Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi sot më datë 28 Mars 2019 takimet informuese me grupet e punës dhe studentët në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri. Takimet e sotme informuese dhe udhëzuese u zhvilluan në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës; Universitetin "Eqrem Çabej", Gjirokastër; Universitetin Europian të Tiranës; Universitetin "Mesdhetar të Shqipërisë".
Në vijim gjeni foto të bëra gjatë aktivitetit në Institucionet e Arsimit të Lartë përkatëse.
Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës
Universiteti "Mesdhetar i Shipërisë"