Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL prezanton rezultatet Sondazhit Kombëtar të Studentëve

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Bordi i Akreditimit, në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit dhe Rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, prezantuan rezultatet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve.

Drejtoresha e ASCAL Znj. Xhiliola Bixheku në fjalën e saj falenderoi të pranishmit dhe veçanërisht studentët të cilët plotësuan këtë sondazh, theksoi rëndësinë që ka sondazhi si një detyrim ligjor i cili ka për qëllim sigurimin dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë përmes vlerësimit të performancës së IAL-ve në kuadër të mësimdhënies, mësimnxënies, kompetencave dhe aspekteve të veçanta të operimit dhe funksionimit të IAL-ve, si dhe prezantoi aktivitetet e realizuara nga ASCAL në kuadër të këtij procesi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi vuri theksin tek rëndësia e realizimit të këtij Sondazhi, publikimin për herë të parë të rezultateve të tij dhe ndërmarrjen e hapave në vijim nga ASCAL për ndërtimin e një metodologjie verifikimi për certifikimin e të dhënave dhe nivelin e besueshmërisë së tyre duke parashikuar për të analizuar edhe një set pyetjesh lehtësisht të verifikueshme nga burime të ndryshme informacioni. Gjithashtu, Znj. Kushi theksoi nevojën e angazhimit edhe më tepër në vijim të IAL-ve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe besimit tek studentët lidhur me sondazhin, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të lartë të studentëve në sondazhet e rradhës për të përftuar të dhëna sa më të plota e të sakta. 

Gjatë këtij takimi u prezantuan nga Kryetarja e BA Znj. Shqiponja Telhaj rezultatet e përgjithshme të vlerësimit të studentëve për IAL-të publike dhe jopublike, si dhe disa prej rekomandimeve e masave për tu adresuar në vijim.

Rezultatet e këtij Sondazhi do të mbahen në konsideratë nga MAS në kuadër të hartimit të politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë.

Raporti me rezultatet e përgjithshme të SKS do të publikohet në vijim në faqen zyrtare të internetit të ASCAL.

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

 

 

Media

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save