Më datë 28.04.2023, ASCAL mori pjesë në seminarin mbi njohjen automatike të kualifikimeve, të organizuar si pjesë të aktiviteteve të parashikuara nga TPG-B të BFUG. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe palëve të interesuara të përfshira në proceset e njohjes.
Në pjesën e parë të seminarit u pasqyruan rezultatet e pyetësorit të realizuar mbi perceptimin e institucioneve të arsimit të lartë në lidhje me njohjen automatike, si dhe u diskutua mbi adresimin e kësaj çështjeje, parë ngushtë lidhur me Raportin e Monitorimit mbi zbatimin e Konventës së Njohjes së Lisbonës të 2022, Rekomandimin e Këshillit për promovimin e njohjes automatike reciproke të 2018 dhe Raportin mbi zbatimin e saj të 2023.
Pjesa e dytë e seminarit pati një qasje praktike, duke prezantuar modele të ndryshme të njohjes automatike dhe mjete të disponueshme për të mbështetur zbatimin e saj. Gjithashtu, u prezantuan tema mbi sigurimin e informacionit dhe digjitalizimit si zgjidhje të përgjithshme për të mbështetur njohjen automatike.
Pjesa e fundit e seminarit i la hapësirë diskutimit midis pjesëmarrësve mbi njohjen automatike.