Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në një shkëmbim stafi me Agjencin Kombëtare për Vlerësimin e Cilësisë dhe Akreditimin e Spanjës (ANECA)

Në datat 14-17 Mars, Drejtoresha e ASCAL Znj. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimit Z. Erion Xhako, morën pjesë në një shkëmbim stafi në Madrid, Spanjë, në Agencia Nacional de Evaluación de la Calidad y Acreditación (ANECA), në kuadër të projektit “Implementation and Innovation in QA through peer learning” (IMINQA), në të cilin ENQA merr pjesë. 

Gjatë këtyre ditëve, takime të frytshme u realizuan me kolegë të ANECA për të diskutuar dhe përftuar praktikat e mira rreth temave lidhur me procedurat e vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të IAL-ve dhe programeve të studimit, përfshirjes së studentëve dhe stakeholders në proceset e vlerësimit të jashtëm, procesin dhe rrugëtimin e ndjekur nga ANECA në kuadër të anëtarësimit si anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR, si dhe për të shkëmbyer eksperiencat më të mira në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

ASCAL falenderon kolegët e ANECA për mikpritjen dhe organizimin dhe IMNIQA për mundësinë e realizimit të këtij mobiliteti.

1

2

4

5