Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 9 -10 Shtator 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 52, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI UNIVERSITAR “QIRIAZI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “Qiriazi”
  2. Organizimi i institucionit: Privat
  3. Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë
    2. Fakulteti i Ekonomisë
    3. Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit
    4. Kolegji Profesional i Lartë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 274, datë 10.5.2006
  6. Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 214, datë 14.07.2021
  7. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 01.05.2018

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Infrastruktura laboratorike është e pa mjaftueshme për të përballuar numrin në rritje të studentëve.
    2. Mungesa e një procedure për mbështetjen e punës kërkimore shkencore të stafit akademik dhe për shpërndarjen e fondit të dedikuar për kërkimin shkencor.
    3. Numër shumë i ulët i publikimeve shkencore të stafit akademik dhe mungesa e publikimeve në revista me faktor impakti.
    1. Mungesa e metodologjive të trajnimit, kryesisht për stafin akademik të punësuar rishtazi, si dhe mungesa e trjanimeve të vazhdueshme për stafin akademik me më shumë përvojë në institucion.
    2. Mungesa e literaturës së përditësuar si dhe e aksesit në burimet e literaturës elektronike, për stafin akademik dhe studentët.
    3. Mos plotësimi i të gjitha rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit, në kuadër të akreditimit periodik institucional.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 08.09.2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 09.09.2022, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës laboratorike të mjaftueshme, për të përballuar numrin në rritje të studentëve.
  2. Institucioni, të hartojë procedura të qarta për mbështetjen e punës kërkimore shkencore të personelit akademik, si edhe për shpërndarjen e fondit të dedikuar për kërkimin shkencor.
  3. Institucioni, të mbështesë e të nxisë personelin akademik për të rritur numrin e publikimeve shkencore si dhe publikimin në revista me faktor impakti.
  4. Institucioni, të hartojë metodologji të qarta për trajnimin e personelit akademik të punësuar rishtashtazi si edhe për personelin akdemik me më shume përvojë në institucion.
  5. Institucioni, të përditësojë literaturën në bibliotekë si edhe ti mundësojë stafit akademik dhe studentëve, akses në burime elektronike të literaturës.
  6. Institucioni, të përmbushë të gjitha rekomandimeve e lëna nga Bordi i Akreditimit, në kuadër të akreditimit periodik institucional.
  7. Institucioni të sigurojë stabilitet financiar dhe politika të qëndrueshme financimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 53, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK NË PRODHIME DIGJITALE DHE SOFTWARE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknik në Prodhime Digjitale dhe Software”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Prodhime Digjitale dhe Software”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 489, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit e lëndëve të kategorive A dhe E, si edhe shpërndarje jo në përputhje me aktet ligjore në fuqi të lëndëve të kategorive B dhe D.
    2. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi.
    3. Syllabuset e lëndëve të kategorive C dhe D të këtij programi studimi, janë të pa përditësuara me literature të viteve të fundit, sikurse parashikohet ne aktet ligjore e nënligjore ne fuqi.
    4. Pesha e praktikës profesionale nuk është e mjaftueshme dhe në përputhje me objektivat e këtij programi studimi.
    5. Gjatë dy viteve të fundit akademike, nuk ka patur studentë të rinj të regjistruar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Prodhime Digjitale dhe Software”, të Universitetit “Barleti”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Prodhime Digjitale dhe Software”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

 

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit duke e përshtatur atë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale në treg, të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi për lëndët e kategorive C dhe D, me literature të viteve të fundit, sikurse parashikohet ne aktet ligjore e nënligjore ne fuqi.
  4. Institucioni, të rrisë peshën e praktikës profesionale në këtë program studimi duke e përshtatur atë në përputhje me objektivat e programit të studimit.
