Në kuadër të akreditimit për herë të parë të 16 programeve të studimit (Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave) të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ASCAL zhvilloi ditën e premte më datë 3 Maj 2019, në ambientet e Hotel "Mondial" një takim trajnues me ekspertët e vlerësimit të jashtëm të angazhuar në këtë proces. Në takim ishin pjesëmarrës 16 ekspertë, të cilët do të marrin pjesë në procesin e vlerësimit të këtyre programeve të studimit dhe stafi i ASCAL.
Trajnimi i ekspertëve të vlerësimit u realizua nga Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori dhe nga specialistët e ASCAL. Ekspertët u njohën me standardet e reja të cilësisë të miratuara me VKM Nr. 531, datë 11.09.2018. Atyre iu shpjegua mënyra e hartimit të Raporteve të Vlerësimit të Jashtëm dhe përdorimi i sistemit AMS të ASCAL, ku ata mund të aksesojnë të gjithë dokumentat e dërguara nga Institucioni i Arsimit të Lartë në kuadër të këtyre vlerësimeve.
Universiteti Bujqësor i Tiranës është i pari institucion, i cili do të fillojë procesin e vlerësimit me standardet e reja të cilësisë.