Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në Konferencën Vjetore 2026 të CHEA

ASCAL mori pjesë në Konferencën Vjetore të CHEA, një nga forumet më të rëndësishme globale në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap konkret në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit të ASCAL-it, përfshirë nisjen e procedurave formale drejt anëtarësimit dhe njohjes nga CHEA. Konferenca ofroi mundësi të strukturuara shkëmbimi profesional me agjenci ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë, organe akreditimi dhe drejtues politikash në arsimin e lartë, me fokus në integritetin akademik, llogaridhënien institucionale dhe inovacionin në një mjedis global të arsimit të lartë në transformim të vazhdueshëm.

Forcimi i partneriteteve ndërkombëtare dhe përafrimi me standardet më të mira globale mbeten prioritete strategjike për rritjen e transparencës, besueshmërisë institucionale dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.

2

3

4

5

6

7

8

9

11