  5. Institucioni, të hartojë një strategji për rivitalizimin e këtij programi studimi, pas dy viteve të një pas njëshme akademike, pa regjistruar studentë të rinj.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së më shumë veprimtarive të punës në grup si dhe vlerësimin e studentëve të këtij programi studimi nëpërmjet detyrave të kursit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 54, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK NË OPERACIONE BIZNESI, MARKETING DHE SHITJE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 568, datë 12. 09. 2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e programit të studimit e lëndëve të formimit bazë, kategoria A.
    2. Emërtimi dhe përmbajtja e disa prej lëndëve të ofruara në këtë program studimi, nuk janë në përputhje me nivelin e këtij programi studimi.
    3. Syllabuset e këtij programi studimi kanë problematika si vijon:
      1. Objektivat e shprehura në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, tejkalojnë qëllimin e këtij programi studimi si dhe mundësitë e të nxënit të studentëve.
      2. Përsëritje e temave të shprehura në syllabuset e këtij programi studimi.
      3. Literaturë e pa përditësuar.
    4. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e të dhënave, në funksion të këtij programi studimi.
    6. Qarkullim i lartë i personelit akademik dhe atij administrativ, të angazhuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, të Universitetit “Barleti”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2024
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit duke e përshtatur atë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke e bërë atë më të përshtatshme për këtë program studimi, si dhe ta pasurojë atë me koncepte e lëndë, të përmendura në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
  3. Institucioni, të rishikojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në drejtim të:
    1. përputhjes së objektivave të shprehura në syllabuse me qëllimin e këtij programi studimi si dhe me nivelin e të nxënit të studentëve të këtij programi studimi.
    2. shmangies së përsëritjes së temave të përfshira në syllabuset e programit të studimit.
    3. përditësimit të literaturës së përfshirë në syllabuset e programit të studimit.
  4. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës dhe të rishikojë kompetencat e synuara të këtij programi, në përputhje me nevojat e tregut.
  5. Institucioni, të përdorë një sistem të brendshëm për menaxhimin e informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa për të rritur qëndrueshmërinë e personelit akademik dhe atij administrativ, të angazhuar në këtë program studimi.
  7. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e procedurave në raport me kodifikimin e provimeve dhe administrimin e komponetëve të vlerësimit nga sekretaria mësimore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 55, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “OPERATOR NË FITNESS, PALESTËR DHE ORGANIZIME EVENTESH PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Operator në Fitness, Palestër dhe Organizime Eventesh Publike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator në Fitness, Palestër dhe Organizime Eventesh Publike”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 488, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë që përbëjnë planin mësimor të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Në planin mësimor të këtij progami studimi, mungojnë detyrimet përmbyllëse të studentëve, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator në Fitness, Palestër dhe Organizime Eventesh Publike”, të Universitetit “Barleti”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator në Fitness, Palestër dhe Organizime Eventesh Publike”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë që përbëjnë planin mësimor të këtij programi studimi, duke i përshtatur ato me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, detyrimet përbyllëse të studentëve, në përputhje me nivelin dhe objektivat që ky program studimi synon si dhe me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale në treg, të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e fondit të bibliotekës me literaturë në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni të shohë mundësinë e rritjes së përfshirjes së lëndëve / moduleve të cilat kanë lidhje me formimin e përgjithshëm, në fushën e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 56, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “OPERATOR DHE KËSHILLUES NË PËRKUJDESJE SHËNDETSORE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetsore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetsore”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 487, datë 27.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim: 

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë që përbëjnë planin mësimor të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Disa prej anëtarëve të personelit akademik, të angazhuar si lektor në këtë program studimi, nuk përmbushin kriteret ligjore në fuqi.
    3. Disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk janë të katogorisë “Profesor”, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    4. Në planin mësimor të këtij progami studimi, mungojnë detyrimet përmbyllëse të studentëve, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    5. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi si edhe promovim i ulët i tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetsore”, të Universitetit “Barleti”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetsore”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit duke e përshtatur atë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i personelit akademik, i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që, titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi të jenë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, detyrimet përbyllëse të studentëve, në përputhje me nivelin dhe objektivat që ky program studimi synon si dhe me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale në treg, të këtij programi studimi si edhe të rrisë promovimin e tij.
