ASCAL morën pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me rastin e njohjes zyrtare të saj nga Council for Higher Education Accreditation (CHEA).
Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e ASCAL patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë takime me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë.
ASCAL përgëzon Agjencinë e Kosovës për Akreditim për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili përbën një vlerësim të punës së saj dhe një kontribut të çmuar në rritjen e besueshmërisë së sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në rajon.

