ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E 15-TË E CEENQA DHE SEMINAR: “SIGURIMI I CILËSISË I ARSIMIT TË LARTË NDËRKUFITAR”
Në datat 13-14 Maj 2016, u zhvillua në Krakov, Asambleja e Përgjithshme si dhe seminari me temë “Sigurimi i Cilësisë i Arsimit të Lartë Ndërkufitar”, aktivitete të organizuara nga CEENQA. Asambleja e Përgjithshme shënoi përvjetorin e 15-të të krijimin të CEE Network, i mbledhur për herë të parë po në Krakov, në vitin 2001.
Ndër çështjet kryesore të diskutimeve në Asamblesë e Përgjithshme ishin antarësimi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë të Lituanisë (Latvian Quality Agency for Higher Education AIKA), zgjedhja dhe rizgjedhja e anëtarëve të Bordit, miratimi i një skeme të re të këmbimeve të stafit, rishikimi i formularit të aplikimit bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta.
Ashtu si të gjithë pjesëmarrësit, edhe Drejtorja e APAAL Znj. Dhurata Bozo, bëri një prezantim të punës aktuale të APAAL dhe të Këshillit të Akreditimit ku ndër të tjera prezantoi edhe mënyrën e vlerësimit të Institucioneve dhe programeve të studimit si për hapjen e tyre ashtu edhe për vlerësimin në kuadër të akreditimit (për herë të parë/periodik/Follow Up).
Në punimet e seminarit, u diskutua mbi “Sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë ndërkufitar”, një çështje shumë e përfolur edhe në Konferencën e Ministrave në Yerevan, Maj 2015, nga ku rezuloi botimi me titull “Qasja Europiane në Sigurimin e Cilësisë së Programeve të Përbashkëta” (European Approach to the Quality Assurance of Joint Programmes)
Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me gjerërisht me prezantimet e pjesëmarrësve, mund të klikoni më poshtë: