Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e Asamblesë së Përgjithshme dhe Workshop-it të organizuara nga CEENQA

Drejtuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) Zj. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erion Xhako, morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm të Rrjetit të Agjencive të Europës Qendrore dhe Lindore për Sigurimin e Cilësisë në arsimin e lartë (CEENQA), të zhvilluar në Stamboll, Turqi në datat 23 dhe 24 Shtator.

Workshop-i i zhvilluar në datën 23 Shtator, me temë “Independence of Quality Assurance Agencies” kishte në fokus pavarësinë e agjencive të sigurimit të cilësisë. Në këtë aktivitet u paraqitën prezantime nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, anëtare të rrjetit CEENQA dhe presidenti i ENQA-s.

Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga CEENQA në Stamboll, në datën 24 Shtator u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, ku u votua gjithashtu për presidentin dhe anëtarët e Bordit të CEENQA-s.

Ndër diskutimet kryesore ishin ato mbi statusin/gjendjen aktuale të agjencive anëtare të rrjetit, anëtarësimet potenciale të agjencive të tjera të rajonit, mundësitë e zgjerimit të rrjetit, etj.

2

2

2

5