  6. Institucioni, të përditësojë rregulloren e departamentit përgjegjës për këtë program studimi dhe rregulloren e programit të studimit, me qëllim përcaktimin më të qartë të fushave të veprimtarisë.
  7. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 57, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 505, datë 17.10.2016
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kreditet e parashikuara në planin mësimor të këtij programi studimi, për detyrimet përmbyllëse të studentëve, nuk janë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 41, datë 24.01.2018, i ndryshuar.
    2. Mungesa e një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e të dhenave mbi punën kërkimore shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”, Univeristetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim që kreditet e parashikuara për detyrimet përmbyllëse të studentëve, të jenë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 41, datë 24.01.2018, i ndryshuar.
  2. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës dhe të rishikojë kompetencat e synuara të këtij programi, në përputhje me nevojat e tregut.
  3. Institucioni, të mbajë të dhëna të dokumentuara mbi aktivitetin kërimor shkencor të personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
  4. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi orët dhe ngarkesën laboratorike, si një element i rëndësishëm për formimin e studentëve.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve me universitete të huaja të cilat ofrojnë programe studimi të njëjta apo të ngjashme, me qëllim realizimin e mobiliteteve për studentët dhe personelin akademik të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të përgatisë syllabuset e lëndëve / moduleve të këtij programi studimi edhe në gjuhën angleze.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Univeristeti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 58, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 539, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor-shkencor, i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi dhe mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.
    2. Mungesa e literaturës së mjaftueshme fizike në bibliotekën e institucionit, në gjuhën shqipe, në fushën e fizioterapisë.
    3. Mungesa e pajisjeve të nevojshme dhe hapësirës së mjaftueshme në laboratorin e fizioterapisë, për realizimin cilësor të orëve laboratorike të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Fizioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 59, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FIZIOTERAPI”, ME PROFIL "TEKNIKA REHABILITIMI", TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Fizioterapi”, me profil "Teknika Rehabilitimi", me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Fizioterapi”, me profil "Teknika Rehabilitimi"
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 649, datë 11.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk kanë kualifikimin e nevojshëm, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    2. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i ulët e i pa dokumentuar.
    3. Mungesa e literaturës së mjaftueshme fizike në bibliotekën e institucionit, në gjuhën shqipe, në fushën e fizioterapisë.
    4. Mungesa e bazës materiale didaktike të mjaftueshme, për realizimin sa më cilësor të orëve laboratorike të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Fizioterapi”, me profil "Teknika Rehabilitimi", Univeristetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59 datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Fizioterapi”, me profil "Teknika Rehabilitimi", të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen ndaj personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi dhe studentëve, në drejtim të aktivitetit kërkimor shkencor dhe të marrë masa për dokumentimin e tij.
  3. Institucioni, të rrisë fondin e literaturës fizike në bibliotekë në gjuhën shqipe, në fushën e fizioterapisë.
  4. Institucioni, të mundësojë bazën materiale didaktike të mjaftueshme, për realizimin sa më cilësor të orëve laboratorike të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të promovojë dhe të mundësojë diversifikimin e burimeve të financimit për këtë program e studimi, i cili aktualisht mbështetet kryesisht në tarifat e shkollimit të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Univeristeti Europian i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 60, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI” TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 544, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e infrastrukturës laboratorike dhe e programeve të nevojshme kompjuterike, të dedikuara për këtë program studimi.
    2. Mungesa e lëndëve me zgjedhje në kurrikulën e këtij programi studimi.
    3. Praktikat mësimore që studentët e këtij programi studimi realizojnë, në shumicën e rasteve janë formale dhe jo të frutshme.
    4. Pasaktësi në ruajtjen dhe dokumentimin e informacionit të studentëve dhe personelit akademik, nga njësitë administrative përgjegjëse të institucionit, në lidhje me këtë program studimi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor“Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme laboratorike dhe të programeve kompjuterike, të dedikuara për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi, lëndë me zgjedhje për studentët.
