Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) pati nderin të organizojë në datat 11-12 Maj në Tiranë, aktivitetin e përvitshëm të Rrjetit të Agjencive të Europës Qëndrore dhe Lindore për Sigurimin e Cilësisë në arsimin e lartë (CEENQA), "Workshop dhe Asambleja e Përgjithshme e CEENQA, 2018".
Worshop-i i zhvilluar në datën 11 Maj, me temë “Implementing ESG 2015: Views, Experiences and Good Practices (Zbatimi i ESG 2015: Pikëpamje, Eksperienca dhe Praktika të Mira)”.
Në këtë aktivitet u paraqitën prezantime nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, anëtare të rrjetit CEENQA.
Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga CEENQA në Tiranë, u zhvillua në datën 12 Maj 2018 Asambleja e Përgjithshme (General Assembly 2018) e kësaj organizate.
Ndër diskutimet kryesore në këtë takim ishin ato mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të rrjetit: bashkëpunim për shkëmbimin e stafeve për procedurat e vlerësimit; bashkëpunim për ofrimin e internshipeve nga agjencitë me zhvillime inovative.
Diskutimi vijoi mbi statusin/gjëndjen aktuale të agjencive anëtare të rrjetit; mbi anëtarësime potenciale të agjencive të tjera të rajonit, mundësitë e zgjerimit të rrjetit.
Gjithashtu u zgjodh presidenti i ri i CEENQA; Cristina-Daniela Ghițulică, ARACIS (Romania), me mandat 1 vjeçar dhe dy anëtarë të Bordit.
Për informacione të mëtejshme klikoni në website-in zyrtar të aktivitetit.