Më datë 25 - 26 Maj 2023, ASCAL mori pjesë në seminarin përfundimtar të projektit “Education Sector Analysis in Albania”, të organizuar nga UNESCO dhe ekspertët shqiptarë e të huaj të angazhuar, mbi vlerësimin e sistemit arsimor në Shqipëri.
Përgjatë dy ditëve të seminarit u prezantuan gjetjet kryesore të ekspertëve, si dhe u diskutuan këto gjetje në grupe pune të veçanta për secilin kapitull pjesë të draft-raportit të hartuar prej tyre, me përfaqësuesit e institucioneve dhe palëve të treta pjesë të sistemit arsimor në Shqipëri.