Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit të organizuar nga ENQA dhe EQAR “Legislative alignment with the ESG: the path towards meeting the Bologna Process key commitment on QA in the Western Balkans”

Drejtoresha e ASCAL Znj. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimint Z. Erion Xhako, morën pjesë në takimin e organizuar në datat 8-9 Mars 2023, në Bruksel, nga European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) dhe European Quality Assurance Register (EQAR), me përfaqësues të ministrive dhe agjencive të sigurimit të cilësisë përgjegjëse për arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor.

Ky takim pati në fokus të tij rrugën drejt përmbushjes së angazhimit kyç të Procesit të Bolonjës për sigurimin e cilësisë në Ballkanin Perëndimor dhe përafrimin me Udhëzuesit dhe Standardet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (ESG).

Përmes këtij takimi u synua promovimi i rëndësisë së ESG-ve si një angazhim i përbashkët evropian, diskutimi i kushteve të nevojshme dhe rolit të kuadrit ligjor për të arritur dhe mbështetur këtë angazhim, ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe stimulimi i shkëmbimit të përvojave ndërmjet sistemeve të arsimit të lartë dhe sigurimit të cilësisë në rajonin e gjerë.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe si një takim fillestar për nisjen e projektit SEQA-ESG2.

1

2

3

5

6