Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL dhe Universiteti i Tiranës: Takim bashkëpunimi për forcimin e cilësisë në arsimin e lartë

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe Universiteti i Tiranës zhvilluan një takim bashkëpunimi, me qëllim forcimin e kulturës së cilësisë, shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të programeve doktorale.

Diskutimet u fokusuan tek hapat kryesorë të procesit të akreditimit, sfidat që hasin institucionet dhe rëndësia e ndërtimit të mekanizmave të brendshëm të cilësisë, në funksion të garantimit të standardeve të larta akademike dhe integritetit kërkimor.

Ky bashkëpunim konfirmon angazhimin për forcimin e cilësisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri.

2

3

4

5