Në vijim të proceseve të vlerësimit të jashtëm për akreditimin e programeve të studimit, ASCAL zhvilloi pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, një trajnim të dedikuar për Grupin e Vlerësimit të Brendshëm (GVB) dhe anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Cilësisë së Brendshme (NJSBC), me synim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e kulturës së sigurimit të cilësisë.
Trajnimi u fokusua në rolin e GVB dhe të NJSBC në procesin e akreditimit, duke theksuar sfidat kryesore që institucionet e arsimit të lartë hasin gjatë këtij procesi. Në këtë kuadër, u trajtua interpretimi i standardeve të cilësisë, mbledhja dhe hartimi i dokumentacionit mbështetës, si dhe rëndësia e koherencës ndërmjet dokumentacionit zyrtar dhe praktikës reale institucionale.
Ky trajnim konfirmon angazhimin e ASCAL dhe të institucioneve të arsimit të lartë për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, duke e konsideruar përgatitjen e aktorëve kyç të procesit, GVB dhe NJSBC, si element thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë.

