Institucioni, të rrisë fondin e bibliotekës me literaturë të karakterit profesional të të paktën pesë viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej përfshirjen e personelit akademik të këtij programi studimi, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me karakter kërkimor shkencor.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përmirësimit të infrastrukturës laboratorike në funksion të këtij programi studimi, sipas rekomandimeve të lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm, në raportin e vlerësimit të jashtëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 82, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI SOFTWARE”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Software”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Software”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 469, datë 07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesë e lartë mësimore, e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
    2. Rregullorja e këtij programi studimi nuk është e plotë dhe e qartë, si edhe rregullore të tjera të institucionit që kanë lidhje me këtë program studimi, kanë mbivendosje duke tejkaluar kompetencat e thelbit të zbatimit të tyre dhe mund të bien në konflikt në rast modifikimi / azhornimi të njërës prej tyre.
    3. Fondi i literaturës në funksion të këtij programi studimi, nuk është i mjaftueshëm si edhe literatura e përdorur në disa nga syllabuset e këtij programi studimi, nuk është të paktën e pesë viteve të fundit.
    4. Procedurat dhe politikat për sigurimin dhe rritjen e cilësisë të programit të studimit, nuk janë të mirë përcaktuara, të plota dhe të detajuara.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Software”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Software”, Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa pë uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi duke specifikuar kriteret, kushtet dhe procedurat për pranimin, transferimin, ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve. Gjithashtu rregulloret e tjera të cilat kanë lidhje me këtë program studimi, të hartohen në mënyrë të tillë, që të kenë një renditje hierarkike të kompetencave.
  3. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, si edhe të marrë masa që literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë të paktën e pesë viteve të fundit.
  4. Institucioni, të hartojë procedura të mirëfillta, të qarta dhe të detajuara për sigurimin e brendshëm të cilësisë, të këtij programi studimi, sipas rekomandimeve të grupit të vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 83, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI USHQIMORE”, ME PROFILE “TEKNOLOGJI E PIJEVE DHE UJIT”; ”TEKNOLOGJI E PRODUKTEVE BIMORE”; “TEKNOLOGJI E PRODUKTEVE SHTAZORE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknologji Ushqimore”, me profile “Teknologji e Pijeve dhe Ujit”; ”Teknologji e Produkteve Bimore”; “Teknologji e Produkteve Shtazore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ushqimore”, me profile “Teknologji e Pijeve dhe Ujit”; ”Teknologji e Produkteve Bimore”; “Teknologji e Produkteve Shtazore”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 451, datë 25.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Personeli akademik i cili mbulon lëndët me karakter profesional në këtë program studimi, është i pamjaftueshëm dhe me ngarkesë të lartë mësimore.
    2. Tekstet mësimore në dispozicion të studentëve të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me nivelin e synuar të programeve të studimit me karakter profesional.
    3. Mungesa e një sistemi të brendshëm të informimit dhe menaxhimit të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një komunikimi e konsultimi të institucionalizuar, për këshillimin e studentëve të këtij programi studimi, për avancimin në karrierë.
    5. Përfshirja e ulët e personelit akademik të këtij programi studimi, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, pengon kualifikimin e mëtejshëm të karrierës së tyre akademike.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ushqimore”, me profile “Teknologji e Pijeve dhe Ujit”; ”Teknologji e Produkteve Bimore”; “Teknologji e Produkteve Shtazore”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit programit të studimit është 03.11.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ushqimore”, me profile “Teknologji e Pijeve dhe Ujit”; ”Teknologji e Produkteve Bimore”; “Teknologji e Produkteve Shtazore”, Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të presonelit akademik aktual.
  2. Institucioni, të verë në dispozicion të studentëve të këtij programi studimi, tekste mësimore në përputhje me nivelin e synuar të programeve të studimit me karakter profesional.
  3. Institucioni, të krijojë një sistem të brendshëm të informimit dhe menaxhimit të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë politika e procedura të qarta në kuadër të komunikimit, konsultimit e këshillimit, të studentëve të këtij programi studimi, për avancimin e tyre të mëtejshëm në karrierë.
  5. Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej përfshirjen e personelit akademik të këtij programi studimi, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim kualifikimin e mëtejshëm të karrierës së tyre akademike.
  6. të rrisë hapsirat për laboratorët e lëndëve teknologjike, pasi aktualisht, një laborator është i pamjaftueshëm për të përmbushur aftësimin praktik të studentëve në tre profilet e këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, në përputhje me rekomandimet e lëna nga grupi i vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 84, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “STUDIME NË THEOLOGJINË SOCIALE DHE SHKENCAT RELIGJIOZE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 192, datë 20.04.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mundësi të kufizuara për realizimin e praktikave profesionale, të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, të këtij programi studimi.
    3. Promovim i pamjaftueshëm i këtij programi studimi, i cili ka ndikuar edhe në numrin e ulët të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
    4. Numër i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mobilitetit, në funksion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Religjioze”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 84, datë 04.11.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Studime në Theologjinë Sociale dhe Shkencat  Religjioze”, Kolegji Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të realizimit të praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale, të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen edhe të numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mobilitetit, në funksion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të hartojë një plan masash për adresimin e rekomandimeve të dala nga pyetësorët e studentëve, për këtë program studimi.
  6. Institucioni, të reflektojë edhe më shumë në syllabuset e lëndëve, në veprimtaritë kërkimore e shkencore, në aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare të studentëve, orientimi për një qasje ndërdisplinare të programit e lidhjen e tij me fushat e tjera të shkencave humane si dhe trajtesën e problematikave të tyre në konteksin e aktualitetit shqiptar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 85, datë 04.11.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.11.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 432, datë 20.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i ulët i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mobilitetit, në funksion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi
    2. Literaturë e pamjaftueshme dhe e pa përditësuar, në funksion të këtij programi studimi.
    3. Emërtimi i njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me fushën e këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një strategjie afatgjatë për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.11.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 85, datë 04.11.2022, “Për akreditimine parëtë programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, Kolegji Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe mobilitetit, në funksion të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të pasurojë fondin e bibliotekës fizike dhe atë online me publikime shkencore dhe metodologjike të të paktën pesë viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që emërtimi i njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të jetë plotësisht në përputhje me fushën e këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të hartojë dhe të zbatojë një strategji të mirëmenduar dhe me plan veprimi konkret dhe efektiv, për rritjen e numrit të studentëve në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të afishojë në këndet përkatëse të njësisë kryesore e bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në mjedise publike dhe gjithashtu të publikojë në faqen tij të internetit, informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me kriteret e procedurat e avancimit akademik të studentëve dhe kalimit nga një vit akademik në tjetrin.
  6. Institucioni, të qartësojë në rregulloret e njësisë kryesore dhe bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, rolin e koordinatorit të programit të studimit.