ASCAL zhvilloi një takim me përfaqësues të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), me fokus në bashkëpunimin ndërinstitucional.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore gjatë procesit të akreditimit, përmirësimi i vazhdueshëm i procedurave dhe standardeve të sigurimit të cilësisë, si dhe nevoja për komunikim të vazhdueshëm dhe të strukturuar me ASCAL.
ASCAL riafirmoi rolin e saj mbështetës dhe angazhimin për të nxitur standarde më të larta në arsimin e lartë.