  3. Instituconi, të marrë masa që, praktikat mësimore që studentët e këtij programi studimi realizojnë, të jenë të frutshme dhe efektive.
  4. Institucioni, nëpërmjet njësive administrative përgjegjëse për këtë program studimi, të marrë masa që, dosjet e personelit akademik të jenë të plota si edhe të shmangen korrigjimet në regjistrat themeltarë të studentëve.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e lehtësimit të ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim që këta të fundit, të kenë kohën e nevojshme për tu angazhuar në veprimtari kërkimore shkencore.
  6. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës fizike e elektronike, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 61, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, ME PROFIL “INFRASTRUKTURË TRANSPORTI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profil “Infrastrukturë Transporti”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profil “Infrastrukturë Transporti”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 630, datë 05.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, si edhe në disa raste fusha e ekspertizës dhe kualifikimi i personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Kurrikula e këtij programi studimi, ka një karakter të përgjithshëm dhe jo specifik për natyren dhe objektivat e programit të studimit.
    3. Mungesa e infrastrukturës laboratorike dhe e programeve të nevojshme kompjuterike, të dedikuara për këtë program studimi.
    4. Mungesa e lëndëve me zgjedhje në kurrikulën e këtij programi studimi.
    5. Praktikat mësimore që studentët e këtij programi studimi realizojnë, në shumicën e rasteve janë formale dhe jo të frutshme.
    6. Pasaktësi në ruajtjen dhe dokumentimin e informacionit të studentëve dhe personelit akademik, nga njësitë administrative përgjegjëse të institucionit, në lidhje me këtë program studimi.
    7. Kriteret e pranimit të studentëve në këtë program studimi, përsa i përket njohurive të nevojshme që studentët duhet të kenë fituar për të ndjekur këtë program studimi, nuk janë plotësisht të qarta.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profil “Infrastrukturë Transporti”, Univeristetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2025
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profil “Infrastrukturë Transporti”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë si edhe të shmangë angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik jo në përputhje me fushën e ekspertizës, pa tituj dhe grada, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, sipas rekomandimeve specifike të grupit të vlerësimit të jashtëm në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
  3. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme laboratorike dhe të programeve kompjuterike, të dedikuara për këtë program studimi.
  4. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi, lëndë me zgjedhje për studentët.
  5. Instituconi, të marrë masa që, praktikat mësimore që studentët e këtij programi studimi realizojnë, të jenë të frutshme dhe efektive.
  6. Institucioni, nëpërmjet njësive administrative përgjegjëse për këtë program studimi, të marrë masa që, dosjet e personelit akademik të jenë të plota si edhe të shmangen korrigjimet në regjistrat themeltarë të studentëve.
  7. Institucioni, të përcaktojë kritere të qarta për pranimin e studentëve në këtë program studimi, me qëllim që studentët të kenë formimin dhe njohuritë e duhura për të ndjekur këtë program studimi.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e lehtësimit të ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim që këta të fundit, të kenë kohën e nevojshme për tu angazhuar në veprimtari kërkimore shkencore e publikime në revista me faktor impakti, në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
  9. Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës fizike e elektronike, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Univeristeti Europian i Tiranës duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 62, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, ME PROFILE: “ENERGJETIKË” DHE “AUTOMATIZIM INDUSTRIE”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektrike”, me profile: “Energjetikë” dhe “Automatizim Industrie”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektrike”, me profile: “Energjetikë” dhe “Automatizim Industrie”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 434 datë 04.09.2019
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë A dhe C, pjesë përbërëse e planit mësimor të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Autoritetet drejtuese dhe një pjesë e personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, kanë ngarkesë të lartë mësimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në ““Inxhinieri Elektrike”, me profile: “Energjetikë” dhe “Automatizim Industrie”, Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektrike”, me profile: “Energjetikë” dhe “Automatizim Industrie”Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë A dhe C, të cilat janë pjesë përbërëse e planit mësimor të këtij programi studimi, duke i përshtatur ato në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të autoriteteve drejtuese dhe të një pjese të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për rekrutim e personelit akademik me kohë të plotë, me grada shkencore e tituj akademikë në moshë relativisht të re, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rrisë kapacitetet dhe infrastrukturën laboratorike për ofrimin e lëndëve të formimit profesional si: Transmisione Elektrike, Makina Elektrike, PLC etj.
