Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit organizuar në kuadër të projektit UNIVALENS

Në datat 13-14 Maj 2024, ASCAL mori pjesë në takimin e organizuar nga Universiteti i Arteve, Tiranë, si partner lider i projektit UNIVALENS, të financuar nga programi Interreg IPA South Adriatic, i cili ka për qëllim zhvillimin e një programi të përbashkët studimi në fushën e Menaxhimit të Arteve të Performuara, ndërmjet Universitetit të Arteve dhe universiteteve të tjera partnere në këtë projekt nga Italia dhe Mali i Zi.

Në këtë takim, Përgjegjësja e Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Znj. Majlinda Demirneli dhe Përgjegjësja e Sektorit të Statistikave dhe Analizave Znj. Ersi Dako, prezantuan dhe diskutuan mbi sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, organizimin dhe funksionimin e ASCAL, procesin e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimin e programeve të studimit, etj.

2

3

4