Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL, pjesë e Konferencës ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 26 Shtator 2023 në Prishtinë, për të diskutuar ndikimin e mekanizmave të sigurisë së cilësisë në vendosjen e një kulture të cilësisë. Në këtë konferencë morën pjesë drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues nga institucione të rëndësishme evropiane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, komuniteti akademik, studentë, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Panelistët në konferencë trajtuan tema mbi sistemin kombëtar të sigurimit të cilësisë së Kosovës, hapat e ndërmarra nga AKA në rrugën drejt zbatimit të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropianë, rëndësinë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë së cilësisë për arsimin e lartë, përvoja të ngjashme nga agjenci e palë të tjera në rajon e më gjerë në ndërtimin e një kulture të cilësisë, etj.  

2

3

4

5

6