  5. Institucioni, të shtojë përpjekjet për pasurimin e përditësimin e fondit të literaturës në bibliotekë, me botime të pesë viteve të fundit sipas fushave prioritare të studimit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 63, datë 09.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, ME PROFILE: “ARKITEKT”, “BIO-ARKITEKT”, “ARKITEKT-RESTAURUES”, “ARKITEKT-INXHINIER”, “ARKITEKT-INTERIER”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 09.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile: “Arkitekt”, “Bio-Arkitekt”, “Arkitekt-Restaurues”, “Arkitekt-Inxhinier”, “Arkitekt-Interier”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile: “Arkitekt”, “Bio-Arkitekt”, “Arkitekt-Restaurues”, “Arkitekt-Inxhinier”, “Arkitekt-Interier”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 15, datë 19.01.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numër i ulët i literaturës fizike në bibliotekë, në funksion të këtij programi studimi.
    2. Numër i ulët i projekteve në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me profile: “Arkitekt”, “Bio-Arkitekt”, “Arkitekt-Restaurues”, “Arkitekt-Inxhinier”, “Arkitekt-Interier”, Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 08.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 09.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit “Master i Shkencave” në “Arkitekturë”, me profile: “Arkitekt”, “Bio-Arkitekt”, “Arkitekt-Restaurues”, “Arkitekt-Inxhinier”, “Arkitekt-Interier” Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e fondit të literaturës fizike në biblioteke, në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të projekteve në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 64, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “E DREJTË PRIVATE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “E drejtë Private”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “E drejtë Private”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 597, datë 28.05.2009, riorganizuar me shkresë të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 6313/2 Prot., datë 18.07.2018.
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 12.04.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
  6. Institucioni i ka përmbushur pjesërisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Regjistrimi në këtë program studimi, i studentëve të cilët nuk kanë përfunduar studimet e ciklit të parë Bachelor, në fusha të ngjashme me atë të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e programeve specifike për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik e kërkimor, si dhe për rritjen e mobilitetit të stafit dhe studentëve të interesuar, të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një analize tregu me propozime të konsultuara me aktorë dhe partnerë konkretë të tregut të punës, mbi mundësitë e përmirësimit të programit të studimit.
    5. Mungesa e financimit dhe mbështetjes së iniciativave, projekteve kërkimore e zhvillimore të personelit akademik të këtij programi studimi.
    6. Përfshirje e kufizuar e studentëve të këtij programi studimi, në aktivitetet kërkimore shkencore dhe ekstrakurikulare, të departamentit përgjegjës për këtë program studimi.
    7. Mungesa e përfshirjes së ekspertëve ose bashkëpunëtorëve të jashtëm në vlerësimin e sigurimin e brendshëm të cilësisë të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “E drejtë Private” Univeristetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 10.09.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional “E drejtë Private”Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, të paktën deri në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, duke implementuar procedura efektive për rekrutimin e personelit akademik me kohë të plotë, me kompetenca përkatëse.
  2. Institucioni, të shmangë regjistrimin në këtë program studimi, të studentëve të cilat nuk kanë përfunduar studimet e ciklit të parë, në fushën e drejtësisë ose fusha të afërta me të.
  3. Institucioni, të marrë masa për krijimin e mundësive dhe rritjen e mbështetjes financiare për kualifikime të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit, për personelin akademik, si dhe për të rritur mobilitetin e stafit dhe studentëve të interesuar, të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, në bashkëpunim me partnerët konkret të tregut të punës, të ndërmarrë një analizë mbi tregun e punës, me qëllim përmirësimin e këtij programi studimi dhe rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në të.
