Në datën 28 Prill 2017, u zhvillua në Zagreb, Kroaci, workshop i CEENQA me temë “Ways forward to make external quality assurance a more efficient process (Mënyra për të bërë sigurimin e jashtëm të cilësisë një proces më efikas)”.
Në këtë aktivitet u paraqitën prezantime nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, anëtare të rrjetit CEENQA.
Risi pati në prezantimin e përfaqësueses së EQAR, mbi projektin Database of External Quality Assurance Results, që konsiston në krijimin e një baze të dhënash, të aksesueshme në web, të raporteve të vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë/programeve të studimit, për të cilat, vlerësimi i jashëm është kryer konform Standardeve Europiane (ESG), nga një agjenci anëtare e rrjetit Europian EQAR.
Sfida kryesore është grumbullohet informacion mbi sistemet e Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë (SC) për arsimin e lartë në Europë dhe të sigurohet që qasjet e ndryshme ndaj SC të parashikuara nga ESG (vlerësimi, akreditimi ose auditimi, në nivel institucional ose programor) janë të përfshira në një masë të pranueshme dhe të kuptueshme. Baza e të dhënave nuk do të ndikohet shumë nga fakti se shumë agjenci të sigurimit të cilësisë publikojnë raportet e jashtme të SC dhe vendimet vetëm në gjuhën e tyre zyrtare. Pasi, informacioni bazë mbi procedurat e jashtme të SC (të dhëna si; lloji, statusi, vendimi formal/titulli, vlefshmëria) në anglisht, do t'i siguronte përdoruesit një kuptim të përgjithshëm, edhe nëse nuk janë në gjendje të lexojnë raportin e plotë.
Po ashtu ishte i rëndësishëm dhe prezantimi i përfaqësuesit nga agjencia gjermane ASIIN, mbi sistemet IT të menaxhimit të proceseve të vlerësimit të jashtëm. Në këtë prezantim u identifikuan pikat kyçe ku duhet të mbështetet ndërtimi i një sistemi efektiv të menaxhimit, u prezantua sistemi i brendshëm i menaxhimit të agjencisë ASIIN. Nga krahasimi i sistemit të menaxhimit të APAAL me sistemin e menaxhimit të ASIIN, dy ishin pikat që sistemi jonë nuk i suporton: a. menaxhimi i ngarkesës së stafit; b. menaxhimi i burimeve financiare.
Një nga prezantimet e këtij workshopi ishte dhe ai i Drejtores së APAAL (ASCAL), Dhurata Bozo mbi zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit të lartë në vendin tonë; memorandumin e bashkëpunimit me QAA në kuadër të vlerësimit institucional të IAL, ecurinë e deritanishme të këtij procesi; fasiliteti i ofruar nga AMS për menaxhimin e këtyre proceseve. Për këtë prezantim të znj. Bozo, pati interes të veçantë nga pjesëmarrësit, të cilët u ofruan për bashkëpunime të mëtejshme me APAAL (ASCAL) në lidhje me këto aktivitete inovative të agjencisë.
Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga CEENQA në Zagreb, u zhvillua në datën 29 Prill 2017 Asambleja e Përgjithshme (General Assembly 2017) e kësaj organizate.
Ndër diskutimet kryesore në këtë takim ishin ato mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të rrjetit: bashkëpunim për shkëmbimin e stafeve për procedurat e vlerësimit; bashkëpunim për ofrimin e internshipeve nga agjencitë me zhvillime inovative.
Diskutimi vijoi mbi statusin/gjëndjen aktuale të agjencive anëtare të rrjetit; mbi anëtarësime potenciale të agjencive të tjera të rajonit, mundësitë e zgjerimit të rrjetit.
U pranua në rrjetin e CEENQA agjencia ANQA, Armenia.
Gjithashtu u zgjodh presidenti i ri i CEENQA; Nora Skaburskiene, SKVC (Lithuania), me mandat 1 vjeçar dhe tre anëtarë të Bordit.