Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë workshop-it mbi integrimin e standardeve dhe udhëzimeve evropiane (ESG) në punën e agjencisve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, të Ballkanit Perëndimor

Drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) Dr. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erjon Xhako, morën pjesë në workshop-in mbi integrimin e Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane (ESG) në punën e agjencisve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Zagreb, Kroaci, më 06 dhe 07 Korrik 2023. Ky seminar u organizua nga Iniciativa për Reformën në Arsim të Evropës Juglindore (ERI SEE), në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kroacisë (MSE) dhe Agjencinë për Shkencën dhe Arsimin e Lartë të Republikës së Kroacisë (AZVO), si dhe mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Temat kryesore në fokus të këtij seminari ishin:

  • Ofrimi i një platforme për shkëmbimin e përvojave midis agjencive rreth zbatimit të ESG-ve.
  • Planifikimi i mëtejshëm i aktiviteteve të rrjetit.

Gjatë këtij workshop-i, Agjencia për Shkencën dhe Arsimin e Lartë të Republikës së Kroacisë (AZVO), si anëtare me të drejta të plota e European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA), ndau eksperiencën e saj mbi përafrimin dhe zbatimin e ESG-ve.

2

3

4

5

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save