Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vizitë në kuadër të akreditimit institucional në Universitetin e Tiranës

Gjatë datave 19, 20 dhe 21 prill do të zhvillohet vizita e grupit të ekspertëve britanik dhe shqiptar të përzgjedhur për vlerësimin e këtij institucioni nga ASCAL dhe QAA. Gjatë kësaj vizite grupi i punës do realizojë një sërë takimesh me titullarët e institucionit, stafin administrativ dhe atë akademik si dhe me studentët e Universitetit të Tiranës. Kjo vizitë do të mbyllet me vlerësimet e gjetjeve paraprake të grupit për këtë institucion.