ASCAL mori pjese në takimin e parë online dymujor të vitit 2025 organizuar nga Rrjeti i Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA). Ky takim bëri bashkë Agjenci dhe ekspertë në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore.
Gjatë takimit, përfaqësuesi i ASCAL Z.Erjon Xhako prezantoi Sistemin e Sigurimit të Cilësisë në Shqipëri dhe sfidat kryesore të tij.
Më shumë detaje rreth takimit dhe prezantimit mund ti gjeni në: KËTU