  5. Institucioni, të rrisë financimin dhe mbështetjen e iniciativave, projekteve kërkimore apo zhvillimore, të personelit akademik, me qëllim përfitimin e institucionit dhe vetë personelit akademik të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të nxisë më tej përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në aktivitetet kërkimore shkencore dhe ekstrakurrikulare, të departamentit përgjegjës për këtë program studimi.
  7. Instutucioni të marrë masa për plotësimin sa më parë të strukturës së Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, si dhe të përfshirjë ekspertë ose bashkëpunëtorë të jashtëm në vlerësimin e sigurimin e brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi.
  8. Institucioni, të marrë masa për një menaxhim më të mirë të të dhënave në regjistrin themeltar të studentëve si dhe për një pasqyrim të plotë dhe të saktë të të gjithë informacionit të nevojshëm për studentin, në to.
  9. Institucioni, të mbajë kontakte me studentët e diplomuar në këtët program studimi dhe të përditësojë bazën e të dhënave të tyre, me qëllim përfshirjen e tyre në konsultime / propozime, për përmirësimin e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 65, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM BANKAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”,
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 56, datë 21.01.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 81 datë 27.10.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
  6. Institucioni i ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  1. Numër i ulët i personelit akademik me tituj dhe grada shkencore, në departamentin përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi.
  2. Mungesa e bashkëpunimeve me institucione bankare të cilat do të ishin mbështetësit kryesor për relizimin me sukses të këtij programi studimi.
  3. Mungesa e një strategjie për motivimin, mbështetjen, promovimin e kerkimit shkencor dhe pjesëmarrjen në projekte, të personelit akademik si edhe për rritjen e mobilitetit të studetëve të këtij programi studimi.
  4. Kurrikula e programit të studimit nuk është mjaftueshëm e orientuar drejt nevojave të tregut të punës dhe eksperiencave të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”, Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 10.09.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me kohë të plote, me tituj e grada, në departamentin përgjegjës për ofrimin e këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me institucione bankare, në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi si edhe të hartojë një analizë të përfitimeve nga këto marrëveshje.
  3. Institucioni, të hartojë një strategji të qartë për motivimin, mbështetjen, promovimin e kerkimit shkencor dhe pjesëmarrjen në projekte, të personelit akademik si edhe për rritjen e mobilitetit të studetëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të organizojë veprimtari për mbledhjen e informacionit nga bashkëpuntorët dhe studentët e diplomuar në këtët program studimi, me qëllim përshtatjen sa më mirë të kurrikulës së këtij programi studimi, me tregun e punës.
  5. Institucioni, të mbajë të dhëna të dokumentuara mbi aktivitetin e personelit akademik të këtij programi studimi, në kuadër të veprimtarive mësimdhënëse e kërkimore shkencore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 66, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “EKONOMI DHE MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 39, datë 01.02.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.46, datë 05.02.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha në të cilën ofrohet: Italiane
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët me Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standartet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Shpërndarja jo uniforme e ngarkesës mësimore të programi të studimi, përgjatë vitit akademik, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe në shkallën e asimilimit të dijeve.
    2. Kurrikula e programit të studimit ka një natyrë të theksuar teorike (90 %), në raport me praktikën (10 %).

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 10.09.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për një shpërndarje uniforme të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, të shprehur në ECTS, përgjatë vitit akademik, si edhe shtrirjen e programit të studimit gjatë tërë periudhës semestrale dhe gjithashtu rritjen e ngarkesës mësimore, e cila mbulohet nga personel akademik të cilët jetojnë në Shqipëri.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim balancimin e peshës teorike të saj me atë praktike.
  3. Institucioni, të marrë masa që vlerësimi i dijeve të studentëve të jetë më i diversifikuar dhe jo i përqëndruar vetëm në provimin final.
