Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi sot më datë 5 Prill 2019 takimet informuese me grupet e punës dhe studentët në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri. Takimet e sotme informuese dhe udhëzuese u zhvilluan në Universitetin e Tiranës (Fakultetin e Drejtësisë; Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë); Universitetin "Fan S. Noli", Korçë; Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi"; Kolegjin Profesional të Tiranës. Në takimin e mbajtur me studentët nga dy fakultetet e Universitetit të Tiranës ishte i pranishëm Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori.
Në vijim gjeni foto përkatëse të aktiviteteteve të zhvilluara në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Drejtësisë; Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë)
Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Kolegji Profesional i Tiranës