Drejtuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) Zj. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësja e Sektorit të Statistikave dhe Analizave Zj. Ersi Dako, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA), të zhvilluar në Stockholm, Suedi, në datat 27 dhe 28 Tetor.
Gjatë kësaj Asambleje:
- Presidenti i ENQA-s Z. Douglas Blackstock i dorëzoi zyrtarisht Drejtueses së ASCAL certifikatën e statusit të rinovuar si anëtar “affiliate”, për periudhën Qershor 2022-Qershor 2027;
- Diskutime dhe sesione plenare u zhvilluan në lidhje me sfidat dhe mundësitë e harmonizimit të qasjeve të sigurimit të cilësisë në rajone të ndryshme të botës, perspektivat e ardhshme për ESG-të, lidhjen midis sigurimit të cilësisë dhe njohjes, sigurimin e cilësisë së e-learning, rolin e agjencive të sigurimit të cilësisë në mbështetjen e integritetit akademik, etj;
- Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s rizgjodhi Presidentin e ENQA-s, Z. Douglas Blackstock, Zëvendës-Presidentët dhe anëtarët e Bordit të ENQA-s.