  4. Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, duke specifkuar në to, literaturën e detyrueshme e të rekomanduar, si edhe menyrën e aksesimit të saj, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e diversifikimit të burimeve të financimit për këtë program studimi, i cili aktualisht mbështetet kryesisht në tarifat e shkollimit të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 67, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA INFERMIERISTIKE DHE OBSTETRIKE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”,
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 340, datë 19.08.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 334, datë 16.09.2015
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Fakulteti i Mjekësisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha në të cilën ofrohet: Italiane
  11. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit të parë për këtë program studimi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë të kategorisë Profesor, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    2. Shpërndarja jo uniforme e ngarkesës mësimore të programi të studimi, përgjatë vitit akademik, ndikon në vijueshmërinë e përgatitjes së studentëve dhe në shkallën e asimilimit të dijeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2027
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 10.09.2022, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jenë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për një shpërndarje uniforme të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, të shprehur në ECTS, përgjatë vitit akademik, si edhe shtrirjen e programit të studimit gjatë tërë periudhës semestrale dhe gjithashtu rritjen e ngarkesës mësimore, e cila mbulohet nga personel akademik të cilët jetojnë në Shqipëri.
  3. Institucioni, në kuadër të përmirësimit të treguesve të cilësisë, të zhvillojë më tej mekanizmat analitikë të evidentimit të performancës dhe adresimit të problematikave në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e mëtejshme të numrit të marrëveshjeve edhe me institucione të tjera si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me qellim rritjen e shkembimit shkencor dhe përvojave të mësimdhënies.
  5. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e aktiviteve shkencore si konferenca, simposiume dhe gjithashtu rritjen e pjesëmarreve në projekte të BE të dedikuara në fushën e mjekësisë në përgjithësi dhe atë të infermieristikës në veçanti.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 68, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË NDËRKOMBËTARE DHE TREGTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dheVendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”,
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 90, datë 07.12.2018,
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: Ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditmit periodik për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi studimi, ka qënë Pozitiv me rekomanime;
  6. Institucioni i ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019-2020;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi ne vitin akademik 2019-2020, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mundesi të limituara në kuadër të programeve të shkëmbimit, për personelin akademik të këtij programi studimi.
    3. Funksionalitet i ulët i Klinikës së Ligjit, në kuadër të aftësimit praktik të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë ndërkombëtare dhe tregtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 69, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE CIVILIZIM GREK” TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë dhe Civilizim Grek”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe Civilizim Grek”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 433, datë 20.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha në të cilën ofrohet: Greke
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Integrim i pa mjaftueshëm i njohurive praktike me ato teorike të këtij programi programi, kryesisht në lidhje me punimin e diplomës.
    3. Mungesa e evidencave bindëse për qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij programi studimi, si rrjedhojë e numrit të ulët të studentëve të regjistruar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Gjuhë dhe Civilizim Grek”, të Kolegjit Universitar “Logos”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 10.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor“Gjuhë dhe Civilizim Grek”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim integrimin më mirë të njohurive teorike të fituara nga studentët, me ato praktike si edhe përfshirjen e temave të fushës së mësuesisë, në punimin e diplomës.
  3. Institucioni të hartojë një plan masash për promovimin dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të këtij programi studimi, në raport me numrin e ulët të studentëve të regjistruar.
  4. Institucion, të shohë mundësinë e ofrimit të këtij programi studimi, si program të përbashkët me institucionet e huaja të arsimit të lartë me të cilat ka aktualisht marrëveshje bashkëpunimi si, Universiteti i Democritus dhe Universiteti Arsitotle.
  5. Institucioni, të krijojë një bankë pyetjesh për provimin përfundimtar të diplomës, e cila do të ndihmonte në plotësimin e strukturës së vlerësimit edhe për studentët që nuk arrijnë mesataren e nevojshme për të fituar të drejtën për tu diplomuar me anë të punimit të një teme diplome.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 70, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI” ME PROFILE: “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIM”, “ELEKTRONIKË”, WEB DESIGN”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknologji Informacioni” me profile: “Teknologji Informacioni dhe Komunikim”, “Elektronikë” dhe Web Design”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni” me Profile “Teknologji Informacioni dhe Komunikim”, “Elektronikë”, “Web Design”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 412, datë 13.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Kontratat e punësimit të personelit akademik ne kohë të plotë, të kategorisë “Profesor” dhe “Lektor”, të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë me afat të pacaktuar, sikurse parashikohet ne aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Mungesa e literaturës së përshtatshme për nivelin e këtij programi studimi.
