Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit Polis

ASCAL zhvilloi një takim me përfaqësues të Universiteti Polis, në kuadër të dialogut të vazhdueshëm për garantimin dhe zhvillimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me fuqizimin institucional, rritjen e qëndrueshme të institucionit, si dhe përmirësimin dhe trajnimin e Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC).

ASCAL theksoi vizionin e saj për rritjen e standardeve të cilësisë, duke nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale në funksion të arsimit të lartë cilësor.

1 2