  4. Mungesa e një sistemi të brendshëm për menaxhimin e informacionit dhe të dhënave, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Nota mesatare mbi nëntë, e përcaktuar si kusht në rregulloren e këtij programi studimi, për diplominin e studentëve me anë të një teme diplome, është e lartë dhe e pa përputhshme me nivelin dhe objektivat e këtij programi studimi.
  6. Informacioni i pasqyruar në faqen web të institucionit është i përgjithshëm dhe i pa përditësuar, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

  

VENDOSI:

 

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni” me profile: “Teknologji Informacioni dhe Komunikim”, “Elektronikë”, “Web Design”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2025
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 10.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni” me profile: “Teknologji Informacioni dhe Komunikim”, “Elektronikë”, “Web Design”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore të këtij programi studimi, të paktën deri në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë afatin e kohëzgjatjes së kontratave të punësimit të personelit akademik me kohë të plotë të kategorive “Profesor” dhe “Lektor”, të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni të marrë masa për sigurimin e literaturës së përshtatshme, në përputhje me nivelin e formimit që synon ky program studimi.
  4. Instituconi, të bëjë të mundur menaxhimin e infromacionit dhe të dhënave në funksion të këtij programi studimit, nëpërmjet një sistemi të brendshëm efektiv e funksional.
  5. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi, në kuadër të mesatares së diplomimit të studentëve me temë diplome, duke e përshtatur atë me nivelin dhe objektavat e programit të studimit.
  6. Institucioni të marrë masa për përmirësimin e nivelit të informacioni të pasqyruar në faqen web dhe përditësimin e tij, në funksion edhe të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 71, datë 10.09.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “HOTELERI - TURIZËM”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “QIRIAZI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Hoteleri - Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Hoteleri - Turizëm”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 401, datë 23.07.2019
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Qiriazi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Qiriazi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Qëndrueshmëri e ulët e personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi.
    2. Mungesa në kurrikulën e këtij programi studimi e lëndëve me zgjedhje.
    3. Numër i ulët dhe i pa përditësuar, i literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e aksesit në burime eletronike të literaturës, për studentët e këtij programi studimi.
    5. Informacion i limituar në web faqen e institucionit, në kuadër të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Hoteleri - Turizëm”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.09.2026
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 10.09.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Hoteleri - Turizëm”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë së personelit akademik me kohë të plotë, të angzhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, lëndë me zgjedhje.
  3. Institucioni, të rrisë e përditësoje fondin e literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi si dhe ti sigurojë studentëve, akses në burimet elektronike të literaturës.
  4. Institucioni, të pasurojë e përditësoje faqen web të tij me informacione që kanë lidhje edhe me këtë program studimi si: syllabuset, CV-të e personelit akademik etj.
  5. Institucioni të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi si vijon:
  6. të përditësohen titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë propgram studimi.
  7. të përditësohet literatura e përfshirë në syllabuse si dhe të specifikohet kategoria; libër, artikull apo cikël leksionesh.
  8. Institucioni, të administrojë, analizojë, raportojë e bëjë publike në web faqe, të gjitha veprimtaritë që kryhen në kuadër të realizimit të proceseve akademike dhe administrative në funksion të këtij programi studimi, në perputhje me aktet e tij të brendshme të miratuara.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Qiriazi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 72, datë 10.09.2022

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim rregulloren e brendshme “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në mbledhjen e tij të datës 10.09.2022,

VENDOSI:

  1. Të miratojë rregulloren e brendshme “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, sipas Shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.